{"id":82886,"date":"2026-04-19T11:48:22","date_gmt":"2026-04-19T11:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/19\/pl-prezanton-propozimet-per-shendetesine-blushi-nga-rritja-e-shpenzimeve-te-dyfishimi-i-pagave\/"},"modified":"2026-04-19T11:48:22","modified_gmt":"2026-04-19T11:48:22","slug":"pl-prezanton-propozimet-per-shendetesine-blushi-nga-rritja-e-shpenzimeve-te-dyfishimi-i-pagave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/19\/pl-prezanton-propozimet-per-shendetesine-blushi-nga-rritja-e-shpenzimeve-te-dyfishimi-i-pagave\/","title":{"rendered":"PL prezanton propozimet p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, Blushi: Nga rritja e shpenzimeve te dyfishimi i pagave"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Tedi Blushi ka prezantuar sot disa propozime nw lidhje me menaxhimin e\u00a0sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb vend.\u00a0Deputeti Tedi Blushi, n\u00eb tryez\u00ebn p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, ka denoncuar degradimin e\u00a0thell\u00eb t\u00eb sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri dhe munges\u00eb t\u00eb garantimit t\u00eb sh\u00ebrbimit p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ai ka akuzuar qeverin\u00eb se ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem ku pacient\u00ebt p\u00ebrballen me munges\u00eb ila\u00e7esh jetike, sidomos p\u00ebr s\u00ebmundjet onkologjike. Blushi ka theksuar se, sipas t\u00eb dh\u00ebnave dhe rasteve t\u00eb paraqitura, shum\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb detyrohen t\u00eb p\u00ebrballen me trajtime t\u00eb pamjaftueshme ose t\u00eb pasigurta.<\/p>\n<p>Blushi ka ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr rritjen e kostove t\u00eb fshehura dhe barr\u00ebs financiare mbi pacient\u00ebt n\u00eb sistemin publik. Sipas tij, situata aktuale k\u00ebrkon nd\u00ebrhyrje urgjente dhe ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb funksionimit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e Plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Premtim-mashtrimi m\u00eb i madh dhe m\u00eb shkat\u00ebrrimtar i \u201cRilindjes\u201d p\u00ebr \u201csh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb falas\u201d e ka renditur sot Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb fundit n\u00eb rajon p\u00ebr nivelin m\u00eb mizerab\u00ebl t\u00eb p\u00ebrkujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor, duke l\u00ebn\u00eb pas edhe shum\u00eb shtete afrikane si Trinidad Tobago, Nepalin apo Gan\u00ebn. Sot, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb sistemi q\u00eb mbron jet\u00ebn, sh\u00ebndetin dhe dinjitetin e qytetar\u00ebve, Shqip\u00ebria p\u00ebrballet me nj\u00eb realitet alarmant. Mjek\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb themel ka humanizmin, \u201cRilindja\u201d e degradoi n\u00eb pazar p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe jet\u00ebn, nj\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi q\u00eb funksionon sipas parimit kriminal \u201cpaguaj ose vdis\u201d.<\/p>\n<p>Spitali Onkologjik \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb i dhimbsh\u00ebm dhe m\u00eb tragjik, ku pacient\u00ebt me s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebrballen jo vet\u00ebm me ankthin dhe munges\u00ebn e sh\u00ebrbimit dinjitoz, por me rrezikun real t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb jet\u00ebs. \u00c7do vit kemi rreth 7 mij\u00eb raste t\u00eb reja me kancer. \u00c7do dit\u00eb n\u00eb Onkologjik hyjn\u00eb mbi 100 pacient\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kjo qeveri ofron vet\u00ebm 19 poltrona p\u00ebr kimioterapi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kosova ka 100 t\u00eb tilla. Pacient\u00ebt b\u00ebjn\u00eb kimioterapi n\u00eb karrige, 6\u20138 or\u00eb, me dhimbje dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7njer\u00ebzore. 46% e barnave t\u00eb kancerit nuk kan\u00eb hyr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, 116 barna tumorale,\u00a0 jetike p\u00ebr pacient\u00ebt me kancer, nuk jan\u00eb importuar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 2021\u20132025.