{"id":82879,"date":"2026-04-19T10:48:27","date_gmt":"2026-04-19T10:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/19\/veliaj-nese-do-propozohej-gomari-i-babatasit-si-prokuror-a-do-te-emerohej-nga-presidenti-zbardhet-procesverbali-i-seances-ne-gjykaten-administrative\/"},"modified":"2026-04-19T10:48:27","modified_gmt":"2026-04-19T10:48:27","slug":"veliaj-nese-do-propozohej-gomari-i-babatasit-si-prokuror-a-do-te-emerohej-nga-presidenti-zbardhet-procesverbali-i-seances-ne-gjykaten-administrative","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/19\/veliaj-nese-do-propozohej-gomari-i-babatasit-si-prokuror-a-do-te-emerohej-nga-presidenti-zbardhet-procesverbali-i-seances-ne-gjykaten-administrative\/","title":{"rendered":"Veliaj: \u201cN\u00ebse do propozohej \u201cGomari i Babatasit\u201d si prokuror, a do t\u00eb em\u00ebrohej nga Presidenti?\u201d \u2013 Zbardhet procesverbali i seanc\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative"},"content":{"rendered":"<p>Zbardhen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb diskutimet e zhvilluara jav\u00ebn e kaluar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative, ku u shyrtua k\u00ebrkes\u00ebpadia e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, p\u00ebr shpalljen e pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb prokurorit Ols Dado n\u00eb 2008. N\u00eb transkriptin e seanc\u00ebs, kryebashkiaku Veliaj dhe avokati i tij mbrojt\u00ebs, Plarent Ndreca, argumentojn\u00eb se si Dado \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me kriteret ligjore, pas pasur Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Veliaj \u00ebsht\u00eb shprehur se si ai \u00ebsht\u00eb ndoshta i vetmi njeri n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kall\u00ebzuar nga nj\u00eb person q\u00eb nuk ekziston, e q\u00eb sipas tij ka nj\u00eb diferenc\u00eb shum\u00eb e madhe nga nj\u00eb kall\u00ebzim anonim. Ai thot\u00eb se kjo q\u00eb ka ndodhur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kurth dhe nj\u00eb intrig\u00eb e paprecedent\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNesti Angoni kall\u00ebzon n\u00eb korrik 2023, sapo ka mbaruar num\u00ebrimi n\u00eb KQZ dhe \u00e7\u00ebshtja regjistrohet pas 7 muajsh, kur afati \u00ebsht\u00eb 15-ditor. Dhe thash\u00eb: ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon k\u00ebtu. Nuk mund t\u2019i duhen 7 muaj p\u00ebr t\u00eb siguruar di\u00e7ka q\u00eb ligji e parashikon p\u00ebr 15 dit\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm procedimi im. Ka shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces q\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb dora e nj\u00eb njeriu jo profesionist. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person q\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb porosi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Por kjo nuk p\u00ebrfaq\u00ebson SPAK-un, nuk p\u00ebrfaq\u00ebson reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. Ka njer\u00ebz q\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer dhe q\u00eb ndoten nga dikush q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur shkel k\u00ebto elemente\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Veliaj n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai \u00ebsht\u00eb shprehur se nj\u00eb arsye tjet\u00ebr q\u00eb e shtyu q\u00eb ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00ebpadi ndaj Prokurorit Dado ishte edhe fakti se atij i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vetting 20 vje\u00e7ar. \u201cKam d\u00ebgjuar edhe politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb thon\u00eb \u201cm\u00eb \u00ebsht\u00eb hetuar e gjith\u00eb jeta\u201d, por zakonisht u \u00ebsht\u00eb hetuar jeta politike. Mua m\u00eb \u00ebsht\u00eb hetuar jeta q\u00eb nga viti 2004, kur isha te \u201cMjaft\u201d, me k\u00eb kam udh\u00ebtuar, etj. Pra, jam i vetmi njeri q\u00eb i \u00ebsht\u00eb hetuar jeta q\u00eb nga momenti q\u00eb kam marr\u00eb diplom\u00ebn e universitetit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Veliaj.<br \/>\nVeliaj p\u00ebrmend edhe faktin se Ols Dado i ka k\u00ebrkuar disa her\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi t\u00eb nj\u00eb pallati n\u00eb Rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs. \u201cDhe ajo q\u00eb m\u00eb \u201ck\u00ebrcet\u201d m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb konflikti i interesit. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja finale q\u00eb m\u00eb shtyu k\u00ebtu. Nga telefoni i prokuroris\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar disa her\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj p\u00ebr nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi n\u00eb rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs. Pra, kemi nj\u00eb konflikt t\u00eb hapur interesi. I kam th\u00ebn\u00eb: \u201cTi merr kaq leje, por kullat i jep KKT, jo bashkia\u201d. Bashkia funksionon me nj\u00eb formul\u00eb t\u00eb qart\u00eb ligjore. Madje drejtues t\u00eb bashkis\u00eb m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cKy zot\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb prokuror, por nd\u00ebrmjet\u00ebs\u201d, sepse k\u00ebrkonte leje edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb. Kjo ishte pika q\u00eb mbushi kup\u00ebn\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Veliaj.<br \/>\nNj\u00eb nga element\u00ebt m\u00eb interesant\u00eb q\u00eb v\u00ebrehet n\u00eb transkriptin e seanc\u00ebs \u00ebsht\u00eb arsyetimi q\u00eb jep p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, lidhur me procedurat e em\u00ebrimit t\u00eb Ols Dados prokuror. Sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Presidentit, nga praktika e arkivuar q\u00eb nga viti 2008 rezulton se ekziston vet\u00ebm nj\u00eb propozim i ardhur nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i asaj kohe (Ina Rama), nj\u00eb shkres\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebse dhe menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, dekretin e nxjerr\u00eb nga Presidenti i Republik\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Presidenca ka arsyetuar se kjo praktik\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet e plot\u00eb n\u00ebse mungon nj\u00eb relacion apo nj\u00eb shpjegim i m\u00ebtejsh\u00ebm se si \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb vler\u00ebsimin e k\u00ebtyre kandidaturave, i cili duhet t\u00eb kryhet nga K\u00ebshilli i Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk jemi t\u00eb qart\u00eb se si Presidenti e ka shprehur vullnetin e tij n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij dekreti dhe si \u00ebsht\u00eb arritur deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Gjithashtu, nuk jemi t\u00eb qart\u00eb n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e plot\u00eb. Pra, a ka akte t\u00eb m\u00ebtejshme? A ka dokumente q\u00eb mund t\u00eb ndodhen pran\u00eb Prokuroris\u00eb dhe q\u00eb ne nuk i kemi n\u00eb arkiv\u00ebn ton\u00eb? Sepse neve nuk na rezulton asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ne nuk mbajm\u00eb dot nj\u00eb q\u00ebndrim lidhur me rr\u00ebzimin, por do ta l\u00ebm\u00eb n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb gjykat\u00ebs, sepse realisht, me kaq pak sa kemi k\u00ebtu, nuk arrijm\u00eb t\u00eb themi se si \u00ebsht\u00eb shprehur vullneti i Presidentit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Presidenca n\u00eb at\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, pyetjes s\u00eb gjyqtarit t\u00eb seanc\u00ebs se \u201ca do ta dekretonte Presidenti me kaq dokumentacion sot nj\u00eb propozim t\u00eb till\u00eb\u201d, P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur: \u201cSot, jo. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk e dim\u00eb n\u00ebse ka qen\u00eb i mjaftuesh\u00ebm ose jo. P\u00ebr mendimin tim, duhet t\u00eb kishte pasur nj\u00eb relacion arsyetues\u201d.<\/p>\n<p>*Transkripti i seanc\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative:*<\/p>\n<p>Plarent Ndreca: Nuk mund t\u00eb b\u00ebhesh prokuror pa autorizim ligjor. Pra, i gjith\u00eb thelbi i pyetjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim \u00ebsht\u00eb: a \u00ebsht\u00eb Olsi Dado prokuror i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb apo jo? Dhe un\u00eb mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb sfida juaj, i nderuar gjyqtar, q\u00eb ne ju kemi ftuar ta zgjidhni dhe ta thoni jo vet\u00ebm p\u00ebr ne si pal\u00eb, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb interesit t\u00eb lart\u00eb publik dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb posa\u00e7me q\u00eb ka Erion Veliaj, si kryetar i Bashkis\u00eb i zgjedhur tre her\u00eb radhazi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr ju dhe p\u00ebr vet\u00eb sistemin: a ka barazi para ligjit edhe p\u00ebr prokuror\u00ebt, apo ekziston nj\u00eb standard i ndrysh\u00ebm p\u00ebr ta?