{"id":82779,"date":"2026-04-18T14:28:19","date_gmt":"2026-04-18T14:28:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/18\/kriza-transporti-tokesor-me-kamion-drejt-falimentimit\/"},"modified":"2026-04-18T14:28:19","modified_gmt":"2026-04-18T14:28:19","slug":"kriza-transporti-tokesor-me-kamion-drejt-falimentimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/18\/kriza-transporti-tokesor-me-kamion-drejt-falimentimit\/","title":{"rendered":"Kriza, transporti tok\u00ebsor me kamion drejt falimentimit"},"content":{"rendered":"<p>Rritja e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs dhe mungesa e masave mb\u00ebshtet\u00ebse po thellojn\u00eb kriz\u00ebn n\u00eb sektorin e transportit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb mallrave n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore dhe n\u00eb transportin publik t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve. Operator\u00ebt e transportit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb mallrave paralajm\u00ebrojn\u00eb humbje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb konkurrueshm\u00ebris\u00eb dhe rrezik p\u00ebr falimentim. Nd\u00ebrsa kompanit\u00eb e transportit publik, t\u00eb pak\u00ebnaqura me mas\u00ebn prej 50 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr t\u00eb subvencionit t\u00eb naft\u00ebs t\u00eb propozuar nga qeveria, kan\u00eb nisur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale t\u00eb rrisin deri n\u00eb 14% \u00e7mimet e biletave.<\/p>\n<h4>Shtrenjtimi i \u00e7mimit t\u00eb karburanteve pas p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb tensioneve n\u00eb Lindjen e Mesme po ndikon ndjesh\u00ebm n\u00eb thellimin e kriz\u00ebs n\u00eb sektorin e transportit t\u00eb mallrave dhe udh\u00ebtar\u00ebve n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore. Sipas operator\u00ebve t\u00eb tregut, kjo situat\u00eb po e shtyn sektorin drejt nj\u00eb gjendjeje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, ku rreziku i reduktimit t\u00eb aktivitetit dhe mbylljes s\u00eb bizneseve po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb real.<\/h4>\n<p>N\u00eb rajon, operator\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb transportit p\u00ebrballen me nj\u00eb disavantazh t\u00eb duksh\u00ebm konkurrues, pasi \u00e7mimi i karburanteve n\u00eb Shqip\u00ebri rezulton rreth 30\u201340 cent m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr krahasuar me vendet fqinje. N\u00eb k\u00ebto kushte, sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb sektorit, b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ruhet konkurrueshm\u00ebria n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kur kostot baz\u00eb jan\u00eb ndjesh\u00ebm m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>P\u00ebr drejtuesin dhe themeluesin e kompanis\u00eb s\u00eb transportit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb mallrave \u201cShega Trans\u201d, Ervin Shijaku, sektori i transportit tok\u00ebsor po p\u00ebrballet me v\u00ebshtir\u00ebsi serioze dhe, n\u00ebse nuk merren masa, rrezikon p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Sipas tij, transporti i mallrave me kamion\u00eb po shkon drejt falimentimit, nd\u00ebrsa mungesa e reagimit institucional mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb mbylljen e shum\u00eb aktiviteteve.<\/p>\n<p>\u201cSektori prej vitesh po p\u00ebrballet me problematika t\u00eb mprehta, si niveli i lart\u00eb i informalitetit, mungesa e konkurrueshm\u00ebris\u00eb krahasuar me kompanit\u00eb e rajonit p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb naft\u00ebs, si dhe mungesa e skemave mb\u00ebshtet\u00ebse si rimbursimi i TVSH-s\u00eb p\u00ebr karburantin e p\u00ebrdorur, si\u00e7 aplikohet n\u00eb rajon. Nj\u00eb tjet\u00ebr problem mbetet edhe mungesa e drejtuesve t\u00eb kamion\u00ebve.<\/p>\n<h4>Nga ana tjet\u00ebr, po krijohet nj\u00eb tjet\u00ebr problem nga disavantazhi i vendit p\u00ebr \u00e7mimet e larta t\u00eb naft\u00ebs dhe nga marr\u00ebveshjet bilaterale q\u00eb Shqip\u00ebria ka me k\u00ebto vende, t\u00eb cilat nuk kufizojn\u00eb l\u00ebvizjen e kamion\u00ebve. K\u00ebto marr\u00ebveshje lejojn\u00eb q\u00eb kamion\u00ebt t\u00eb qarkullojn\u00eb pa leje tranziti (permit), si n\u00eb hyrje ashtu edhe n\u00eb dalje, duke synuar leht\u00ebsimin e tregtis\u00eb rajonale. Shum\u00eb operator\u00eb nga k\u00ebto tre shtete po vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ngarkuar mallra dhe m\u00eb pas p\u00ebr t\u2019i eksportuar drejt Europ\u00ebs. Por pas ngarkimit t\u00eb mallrave n\u00eb Shqip\u00ebri, ata nuk vijojn\u00eb itinerarin direkt p\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, por kthehen n\u00eb vendin e tyre p\u00ebr t\u2019u furnizuar, pasi \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt deri n\u00eb 30%, dhe m\u00eb pas vijojn\u00eb itinerarin. Edhe pse kjo sjell nj\u00eb distanc\u00eb shtes\u00eb prej rreth 300 km, leverdia ekonomike e b\u00ebn t\u00eb arsyeshme k\u00ebt\u00eb zgjedhje\u201d, thot\u00eb Shijaku.