{"id":82825,"date":"2026-04-19T06:48:29","date_gmt":"2026-04-19T06:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/19\/resortet-e-investitoreve-strategjike-dhe-kostoja-e-padukshme-mbi-burimet-natyrore\/"},"modified":"2026-04-19T06:48:29","modified_gmt":"2026-04-19T06:48:29","slug":"resortet-e-investitoreve-strategjike-dhe-kostoja-e-padukshme-mbi-burimet-natyrore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/19\/resortet-e-investitoreve-strategjike-dhe-kostoja-e-padukshme-mbi-burimet-natyrore\/","title":{"rendered":"Resortet e investitor\u00ebve strategjik\u00eb dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>N\u00eb Tragjas t\u00eb Vlor\u00ebs, gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit nd\u00ebrtimi i nj\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsi q\u00eb synon devijimin e ujit nga burimi natyror i Izvorit drejt zonave turistike t\u00eb investimeve strategjike ka prodhuar rezistenc\u00eb t\u00eb hapur t\u00eb banor\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtojn\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb mb\u00ebshtetur nga institucionet si zhvillim, por q\u00eb sipas tyre rrezikon furnizimin jetik me uj\u00eb dhe ndryshon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme raportin mes komunitetit dhe burimeve t\u00eb tij natyrore.<\/p>\n<p>\u201cKur nj\u00eb projekt p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e burimeve ujore kund\u00ebrshtohet nga komuniteti, kjo tregon se procedurat ligjore kan\u00eb d\u00ebshtuar. N\u00eb raste t\u00eb tilla mungon konsultimi publik, mungon transparenca dhe vendimmarrja b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare, pa u marr\u00eb parasysh ndikimi real mbi komunitetin dhe mjedisin\u201d, tha Niko Dumani, ambientalist, p\u00ebr Median Amfora.<\/p>\n<p>Problemi i uj\u00ebsjell\u00ebsve n\u00eb jug t\u00eb vendit nuk lidhet me munges\u00ebn e projekteve, por me m\u00ebnyr\u00ebn se si burimet natyrore po p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar zgjerimin e shpejt\u00eb t\u00eb zonave turistike, shpesh pa nj\u00eb planifikim t\u00eb balancuar mes nevojave t\u00eb komuniteteve ekzistuese dhe k\u00ebrkesave t\u00eb resorteve dhe investimeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cUji i Tragjasit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr fshatin, por p\u00ebr gjith\u00eb zon\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb, p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr gjelb\u00ebrimin. Marrja e tij p\u00ebr projekte turistike rrezikon furnizimin jetik t\u00eb komunitetit dhe shkat\u00ebrron nj\u00eb ekuilib\u00ebr q\u00eb ka ekzistuar prej brezash\u201d, tha Hodo Kabello, ish-banor i Tragjasit, p\u00ebr Median Amfora.<\/p>\n<p><strong>Uji si burim jete p\u00ebr komunitetin\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb fshatit, p\u00ebrgjat\u00eb aksit rrugor Vlor\u00eb \u2013 Orikum, nj\u00eb tabel\u00eb e mbetur nga protestat e nisura n\u00eb fund t\u00eb shkurtit dhe t\u00eb intensifikuara gjat\u00eb marsit 2025 mban ende t\u00eb shkruar mesazhin \u201cSot jemi nj\u00eb, p\u00ebr Tragjasin ton\u00eb\u201d, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb dukshme rezistenc\u00ebn e nj\u00eb komuniteti q\u00eb e ka shnd\u00ebrruar kund\u00ebrshtimin n\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm. Pamjet e sht\u00ebpive, rrug\u00ebve dhe hap\u00ebsirave p\u00ebrreth burimit tregojn\u00eb nj\u00eb territor t\u00eb banuar dhe funksional, ku uji lidhet drejtp\u00ebrdrejt me jet\u00ebn e p\u00ebrditshme dhe jo me nj\u00eb projekt n\u00eb let\u00ebr. Fshati ndodhet rreth\u00a020 kilometra n\u00eb jug t\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs<strong>,<\/strong>\u00a0nj\u00eb af\u00ebrsi q\u00eb e ka vendosur n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb presionit p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e burimeve natyrore n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit turistik.