{"id":82749,"date":"2026-04-18T11:48:24","date_gmt":"2026-04-18T11:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/18\/shqiperia-eshte-peng-i-nje-opozite-qe-nuk-arrin-te-behet-alternative\/"},"modified":"2026-04-18T11:48:24","modified_gmt":"2026-04-18T11:48:24","slug":"shqiperia-eshte-peng-i-nje-opozite-qe-nuk-arrin-te-behet-alternative","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/18\/shqiperia-eshte-peng-i-nje-opozite-qe-nuk-arrin-te-behet-alternative\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb peng i nj\u00eb opozite q\u00eb nuk arrin t\u00eb b\u00ebhet alternativ\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ardi Stefa\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb fjali p\u00ebrmbledh gjith\u00eb situat\u00ebn politike shqiptare: Qeveria duhet t\u00eb bjer\u00eb, por askush n\u00eb Shqip\u00ebri nuk di k\u00eb t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb vend t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Dhe, pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon, tragjikomedia jon\u00eb. Kur nj\u00eb vend nuk prodhon dot alternativ\u00eb, ai riciklon d\u00ebshtimin.<br \/>\nAktualisht nuk kemi nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb pushteti. Pushteti ka vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb: n\u00eb kriz\u00eb kredibiliteti, n\u00eb kriz\u00eb besimi, n\u00eb kriz\u00eb meritokracie, frym\u00ebzimi, n\u00eb kriz\u00eb drejt\u00ebsie!<\/p>\n<p>Por faktikisht n\u00eb Shqip\u00ebri kemi nj\u00eb kriz\u00eb alternative ndaj qeveris\u00eb. Nj\u00eb vakuum, q\u00eb nuk mbushet me britma proteste, me parrulla t\u00eb konsumuara, me fjalime patetike, me bomba molotov apo me lider\u00eb q\u00eb riciklojn\u00eb vetveten, pavar\u00ebsisht se n\u00eb raftin e tranzicionin kan\u00eb dekada q\u00eb kan\u00eb skaduar, por me kok\u00ebfort\u00ebsi e k\u00ebmb\u00ebngulje u z\u00ebn\u00eb vendin produkteve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Protesta e djeshme? Po, ishte protest\u00eb, edhe pse ishte protesta komb\u00ebtare m\u00eb e tkurrur e me pjes\u00ebmarrjen m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Po, ishte edhe e zhurmshme. Po, i dha edhe nj\u00eb tjet\u00ebr goditje psikologjike pushtetit. Po, pati jehon\u00eb n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por por pati p\u00ebrs\u00ebri jehon\u00eb dhuna dhe jo alternativat e shplosura. Pati edhe nga ata q\u00eb nxituan ta shpallin si d\u00ebshmi t\u00eb nj\u00eb \u201cbesueshm\u00ebrie t\u00eb re\u201d t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb keqlexim i rreziksh\u00ebm. Sepse pjes\u00ebmarrja n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb automatikisht vot\u00ebbesim. \u00cbsht\u00eb shpesh vet\u00ebm shp\u00ebrthim pak\u00ebnaq\u00ebsie. Nj\u00eb dalje n\u00eb rrug\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr nes\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb protest\u00ebs, mbeti ajo ndjesia e hidhur e suksesit: \u201ci ai operacioni q\u00eb doli me sukses, por q\u00eb pacienti vdiq.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se nuk po kuptohet thelbi. Nuk \u00ebsht\u00eb se qytetar\u00ebt nuk dalin m\u00eb nga sht\u00ebpia; \u00ebsht\u00eb se nuk shkojn\u00eb m\u00eb te kutia e votimit. Nuk \u00ebsht\u00eb se nuk e kuptojn\u00eb at\u00eb q\u00eb tha Berisha dje p\u00ebr Hungarin\u00eb. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi. Braktisja e votimeve n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt mosbesimi i past\u00ebr. Dhe ky mosbesim ka em\u00ebr.<\/p>\n<p>Emri \u00ebsht\u00eb opozita e sotme, drejtuesi i saj dhe enturazhi rreth tij. \u00cbsht\u00eb e kot\u00eb q\u00eb Sali Berisha t\u00eb sillet si viktim\u00eb e nj\u00eb sistemi q\u00eb, n\u00eb fakt, e njeh m\u00eb mir\u00eb se kushdo, sepse ka qen\u00eb arkitekt i tij. \u00c7do kritik\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201csulm i orkestruar nga pushteti\u201d, \u00e7do d\u00ebshtim \u00ebsht\u00eb \u201ckomplot\u201d, \u00e7do humbje \u00ebsht\u00eb \u201cvjedhje\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb alibia m\u00eb e vjet\u00ebr n\u00eb librin e d\u00ebshtimeve politike: kur nuk bind dot qytetar\u00ebt, shpall armiq mediat. Kur nuk fiton dot zgjedhjet, shpall t\u00eb vjedhur realitetin. Kur je i dob\u00ebt dhe nuk ke akternativa bind\u00ebse gjen armiq brenda partis\u00eb dhe moho gar\u00ebn. Teat\u00ebr i konsumuar, q\u00eb nuk bind m\u00eb ask\u00ebnd p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb kan\u00eb vendosur t\u00eb mos shikojn\u00eb m\u00eb realitetin.