<\/p>\n<p>Ndreca: Dhe n\u00ebse m\u00eb lejoni, doja ta parashtroja pergjigjen n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb pyetjeje \u2013 natyrisht retorike, pasi ju do t\u00eb keni gjith\u00eb koh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigjen me vendimin tuaj. Pyetja q\u00eb ju ngrit\u00ebt ishte: a varej procedimi penal nga ky akt administrativ? Pyetja ime \u00ebsht\u00eb: a do t\u00eb kishte procedim penal n\u00ebse ky akt administrativ nuk do t\u00eb ekzistonte? Pra, sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje retorike, e lidhur drejtp\u00ebrdrejt me argumentin. A do t\u00eb kishim sot persona t\u00eb arrestuar mbi baz\u00ebn e akteve t\u00eb firmosura nga nj\u00eb Prokuror i Republik\u00ebs, n\u00ebse ky akt administrativ nuk do t\u00eb ekzistonte \u2013 ashtu sikurse, n\u00eb fakt, juridikisht nuk ekziston? Sepse zoti Dado nuk \u00ebsht\u00eb prokuror i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sado t\u00eb lodhemi ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim \u2013 dhe m\u00eb lejoni p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po e shtroj \u2013 Olsi Dado nuk b\u00ebhet prokuror i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrve\u00e7se n\u00ebse pala e paditur sjell prova se ai ka p\u00ebrmbushur kriteret ligjore. Ne, n\u00ebse do t\u00eb silleshin prova t\u00eb tilla, jo vet\u00ebm q\u00eb do ta pranonim, por madje do t\u00eb k\u00ebrkonim edhe ndjes\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces q\u00eb kemi nisur. Por, pa u provuar p\u00ebrmbushja e k\u00ebtyre kritereve sipas ligjit, Olsi Dado nuk b\u00ebhet prokuror i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, pyetja mbetet: a do t\u00eb kishte sot nj\u00eb procedim penal? A do t\u00eb ishte arrestuar sot kryetari n\u00eb detyr\u00eb i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00ebse ky akt administrativ nuk do t\u00eb ekzistonte juridikisht? Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ne legjitimohemi t\u00eb mbrojm\u00eb nj\u00eb interes t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb \u2013 jo vet\u00ebm Erion Veliaj si individ, por, mbi t\u00eb gjitha, Erion Veliaj si kryetar i Bashkis\u00eb. Sepse m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb votuar tre her\u00eb radhazi, kan\u00eb nj\u00eb interes t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb din\u00eb: a \u00ebsht\u00eb arrestuar Erion Veliaj nga nj\u00eb prokuror i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, apo nga nj\u00eb individ q\u00eb ushtron funksione publike pa baz\u00eb ligjore, duke prodhuar pasoja kaq t\u00eb r\u00ebnda sa privimi i liris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme? Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb meriton p\u00ebrgjigje. E meriton Erion Veliaj, e meriton Bashkia e Tiran\u00ebs dhe e meritojn\u00eb qytetar\u00ebt \u2013 jo vet\u00ebm t\u00eb Tiran\u00ebs, por t\u00eb gjith\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sepse besoj se biem dakord q\u00eb Erion Veliaj nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb politikan lokal, por nj\u00eb figur\u00eb me pesh\u00eb komb\u00ebtare. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ekziston nj\u00eb interes i ligjsh\u00ebm q\u00eb ju, i nderuar gjyqtar, ta vler\u00ebsoni k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe ne kemi besimin se do ta vler\u00ebsoni drejt: se ky akt nuk ka ekzistuar kurr\u00eb juridikisht dhe se, fatkeq\u00ebsisht, ka prodhuar pasoja t\u00eb r\u00ebnda \u2013 jo vet\u00ebm p\u00ebr familjen dhe personin e Erion Veliajt, por edhe p\u00ebr qytetin e Tiran\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. P\u00ebr pasojat nuk dua t\u00eb zgjatem n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, pasi besoj se do t\u2019i trajtojm\u00eb m\u00eb gjer\u00ebsisht n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Veliaj: Patjet\u00ebr, i nderuar, dhe ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb. Dua ta theksoj se un\u00eb nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr m\u00ebshir\u00eb, as p\u00ebr historin\u00eb time personale, dram\u00ebn e familjes sime, t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi apo t\u00eb n\u00ebn\u00ebs sime. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje krejt tjet\u00ebr, \u00e7far\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb shkaktuar mua si individ, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb foli avokati. Tani dua t\u00eb fokusohem tek ajo q\u00eb i \u00ebsht\u00eb shkaktuar Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe pse jam investuar personalisht p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar k\u00ebsaj gjykate nj\u00eb vendimmarrje. Kan\u00eb ndodhur disa episode shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, q\u00eb devijojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht nga nj\u00eb sjellje e rregullt, sipas mendimit tim.