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2025, n\u00eb zon\u00eb u d\u00ebgjua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se po p\u00ebrgatitej nd\u00ebrtimi i nj\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsi, nj\u00eb lajm q\u00eb fillimisht u p\u00ebrhap mes banor\u00ebve p\u00ebrmes informacionit informal dhe u b\u00eb konkret kur n\u00eb terren u pan\u00eb mjetet e r\u00ebnda. Shfaqja e tyre nxiti reagimin e banor\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt shpreh\u00ebn frik\u00ebn se projekti do t\u00eb sillte marrjen e ujit nga burimet natyrore t\u00eb zon\u00ebs dhe rrezikimin e furnizimit t\u00eb tyre jetik.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me nd\u00ebrtimin e uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb zon\u00eb, Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizimeve (AKUK) pranon se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt q\u00eb ka n\u00eb fokus zonat bregdetare dhe zonat q\u00eb lidhen me investimet strategjike. \u201cProjekti i furnizimit me uj\u00eb t\u00eb zonave bregdetare dhe zonave t\u00eb investimit strategjik Draleos\u2013Drimadh\u00eb\u2013Dh\u00ebrmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim q\u00eb b\u00ebhet nga Buxheti i Shtetit n\u00ebp\u00ebrmjet AKUK\u201d, tha institucioni n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr median Amfora. Sipas AKUK, vlera e k\u00ebtij investimi \u00ebsht\u00eb rreth\u00a0943 milion\u00eb lek\u00eb<strong>,<\/strong>\u00a0nd\u00ebrsa zbatimi i tij ka nisur n\u00eb muajin shkurt 2025.<\/p>\n<p>P\u00ebr banor\u00ebt e Tragjasit, shfaqja e projektit dhe nisja e punimeve nuk u perceptuan si zhvillim, por si k\u00ebrc\u00ebnim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj burimit kryesor t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb zon\u00ebs. Frika nga marrja e ujit t\u00eb Izvorit u shnd\u00ebrrua shpejt n\u00eb reagim kolektiv, me mbledhje, peticione dhe kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur n\u00eb terren, nd\u00ebrsa shum\u00eb prej banor\u00ebve theksojn\u00eb se nuk jan\u00eb konsultuar dhe nuk jan\u00eb informuar p\u00ebr pasojat q\u00eb projekti mund t\u00eb ket\u00eb mbi furnizimin e tyre me uj\u00eb, bujq\u00ebsin\u00eb dhe ekuilibrin natyror t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSot po p\u00ebrballemi me nj\u00eb problem serioz, sepse po k\u00ebrkohet q\u00eb uji i Tragjasit t\u00eb merret p\u00ebr t\u2019u \u00e7uar drejt zonave turistike n\u00eb jug. Kjo ka ngritur t\u00eb gjith\u00eb fshatin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, sepse nuk ka asnj\u00eb kuptim q\u00eb t\u2019i hiqet uji nj\u00eb komuniteti p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb interesave q\u00eb synojn\u00eb p\u00ebrfitim ekonomik\u201d, tha Hodo Kabello, ish-banor i Tragjasit, p\u00ebr Median Amfora.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me p\u00ebrfituesit e projektit, AKUK sqaron se investimi synon t\u00eb furnizoj\u00eb me uj\u00eb zonat turistike bregdetare. \u201cP\u00ebrfituesit e realizimit t\u00eb k\u00ebtij investimi do t\u00eb jen\u00eb fshatrat Palas\u00eb, Gjilek\u00eb, Kondraq dhe Dh\u00ebrmi si dhe gjith\u00eb zon\u00ebn turistike bregdetare\u201d, tha institucioni n\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr median Amfora.