{"id":82241,"date":"2026-04-15T20:48:15","date_gmt":"2026-04-15T20:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/15\/italiani-i-peqinit-ne-dosjen-e-ballukut-pse-bukurosh-maci-zgjedh-teoremen-e-korrupsionit-pascale-pa-mbaruar-uren-merr-500-mln-leke-per-asfaltin-e-fshatrave\/"},"modified":"2026-04-15T20:48:15","modified_gmt":"2026-04-15T20:48:15","slug":"italiani-i-peqinit-ne-dosjen-e-ballukut-pse-bukurosh-maci-zgjedh-teoremen-e-korrupsionit-pascale-pa-mbaruar-uren-merr-500-mln-leke-per-asfaltin-e-fshatrave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/15\/italiani-i-peqinit-ne-dosjen-e-ballukut-pse-bukurosh-maci-zgjedh-teoremen-e-korrupsionit-pascale-pa-mbaruar-uren-merr-500-mln-leke-per-asfaltin-e-fshatrave\/","title":{"rendered":"Italiani i Peqinit, n\u00eb dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Ma\u00e7i zgjedh \u201cTeorem\u00ebn\u201d e korrupsionit? Pascale, pa mbaruar ur\u00ebn, merr 500 MLN lek\u00eb p\u00ebr asfaltin e fshatrave"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Ma\u00e7i, hedh 500 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr asfaltimin e rrug\u00ebve rurale. Parat\u00eb e projektit ia beson biznesmenit italian Giovanni Pascale, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr nj\u00eb tender dyshimt\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Zyrtarja e lart\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, por kujdesen t\u00eb tjer\u00eb eksponent\u00eb t\u00eb Rilindjes q\u00eb t\u2019i jepen tenderat pronarit italian t\u00eb kompanis\u00eb \u201cEuroteorema Peqin\u201d.<\/p>\n<p>Dhe meqen\u00ebse Pascale ka lidhje vertikale me politik\u00ebn kuptohet vlera e hipotenuz\u00ebs s\u00eb korrupsionit. K\u00ebshtu tenderi me objekt \u201cFurnizim shtrim asfalto-betoni p\u00ebr rrug\u00ebt rurale n\u00eb territorin e Bashkise Peqin\u201d, m\u00eb 31 mars 2026, i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb \u201cEuroteorem\u00ebs\u201d n\u00eb shkelje t\u00eb rregullave. Open Data Albania e ka sh\u00ebnuar procedur\u00ebn me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb sinjalizon korrupsionin.<\/p>\n\n<p>Fondi Limit i caktuar p\u00ebr asfaltimin \u00ebsht\u00eb 499.9 milion\u00eb lek\u00eb.\u00a0 Sipas dokumenteve, p\u00ebrvec \u201cEuroteorem\u00ebs\u201d, k\u00ebt\u00eb fond e synonte edhe nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs tjet\u00ebr. Bashkimi i operator\u00ebve BIBA \u2013X &amp; \u201cR|S|M Construction\u201d kan\u00eb prezantuar nj\u00eb propozim me vler\u00eb 124 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se sa oferta fituese.<\/p>\n\n<p>Komisioni i vler\u00ebsimit do ta skualifikonte me argumentin se oferta \u00ebsht\u00eb \u201canomalisht e ul\u00ebt\u201d. N\u00eb fakt, m\u00eb shum\u00eb ka mund\u00ebsi q\u00eb fondi limit t\u00eb jet\u00eb fryr\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqet miku i rekomanduar nga lart. M\u00eb e pakta q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej, duhet t\u00eb anulohej tenderi, pasi oferta e vetme e vlefshme \u00ebsht\u00eb gati sa fondi limit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Bukurosh Ma\u00e7i ka vazhduar formul\u00ebn e favorizimit t\u00eb \u201cEuroteorem\u00ebs\u201d. Nj\u00eb shqet\u00ebsim na lind nga rezultati i tenderit: Rrug\u00ebt nuk do t\u00eb asfaltohen si\u00e7 duhet dhe kushedi se kur mbarojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo tabel\u00eb tregon afatin e p\u00ebrfundimit t\u00eb ur\u00ebs s\u00eb Vodic\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb, q\u00eb po e nd\u00ebrton \u201cEuroteorema Peqin\u201d.<\/p>\n\n<p>Objekti, e cili po i kushton buxhetit t\u00eb Bashkis\u00eb Selenic\u00eb gati 1 miliard lek\u00eb u premtua se do t\u00eb nd\u00ebrtohej p\u00ebr 4 muaj. K\u00ebshtu t\u00eb pakt\u00ebn tregon tabela e vendosur n\u00eb hyrje t\u00eb ur\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb lidh fshatin Vodic\u00eb me rrug\u00ebn Ku\u00e7-Qeparo.