<\/h4>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kompanit\u00eb shqiptare nuk mund t\u00eb ndjekin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn strategji, pra t\u00eb furnizohen me naft\u00eb n\u00eb k\u00ebto shtete ku \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lir\u00eb, pasi nuk p\u00ebrfitojn\u00eb rimbursim t\u00eb TVSH-s\u00eb p\u00ebr karburantin e bler\u00eb jasht\u00eb vendit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, legjislacioni shqiptar i kufizon ato q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb territor me m\u00eb shum\u00eb se 200 litra naft\u00eb n\u00eb serbatorin e kamionit. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, p\u00ebrballen me gjoba rreth 400 euro dhe detyrim p\u00ebr t\u00eb paguar taksa shtes\u00eb mbi sasin\u00eb e lejuar. Kjo i vendos n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb me operator\u00ebt e huaj.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar, diferencat n\u00eb kosto jan\u00eb t\u00eb konsiderueshme. P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin itinerar vajtje-ardhje drejt Gjermanis\u00eb, nj\u00eb kompani shqiptare mund t\u00eb shpenzoj\u00eb rreth 3,500 euro p\u00ebr karburant, nd\u00ebrsa nj\u00eb operator nga rajoni vet\u00ebm 2,200 euro. N\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb vetme, kursimi p\u00ebr operator\u00ebt e huaj mund t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb 1,000 litra naft\u00eb, duke i b\u00ebr\u00eb ata shum\u00eb m\u00eb konkurrues n\u00eb treg.<\/p>\n<h4>Pasojat tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb treg p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt e sektorit t\u00eb transportit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb mallrave me kamion\u00eb. Ve\u00e7an\u00ebrisht kompania jon\u00eb, n\u00ebse para periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19 dispononte rreth 20 kamion\u00eb p\u00ebr transport t\u00eb mallrave n\u00eb Kosov\u00eb, sot operon vet\u00ebm me 1 kamion, thjesht p\u00ebr t\u00eb mbajtur flamurin e aktivitetit me Kosov\u00ebn\u201d, n\u00ebnvizon nd\u00ebr t\u00eb tjera zoti Shijaku.<\/h4>\n<p>Operator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb se situata me humbjen e konkurrueshm\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar gjat\u00eb 3\u20134 viteve t\u00eb fundit, por \u00ebsht\u00eb thelluar edhe m\u00eb shum\u00eb pas rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, operator\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb menj\u00ebhershme nga qeveria, duke propozuar dy zgjidhje kryesore: ose rishikimin e marr\u00ebveshjeve bilaterale me vendet e rajonit, ose vendosjen e nj\u00eb skeme kompensimi financiar p\u00ebr diferenc\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb karburantit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, ata paralajm\u00ebrojn\u00eb se sektori rrezikon kolapsin, me pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe zinxhirin e furnizimit n\u00eb vend.<\/p>\n<h4>Shengen \u201cmbyll rrug\u00ebt\u201d p\u00ebr shofer\u00ebt, shtohen v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb p\u00ebr sektorin<\/h4>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr sfid\u00eb e sektorit lidhet me rregullat e reja p\u00ebr q\u00ebndrimin n\u00eb zon\u00ebn Shengen, t\u00eb cilat po krijojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr drejtuesit e mjeteve.<\/p>\n<p>Zbatimi i rregullit 90 dit\u00eb q\u00ebndrim brenda periudh\u00ebs 180 ditore n\u00eb zon\u00ebn Shengen, i shoq\u00ebruar me monitorimin dixhital t\u00eb hyrje-daljeve n\u00eb kufi, po sjell v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr sektorin e transportit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb mallrave. Sipas operator\u00ebve, kontrolli m\u00eb i rrept\u00eb i q\u00ebndrimit, i kombinuar me koh\u00ebn mesatare t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb shofer\u00ebve n\u00eb vendet e BE-s\u00eb, q\u00eb arrin deri n\u00eb 20\u201322 dit\u00eb n\u00eb muaj, po e p\u00ebrshpejton ndjesh\u00ebm konsumimin e dit\u00ebve t\u00eb lejuara t\u00eb q\u00ebndrimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, shofer\u00ebt e kamion\u00ebve e ezaurojn\u00eb shpejt kufirin prej 90 dit\u00ebsh brenda \u00e7do periudhe 180-ditore, duke u detyruar m\u00eb pas t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb jasht\u00eb territorit t\u00eb Shengenit p\u00ebr rreth dy muaj. Kjo situat\u00eb po krijon nd\u00ebrprerje n\u00eb ciklin e pun\u00ebs dhe v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb planifikimin e operacioneve logjistike, duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb eficienc\u00ebn e kompanive t\u00eb transportit.