<\/p>\n<p>P\u00ebr banor\u00ebt e Tragjasit, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb kthyer nga emigrimi p\u00ebr t\u00eb vazhduar jet\u00ebn n\u00eb vendin e tyre, uji nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm burim natyror, por kusht baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar, p\u00ebr t\u00eb punuar tok\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb n\u00eb zon\u00eb. Ata e lidhin drejtp\u00ebrdrejt marrjen e ujit me rrezikun e braktisjes s\u00eb fshatit dhe humbjen e \u00e7do shprese p\u00ebr zhvillim lokal.<\/p>\n<p>\u201cKam jetuar dhe punuar p\u00ebr shum\u00eb vite n\u00eb emigrim dhe u ktheva p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn k\u00ebtu. K\u00ebto burime uji kan\u00eb mbajtur gjithmon\u00eb fshatin gjall\u00eb, p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr bag\u00ebtin\u00eb dhe p\u00ebr jetes\u00ebn. N\u00ebse na merret uji, k\u00ebtu nuk ka m\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar\u201d, tha Emiljano Daupi, banor i Tragjasit, p\u00ebr Median Amfora.<\/p>\n<p>Fjala e banor\u00ebve e zhvendos debatin nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje infrastrukturore n\u00eb nj\u00eb problem ekzistence, ku uji nuk p\u00ebrfaq\u00ebson thjesht nj\u00eb burim natyror, por baz\u00ebn e jetes\u00ebs, t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb zon\u00eb dhe t\u00eb \u00e7do perspektive zhvillimi lokal.<\/p>\n<p>\u201cUji i Izvorit ka qen\u00eb gjithmon\u00eb jeta e k\u00ebtij fshati. Me k\u00ebt\u00eb uj\u00eb jan\u00eb vaditur tokat, jan\u00eb mbajtur familjet dhe \u00ebsht\u00eb ruajtur gjelb\u00ebrimi. N\u00ebse na hiqet ky burim, na hiqet arsyeja p\u00ebr t\u00eb jetuar k\u00ebtu\u201d, tha Perlat Baco, nj\u00eb tjet\u00ebr banor i Tragjasit.<\/p>\n<p>Burimi i Izvorit p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb sistem natyror ujor me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr zon\u00ebn e Tragjasit dhe m\u00eb gjer\u00eb, jo vet\u00ebm si pik\u00eb furnizimi me uj\u00eb, por si pjes\u00eb e nj\u00eb ekuilibri ekologjik t\u00eb nd\u00ebrtuar nd\u00ebr vite. Uji q\u00eb del nga Izvori ushqen tokat bujq\u00ebsore p\u00ebrreth, gjelb\u00ebrimin natyror dhe rrjedhjen q\u00eb p\u00ebrshkon territorin deri n\u00eb dalje n\u00eb det, duke krijuar nj\u00eb peizazh funksional dhe t\u00eb gjall\u00eb. Prania e vazhdueshme e ujit ka ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zhvillimin e fshatit, n\u00eb p\u00ebrdorimin e tok\u00ebs dhe n\u00eb ruajtjen e klim\u00ebs lokale, element\u00eb q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb burimin t\u00eb konsiderohet si potencial natyror, ekonomik dhe turistik, e jo thjesht si rezerv\u00eb teknike p\u00ebr t\u2019u devijuar.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i AKUK shpjegon arsyen pse uji i Izvorit konsiderohet si zgjidhje p\u00ebr munges\u00ebn e burimeve ujore n\u00eb zonat turistike bregdetare. \u201cZona Palas\u00eb \u2013 Dh\u00ebrmi \u00ebsht\u00eb zon\u00eb e varf\u00ebr me burime ujore\u201d, sqaroi institucioni, duke theksuar se aktualisht ekzistojn\u00eb dy sisteme uj\u00ebsjell\u00ebsi ku n\u00eb total p\u00ebrfitohen maksimalisht 30 litra n\u00eb sekond\u00eb prurje, e cila n\u00eb periudh\u00ebn e that\u00eb t\u00eb ver\u00ebs reduktohet deri n\u00eb 5 litra n\u00eb sekond\u00eb. \u201cKjo sasi \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb furnizuar zon\u00ebn me zhvillim shum\u00eb t\u00eb avancuar turistik\u201d, shtoi AKUK.