{"id":82543,"date":"2026-04-17T11:48:15","date_gmt":"2026-04-17T11:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/17\/nga-sylvinho-deri-te-infrastruktura-ne-shqiperi-duka-i-thote-te-gjitha-ju-tregoj-te-ardhmen-e-pankines-kuqezi-dhe-progresin-ne-futboll\/"},"modified":"2026-04-17T11:48:15","modified_gmt":"2026-04-17T11:48:15","slug":"nga-sylvinho-deri-te-infrastruktura-ne-shqiperi-duka-i-thote-te-gjitha-ju-tregoj-te-ardhmen-e-pankines-kuqezi-dhe-progresin-ne-futboll","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/17\/nga-sylvinho-deri-te-infrastruktura-ne-shqiperi-duka-i-thote-te-gjitha-ju-tregoj-te-ardhmen-e-pankines-kuqezi-dhe-progresin-ne-futboll\/","title":{"rendered":"Nga Sylvinho deri te infrastruktura n\u00eb Shqip\u00ebri, Duka i thot\u00eb t\u00eb gjitha: Ju tregoj t\u00eb ardhmen e pankin\u00ebs kuqezi dhe progresin n\u00eb futboll"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, Armand Duka ka dal\u00eb dit\u00ebn e sotme para gazetar\u00ebve, duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb ndryshme. N\u00eb ambientet e \u201cSht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Futbollit\u201d, presidenti Duka ka folur p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Sylvinhos, largimin e mundsh\u00ebm t\u00eb brazilianit si dhe emrat q\u00eb mund t\u00eb pasojn\u00eb at\u00eb n\u00eb stolin e Komb\u00ebtares, duke p\u00ebrmendur edhe Besnik Hasin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, kreu i FSHF-s\u00eb \u00ebsht\u00eb ndalur tek Ligji i Sponsorizimit, duke treguar qart\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e tij, sidomos me Ministrin\u00eb e Financave. Gjithashtu, Duka ka folur edhe p\u00ebr klubet e Superiores, nivelin e futbollit n\u00eb vendin ton\u00eb si dhe numrin e tifoz\u00ebve n\u00eb stadiume. Duka u ndal edhe tek infrastruktura n\u00eb Shqip\u00eb\u00ebri, duke cekur disa investime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb b\u00ebra.<\/p>\n<p><strong>E ardhmja e Sylvinhos?<\/strong>\u00a0N\u00eb fakt kompeticioni ka qen\u00eb i mir\u00eb , ka patur nj\u00eb paraqitje t\u00eb mir\u00eb dhe p\u00ebrball\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb par\u00ebt. Anglia, nj\u00eb kund\u00ebrshtar q\u00eb jo vet\u00ebm ne por t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb v\u00ebsjtir\u00ebs. N\u00ebse do ta p\u00ebrmbledh, t\u00eb dyja kualifikueset e fundit jan\u00eb sukses historik p\u00ebr Komb\u00ebtar,e q\u00eb s\u2019ka ndodhur m\u00eb par\u00eb. P\u00ebr ta lidhur me ekipin dhe stafin e Komb\u00ebtares. T\u00eb dy kualifikueset jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb histori t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kualifikuese Evropiani vendi i par\u00eb n\u00eb grup dhe p\u00ebr n\u00eb Bot\u00ebror, vendi i dyt\u00eb. E kishim \u00ebnd\u00ebrr, mund ta provonim edhe n\u00eb Stokholm, por fati nuk na buz\u00ebqeshi. Duke filluar nga kjo lloji mini-analize, un\u00eb kam biseduar me trajnerit e Komb\u00ebtares direkt sapo jemi kthyer nga ndeshja miq\u00ebsore me Ukrain\u00ebn, pasi ishte pak torturuese, t\u00eb gjith\u00eb ishim t\u00eb plagosur. Ata nuk e kishin ndjer\u00eb aq shum\u00eb sa ne. I kam th\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra. Rrug\u00ebtimi i k\u00ebtyre viteve \u00ebsht\u00eb pozitiv, por nj\u00eb trajner e ndjen vet\u00eb dhe duhet ta ndjej\u00eb vet\u00eb n\u00ebse v\u00ebrtet\u00eb mund ta udh\u00ebheq\u00eb skuadr\u00ebn. Pozicioni i trajnerit t\u00eb konsumon, ndoshta nuk thirren futbollist\u00ebt, por si trajner duhet t\u00eb kesh fuqi, t\u00eb ruahs balanca. E ndjen m\u00eb shum\u00eb ai. E kam pyetur n\u00ebse e ndjen p\u00ebr ta udh\u00ebhequr k\u00ebt\u00eb skuad\u00ebr. Besoj se e kam detyrim q\u00eb t\u00eb jem transparent p\u00ebr t\u00eb gjitha gj\u00ebrat, po them bisedat. Ai m\u00eb ka pyetur \u2018si e mendon ti?