{"id":8270,"date":"2025-03-05T13:32:10","date_gmt":"2025-03-05T13:32:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/05\/rreziku-i-republikes-se-prokuroreve-kur-gjykata-kushtetuese-dhe-parlamenti-nenshtrohen-nga-frika\/"},"modified":"2025-03-05T13:32:10","modified_gmt":"2025-03-05T13:32:10","slug":"rreziku-i-republikes-se-prokuroreve-kur-gjykata-kushtetuese-dhe-parlamenti-nenshtrohen-nga-frika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/05\/rreziku-i-republikes-se-prokuroreve-kur-gjykata-kushtetuese-dhe-parlamenti-nenshtrohen-nga-frika\/","title":{"rendered":"Rreziku i Republik\u00ebs s\u00eb Prokuror\u00ebve: Kur Gjykata Kushtetuese dhe Parlamenti n\u00ebnshtrohen nga frika"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada<\/p>\n<p>Vox Dei, Vox Iustitiae !<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do demokraci funksionale, ndarja e pushteteve \u00ebsht\u00eb gur themeli i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Gjykatat jan\u00eb garancia p\u00ebr qytetar\u00ebt se ligji zbatohet me drejt\u00ebsi, nd\u00ebrsa Parlamenti \u00ebsht\u00eb institucioni q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson vullnetin politik t\u00eb popullit. Por \u00e7far\u00eb ndodh kur k\u00ebto dy pushtete bien n\u00ebn frik\u00ebn e nj\u00eb prokurorie t\u00eb fuqizuar p\u00ebrtej kontrollit kushtetues? At\u00ebher\u00eb nuk kemi m\u00eb nj\u00eb shtet demokratik, por nj\u00eb Republik\u00eb t\u00eb Prokuror\u00ebve, ku vendimet nuk merren m\u00eb nga gjykatat dhe politika, por nga nj\u00eb grusht prokuror\u00ebsh t\u00eb papreksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ngjarja e fundit, ku Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn p\u00ebrgjim nga SPAK, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kamban\u00eb alarmi q\u00eb nuk duhet t\u00eb neglizhohet. Nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb hetim rutin\u00eb, por me nj\u00eb akt q\u00eb tregon se askush nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i sigurt nga makineria e prokuroris\u00eb. Kur nj\u00eb prokuror merr lirin\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00ebn p\u00ebrgjim nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese pa procedura t\u00eb qarta ligjore, pa e regjistruar si t\u00eb dyshuar dhe pa nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb fort\u00eb ligjore, at\u00ebher\u00eb drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pavarur \u2013 ajo \u00ebsht\u00eb e n\u00ebnshtruar.<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo kalon pa reagim, at\u00ebher\u00eb nes\u00ebr nuk do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb m\u00eb p\u00ebr gjykata dhe parlament: gjith\u00e7ka do t\u00eb vendoset nga nj\u00eb grup prokuror\u00ebsh q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjen askujt. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb hipotez\u00eb abstrakte. Rumania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull konkret i nj\u00eb shteti q\u00eb p\u00ebr pak rr\u00ebshqiti drejt nj\u00eb Republike t\u00eb Prokuror\u00ebve, me pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr demokracin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Rasti i Rumanis\u00eb: Nga Lufta ndaj Korrupsionit tek Sundimi i Prokuror\u00ebve<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2000, Rumania krijoi Direc\u021bia Na\u021bional\u0103 Anticorup\u021bie (DNA), nj\u00eb institucion i fuqish\u00ebm me kompetenca t\u00eb gjera p\u00ebr t\u00eb ndjekur penalisht korrupsionin n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit. Fillimisht, suksesi i DNA ishte mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs: dhjet\u00ebra ministra, kryetar\u00eb bashkish dhe biznesmen\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj u arrestuan dhe d\u00ebnuan p\u00ebr korrupsion. Rumania u pa si nj\u00eb model p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p>Por shum\u00eb shpejt, fuqia e pakontrolluar e DNA-s\u00eb krijoi nj\u00eb realitet t\u00eb friksh\u00ebm:<\/p>\n<p>1. Hetime selektive dhe p\u00ebrndjekje politike \u2013 Prokuroria nisi t\u00eb hetonte dhe nd\u00ebshkonte kryesisht opozit\u00ebn, nd\u00ebrsa qeveria mbetej e paprekur.