<\/p>\n<p>Mungon Avastina, nj\u00eb ila\u00e7 jetik p\u00ebr k\u00ebta t\u00eb s\u00ebmur\u00eb! Situata me furnizimin me ila\u00e7e \u00ebsht\u00eb skandaloze. Pacient\u00ebt trajtohen me barna t\u00eb skaduara. Dhe ky \u00ebsht\u00eb krim shtet\u00ebror, jo kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor. Po sjell n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj edhe nj\u00eb tjet\u00ebr rast tragjik. N\u00eb 19 shkurt t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, i ndjeri Ardit Rapushi, 35-vje\u00e7, u shtrua p\u00ebr vizit\u00eb dhe trajtim mjek\u00ebsor n\u00eb Qendra Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d. Sipas babait t\u00eb tij, p\u00ebr kat\u00ebr dit\u00eb me radh\u00eb, familjar\u00ebve iu mohua e drejta elementare p\u00ebr ta vizituar, pa asnj\u00eb shpjegim ligjor apo mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr dit\u00eb m\u00eb pas, familja, sipas babait t\u00eb tij, njoftohet se djali i tyre kishte humbur jet\u00ebn n\u00eb spital. Pra, p\u00ebr kat\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra, trupi i pajet\u00eb i nj\u00eb qytetari \u00ebsht\u00eb mbajtur i fshehur nga familja, pa njoftim, pa transparenc\u00eb dhe pa asnj\u00eb shpjegim. Edhe m\u00eb trondit\u00ebs \u00ebsht\u00eb fakti se pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti, familja Rapushi nuk ka marr\u00eb ende kartel\u00ebn klinike t\u00eb plot\u00eb, as dokumentacionin zyrtar q\u00eb shpjegon shkaqet reale t\u00eb vdekjes. Ky \u00ebsht\u00eb sistemi kriminal sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb nd\u00ebrtoi Edi Rama, \u00e7imentoi Ilir Beqja, perfeksionoi Ogerta Manastirliu, e p\u00ebrsosi Albana Ko\u00e7iu dhe po e lart\u00ebson Evis Sala. Spitalet publike dhe qendrat sh\u00ebndet\u00ebsore jan\u00eb kthyer sot n\u00eb ambiente ku qytetar\u00ebt hyjn\u00eb me shpres\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrim dhe dalin me zhg\u00ebnjim, duke paguar kosto t\u00eb pamerituara dhe n\u00eb shum\u00eb raste tragjike, duke humbur edhe jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Mungesa e barnave, korrupsioni i p\u00ebrhapur, tarifat e fshehura dhe braktisja e sistemit nga mjek\u00ebt e infermier\u00ebt kan\u00eb rr\u00ebnuar \u00e7do standard minimal t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht kriz\u00eb, por nj\u00eb kolaps i mir\u00ebfillt\u00eb dhe i q\u00ebllimt\u00eb, pjes\u00eb e axhend\u00ebs antikomb\u00ebtare p\u00ebr shpopullimin e vendit. T\u00eb dh\u00ebnat e b\u00ebra publike nga \u201cNUMBEO\u201d, rrjetit mbar\u00ebbot\u00ebror q\u00eb merr n\u00eb shqyrtim cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb jetes\u00ebs, tregon se aktualisht vendi yn\u00eb renditet i 93 n\u00eb bot\u00eb nd\u00ebr 100 vende sa i p\u00ebrket kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor, me 48.1 pik\u00eb duke humbur nj\u00eb vend, krahasuar me vitin 2025, kur ndodheshim n\u00eb vendin e 92 n\u00eb bot\u00eb me 48.2 pik\u00eb dhe kemi humbur 17 vende n\u00eb raport me vitin 2013 kur \u201cRilindja\u201d erdhi n\u00eb pushtet dhe kur sa i p\u00ebrket renditjes bot\u00ebrore p\u00ebr kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor, Shqip\u00ebria mbante vendin e 76 n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Ky fakt nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb surpriz\u00eb por \u00ebsht\u00eb konfirmim i q\u00ebndrimeve shum\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb p\u00ebr degradimin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet pla\u00e7kitjes s\u00eb fondeve me koncensione, korrupsionit t\u00eb tmerrsh\u00ebm, si dhe klientelizmit q\u00eb ka destrukturuar sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor. Nj\u00ebsoj si afera e incenerator\u00ebve edhe koncensionet e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb vet\u00ebm gllab\u00ebrojn\u00eb lek\u00ebt e shqiptar\u00ebve, q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb xhepat e Edi Ram\u00ebs dhe oligark\u00ebve pran\u00eb tij. N\u00eb vend t\u00eb investonin p\u00ebr rritjen e pagave t\u00eb mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve, q\u00eb t\u00eb mos iknin masivisht nga Shqip\u00ebria, si dhe t\u2019u siguronin shqiptar\u00ebve nj\u00eb sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor dinjitoz, me kosto t\u00eb ulta dhe me standarde, Edi Rama, vendosi t\u2019u jepte miliona euro klient\u00ebve t\u00eb Qeveris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbushur s\u00eb bashku xhepat e tyre.