\u2019. N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim i kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb ka energji akoma, por duhet koh\u00eb. Sylvinho mund t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u2018po mund t\u00eb vazhdoj\u2019, por do t\u00eb vendosim pas qershorit, duke par\u00eb kushtet e kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Stoli i Komb\u00ebtares?<\/strong>\u00a0N\u00eb fakt, mbase kontrata n\u00eb fillimin e saj duhej t\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ndeshjeve t\u00eb Play-Off. Ne kishim r\u00ebn\u00eb dakord deri n\u00eb dhjetor. Nuk mund t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb kontrat\u00eb deri n\u00eb mars, do t\u00eb ishte demotivuese edhe p\u00ebr skuadr\u00ebn. Desh\u00ebm t\u00eb p\u00ebr\u00e7onim nj\u00eb mesazh q\u00eb mund t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Bot\u00ebror, ndaj kontrata \u00ebsht\u00eb deri pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Bot\u00ebrorit. E para duhet t\u00eb bindesh veten q\u00eb mund t\u00eb arrish. K\u00ebt\u00eb frym\u00eb mund t\u00eb transmetosh te ambienti dhe skuadra. Nuk besoj se kemi b\u00ebr\u00eb keq, se si\u00e7 e keni par\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs, kemi b\u00ebr\u00eb paraqitje t\u00eb mira. Kontrata deri n\u00eb qershor ishte p\u00ebr t\u00eb treguar se do t\u00eb jemi n\u00eb Bot\u00ebror. Trajner shqiptar? Kam ofruar realisht t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb, i cili ka qen\u00eb Besnik Hasi. N\u00eb momentin e fundit kur ishim n\u00eb finalizimin e kontrat\u00ebs, Besniku u t\u00ebrhoq sepse ia ofroi Anderlehti. Padyshim e kam menduar dhe padyshim e mendoj. E para i kam ofruar trajnerit aktual n\u00ebse ka d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vazhduar, pastaj jan\u00eb edhe kushtet n\u00ebse k\u00ebnaqen pal\u00ebt. Kjo gj\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb para se t\u00eb vijn\u00eb ndeshjet e qershorit<\/p>\n<p><strong>Ligji i Sponzorizimit?<\/strong>\u00a0Kam bindjen, dhe jo bindjen por k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb realiteti. Futbolli n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ket\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi financiare pa mb\u00ebshtetje. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb zhvillohet. Ne e kemi filluar diskutimin, betej\u00ebn, luft\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj sponsorizimi, 8 vite m\u00eb par\u00eb, jemi akoma n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb. Kemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb takime, negociata, diskutime, s\u00eb fundmi me ministrin e Sportit edhe pas Asamables\u00eb, diku para 10 apo 15 dit\u00ebsh.\u00a0\u00a0Qeveria e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb draft, e ka \u00e7uar p\u00ebr diskutim publik, padyshim q\u00eb kemi shum\u00eb v\u00ebrejtje edhe p\u00ebr at\u00eb draft. K\u00ebshtu q\u00eb shpresoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn finale, shpresoj q\u00eb t\u00eb merren parasysh\u00eb v\u00ebrtjejtet. K\u00ebrtkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ligj funksional, ndihmon dhe mb\u00ebshtet sportin. \u00cbsht\u00eb vullnet politik, duam apo jo ta zhvillojm\u00eb sportin. Has nj\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb madh nga ministria e financave, \u00ebsht\u00eb absurde. Ku do shkojn\u00eb k\u00ebto lek\u00eb? Do t\u00eb shkojn\u00eb tek f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb q\u00eb do t\u00eb luajn\u00eb futboll, k\u00ebto lek\u00eb buxheti dalin nga taksat tona. I vetmi mekaniz\u00ebm mbetet ligji i sponsorizimit, mendoj q\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb finalizimin e tij, por nuk mund t\u00eb flas me bindje. Jam k\u00ebrkues i k\u00ebsaj dhe jo vendimmarr\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Klienteliz\u00ebm n\u00eb Komb\u00ebtare?