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb detyron kompanit\u00eb t\u00eb rrisin me rreth 30% numrin e shofer\u00ebve, nj\u00eb objektiv i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u realizuar p\u00ebr shkak t\u00eb kostove t\u00eb larta dhe munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore n\u00eb treg.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanis\u00eb \u201cTranslog Albania\u201d, q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb transportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb mallrave si rrugor ashtu edhe detar, k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrhyrje nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse. Sipas tyre, masat duhet t\u00eb fokusohen n\u00eb kontrollin e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb karburanteve, rimbursimin e akciz\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs, si dhe politika mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr kursin e k\u00ebmbimit valutor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb zbutet presioni mbi sektorin dhe t\u00eb rikthehet konkurrueshm\u00ebria n\u00eb tregjet rajonale dhe europiane.<\/p>\n<h4>Paralajm\u00ebrohet rritje tjet\u00ebr e tarifave<\/h4>\n<p>Shtrenjtimi i \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs solli menj\u00ebher\u00eb rritje t\u00eb tarifave p\u00ebr transportin e mallrave me kamion\u00eb nga 10 deri n\u00eb 30%. N\u00ebse para nisjes s\u00eb luft\u00ebs tarifa p\u00ebr transportin e mallrave drejt Milanos me kamion kushtonte 3,100 euro, aktualisht niveli i tarif\u00ebs ka arritur n\u00eb 3,200 euro (rritje 10%). P\u00ebr Gjermanin\u00eb, tarifa nga 4,500 euro ka arritur n\u00eb 5,000 euro (rritje 20%). Drejt Greqis\u00eb, tarifa nga 1,000 euro ka arritur n\u00eb 1,200\u20131,300 euro (rritje 20\u201330%).<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se rrezikojn\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb, operator\u00ebt pohojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb rrisin t\u00eb pakt\u00ebn edhe me 4% tarifat, me q\u00ebllim p\u00ebrballimin e kostove.<\/p>\n<h4>Kriza e transportit publik t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve<\/h4>\n<p>Sektori i transportit publik n\u00eb vend, i goditur prej vitesh nga r\u00ebnia e ndjeshme e numrit t\u00eb pasagjer\u00ebve, po p\u00ebrballet tashm\u00eb me nj\u00eb tjet\u00ebr sfid\u00eb t\u00eb fort\u00eb: rritjen e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs. Pas pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19, operator\u00ebt pohojn\u00eb se vijojn\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb p\u00ebrgjysmimin e fluksit t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr shum\u00eb linja, nga emigracioni dhe shtimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb automjeteve private. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb brisht\u00eb financiare, shtrenjtimi i karburantit ka shtuar edhe m\u00eb tej presionin mbi kostot, duke e b\u00ebr\u00eb mbijetes\u00ebn e sektorit gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Rreth 800 mij\u00eb euro n\u00eb muaj \u00ebsht\u00eb kostoja shtes\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb rreth 225 operator\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt operojn\u00eb n\u00eb 450 linja t\u00eb transportit publik n\u00eb vend, sipas llogaritjeve t\u00eb Shoqatave t\u00eb Transportit. P\u00ebr shum\u00eb prej tyre, kjo rritje e menj\u00ebhershme e shpenzimeve vjen n\u00eb nj\u00eb moment kur t\u00eb ardhurat jan\u00eb n\u00eb nivele minimale.<\/p>\n<p>\u201cPas pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19, n\u00eb rrethe numri i pasagjer\u00ebve ka r\u00ebn\u00eb deri n\u00eb 50%, p\u00ebr shkak t\u00eb emigracionit dhe shtimit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb makinave vetjake. Nd\u00ebrkoh\u00eb, bileta e autobusit, p\u00ebr shembull n\u00eb linj\u00ebn Tiran\u00eb\u2013Berat, kushton 300 lek\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie pasagjer\u00ebsh dhe k\u00ebt\u00eb nivel \u00e7mimi, operator\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb mbijetojn\u00eb\u201d, shprehet Dashnor Memaj, kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Transportit Urban dhe Interurban.<\/p>\n<h4>Si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre v\u00ebshtir\u00ebsive dhe munges\u00ebs s\u00eb reagimit nga qeveria ndaj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr kompensimin e naft\u00ebs n\u00eb nivelin prej 100 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr, operator\u00ebt u detyruan t\u00eb nd\u00ebrmarrin mas\u00eb drastike, duke reduktuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht sh\u00ebrbimin deri n\u00eb 60% brenda nj\u00eb dite. Ky zhvillim reflektoi gjendjen kritike t\u00eb sektorit p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit.<\/h4>\n<p>Pas k\u00ebsaj, qeveria propozoi p\u00ebr operator\u00ebt kompensim t\u00eb naft\u00ebs p\u00ebr 3 muaj n\u00eb vler\u00ebn 50 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr. P\u00ebr propozimin e subvencionimit, kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Transportit Qytetas, Kostandin Foni, tha p\u00ebr Monitor se kjo mb\u00ebshtetje nuk arrin t\u00eb mbuloj\u00eb kostot shtes\u00eb t\u00eb krijuara nga shtrenjtimi i naft\u00ebs, por e vler\u00ebsoi si nj\u00eb hap t\u00eb par\u00eb pozitiv n\u00eb drejtim t\u00eb normalizimit t\u00eb sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb heqjen e akciz\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs dhe uljen e TVSH-s\u00eb. Vet\u00ebm miratimi i k\u00ebtyre masave do t\u00eb garantonte q\u00ebndrueshm\u00ebri p\u00ebr sektorin, i cili ndodhet n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb pas pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19\u201d, u shpreh Foni.<\/p>\n<p>Operator\u00ebt theksojn\u00eb se pa nd\u00ebrhyrje m\u00eb t\u00eb thelluara fiskale, sektori i transportit publik rrezikon t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb zgjatur, e cila jo vet\u00ebm do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb aktivitetin e tyre, por edhe cil\u00ebsin\u00eb dhe aksesin e sh\u00ebrbimit p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<h4>Nga ana tjet\u00ebr, operator\u00ebt e transportit publik n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb rrethe i kan\u00eb \u201cduart e lidhura\u201d p\u00ebr t\u00eb aplikuar \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr biletat e udh\u00ebtar\u00ebve, pasi p\u00ebr rrethet miratohen me udh\u00ebzim t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr Tiran\u00ebn ndryshimet e \u00e7mimeve miratohen nga K\u00ebshilli Bashkiak.<\/h4>\n<p>\u201cNga qeveria duhet t\u00eb rishikohet metodologjia e llogaritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb bilet\u00ebs p\u00ebr rrethet. Rishikimi i udh\u00ebzimit p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e \u00e7mimeve t\u00eb bilet\u00ebs n\u00eb transportin urban n\u00eb 2023 nuk p\u00ebrfshin kostot e amortizimit t\u00eb mjeteve, t\u00eb pagave etj. \u00c7mimi i bilet\u00ebs vijon t\u00eb llogaritet vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e km q\u00eb p\u00ebrshkruhet sipas itinerareve. Por kjo metodologji nuk i p\u00ebrshtatet situat\u00ebs s\u00eb sektorit. \u00cbsht\u00eb e nevojshme q\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebr sektorin t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb strategji gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse q\u00eb do t\u00eb ndihmonte n\u00eb kap\u00ebrcimin e v\u00ebshtir\u00ebsive ku ndodhet\u201d, thot\u00eb zoti Memaj.<\/p>\n<p>Po ashtu, p\u00ebr shkak t\u00eb mos p\u00ebrballimit t\u00eb kostove dhe v\u00ebshtir\u00ebsive financiare, disa operator\u00eb kan\u00eb nisur t\u00eb rrisin \u00e7mimet e biletave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale. Sipas qytetar\u00ebve, p\u00ebr shembull, \u00e7mimi i bilet\u00ebs p\u00ebr itinerarin Tiran\u00eb\u2013Kor\u00e7\u00eb nga 700 lek\u00eb ka arritur n\u00eb 800 lek\u00eb, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje prej rreth 14%.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/18\/kriza-transporti-tokesor-me-kamion-drejt-falimentimit\/\">Kriza, transporti tok\u00ebsor me kamion drejt falimentimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rritja e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs dhe mungesa e masave mb\u00ebshtet\u00ebse po thellojn\u00eb kriz\u00ebn n\u00eb sektorin e transportit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb mallrave n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore dhe n\u00eb transportin publik t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve. Operator\u00ebt e transportit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb mallrave paralajm\u00ebrojn\u00eb humbje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb konkurrueshm\u00ebris\u00eb dhe rrezik p\u00ebr falimentim. Nd\u00ebrsa kompanit\u00eb e transportit publik, t\u00eb pak\u00ebnaqura me mas\u00ebn prej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-82779","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82779","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82779"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82779\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}