<br \/>\nUn\u00eb v\u00ebrtet jam profan \u2013 nuk kam mbaruar juridikun, por prej rreth 14 muajsh lexoj materiale pa nd\u00ebrprerje \u2013 dhe kur shoh sesi njer\u00ebz q\u00eb nuk kan\u00eb mbaruar as magjistratur\u00ebn po arrestojn\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, mendoj se kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb them edhe un\u00eb \u201cdy paret e mia\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb histori. Sot jam ndoshta i vetmi njeri n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb jam kall\u00ebzuar nga nj\u00eb person q\u00eb nuk ekziston. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diferenc\u00eb shum\u00eb e madhe nga nj\u00eb kall\u00ebzim anonim. Nj\u00eb kall\u00ebzim anonim, sipas ligjit p\u00ebr sinjalizuesit (\u201cbilbilfryr\u00ebsit\u201d), ka nj\u00eb mbrojtje t\u00eb posa\u00e7me: personi ekziston, identiteti i tij \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr autoritetet dhe ai g\u00ebzon mbrojtje si anonim. Nd\u00ebrsa n\u00eb rastin tim, personi nuk ekziston fare. N\u00ebse un\u00eb kam sot nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb, nuk di k\u00eb t\u00eb kall\u00ebzoj. \u201cNesti Angoni\u201d nuk ekziston. Kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb m\u00eb habit.<\/p>\n<p>Gjyqtari: Dakord, por edhe gjykata e ka p\u00ebr detyr\u00eb ta fokusoj\u00eb procesin n\u00eb at\u00eb l\u00ebnd\u00eb q\u00eb po gjykon.<\/p>\n<p>Veliaj: Keni absolutisht t\u00eb drejt\u00eb dhe nuk do t\u2019ju k\u00ebrkoj kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebni vler\u00ebsim mbi rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes time. Po them vet\u00ebm cilat ishin indiciet p\u00ebr mua q\u00eb m\u00eb shtyn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj di\u00e7ka k\u00ebtu. Pra, po ju citoj nj\u00eb list\u00eb gj\u00ebrash t\u00eb pazakonshme n\u00eb sjelljen e nj\u00eb prokurori n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb jan\u00eb unike vet\u00ebm p\u00ebr rastin tim. Pra, vet\u00ebm p\u00ebr rastin tim fillon nj\u00eb procedim nga nj\u00eb kall\u00ebzim anonim, pra nj\u00eb kall\u00ebzim \u201cfake\u201d, nga nj\u00eb njeri q\u00eb nuk ekziston fare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb jam kall\u00ebzuar p\u00ebr incenerator\u00ebt. Dje fitova gjyqin p\u00ebr shpifje me at\u00eb italianin q\u00eb ishte paguar nga nj\u00eb televizion; kishte marr\u00eb nj\u00eb premtim pagese dhe doli n\u00eb gjykat\u00eb dhe tha: \u201cUn\u00eb kam g\u00ebnjyer, kam mashtruar, nuk e njoh fare Erion Veliajn, nuk e kam takuar asnj\u00ebher\u00eb, nuk ka lidhje fare me incenerator\u00ebt, nuk njoh as dhe as k\u00ebto \u00e7udirat e tjera.\u201d Pra, ajo q\u00eb un\u00eb kam frik\u00eb se ka ndodhur \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kurth dhe nj\u00eb intrig\u00eb e paprecedent\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb material p\u00ebr Netflix dhe kur shikon q\u00eb t\u00eb denoncon nj\u00eb njeri q\u00eb nuk ekziston fare, pra nuk ka nj\u00eb pal\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar. K\u00eb ka d\u00ebmtuar Erion Veliaj n\u00eb pun\u00ebn e vet? Me pem\u00ebt q\u00eb mbolli, me 50 shkollat q\u00eb b\u00ebri, me 101 \u00e7erdhet q\u00eb nd\u00ebrtoi? Pra, n\u00ebse kam d\u00ebmtuar, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta. Jo p\u00ebr p\u00ebrfitime personale, por i kam marr\u00eb bizneset prej \u201cveshi\u201d dhe u kam th\u00ebn\u00eb: \u201cTi do b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb \u00e7erdhe, ti do b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb kopsht, ti do b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb pist\u00eb, ti do rregullosh k\u00ebt\u00eb\u2026\u201d. Pra ishte shum\u00eb e habitshme sesi di\u00e7ka q\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Veliaj: Ajo q\u00eb m\u00eb ngacmoi t\u00eb b\u00ebja k\u00ebt\u00eb padi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kjo e njeriut q\u00eb nuk ekziston, pra e nj\u00eb pale q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar, sepse nuk ekziston. \u00cbsht\u00eb edhe fakti sesi pash\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u2013 dhe \u00ebsht\u00eb i vetmi rast n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb prokuror\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, nga sa kam studiuar n\u00eb k\u00ebto 14 muaj \u2013 q\u00eb afati dyjavor p\u00ebr t\u00eb regjistruar nj\u00eb procedim, pra nuk respektohet p\u00ebr 7 muaj. Pra, Nesti Angoni kall\u00ebzon n\u00eb korrik 2023, sapo ka mbaruar num\u00ebrimi n\u00eb KQZ dhe \u00e7\u00ebshtja regjistrohet pas 7 muajsh, kur afati \u00ebsht\u00eb 15-ditor. Dhe thash\u00eb: ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon k\u00ebtu. Nuk mund t\u2019i duhen 7 muaj p\u00ebr t\u00eb siguruar di\u00e7ka q\u00eb ligji e parashikon p\u00ebr 15 dit\u00eb. Edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm procedimi im. Ka shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces q\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb dora e nj\u00eb njeriu jo profesionist. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person q\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb porosi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Por kjo nuk p\u00ebrfaq\u00ebson SPAK-un, nuk p\u00ebrfaq\u00ebson reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. Ka njer\u00ebz q\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer dhe q\u00eb ndoten nga dikush q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur shkel k\u00ebto elemente. \u00c7far\u00eb m\u00eb shtyu tjet\u00ebr? P\u00ebrve\u00e7 shkeljes s\u00eb afateve, nga kall\u00ebzimi n\u00eb korrik te regjistrimi n\u00eb shkurt, dhe m\u00eb pas edhe nj\u00eb vit tjet\u00ebr p\u00ebr regjistrimin e emrit t\u00eb Erion Veliajt \u2013 nj\u00eb sjellje q\u00eb nuk e kam par\u00eb n\u00eb asnj\u00eb prokuror tjet\u00ebr n\u00eb 20 vitet e mia n\u00eb administrat\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr element ishte nj\u00eb lloj \u201cvettingu\u201d 20-vje\u00e7ar i jet\u00ebs sime. Kam d\u00ebgjuar edhe politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb thon\u00eb \u201cm\u00eb \u00ebsht\u00eb hetuar e gjith\u00eb jeta\u201d, por zakonisht u \u00ebsht\u00eb hetuar jeta politike. Mua m\u00eb \u00ebsht\u00eb hetuar jeta q\u00eb nga viti 2004, kur isha te \u201cMjaft\u201d, me k\u00eb kam udh\u00ebtuar, etj. Thuhet \u201cudh\u00ebtim me charter\u201d, por ato jan\u00eb avion\u00eb me qindra vet\u00eb nga agjencit\u00eb e pushimeve Sava Tours, ku nuk di kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb bord. Mund t\u00eb kem qen\u00eb me k\u00ebdo. Pra jam i vetmi njeri q\u00eb i \u00ebsht\u00eb hetuar jeta q\u00eb nga momenti q\u00eb kam marr\u00eb diplom\u00ebn e universitetit.<\/p>\n<p>Gjyqtari: Mir\u00eb, tani le t\u00eb shkojm\u00eb te objekti i padis\u00eb.<\/p>\n<p>Veliaj: Dhe ajo q\u00eb m\u00eb \u201ck\u00ebrcet\u201d m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb konflikti i interesit. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja finale q\u00eb m\u00eb shtyu k\u00ebtu. Nga telefoni i prokuroris\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar disa her\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj p\u00ebr nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi n\u00eb rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs. Pra kemi nj\u00eb konflikt t\u00eb hapur interesi. I kam th\u00ebn\u00eb: \u201cTi merr kaq leje, por kullat i jep KKT, jo bashkia\u201d. Bashkia funksionon me nj\u00eb formul\u00eb t\u00eb qart\u00eb ligjore. Madje drejtues t\u00eb bashkis\u00eb m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cKy zot\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb prokuror, por nd\u00ebrmjet\u00ebs\u201d, sepse k\u00ebrkonte leje edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb. Kjo ishte pika q\u00eb mbushi kup\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjyqtari: P\u00ebr termat pexhorativ\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u2019i shmangim.<\/p>\n<p>Veliaj: Absolutisht. Po citoja deklarime t\u00eb b\u00ebra nga drejtues t\u00eb bashkis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, kur bashkon nj\u00eb kall\u00ebzim nga nj\u00eb person q\u00eb nuk ekziston, nj\u00eb \u201cvetting\u201d t\u00eb jet\u00ebs q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria dhe nj\u00eb konflikt interesi, them: k\u00ebtu ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon. N\u00ebse nj\u00eb kuzhinier b\u00ebhet pilot, a hip\u00ebn njeri n\u00eb avion? Sot jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku duhet vler\u00ebsuar n\u00ebse vendosja e njer\u00ebzve n\u00eb detyra pa plot\u00ebsuar kriteret shkakton pasoja t\u00eb r\u00ebnda. Dhe k\u00ebto pasoja nuk jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr mua, por p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtari: Po, te bashkia.