<\/strong>\u00a0Shiko k\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk ndodhin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb te ne. Jan\u00eb diskutime q\u00eb b\u00ebhen r\u00ebndom. Ne duhet t\u00eb shohim vendimet, jo paragjykimet. Un\u00eb kam vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr trajnerin. E p\u00ebrjashtoj plot\u00ebsisht akuz\u00ebn p\u00ebr klienteliz\u00ebm. Selektimet e tij kan\u00eb qen\u00eb subjektive. Un\u00eb nuk mendoj se t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb jemi k\u00ebtu nuk do t\u00eb ndryshojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 5 p\u00ebrqind e gjith\u00eb futbollist\u00ebve. Hasi n\u00eb Tiran\u00eb? T\u00eb jem i sinqert\u00eb, nuk e di. Kam takuar disa ish futbollist\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, por Besnikun jo. Por pa mbyllur me Sylvinhon nuk mund t\u00eb vazhdojm\u00eb m\u00eb tej. Edhe pse ka refuzuar edhe nj\u00eb her\u00eb, sigurisht q\u00eb po. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb martes\u00eb, \u00ebsht\u00eb profesionaliz\u00ebm. Skema? N\u00eb \u00e7do kampionat, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb \u00e7do kampionati duke par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb statistikat, pra \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb. Realisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kampionat i fort\u00eb. Por nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kampionat shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb. \u00cbsht\u00eb i fort\u00eb, \u00ebsht\u00eb i paparashikuesh\u00ebm. Karakteristikat e k\u00ebtij kampionati jan\u00eb se vendi i fudnit me t\u00eb parin, nuk jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Shpesh thon\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i shtojm\u00eb skuadrat me qytete q\u00eb kan\u00eb tradit\u00eb futbollin. Por, n\u00eb klube q\u00eb nuk investohet, s\u00ebrish do t\u00eb mbes\u00eb jasht\u00eb n\u00ebse nuk do t\u00eb b\u00ebhet qoft\u00eb me 12 apo 16 skuadra. Ky kampionat \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb dhe e shton interesin e skuadrave p\u00ebr pik\u00eb. Financat aktuale q\u00eb jan\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr futbollini nuk t\u00eb japin premisa p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb skuadra. N\u00eb k\u00ebto kushte, me k\u00ebto financa, pa nj\u00eb Ligj Sponsorizimi do t\u00eb vazhdojm\u00eb me 10 skuadra n\u00eb Superiore dhe n\u00eb 12 n\u00eb Kategorin\u00eb e Par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vendimet e arbitrave?<\/strong>\u00a0Duhet t\u00eb themi sa t\u00eb k\u00ebnaqur jemi t\u00eb gjith\u00eb, jo nga nj\u00eb episod, jo nga nj\u00eb ndeshje. Padyshim q\u00eb ka gabime. Un\u00eb jam i pak\u00ebnaqur edhe me arbitrin e Real-Bayern, q\u00eb nxorri me karton t\u00eb kuq at\u00eb, isha me Realin. Por gjithsesi, s\u2019di t\u00eb them si ishte vendimi. Ka gabime, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi niveli nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se futbolli, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel. Edhe n\u00eb histori, por edhe n\u00eb kampionatin aktual, skuadra q\u00eb meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, por jan\u00eb m\u00eb posht\u00eb. Bojkoti nga ekipet? \u00cbsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e keqe, n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs, por sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb. Pa th\u00ebn\u00eb n\u00ebse bojkoti vjen nga nj\u00eb vendim i padrejt\u00eb apo i drejt\u00eb, bojkoti \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuesh\u00ebm. Sjellja e FSHF me bojkotin nuk ka qen\u00eb shum\u00eb korrekte, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb shfaqet n\u00eb kampionatin e fundit, n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 3 raste n\u00eb memorien time. 80% e klubebe kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb me bojkotin, kjo mund t\u00eb na shkat\u00ebrroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb t\u00eb ardhmen, duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje.<\/p>\n<p><strong>Niveli i futbollit dhe numri i tifoz\u00ebve?<\/strong>\u00a0Duhet t\u00eb kemi organizim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb klubeve, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb klubet nuk duan, por mund\u00ebsit\u00eb fiancnaiare te ne jan\u00eb t\u00eb kufizuara. Kjo \u00ebsht\u00eb ligji q\u00eb diskutuam, q\u00eb e kan\u00eb konkurrent\u00ebt tan\u00eb, por ne jo. P\u00ebr mua, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb. E dyta, ndryshimi i infrastruktur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Infrastruktura sportive n\u00eb Shqip\u00ebri ka mbetur si detyr\u00eb e FSHF-s\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb. Me mund\u00ebsit\u00eb e veta mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb fusha futbolli, por jo aq sa duhen n\u00eb Shqip\u00ebri. Ne kemi sot fush\u00eb futbolli p\u00ebr 18 mij\u00eb banor\u00eb, nd\u00ebrsa vendet e ngjashme, kan\u00eb fusha p\u00ebr 3-4 mij\u00eb banor\u00eb. Jemi zhvilluar shum\u00eb. Infrastruktur\u00ebn e kemi t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se rajoni. Por nuk kemi numrin e nevojsh\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb kishte masivitet dhe kualitet. K\u00ebto duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Por ligji i sponsorizimit dhe infrastruktura, duhet v\u00ebmendja e pushtetit qendror dhe vendor. FSHF s\u2019mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb aq fusha futbolli sa i duhen Shqip\u00ebris\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr t\u00eb luajtur. P\u00ebr t\u00eb mbushur stadiumet, niveli dhe rezultatet jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Nuk mendoj q\u00eb kategoria e pest\u00eb n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb m\u00eb lart se futbolli n\u00eb Shqip\u00ebri, por jan\u00eb stadiumet plot\u00eb. Duhen kushte m\u00eb t\u00eb mira, m\u00eb pak ultras dhe m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb duhet t\u2019i b\u00ebjm\u00eb k\u00ebto. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm niveli ai q\u00eb sjell spektator\u00ebt n\u00eb shkall\u00ebt e stadiumit.<\/p>\n<p><strong>Miq\u00ebsoret?<\/strong>\u00a0Do t\u00eb luajm\u00eb dy ndeshje n\u00eb qershor. NUk i kemi mbyllur kontratat. Pothuajse kemi r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr t\u00eb luajtur me Luksemburgun n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 3 qershor. Mos t\u00eb gabohem me dat\u00ebn, por nuk e kemi firmosur akoma marr\u00ebveshjen me t\u00eb. Jemi n\u00eb diskutime me disa skuadra t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb Kili, Danimarka dhe disa ekipe t\u00eb tjera. Italia jo, as nuk kemi biseduar me Italin\u00eb. V\u00ebllaz\u00ebrore me Kosov\u00ebn? Jo, nuk kemi biseduar p\u00ebr t\u00eb pasur ndeshje miq\u00ebsore me Kosov\u00ebn<\/p>\n<p><strong>Ekipet e Superiores n\u00eb Evrop\u00eb?