{"id":82307,"date":"2026-04-16T09:48:21","date_gmt":"2026-04-16T09:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/16\/kombetarja-bashkon-shqiptaret-kudo-futbolli-ka-ndryshuar-imazhin-e-shqiperise\/"},"modified":"2026-04-16T09:48:21","modified_gmt":"2026-04-16T09:48:21","slug":"kombetarja-bashkon-shqiptaret-kudo-futbolli-ka-ndryshuar-imazhin-e-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/16\/kombetarja-bashkon-shqiptaret-kudo-futbolli-ka-ndryshuar-imazhin-e-shqiperise\/","title":{"rendered":"Komb\u00ebtarja bashkon shqiptar\u00ebt kudo, futbolli ka ndryshuar imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Presidenti i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar n\u00eb panelin \u201cDiaspora shqiptare dhe fuqia e sportit\u201d, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Samitit t\u00eb Diaspor\u00ebs Shqiptare q\u00eb u zhvillua n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb datat 13-15 prill 2026.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb panel mor\u00ebn pjes\u00eb edhe dy ish-kapiten\u00ebt e Komb\u00ebtares shqiptare, Altin Lala dhe Lorik Cana si edhe Zv.ministri i Turizmit, Kultur\u00ebs dhe Sportit, Endrit Hoxha, t\u00eb cil\u00ebt diskutuan mbi rolin e diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb zhvillimin e sportit dhe futbollit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Presidenti i FSHF theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e investimeve dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, duke n\u00ebnvizuar se diaspora \u00ebsht\u00eb nj\u00eb potencial i madh p\u00ebr zhvillimin e futbollit shqiptar.<\/p>\n<p>Presidenti Duka theksoi se rezultatet e ekipit Komb\u00ebtar kan\u00eb ndikuar ndjesh\u00ebm n\u00eb rritjen e interesit dhe n\u00eb forcimin e lidhjes me shqiptar\u00ebt kudo n\u00eb bot\u00eb. Ai p\u00ebrmendi si momente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kualifikimet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Europianin 2016 dhe Europianin 2024, q\u00eb kan\u00eb ndikuar pozitivisht edhe n\u00eb promovimin e imazhit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Presidenti Duka theksoi gjithashtu se zhvillimi i futbollit nuk lidhet vet\u00ebm me rezultatet sportive, por edhe me ndikimin q\u00eb sporti ka n\u00eb edukimin dhe p\u00ebrfshirjen e t\u00eb rinjve. Ai vler\u00ebsoi gjithashtu rolin e tifoz\u00ebve shqiptar\u00eb, duke i cil\u00ebsuar ata si nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr ekipin Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb diskutim u ndal edhe te roli i sportit n\u00eb diplomacin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku Presidenti Duka theksoi se futbollist\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb ambasador\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb vendit n\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Investimet dhe roli i diaspor\u00ebs n\u00eb zhvillimin e futbollit<\/strong>\u00a0\u2013 \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua q\u00eb t\u00eb jem n\u00eb k\u00ebt\u00eb panel t\u00eb nderuar me Zv.ministrin e Turizmit, Kultur\u00ebs dhe Sportit, Endrit Hoxha, me dy figura shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb futbollit shqiptar, dy ish-kapiten\u00eb, t\u00eb dy ish-futbollist\u00eb, Altin Lala dhe Lorik Cana. P\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre n\u00eb tem\u00ebn q\u00eb ju hap\u00ebt, investimet q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb bot\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb nj\u00eb potencial n\u00eb zhvillimin e sportit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb lloj rrethi q\u00eb t\u00eb gjitha ndihmojn\u00eb nj\u00ebra\u2013tjetr\u00ebn. Duhet rezultati q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh shembuj pozitiv dhe q\u00eb t\u00eb afrosh, inspirosh m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz, sepse un\u00eb jam shum\u00eb i sigurt q\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb rinj dhe djemt\u00eb tan\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb troje t\u00eb ndryshme jan\u00eb inspiruar nga Lorik Cana, jan\u00eb inspiruar nga Altin Lala, qoft\u00eb edhe nga rezultatet e ekipit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Rezultatet e ekipit Komb\u00ebtar shqiptar, sidomos me kualifikimin n\u00eb Euro 2016 dhe Euro 2024, qoft\u00eb edhe kualifikimin n\u00eb play-off tani, i ka sh\u00ebrbyer n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00e7\u00ebshtjes Komb\u00ebtare shqiptare. Ne mbase kemi pasur nevoj\u00eb q\u00eb ta tregojm\u00eb veten se kush jemi dhe Komb\u00ebtarja na e ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. Ajo se \u00e7far\u00eb ne duhet t\u00eb investojm\u00eb q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb kushte sa m\u00eb t\u00eb mira k\u00ebsaj Komb\u00ebtare, por edhe futbollit n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb lart.<\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb n\u00eb shum\u00eb drejtime. Ne jemi nj\u00eb vend q\u00eb kemi kaluar nj\u00eb periudh\u00eb tranzicioni. Kemi pasur problematika, apo halle t\u00eb m\u00ebdha dhe sot jemi goxha t\u00eb zhvilluar dhe mund t\u00eb mendojm\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur kualitetin e jet\u00ebs. Dhe si mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet kualiteti i jet\u00ebs, nj\u00eb nga m\u00ebnyrat \u00ebsht\u00eb sporti, \u00ebsht\u00eb futbolli. T\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb vizionin tim dhe q\u00ebllimi jon\u00eb i futbollit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb rezultat, por p\u00ebr t\u00eb pasur sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb edukohen n\u00ebp\u00ebrmjet sportit. Por q\u00eb t\u00eb kesh sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz duhet t\u00eb kesh rezultat, prandaj thash\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj rrethi. Besoj se si Federat\u00eb Futbolli kemi b\u00ebr\u00eb goxha p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb objektiv. Kemi b\u00ebr\u00eb goxha p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sepse ne kemi ekipin Komb\u00ebtar sot, dhe jo vet\u00ebm ekipin Komb\u00ebtar, por ekipet Komb\u00ebtare, q\u00eb luajn\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb mbase jan\u00eb lindur jasht\u00eb Shqip\u00ebrie. Investimet n\u00eb vend, investimet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, investimet n\u00eb rezultate jan\u00eb m\u00eb t\u00eb duhurat dhe m\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebdh\u00ebniet me tifoz\u00ebt \u2013<\/strong>\u00a0N\u00eb futboll quhet lojtari i 12-t\u00eb, kurse n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb thuash m\u00eb shum\u00eb se sa lojtari i 12-t\u00eb, sepse aq shum\u00eb e mb\u00ebshtesin futbollin n\u00eb Shqip\u00ebri, aq shum\u00eb e duan, aq shum\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb rezultat sa v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se lojtari i 12-t\u00eb. Padyshim q\u00eb ka politika dhe strategji p\u00ebr t\u2019i ofruar sa m\u00eb shum\u00eb. Fakti q\u00eb sot n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb problem q\u00eb t\u00eb kemi njer\u00ebz n\u00eb stadium, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb ekipin Komb\u00ebtar, por \u00ebsht\u00eb problem se si t\u2019i sigurojm\u00eb nj\u00eb bilet\u00eb njer\u00ebzve, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i afruar spektator\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur kryesisht ekipin Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>Diplomacia p\u00ebrmes sportit<\/strong>\u00a0<strong>\u2013<\/strong>\u00a0Shtetet lodhen dhe investojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr diplomacin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet njer\u00ebzve q\u00eb em\u00ebrojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr ambasada p\u00ebr t\u00eb rritur imazhin e vendit t\u00eb vet. Ne fatmir\u00ebsisht n\u00eb futboll nuk e kemi k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, sepse kemi ambasador\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Me t\u00eb gjith\u00eb respektin q\u00eb kam p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebt dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e diplomacis\u00eb shqiptare, nuk besoj se e ka ngrit imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr shembull n\u00eb Gjermani m\u00eb shum\u00eb se Altin Lala, apo ndonj\u00eb tjet\u00ebr, sepse ne kemi shum\u00eb futbollist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si Altini, por meq\u00eb Altini \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu, apo Loriku dhe t\u00eb gjith\u00eb futbollist\u00ebt e tjer\u00eb. Pra ne kemi shum\u00eb ambasador\u00eb n\u00eb futbollin e luajtur, por ajo se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne duhet q\u00eb t\u00eb institucionalizojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien dhe ta ruajm\u00eb, ta organizojm\u00eb dhe ta shfryt\u00ebzojm\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb kemi n\u00ebp\u00ebrmjet futbollist\u00ebve gjat\u00eb karrier\u00ebs, qoft\u00eb edhe pasi nd\u00ebrpresin futbollin e luajtur. Ajo q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb gj\u00ebrat t\u2019i b\u00ebjm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar dhe ta ngrem\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb imazhin e futbollit dhe n\u00ebp\u00ebrmjet futbollit edhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Historia kuqezi me De Biasin \u2013<\/strong>\u00a0De Biasi v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e bukur e futbollit shqiptar. Ka qen\u00eb trajner i ekipit, trajneri i Lorikut, kur Loriku ishte kapiten n\u00eb vitin 2016 n\u00eb Europian. Vazhdojm\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira, respekt t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr De Biasin. Por, loja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb kolektive dhe as De Biasi, as Loriku, as Duka apo as Altini nuk e \u00e7ojn\u00eb dot Shqip\u00ebrin\u00eb, as n\u00eb Europian dhe as nuk fitojn\u00eb grupin dhe nuk fitojn\u00eb dot asnj\u00eb ndeshje. Vet\u00ebm kur jemi t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, vet\u00ebm kur ne kemi nj\u00eb atmosfer\u00eb pozitive. Ne asnj\u00ebher\u00eb nuk kemi qen\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb kualitetin shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb kan\u00eb dy panelist\u00ebt q\u00eb jan\u00eb sot k\u00ebtu, nuk kemi pasur superstar, apo yje n\u00eb skuad\u00ebr. Nuk kemi pasur as Messi as Ronaldo, por kemi pasur nj\u00eb atmosfer\u00eb pozitive, kemi pasur nj\u00eb grup t\u00eb mir\u00eb, sa her\u00eb kemi bashkuar energjit\u00eb, jo vet\u00ebm me ato q\u00eb jan\u00eb n\u00eb skuad\u00ebr, n\u00eb stafin teknik, n\u00eb FSHF, por me qeverin\u00eb, me tifoz\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb rezultate pozitive. Futbolli \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, shpresojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n\n\n\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar n\u00eb panelin \u201cDiaspora shqiptare dhe fuqia e sportit\u201d, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Samitit t\u00eb Diaspor\u00ebs Shqiptare q\u00eb u zhvillua n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb datat 13-15 prill 2026. N\u00eb k\u00ebt\u00eb panel mor\u00ebn pjes\u00eb edhe dy ish-kapiten\u00ebt e Komb\u00ebtares shqiptare, Altin Lala dhe Lorik Cana si edhe Zv.ministri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-82307","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82307","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82307"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82307\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82307"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82307"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82307"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}