<\/p>\n<p>2. Presion mbi gjyqtar\u00ebt \u2013 \u00c7do gjyqtar q\u00eb merrte nj\u00eb vendim kund\u00ebr DNA-s\u00eb, p\u00ebrballej me hetime dhe k\u00ebrc\u00ebnime.<\/p>\n<p>3. P\u00ebrdorim masiv t\u00eb p\u00ebrgjimeve \u2013 Politikan\u00eb, biznesmen\u00eb dhe gazetar\u00eb ishin n\u00ebn p\u00ebrgjim konstant, shpesh pa arsye t\u00eb qarta ligjore.<\/p>\n<p>4. Bashk\u00ebpunim i fsheht\u00eb me sh\u00ebrbimet sekrete \u2013 DNA u kthye n\u00eb nj\u00eb instrument kontrolli politik, duke vendosur n\u00ebn survejim gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb luftonte korrupsionin, DNA krijoi nj\u00eb sistem ku frika dhe jo drejt\u00ebsia ishte mjeti i sundimit. N\u00eb fund, Rumania u detyrua t\u00eb reformonte sistemin, duke v\u00ebn\u00eb kontrolle m\u00eb t\u00eb forta mbi pushtetin e prokuror\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb nj\u00eb agjenci e vetme t\u00eb vendoste mbi fatin e vendit.<\/p>\n<p>A po ndodh e nj\u00ebjta gj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, SPAK \u00ebsht\u00eb krijuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn filozofi si DNA-ja rumune: nj\u00eb prokurori speciale, e mbrojtur nga \u00e7do lloj kontrolli politik dhe e pajisur me kompetenca t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Ky ishte nj\u00eb hap i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin. Por tashm\u00eb po shohim shenja t\u00eb qarta t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqendrimi t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb pushtetit n\u00eb duart e pak prokuror\u00ebve, pa asnj\u00eb mekaniz\u00ebm kontrolli ligjor mbi ta. Me nj\u00eb BKH q\u00eb ushtron veprimtari gjurmuese dhe policore, n\u00eb duart e tyre , SPAKU i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vetes t\u00eb ushtroj\u00eb kompetenca q\u00eb i p\u00ebrkasin policis\u00eb s\u00eb shtetit dhe SHISH, duke dal\u00eb nga misioni i saj kushtetues , ligjor dhe procedurial.<\/p>\n<p>Rasti i fundit me p\u00ebrgjimin e nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt q\u00eb duhet t\u00eb alarmoj\u00eb \u00e7do qytetar.<\/p>\n<p>N\u00ebse prokuror\u00ebt e SPAK mund t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn p\u00ebrgjim an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese pa i regjistruar fare si t\u00eb dyshuar, at\u00ebher\u00eb \u00e7do njeri n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb b\u00ebhet sh\u00ebnjest\u00ebr e nj\u00eb mekanizmi t\u00eb pakontrolluar hetimi.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb e Prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Heshtja e Parlamentit dhe frika e institucioneve<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ngrinte alarmin p\u00ebr shkeljen e ligjit, dha nj\u00eb reagim t\u00eb vak\u00ebt dhe pa thelb. Parlamenti, q\u00eb duhet t\u00eb garantoj\u00eb kontrollin demokratik mbi institucionet e pavarura, hesht nga frika ose nga kalkulimet politike. Asnj\u00eb deputet nuk guxon t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb debat serioz p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nga frika se SPAK mund ta sh\u00ebnjestroj\u00eb nes\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, ky do t\u00eb ishte momenti p\u00ebr nj\u00eb debat parlamentar urgjent, p\u00ebr t\u00eb diskutuar n\u00ebse SPAK ka shkelur ligjin dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur masa mbik\u00ebqyrjeje m\u00eb t\u00eb forta mbi t\u00eb. Por, ashtu si n\u00eb Rumani, frika ka z\u00ebvend\u00ebsuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb para se t\u00eb jet\u00eb von\u00eb?<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb gabimet e Rumanis\u00eb. P\u00ebr t\u00eb shmangur krijimin e nj\u00eb Republike t\u00eb Prokuror\u00ebve, duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren disa hapa urgjent\u00eb:<\/p>\n<p>1. SPAK duhet t\u00eb jet\u00eb i pavarur, por jo i pakontrolluar \u2013 Parlamenti duhet t\u00eb vendos\u00eb mekanizma mbik\u00ebqyrjeje p\u00ebr t\u00eb parandaluar abuzimin me pushtetin hetimor.