<\/p>\n<p>Sh\u00ebndet\u00ebsia \u00ebsht\u00eb sot m\u00eb keq se kurr\u00eb sepse koncensionet dhe PPP-t\u00eb u ideuan nga Edi Rama si mjet p\u00ebr zhvatjen e shqiptar\u00ebve. Partia e Liris\u00eb \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u00eb anuloj\u00eb koncensionet korruptive n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe q\u00eb \u00e7do pasuri dhe qindark\u00eb t\u00eb grabitur nga Edi Rama dhe ministrat e tij t\u2019u kthehet shqiptar\u00ebve! Rezultati m\u00eb dramatik i \u201csh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb falas\u201d \u00ebsht\u00eb gjithashtu fakti q\u00eb sot shqiptar\u00ebt, qytetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, sipas Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Bank\u00ebs Bot\u00ebrore paguajn\u00eb rreth 60% t\u00eb shpenzimeve nga xhepi ose mbi 750 milion euro n\u00eb vit, si dhe pagesa e mbi 300 milion euro gjat\u00eb pandemis\u00eb Covid-19.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb spitalet duke filluar nga QSU mungon sh\u00ebrbimi dinjitoz, b\u00ebhet tregti edhe me ila\u00e7et p\u00ebr s\u00ebmundjet tumorale, aparaturat nuk funksionojn\u00eb, spitalet marrin flak\u00eb dhe qindra ila\u00e7e mungojn\u00eb n\u00eb farmacit\u00eb e vendit. N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb 5 Prioriteteve madhore p\u00ebr 4 milion shqiptar\u00eb plus, deputet\u00ebt e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrgatit\u00ebn me shum\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebri, n\u00eb bashk\u00ebpunim me ekipin e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb mjek\u00ebve, edhe amendamente p\u00ebr Buxhetin 2026, q\u00eb u rr\u00ebzuan nga kjo shumic\u00eb q\u00eb kurr\u00eb nuk e ka patur prioritetin interesin publik. Ne propozuam nj\u00eb shtes\u00eb 7.5 miliard lek\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, me destinacion mb\u00ebshtetjen e list\u00ebs s\u00eb barnave t\u00eb rimbursueshme dhe kujdesit dyt\u00ebsor, si edhe nj\u00eb shtes\u00eb 2.5 miliard lek\u00eb p\u00ebr trajtimin me barnat e domosdoshme dhe aparatura p\u00ebr s\u00ebmundjet onkologjike, si p\u00ebrgjigje p\u00ebr tragjedit\u00eb, n\u00eb kufijt\u00eb e krimeve kund\u00ebr njer\u00ebzimit, q\u00eb po p\u00ebrjetojn\u00eb mij\u00ebra t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe familjet e tyre n\u00eb spitalin onkologjik.<\/p>\n<p>P\u00ebr Partin\u00eb e Liris\u00eb, sh\u00ebndet\u00ebsia \u00ebsht\u00eb objektiv madhor ndaj ne angazhohemi: T\u00eb rritim shpenzimet p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb n\u00eb mesataren e rajonit n\u00eb nivelin 6% t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto. T\u00eb dyfishojm\u00eb pagat e mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve duke i dh\u00ebn\u00eb fund largimit dramatik t\u00eb tyre nga vendi. T\u00eb sigurojm\u00eb pasurimin e tregut t\u00eb barnave me shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr ila\u00e7e se sa aktualisht, si dhe t\u2019i japim goditje asgj\u00ebsuese kontraband\u00ebs, duke krijuar t\u00eb gjith\u00eb premisat p\u00ebr rikthimin e kompanive farmaceutike prestigjioze brand-name n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb konsolidojm\u00eb dhe zbatojm\u00eb Sistemin e Referimit p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund kaosit, radh\u00ebve shum\u00eb t\u00eb gjata dhe pritjes me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb i pacient\u00ebve si dhe korrupsionit q\u00eb gjeneron ky kaos.<\/p>\n<p>T\u00eb bllokojm\u00eb t\u00eb gjitha koncesionet korruptive n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, q\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb taksat e shqiptar\u00ebve. Ringritje e sh\u00ebrbimit cil\u00ebsor t\u00eb Mjekut t\u00eb Familjes dhe Sh\u00ebrbimit Par\u00ebsor n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. T\u00eb kryejm\u00eb Hartimin e Plan-Veprimeve Komb\u00ebtar p\u00ebr parandalimin dhe trajtimin e s\u00ebmundjeve me vdekshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb, s\u00ebmundjet e zemr\u00ebs dhe tumor\u00ebt, t\u00eb shoq\u00ebruara me Plan-Financimin e \u00e7do etape. T\u00eb realizojm\u00eb me vendosm\u00ebri autonomin\u00eb e sh\u00ebrbimit spitalor si rruga e vetme p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi efikase n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin dhe pran\u00eb qytetarit. T\u00eb realizojm\u00eb Plan-Veprimin Komb\u00ebtar kund\u00ebr pandemive me nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr edukimin dhe parandalimin.