<\/strong>\u00a0N\u00eb edicionin e fundit n\u00eb Kupat e Evrop\u00ebs ka pasur ndryshim pozitiv, pak m\u00eb mir\u00eb se 1 vit m\u00eb par\u00eb. I kemi menduar t\u00eb gjitha se si mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndryshime q\u00eb edhe klubet shqiptare t\u00eb marrin pjes\u00eb. P\u00ebr nivelin e futbollit q\u00eb kemi, e meritojm\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb grupet e Conference League. Klubet, duke qen\u00eb se kan\u00eb probleme financiare, jan\u00eb t\u00eb detyruar q\u00eb ta lejojn\u00eb t\u00eb transferohet n\u00eb kampionate t\u00eb tjera. E kami par\u00eb q\u00eb nj\u00eb talent, sapo rritet, largohet. Njer\u00ebzit njohin disa futbollist\u00eb q\u00eb luajn\u00eb n\u00eb disa ekipe t\u00eb larta apo n\u00eb Komb\u00ebtare, por kemi shum\u00eb emra q\u00eb luajn\u00eb n\u00eb Turqi, Ukrain\u00eb, Rusi, Rumani. N\u00ebse do t\u00eb kishte financa m\u00eb t\u00eb mira, do t\u00eb kontribuonin p\u00ebr klubet tona dhe do t\u00eb kishim rezultate t\u00eb mira n\u00eb Evrop\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 imazhit pozitiv, do t\u00eb rregullonte edhe financat pjes\u00ebmarrja n\u00eb Conference League. Kur vendos\u00ebm q\u00eb t\u00eb hapet dhe t\u00eb luajn\u00eb futbollist\u00eb t\u00eb huaj, me iden\u00eb q\u00eb do t\u00eb kishim rezultate pozitive. Vitin e kaluar ishte m\u00eb mir\u00eb, mendoj q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb kampionat dhe t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb kemi skuad\u00ebr n\u00eb Conference League.<\/p>\n<p><strong>Stadiumi \u201cSelman St\u00ebrmasi?<\/strong>\u00a0Si\u00e7 e thash\u00eb infrastruktura e zhvillimit t\u00eb aktiviteteve profesioniste nuk \u00ebsht\u00eb e keqe. N\u00ebse do t\u00eb kishim m\u00eb shum\u00eb, akoma m\u00eb mir\u00eb. Projektet e nisura jan\u00eb n\u00eb proces, n\u00eb dijenin\u00eb time. Uroj q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb. Faktikisht jan\u00eb zvarritur pak. M\u00eb duket se \u201cSelman St\u00ebrmasi\u201d do t\u00eb nis\u00eb pun\u00eb k\u00ebt\u00eb vit. Jemi interesuar p\u00ebr ta pasur n\u00eb dispozicion, por na kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb do t\u00eb nis\u00eb puna. Sigurisht q\u00eb kryeqyteti ka nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb fusha. Futboll luhet kudo dhe ne i jemi p\u00ebrgjigjur projekteve t\u00eb \u201c100 Fushave\u201d. Nuk ka kufizime, qoft\u00eb edhe nj\u00eb subjekt privat, ne i p\u00ebrgjigjemi 50 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p><strong>Finalja e \u201cFinal Four\u201d, arbitri?<\/strong>\u00a0K\u00ebt\u00eb pyetje ma b\u00ebri nj\u00eb drejtues klubi. Vitet e tjera \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb arbit\u00ebr i huaj dhe jo shqiptar p\u00ebr t\u00eb eleminuar paragjykimet. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb miniturne q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb finale. Sektori i arbitrimit do t\u00eb caktoj\u00eb arbitrat q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr n\u00eb Final Four. Ata do t\u00eb jen\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb gjykojn\u00eb n\u00eb VAR dhe n\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Superkup\u00eb mes kampionit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs?<\/strong>\u00a0Nuk e kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ajo q\u00eb kemi filluar si projekt disa vite m\u00eb par\u00eb, para covid, ishte nj\u00eb Kup\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtare, q\u00eb k\u00ebrkon goxha mb\u00ebshtejte. Por t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb aktivitet shum\u00eb formal sot n\u00eb futboll, nuk ka interes n\u00ebse s\u2019ka benefite sportive apo financiare. Q\u00eb t\u00eb ket\u00eb stimuj financiar\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb marketing dhe shikueshm\u00ebri. Projekti q\u00eb ne pat\u00ebm b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Kup\u00ebn mbar\u00ebkomb\u00ebtare, parashikonte t\u00eb stimulonte financiarisht ekipet e kategorive t\u00eb tret\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb. Kishte nj\u00eb fatur\u00eb financiare, rreth 2 milion\u00eb euro n\u00eb vit, nuk p\u00ebrballohet vet\u00ebm nga ne. E kemi \u00e7uar n\u00eb Qeveri, por s\u2019ka pasur p\u00ebrgjigje edhe p\u00ebr shkak t\u00eb covid. Duhet ta riaktivizojm\u00eb. Por aktiviteti mund t\u00eb mos e arrij\u00eb q\u00ebllimin.