<\/p>\n<p>Veliaj: Buxheti i bashkis\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar vet\u00ebm 20%. Nuk firmos m\u00eb njeri. Klima e frik\u00ebs \u00ebsht\u00eb totale. N\u00eb 10 vite bashkia ka ardhur vet\u00ebm n\u00eb rritje, nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb vit ka r\u00ebnie drastike. Nuk hapen kopshte, nuk p\u00ebrfundojn\u00eb shkolla. Dreka n\u00eb shkolla p\u00ebr 170 mij\u00eb f\u00ebmij\u00eb nuk u realizua sepse askush nuk firmos. Pra kemi pasoja reale p\u00ebr qytetin: pastrimi, arsimi, sh\u00ebrbimet. P\u00ebr k\u00ebto arsye k\u00ebrkoj nga gjykata nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb dhe informacion t\u00eb plot\u00eb. Nuk mund t\u00eb kemi p\u00ebrgjigje formale nga institucionet p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kaq serioze.<\/p>\n<p>Gjyqtari: Mir\u00eb, i japim fjal\u00ebn Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: Faleminderit i nderuar.<\/p>\n<p>Gjyqtari: More q\u00ebndrime me shkrim.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: Jo nuk jemi njohur ende.<\/p>\n<p>Gjyqtari: Nuk i ke marr\u00eb, at\u00ebher\u00eb me prap\u00ebsimet e pal\u00ebs s\u00eb paditur Ols Dado dhe prap\u00ebsimet e k\u00ebshillit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: I nderuar, faleminderit. At\u00ebher\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs t\u00eb vitit 2008, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duksh\u00ebm jan\u00eb ushtruar kompetencat kushtetuese dhe ligjore n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb dekreti p\u00ebr em\u00ebrim dhe transferim t\u00eb prokurorit nga z. Bamir Topi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ajo \u00e7far\u00eb m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb se avokati p\u00ebrmend nenet 17 dhe 18. Mir\u00ebpo, n\u00ebse i referohemi ligjit nr. 8737 dhe shkojm\u00eb m\u00eb tej, p\u00ebr shembull te neni 20 apo neni 21, duket qart\u00eb q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, iniciohej nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, i cili merrte edhe mendimet e K\u00ebshillit t\u00eb Prokuroris\u00eb, p\u00ebrpara se ky propozim t\u2019i kalonte Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<br \/>\nMegjithat\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb ne nuk mund ta shtjellojm\u00eb plot\u00ebsisht, pasi nga praktika e arkivuar q\u00eb nga viti 2008 rezulton se kemi vet\u00ebm nj\u00eb propozim t\u00eb ardhur nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, nj\u00eb shkres\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebse dhe menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, dekretin e nxjerr\u00eb nga Presidenti i Republik\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ne mendojm\u00eb se kjo nuk mund t\u00eb ishte finalizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pra praktika nuk mund t\u00eb konsiderohet e plot\u00eb n\u00ebse mungon nj\u00eb relacion apo nj\u00eb shpjegim i m\u00ebtejsh\u00ebm se si \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb vler\u00ebsimin e k\u00ebtyre kandidaturave, i cili n\u00eb fakt kryhet nga K\u00ebshilli i Prokuroris\u00eb.<br \/>\nSepse jemi njohur me k\u00ebrkes\u00eb-padit\u00eb dhe gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs flitet p\u00ebr aktin administrativ, por n\u00eb asnj\u00eb moment nuk sqarohet pjesa q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb iniciohet nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe supozohet se duhet t\u00eb ishte ezauruar m\u00eb par\u00eb faza e vler\u00ebsimit t\u00eb kandidaturave. Rasti i z. Dado duhej t\u00eb ishte shqyrtuar fillimisht nga K\u00ebshilli i Prokuroris\u00eb dhe nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Presidenti \u00ebsht\u00eb hapi i fundit procedural n\u00eb k\u00ebt\u00eb zinxhir. Ne nuk jemi t\u00eb qart\u00eb se si Presidenti e ka shprehur vullnetin e tij n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij dekreti dhe si \u00ebsht\u00eb arritur deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Gjithashtu, nuk jemi t\u00eb qart\u00eb n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e plot\u00eb. Pra, a ka akte t\u00eb m\u00ebtejshme? A ka dokumente q\u00eb mund t\u00eb ndodhen pran\u00eb Prokuroris\u00eb dhe q\u00eb ne nuk i kemi n\u00eb arkiv\u00ebn ton\u00eb? Sepse neve nuk na rezulton asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ne nuk mbajm\u00eb dot nj\u00eb q\u00ebndrim lidhur me rr\u00ebzimin, por do ta l\u00ebm\u00eb n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb gjykat\u00ebs, sepse realisht, me kaq pak sa kemi k\u00ebtu, nuk arrijm\u00eb t\u00eb themi se si \u00ebsht\u00eb shprehur vullneti i Presidentit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ne jemi p\u00ebrpara faktit: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dekret p\u00ebr em\u00ebrim dhe transferim prokurori, i cili vjen menj\u00ebher\u00eb pas propozimit t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Ne nuk dim\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se si \u00ebsht\u00eb arritur deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Gjyqtari: Po akti q\u00eb kund\u00ebrshtohet \u00ebsht\u00eb i Presidentit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: Jam shum\u00eb dakord, por \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb si \u00ebsht\u00eb arritur deri te ai akt. Sepse sot, p\u00ebr shembull, kur na vijn\u00eb propozime nga Ministria e Mbrojtjes, ne bazohemi n\u00eb nj\u00eb relacion, ka nj\u00eb arsyetim t\u00eb strukturuar. Nd\u00ebrsa k\u00ebtu, kaq kemi n\u00eb arkiv\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ideja.