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e Tragjasit kund\u00ebrshtojn\u00eb projektin jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb destinacionit t\u00eb ujit, por sepse marrja e tij nga burimi i Izvorit prek drejtp\u00ebrdrejt jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb fshatit. Sipas tyre, \u00e7do nd\u00ebrhyrje n\u00eb prurje rrezikon t\u00eb ul\u00eb ndjesh\u00ebm sasin\u00eb e ujit q\u00eb p\u00ebrdoret aktualisht. Frika kryesore lidhet me faktin se, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb ku furnizimi me uj\u00eb \u00ebsht\u00eb i pasigurt dhe shpesh i z\u00ebvend\u00ebsuar me puse, marrja e ujit nga burimi kryesor mund ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb pamundur jetes\u00ebn dhe t\u00eb shtyj\u00eb banor\u00ebt drejt largimit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto burime shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb kan\u00eb qen\u00eb trefishi i asaj q\u00eb shohim sot. Pas viteve \u201990 prurjet kan\u00eb ardhur n\u00eb r\u00ebnie dhe sot uji nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb si dikur. Askush nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb parashikoj\u00eb d\u00ebmin q\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb marrja e ujit nga ky burim\u201d, tha Emiljano Daupi.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi p\u00ebr r\u00ebnien e prurjeve nuk mbetet vet\u00ebm n\u00eb perceptimin afatgjat\u00eb t\u00eb banor\u00ebve, por shoq\u00ebrohet edhe me p\u00ebrpjekje konkrete p\u00ebr t\u00eb matur sasin\u00eb e ujit q\u00eb rrjedh aktualisht nga burimi.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi b\u00ebr\u00eb vet\u00eb matje t\u00eb ujit dhe prurja sot nuk shkon m\u00eb shum\u00eb se 700 litra n\u00eb sekond\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb dokumente paraqiten shifra shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta. N\u00ebse merret kjo sasi uji, Tragjasi dhe zonat p\u00ebrreth mbeten pa uj\u00eb\u201d, tha Perlat Baco.<\/p>\n<p>Por, sipas AKUK, uj\u00ebsjell\u00ebsi \u00ebsht\u00eb projektuar me nj\u00eb perspektiv\u00eb zhvillimi 25-vje\u00e7are dhe parashikohet t\u00eb furnizoj\u00eb rreth 50 mij\u00eb banor\u00eb dhe se Izvori ka prurje t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb mjaftojn\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb t\u00eb fshatit Tragjas dhe zon\u00ebs bregdetare t\u00eb Radhim\u00ebs, por edhe p\u00ebr p\u00ebrdorim n\u00eb bujq\u00ebsi nga banor\u00ebt e zon\u00ebs, nd\u00ebrsa aktualisht nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e k\u00ebtyre uj\u00ebrave nuk p\u00ebrdoret dhe derdhet n\u00eb det.<\/p>\n<p>Sipas banor\u00ebve projekti i uj\u00ebsjell\u00ebsit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb devijuar ujin e Izvorit drejt zonave turistike bregdetare, pa pasur si prioritet nevojat e komunitetit lokal. \u201cKy uj\u00ebsjell\u00ebs nuk b\u00ebhet p\u00ebr Tragjasin, por p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar ujin n\u00eb Palas\u00eb dhe Dh\u00ebrmi, p\u00ebr resortet dhe zhvillimin turistik atje\u201d, tha Perlat Baco.<\/p>\n<p>Ky perceptim i banor\u00ebve lidhet edhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si projekti \u00ebsht\u00eb avancuar, pasi ata thon\u00eb se nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb asnj\u00eb proces konsultimi dhe jan\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb vendimmarrjeje t\u00eb marr\u00eb pa pjes\u00ebmarrjen e tyre.<\/p>\n<p>\u201cBanor\u00ebt nuk jan\u00eb pyetur dhe jan\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara faktit t\u00eb kryer, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ligji k\u00ebrkon konsultim publik dhe marrjen e mendimit t\u00eb komunitetit p\u00ebrpara se t\u00eb miratohet nj\u00eb projekt i till\u00eb\u201d, tha Niko Dumani, ambientalist n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej pasojave sociale, kund\u00ebrshtimi i projektit lidhet edhe me ndikimin q\u00eb marrja e ujit nga burimi i Izvorit mund t\u00eb ket\u00eb mbi mjedisin dhe ekuilibrin natyror t\u00eb zon\u00ebs nj\u00eb dimension q\u00eb sipas ekspert\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBurimi i Izvorit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb rezerv\u00eb teknike uji, por pjes\u00eb e nj\u00eb sistemi natyror q\u00eb ndikon n\u00eb klim\u00ebn lokale, n\u00eb peizazhin dhe n\u00eb funksionimin ekologjik t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebs. \u00c7do nd\u00ebrhyrje q\u00eb ul prurjet rrezikon t\u00eb ndryshoj\u00eb k\u00ebt\u00eb ekuilib\u00ebr, t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb gjelb\u00ebrimin, tokat bujq\u00ebsore dhe rrjedhjen natyrore t\u00eb ujit\u201d, shtoi Dumani.