<\/p>\n<p>2. P\u00ebrdorimi i p\u00ebrgjimeve duhet t\u00eb rregullohet me standarde t\u00eb qarta \u2013 SPAK nuk mund t\u00eb vendos\u00eb i vet\u00ebm se k\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgjoj\u00eb, pa transparenc\u00eb dhe pa kontroll gjyq\u00ebsor t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>3. Gjykatat duhet t\u00eb rivendosin autoritetin e tyre \u2013 Gjykata Kushtetuese nuk mund t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb nj\u00eb prokuror t\u00eb sillet sikur \u00ebsht\u00eb pushteti suprem n\u00eb vend. Ajo duhet t\u00eb reagoj\u00eb fort ndaj shkeljeve t\u00eb standardeve ligjore.<\/p>\n<p>4. Debati mbi drejt\u00ebsin\u00eb duhet t\u00eb \u00e7lirohet nga frika \u2013 Sot kushdo q\u00eb kritikon SPAK-un, ashtu si ndodhte me DNA-n\u00eb, etiketohet menj\u00ebher\u00eb si mbrojt\u00ebs i korrupsionit. Kjo e b\u00ebn t\u00eb pamundur nj\u00eb debat t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb korrigjuar abuzimet. Asgj\u00eb nuk mund t\u00eb justifikoj\u00eb heshtjen e politik\u00ebs dhe medias kur shkeljet e ligjit jan\u00eb kaq flagrante. \u00c7demonizimi i kritik\u00ebve t\u00eb SPAK-ut i hap rrug\u00eb nj\u00eb debati t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm mbi t\u00eb ardhmen dhe rolin e k\u00ebsaj strukture n\u00eb luft\u00ebn reale kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00ebse sot lejojm\u00eb q\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb p\u00ebrgjohet me procedur\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb, aspak transparente, nes\u00ebr \u00e7do gjyqtar, deputet apo qytetar mund t\u00eb jet\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr e nj\u00eb sistemi t\u00eb pashpirt dhe t\u00eb pakontrolluar. Dhe at\u00ebher\u00eb, nuk do t\u00eb kemi m\u00eb nj\u00eb shtet ligjor \u2013 do t\u00eb kemi nj\u00eb Republik\u00eb t\u00eb Prokuror\u00ebve, ku \u00e7do vendim nuk merret m\u00eb n\u00eb Parlament apo n\u00eb Gjykat\u00eb, por n\u00eb zyrat e prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK-ut. Zgjedhjet dhe vota e popullit nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb vler\u00eb, vler\u00eb do t\u00eb ken\u00eb vendimet rutin\u00eb t\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb em\u00ebruar ( jo t\u00eb zgjedhur me vot\u00eb) t\u00eb SPAK-ut q\u00eb do t\u00eb vendosin se kush do bie e kush do ngrihet n\u00eb politik\u00eb, kush do t\u00eb qeveris\u00eb e kush do t\u00eb b\u00ebj\u00eb opozit\u00eb, kush do ulet e kush do zbohet nga parlamneti, qeveria , gjykatat .. dhe deri se edhe kush do t\u00eb flas\u00eb e kush e kush do hesht\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb demokraci, por nj\u00eb Republik\u00eb e Prokuror\u00ebve, e cila n\u00eb fund d\u00ebmton m\u00eb shum\u00eb qytetar\u00ebt sesa t\u00eb korruptuarit.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr nj\u00eb sistem t\u00eb till\u00eb, shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb votuar kurr\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/03\/rreziku-i-republikes-se-prokuroreve-kur-gjykata-kushtetuese-dhe-parlamenti-nenshtrohen-nga-frika\/\">Rreziku i Republik\u00ebs s\u00eb Prokuror\u00ebve: Kur Gjykata Kushtetuese dhe Parlamenti n\u00ebnshtrohen nga frika<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada Vox Dei, Vox Iustitiae ! N\u00eb \u00e7do demokraci funksionale, ndarja e pushteteve \u00ebsht\u00eb gur themeli i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Gjykatat jan\u00eb garancia p\u00ebr qytetar\u00ebt se ligji zbatohet me drejt\u00ebsi, nd\u00ebrsa Parlamenti \u00ebsht\u00eb institucioni q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson vullnetin politik t\u00eb popullit. Por \u00e7far\u00eb ndodh kur k\u00ebto dy pushtete bien n\u00ebn frik\u00ebn e nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8270","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8270","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8270"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8270\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8270"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8270"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8270"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}