<\/p>\n<p>Gjyqtari: Si organ, duke qen\u00eb se je njohur me nj\u00eb padi t\u00eb till\u00eb, duhet t\u00eb komunikosh me institucionin p\u00ebrkat\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb procedur\u00eb. Mund ta merrje informacionin dhe ta verifikoje vet\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb vler\u00ebsoje q\u00eb akti \u00ebsht\u00eb absolutisht i pavlefsh\u00ebm. Tani po ia k\u00ebrkon gjykat\u00ebs?<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: Jo, ne thjesht po e l\u00ebm\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin tuaj k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha.<\/p>\n<p>Gjyqtari: Nj\u00eb q\u00ebndrim duhet ta mbash n\u00ebse akti \u00ebsht\u00eb ose jo i pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: Proceduralisht, ne nuk mendojm\u00eb q\u00eb akti \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm. Presidenti, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ka ushtruar kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore. Megjithat\u00eb, nuk dim\u00eb se si ka funksionuar pjesa e vler\u00ebsimit nga ana e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr kandidaturat. Sepse kriteret p\u00ebr kandidaturat nuk i takojn\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs; Presidenti nuk merret me procesin e vler\u00ebsimit. Supozohet q\u00eb ky proces t\u00eb jet\u00eb ezauruar nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe nga K\u00ebshilli i Prokuroris\u00eb. E parashikon vet\u00eb neni 21: me propozimin e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, pasi ky i fundit merr mendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Prokuroris\u00eb, b\u00ebhet propozimi te Presidenti dhe ai vendos \u201cpo\u201d ose \u201cjo\u201d.<\/p>\n<p>Gjyqtari: I ka pasur Presidenti k\u00ebto, kur e ka nxjerr\u00eb aktin? Propozimin dhe mendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Prokuroris\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: Kaq ka pasur Presidenti; kaq rezulton nga arkiva. Nj\u00eb shkres\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebse q\u00eb p\u00ebrmban vet\u00ebm propozimin.<\/p>\n<p>Gjyqtari: \u00c7far\u00eb akti tjet\u00ebr do t\u00eb duhej?<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: Ne nuk e dim\u00eb se si\u2026 At\u00ebher\u00eb, duke qen\u00eb se ajo q\u00eb kund\u00ebrshtohet \u00ebsht\u00eb mosp\u00ebrmbushja e kritereve nga z. Dado, themi q\u00eb nuk dim\u00eb se si \u00ebsht\u00eb arritur apo si \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar ky proces. Nuk e b\u00ebn Presidenti k\u00ebt\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ideja.<\/p>\n<p>Gjyqtari: Mir\u00eb. P\u00ebr kushtet formale t\u00eb padis\u00eb ke p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: Jo, i nderuar.<\/p>\n<p>Gjyqtari: Jo.<\/p>\n<p>Ndreca: P\u00ebr nj\u00eb sqarim formal.<\/p>\n<p>Gjyqtari: Po.<\/p>\n<p>Ndreca: P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb qart\u00eb edhe ne. Pra, ju konfirmoni \u2013 dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u2013 sepse kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb drejtuar institucionit tuaj\u2026<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: Dhe ju \u00ebsht\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Ndreca: Po, shum\u00eb faleminderit. Dhe vet\u00ebm p\u00ebr ta sqaruar n\u00eb vijim t\u00eb debatit: ju konfirmoni q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 dekretit t\u00eb l\u00ebshuar, ka vet\u00ebm nj\u00eb propozim, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ky?<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: Po, \u00ebsht\u00eb ky.<\/p>\n<p>Ndreca: Pra nuk ka asnj\u00eb proces\u2026<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: Nuk ka asnj\u00eb akt tjet\u00ebr, sepse edhe p\u00ebr ne ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i ri, q\u00eb i p\u00ebrket vitit 2008.