<\/p>\n<p>Sipas banor\u00ebve, Izvori nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm burim uji, por nj\u00eb pasuri natyrore q\u00eb ka krijuar nd\u00ebr vite peizazhin, gjelb\u00ebrimin dhe klim\u00ebn e zon\u00ebs, duke e b\u00ebr\u00eb fshatin funksional dhe t\u00eb jetuesh\u00ebm, ndaj \u00e7do nd\u00ebrhyrje n\u00eb rrjedh\u00ebn e tij rrezikon t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb ekosistem t\u00eb nd\u00ebrtuar nga vet\u00eb natyra.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse merret uji, kjo zon\u00eb rrezikon t\u00eb degradoj\u00eb dhe t\u00eb humbas\u00eb ekuilibrin natyror q\u00eb ka pasur nd\u00ebr vite\u201d, tha Emiljano Daupi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa synohet q\u00eb uji i Izvorit t\u00eb devijohet p\u00ebr t\u00eb furnizuar zonat e investimeve strategjike, banor\u00ebt theksojn\u00eb se furnizimi me uj\u00eb n\u00eb Tragjas nuk garantohet nga sistemi publik, por sigurohet kryesisht p\u00ebrmes puseve individuale t\u00eb hapura nga vet\u00eb familjet. \u201cFshati nuk furnizohet normalisht me uj\u00eb. Shumica e familjeve jan\u00eb detyruar t\u00eb hapin puse p\u00ebr t\u00eb siguruar ujin p\u00ebr jetes\u00eb dhe bujq\u00ebsi\u201d, tha Perlat Baco.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me ndikimin n\u00eb mjedis, AKUK sqaron se n\u00eb lejen e p\u00ebrdorimit t\u00eb burimit ujor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar nj\u00eb prurje ekologjike prej 186 litrash n\u00eb sekond\u00eb, e cila, sipas institucionit, do t\u00eb mbetet gjithmon\u00eb n\u00eb rrjedhje t\u00eb lir\u00eb lumore p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer ekosistemit dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur shqet\u00ebsimet mjedisore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtojn\u00eb marrjen e ujit nga burimi i Izvorit, banor\u00ebt theksojn\u00eb se nuk jan\u00eb kund\u00ebr zhvillimit, por k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb zgjidhjet t\u00eb mos cenojn\u00eb burimin jetik t\u00eb komunitetit. \u201cNe nuk kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb uji t\u00eb mos shkoj\u00eb fare, por t\u00eb merret vet\u00ebm ajo pjes\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrdoret nga fshati dhe t\u00eb mos preket burimi k\u00ebtu lart\u201d, tha Perlat Baco.<\/p>\n<p><a class=\"glg-a-custom-wrap\" href=\"https:\/\/amfora.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/Burimi-i-Izvorit.-Foto-Media-Amfora--1024x682.jpeg\"><\/a><em>Bim\u00ebsia e dendur dhe gjall\u00ebria ujore n\u00eb burimin e Izvorit, Tragjas \u2013 Vlor\u00eb. Foto. Media Amfora<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim e mb\u00ebshtet edhe ambientalisti Niko Dumani, sipas t\u00eb cilit komuniteti ka ofruar alternativa m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme. \u201cBanor\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb zgjidhje racionale, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzohet vet\u00ebm teprica e ujit dhe t\u00eb respektohet ekuilibri mjedisor, por k\u00ebto alternativa nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb nga institucionet\u201d, tha Dumani.