<\/p>\n<p>Decentralizimin e kompetencave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbimin sa m\u00eb pran\u00eb banes\u00ebs t\u00eb qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb fuqizuar sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin. Gjithashtu ne kemi edhe 6 propozime p\u00ebr t\u00eb ulur kostot financiare p\u00ebr pensionist\u00ebt p\u00ebr barnat dhe sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>-Mbulim i plot\u00eb financiar t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb barnave, q\u00eb p\u00ebrdoren nga pensionist\u00ebt dhe t\u00eb p\u00ebrshkruara me recet\u00eb mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>-Mbulim i t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimeve mjek\u00ebsore dhe t\u00eb infermieris\u00eb n\u00eb banes\u00eb p\u00ebr pensionist\u00ebt me probleme sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>-Dh\u00ebnia e sh\u00ebrbimit mjek\u00ebsor me prioritet p\u00ebr pensionist\u00ebt p\u00ebr evitimin e pritjeve t\u00eb gjata n\u00eb qendra sh\u00ebndet\u00ebsore apo spitale.<\/p>\n<p>-Sigurimi i sh\u00ebrbimeve mjek\u00ebsore pa pages\u00eb p\u00ebr reabilitimin dhe fizioterapin\u00eb p\u00ebr pensionist\u00ebt me s\u00ebmundje invalidizuese.<\/p>\n<p>-Sigurimi pa pages\u00eb t\u00eb materialeve mjek\u00ebsore t\u00eb trajtimit t\u00eb pacient\u00ebve pensionist\u00eb n\u00eb banes\u00eb si dhe t\u00eb artikujve mjek\u00ebsor (paterica, karroca, shtret\u00ebr ortopedik\u00eb), q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb l\u00ebvizjen dhe pavar\u00ebsimin jet\u00ebsor t\u00eb pensionist\u00ebve.<\/p>\n<p>-Zbatimin e detyruar t\u00eb protokolleve t\u00eb geriatris\u00eb n\u00eb qendrat sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr pacient\u00ebt pensionist\u00eb.<\/p>\n<p>Tryeza e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb platform\u00eb publike q\u00eb me propozime konkrete do ta p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb si p\u00ebr qytetar\u00ebt ashtu edhe p\u00ebr personelin sh\u00ebndet\u00ebsor. Falenderim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb specialist\u00ebt, ekspert\u00ebt dhe kandidat\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr mendimet dhe propozimet e tyre shum\u00eb t\u00eb \u00e7muara. Ne kemi kapacitetet e duhura profesionale t\u00eb p\u00ebrkushtuara plot\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb kontribuar p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor me standarde dhe sa m\u00eb pran\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shtet ku digjen 90 mij\u00eb euro n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb incenerator q\u00eb nuk ekziston, por mungojn\u00eb 75 mij\u00eb euro p\u00ebr pajisje q\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb jet\u00eb n\u00eb Onkologjik; N\u00eb nj\u00eb vend ku qytetar\u00ebt detyrohen t\u00eb zgjedhin mes ila\u00e7eve dhe ushqimit; Ku mjeku dhe infermieri posht\u00ebrohen; nd\u00ebrsa klient\u00ebt e pushtetit pasurohen nga parat\u00eb tona; Protesta nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhje, por detyr\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shendetesi\/\">PL prezanton propozimet p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, Blushi: Nga rritja e shpenzimeve te dyfishimi i pagave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Tedi Blushi ka prezantuar sot disa propozime nw lidhje me menaxhimin e\u00a0sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb vend.\u00a0Deputeti Tedi Blushi, n\u00eb tryez\u00ebn p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, ka denoncuar degradimin e\u00a0thell\u00eb t\u00eb sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri dhe munges\u00eb t\u00eb garantimit t\u00eb sh\u00ebrbimit p\u00ebr qytetar\u00ebt. Ai ka akuzuar qeverin\u00eb se ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-82886","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82886","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82886"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82886\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82886"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82886"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82886"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}