<\/p>\n<p>Ndreca: Po, e kuptoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb rishtazi, patjet\u00ebr.<br \/>\nP\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: N\u00eb arkiv\u00eb gjenden vet\u00ebm k\u00ebto akte.<\/p>\n<p>Ndreca: Pra, n\u00eb institucionin e Presidentit ka vet\u00ebm nj\u00eb propozim, pa asnj\u00eb dokumentacion shqyrtues nga K\u00ebshilli i Prokuroris\u00eb, pa nj\u00eb mendim t\u00eb Prokurorit t\u00eb\u2026<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb sapo po thoja.<\/p>\n<p>Ndreca: E kuptova, prandaj po e b\u00ebja edhe pyetjen, sepse kam shum\u00eb interes t\u00eb d\u00ebgjoj nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Pra, nuk ka n\u00eb institucionin e Presidentit asnj\u00eb mendim t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, as CV, as historik.<\/p>\n<p>Veliaj: Avokati pyeti p\u00ebr Erionin, por un\u00eb po pyes p\u00ebr Kryetarin e Bashkis\u00eb, meq\u00eb kam punuar me vite dhe e di q\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar nj\u00eb vendim n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak duhet nj\u00eb relacion, duhen dokumente, duhen d\u00ebgjesa n\u00eb komisione. Pra, ju po m\u00eb thoni q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebrim nuk ka asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb letre ku Prokurorja e P\u00ebrgjithshme, Ina Rama, thot\u00eb q\u00eb filani t\u00eb b\u00ebhet prokuror. K\u00ebt\u00eb po thoni?<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: Ekziston vet\u00ebm ky propozim n\u00ebp\u00ebrmjet shkres\u00ebs p\u00ebrcjell\u00ebse, i cili m\u00eb pas shoq\u00ebrohet me dekretin p\u00ebrkat\u00ebs. Pra, n\u00eb arkiv\u00ebn ton\u00eb nuk disponojm\u00eb nj\u00eb relacion t\u00eb arsyetuar lidhur me kandidat\u00ebt e propozuar.<\/p>\n<p>Veliaj: Pa relacion, pa vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Prokuroris\u00eb?<\/p>\n<p>Veliaj: Teorikisht, p\u00ebr t\u00eb cituar nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb njohur, n\u00ebse Prokuroria e P\u00ebrgjithshme do t\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb em\u00ebronim \u201cGomarin e Babatasit\u201d, ju do t\u00eb kishit ndryshuar dekret? Teorikisht po flas, pra a b\u00ebhet nj\u00eb verifikim?<\/p>\n<p>Gjyqtari: Mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh nj\u00eb paralele m\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Veliaj: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb e dua fort.<\/p>\n<p>Ndreca: \u00cbsht\u00eb folklorike.<\/p>\n<p>Veliaj: \u2026(nuk kuptohet). Pra, n\u00ebse do t\u00eb vinte nj\u00eb propozim i till\u00eb, institucioni nuk b\u00ebn asnj\u00eb verifikim? Pra apriori e merr dhe e dekreton?<br \/>\nP\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: Kjo pyetje i referohet vitit 2026 apo vitit 2008? Sepse n\u00ebse flasim p\u00ebr veprimtarin\u00eb e institucionit sot\u2026<\/p>\n<p>Veliaj: 2008.<\/p>\n<p>Gjyqtari: Pra, po e thjeshtojm\u00eb, po e b\u00ebjm\u00eb m\u00eb konkrete\u2026<br \/>\nP\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: I nderuar, duhet t\u00eb kishte nj\u00eb relacion shoq\u00ebrues, t\u00eb cilin ne nuk e kemi.<\/p>\n<p>Gjyqtari: N\u00ebse do t\u00eb ishte dikush tjet\u00ebr, me nj\u00eb profesion q\u00eb nuk ka lidhje me fush\u00ebn juridike, me kaq dokumentacion, do ta dekretonte Presidenti?<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Presidentit: Sot, jo. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk e dim\u00eb n\u00ebse ka qen\u00eb i mjaftuesh\u00ebm ose jo. P\u00ebr mendimin tim, duhet t\u00eb kishte pasur nj\u00eb relacion arsyetues.<\/p>\n<p>Veliaj: Faleminderit, kaq kisha.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zbardhen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb diskutimet e zhvilluara jav\u00ebn e kaluar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative, ku u shyrtua k\u00ebrkes\u00ebpadia e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, p\u00ebr shpalljen e pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb prokurorit Ols Dado n\u00eb 2008. N\u00eb transkriptin e seanc\u00ebs, kryebashkiaku Veliaj dhe avokati i tij mbrojt\u00ebs, Plarent Ndreca, argumentojn\u00eb se si Dado [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-82879","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82879","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82879"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82879\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82879"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82879"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82879"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}