<\/p>\n<p><strong>Menaxhimi i klubeve dhe Samir Mane?<\/strong>\u00a0U kemi ofruar gjith\u00e7ka klubeve dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar menaxhimin. Padyshim q\u00eb presidentin nuk e trajnojm\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pozicionet e tjera q\u00eb ka nj\u00eb klub, mjek\u00eb, fizioterapist\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnie me publikun, specialist\u00eb marketingu. K\u00ebto kan\u00eb sjell\u00eb zhvillimin e vet. Nuk kan\u00eb realizuar at\u00eb pritshm\u00ebri maksimale, por duhet ta pranojm\u00eb q\u00eb klubet kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb kthesh kok\u00ebn mbrapa, kan\u00eb ndryshuar, jan\u00eb zhvilluar. FSHF k\u00ebt\u00eb b\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7 se i trajnon brenda dhe jasht\u00eb vendit, b\u00ebn edhe m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr t\u2019u rikthyer te Samiri, mos m\u00eb pyet n\u00eb publik se duhet t\u2019i themi q\u00eb nuk fiton n\u00eb futboll. Duhet t\u2019i themi \u2018hajde se je menaxher i mir\u00eb dhe fiton\u2019, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb i till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Euro U21 n\u00eb vitin 2027?<\/strong>\u00a0Ne kemi marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb t\u00eb organizojm\u00eb, UEFA na e ka miratuar dhe ne duhet t\u00eb p\u00ebrgatisim infrastruktur\u00ebn bashk\u00eb me pushteten vendore dhe qendore. Na duhen fusha dhe n\u00eb Shkod\u00ebr nuk kemi fush\u00eb natyrale. Duhen minimalisht dy t\u00eb tilla. Kemi filluar p\u00ebrgatitjet me ekipin ton\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjtin staf p\u00ebr t\u00eb patur rezultat.<\/p>\n<p><strong>Rrogat e futbollist\u00ebve n\u00eb Superiore?<\/strong>\u00a0Shpresoj ta kem kuptuar pyetjen. Fatmir\u00ebsisht nuk ka asnj\u00eb futboollist n\u00eb nivele profesionite apo amatore q\u00eb t\u00eb luaj\u00eb pa kontrat\u00eb. Nuk ka diferenca, e bardh\u00eb apo e zez\u00eb. Mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb rast q\u00eb mund ta dini ju, sistemet kan\u00eb ndryshuar. Sistemi i licensimit \u00ebsht\u00eb online, edhe nga UEFA ekziston me sistemin fiskal me zyrat e tatimet, dhe \u00e7do gj\u00eb shihet online n\u00ebse \u00ebsht\u00eb lojtari \u00ebsht\u00eb paguar. N\u00ebse nj\u00eb futbollist nuk \u00ebsht\u00eb paguar ose paguhet me vones\u00eb dhe arrin kompromis, nuk p\u00ebrb\u00ebn kusht p\u00ebr t\u00eb hequr licens\u00ebn. Federata b\u00ebn dhe nj\u00eb lloj ekzekutimi. Vendimi i zgjidhjeve t\u00eb konflikteve jan\u00eb t\u00eb pakontestueshme. T\u00eb gjitha t\u00eb pranuara nga pal\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/duka-7\/\">Nga Sylvinho deri te infrastruktura n\u00eb Shqip\u00ebri, Duka i thot\u00eb t\u00eb gjitha: Ju tregoj t\u00eb ardhmen e pankin\u00ebs kuqezi dhe progresin n\u00eb futboll<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, Armand Duka ka dal\u00eb dit\u00ebn e sotme para gazetar\u00ebve, duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb ndryshme. N\u00eb ambientet e \u201cSht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Futbollit\u201d, presidenti Duka ka folur p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Sylvinhos, largimin e mundsh\u00ebm t\u00eb brazilianit si dhe emrat q\u00eb mund t\u00eb pasojn\u00eb at\u00eb n\u00eb stolin e Komb\u00ebtares, duke p\u00ebrmendur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-82543","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82543"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82543\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}