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb: faji p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e ul\u00ebt n\u00eb protesta dhe p\u00ebr humbjet elektorale t\u00eb opozit\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm te propaganda, as vet\u00ebm te kund\u00ebrshtari.<\/p>\n<p>Faji \u00ebsht\u00eb te vet\u00eb drejtimi i opozit\u00ebs. Kur nj\u00eb lider g\u00ebnjen p\u00ebr shum\u00eb gjat\u00eb, vjen nj\u00eb moment kur nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u00e7\u00ebshtje bindjeje, por \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kredibiliteti t\u00eb humbur. Dhe kredibiliteti, ndryshe nga pushteti, nuk rikthehet me britma dhe me molotov\u00eb.<\/p>\n<p>Po, sot \u201cregjimi\u201d u tremb, por nuk u tmerrua. U pa frika e \u201cregjimit\u201d n\u00eb nervozizmin e tij, n\u00eb reagimin e menj\u00ebhersh\u00ebm e joproporcional t\u00eb policis\u00eb. Por nj\u00eb regjim nuk rr\u00ebzohet nga frika e nj\u00eb dite. Rr\u00ebzohet kur p\u00ebrball\u00eb tij ngrihet nj\u00eb alternativ\u00eb q\u00eb nuk t\u00eb l\u00eb m\u00eb zgjedhje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe sot kjo alternativ\u00eb mungon. Fatkeq\u00ebsisht opozita dhe partia e Berish\u00ebs nuk jan\u00eb alternativ\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht falenderimeve patetike n\u00eb shkall\u00ebt e PD edhe dje qeveria nuk u rr\u00ebzua. Dhe jo sepse nuk kishte apo ka zem\u00ebrim. Zem\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb kudo: n\u00eb \u00e7mimet, n\u00eb emigracionin, n\u00eb padrejt\u00ebsit\u00eb, n\u00eb lodhjen kolektive t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb po boshatiset, n\u00eb munges\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb e meritokracis\u00eb. Por zem\u00ebrimi pa drejtim \u00ebsht\u00eb thjesht energji q\u00eb shpenzohet kot dhe lodh edhe m\u00eb t\u00eb zem\u00ebruarit.<\/p>\n<p>Premtimi i radh\u00ebs nga shkall\u00ebt e PD? \u201cDo rr\u00ebzohet n\u00eb protest\u00ebn e muajit tjet\u00ebr.\u201d<br \/>\nrefren i njohur, iluzione q\u00eb shtyhen pa fund, nd\u00ebrsa realiteti mbetet po ai.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta e hidhur \u00ebsht\u00eb: Derisa opozita t\u00eb \u00e7lirohet nga modeli q\u00eb e ka sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, nuk ka protest\u00eb q\u00eb e shp\u00ebton. Nuk ka retorik\u00eb q\u00eb e ringjall. Nuk ka fajtor tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 vetes.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria sot nuk \u00ebsht\u00eb peng i nj\u00eb qeverie t\u00eb fort\u00eb. \u00cbsht\u00eb peng i nj\u00eb opozite q\u00eb nuk arrin t\u00eb b\u00ebhet alternativ\u00eb.<br \/>\nE th\u00ebn\u00eb tro\u00e7: \u201cKjo opozit\u00eb \u00ebsht\u00eb investimi m\u00eb i mir\u00eb i regjimit, sepse kjo opozit\u00eb, me k\u00ebt\u00eb lloj mend\u00ebsie e mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb regjimin!\u201d<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb problemi. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vazhdon t\u00eb mbetet i pazgjidhur.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardi Stefa\/ Nj\u00eb fjali p\u00ebrmbledh gjith\u00eb situat\u00ebn politike shqiptare: Qeveria duhet t\u00eb bjer\u00eb, por askush n\u00eb Shqip\u00ebri nuk di k\u00eb t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb vend t\u00eb saj. Dhe, pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon, tragjikomedia jon\u00eb. Kur nj\u00eb vend nuk prodhon dot alternativ\u00eb, ai riciklon d\u00ebshtimin. Aktualisht nuk kemi nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb pushteti. Pushteti ka vite q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-82749","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82749","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82749"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82749\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82749"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82749"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82749"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}