<\/p>\n<p><strong>Zhvillimi turistik p\u00ebrball\u00eb konfliktit me burimet natyrore\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur banor\u00ebt kund\u00ebrshtojn\u00eb projektin dhe shprehen t\u00eb vendosur p\u00ebr ta mbrojtur burimin e Izvorit me \u00e7do pasoj\u00eb, ambientalist\u00ebt theksojn\u00eb se jan\u00eb shkelur parimet baz\u00eb t\u00eb konsultimit publik dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb burimeve natyrore, pushteti vendor pozicionohet jasht\u00eb procesit vendimmarr\u00ebs, duke ia atribuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb institucioneve qendrore.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjet zyrtare p\u00ebr median Amfora,\u00a0Bashkia e Vlor\u00ebs\u00a0dhe\u00a0Bashkia e Himar\u00ebs\u00a0sqarojn\u00eb se projekti i uj\u00ebsjell\u00ebsit nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb tyre dhe se nuk jan\u00eb autoritete miratuese apo zbatuese t\u00eb tij. Sipas tyre, vendimmarrja p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e burimeve ujore dhe realizimin e investimit i takon institucioneve qendrore, nd\u00ebrsa roli i tyre kufizohet n\u00eb administrimin vendor t\u00eb territorit.<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb pozicionimi e l\u00eb konfliktin mes banor\u00ebve dhe projektit pa nj\u00eb adres\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie n\u00eb nivel lokal, duke thelluar ndjesin\u00eb e p\u00ebrjashtimit t\u00eb komunitetit nga procesi vendimmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtimi i banor\u00ebve t\u00eb Tragjasit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i izoluar, por pjes\u00eb e nj\u00eb serie konfliktesh q\u00eb po shoq\u00ebrojn\u00eb shfryt\u00ebzimin e burimeve ujore n\u00eb jug t\u00eb vendit. Vitet e fundit, p\u00ebrplasje t\u00eb ngjashme jan\u00eb shfaqur edhe n\u00eb zona t\u00eb tjera, ku komunitetet lokale jan\u00eb p\u00ebrballur me projekte uj\u00ebsjell\u00ebsish dhe nd\u00ebrhyrje n\u00eb burime natyrore, t\u00eb cilat jan\u00eb perceptuar si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr jetes\u00ebn, mjedisin dhe t\u00eb ardhmen e territoreve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb paraleliz\u00ebm e thekson edhe ambientalisti Niko Dumani, duke iu referuar nj\u00eb rasti tjet\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar nga komuniteti. \u201cEdhe n\u00eb rastin e Shushic\u00ebs kemi par\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb, ku burimet ujore jan\u00eb shfryt\u00ebzuar p\u00ebr interesa t\u00eb ve\u00e7anta pa konsultim real me banor\u00ebt. Sa her\u00eb q\u00eb kemi kund\u00ebrshtim t\u00eb fort\u00eb nga komuniteti, kjo tregon se procedurat ligjore dhe mjedisore kan\u00eb d\u00ebshtuar dhe se vendimmarrja \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga territori\u201d, p\u00ebrfundoi Dumani. \/Faktoje.al<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Tragjas t\u00eb Vlor\u00ebs, gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit nd\u00ebrtimi i nj\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsi q\u00eb synon devijimin e ujit nga burimi natyror i Izvorit drejt zonave turistike t\u00eb investimeve strategjike ka prodhuar rezistenc\u00eb t\u00eb hapur t\u00eb banor\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtojn\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb mb\u00ebshtetur nga institucionet si zhvillim, por q\u00eb sipas tyre rrezikon furnizimin jetik me uj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-82825","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82825","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82825"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82825\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82825"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82825"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82825"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}