<\/p>\n<p>Punimet kan\u00eb nisur n\u00eb muajin n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb shkuar. Pavar\u00ebsisht se afati 4 mujor ka kaluar qysh n\u00eb fillim t\u00eb mars 2026, firma nuk ka kryer as 70% t\u00eb punimeve. Deri tani zbatimi i projektit \u00ebsht\u00eb ende tek themelet, ku duket se duhen edhe shum\u00eb muaj t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb nd\u00ebrtimi i ur\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Ky ishte tenderi i Bashkis\u00eb Selenic\u00eb me objekt \u201cNd\u00ebrtimi i Ur\u00ebs s\u00eb Fshatit Vodic\u00eb\u201d me fond limit 995 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse data e shpalljes s\u00eb fituesit \u00ebsht\u00eb m\u00eb 22 shtator 2025, punimet nis\u00ebn n\u00eb n\u00ebntor.<\/p>\n\n<p>Por kush e ndihmoi \u201cEuroteorem\u00ebn\u201d t\u00eb merrte tenderin e Ur\u00ebs s\u00eb Vodic\u00ebs? Deputeti Vullnet Sinaj shfaqet aty k\u00ebto dit\u00eb dhe \u201cinspekton\u201d punimet. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb llogari p\u00ebr afatin, flet p\u00ebr premtimet e mbajtura.<\/p>\n\n<p>Lidhja e politikanit me Giovanni Pascale-n nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme. Italiani ka hyr\u00eb n\u00eb familjen e \u201cRilindjes\u201d. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kompania e tij \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb dosjen e SPAK p\u00ebr Ballukun.<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb gjetur t\u00eb dh\u00ebna se edhe tender i Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe Loti IV \u00ebsht\u00eb diktuar nga Belinda Balluku dhe \u00ebsht\u00eb i paracaktuar. Ndaj saj \u00ebsht\u00eb ngritur pik\u00ebrisht akuza e re gjithashtu p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera p\u00ebr rastin e Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Kriteret p\u00ebr tenderin e lotit 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe dyshohet, sipas SPAK, t\u00eb jen\u00eb vendosur specifikisht p\u00ebr t\u00eb favorizuar kompanit\u00eb e nd\u00ebrtimit \u201cEuroteorema Peqin\u201d, \u201cPevlaku\u201d dhe \u201cNOVA Construction\u201d.<\/p>\n\n<p>Loti 4, u p\u00ebrmend p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga SPAK-u kur ndaj Ballukut u vendos masa e pezullimit nga detyra.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, ajo dyshohet t\u00eb ket\u00eb \u201cndjekur dhe orientuar n\u00eb vijim\u00ebsi procedur\u00ebn e k\u00ebtij prokurimi publik t\u00eb zhvilluar nga institucioni n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrgatitore, zhvillimit t\u00eb procedur\u00ebs, dor\u00ebzimit dhe vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave\u201d. S\u00eb bashku me drejtorin e ARRSH dhe an\u00ebtar\u00ebt e Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Prokurimit \u201ckan\u00eb paracaktuar fituesin\u201d.<\/p>\n<p>Dosja q\u00eb SPAK ka d\u00ebrguar s\u00eb bashku me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr arrestimin e Ballukut, ofron element\u00eb t\u00eb rinj, se si Ilir Shtufi, pronar i \u201cNova Construction 2012\u201d u b\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr fituesit e gar\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPrite pak Ilir Shtufin e Nova dhe b\u00ebja t\u00eb qart\u00eb q\u00eb shkon me Euroteorem\u00ebn dhe mos ta shoh n\u00eb vend tjet\u00ebr. Pun\u00ebt i ke me Gimin thuaj jo me mua\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh q\u00eb Balluku i d\u00ebrgon n\u00eb telefon vart\u00ebsit t\u00eb saj, kreut t\u00eb ARRSH-s\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Evis Berberi. Me k\u00ebt\u00eb komunikim t\u00eb dat\u00ebs 10 shtator 2021, vet\u00ebm pak jav\u00eb para se t\u00eb shpallej fituesi, ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku jo vet\u00ebm q\u00eb, sipas SPAK, e paracaktonte fituesin e tenderit t\u00eb lotit 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe, por i impononte edhe ortakun biznesmenit Ilir Shtufi.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak minuta pas urdhrit t\u00eb ministres, kreu i ARRSH at\u00ebher\u00eb komunikon me biznesmenin Shtufi dhe menj\u00ebher\u00eb ia konfirmon eprores se porosia u \u00e7ua n\u00eb vend, duke i \u00e7uar k\u00ebt\u00eb mesazh: \u201cE takova, ok\u201d.<\/p>\n<p>Tenderi p\u00ebr Lotin IV t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe u hap m\u00eb 16 gusht t\u00eb vitit 2021, fituesi u shpall m\u00eb 6 tetor dhe kontrata u lidh m\u00eb 21 n\u00ebntor 2021.<\/p>\n<p>Biznesmeni Ilir Shtufi, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje p\u00ebr rastin n\u00eb fillim t\u00eb muajit dhjetor t\u00eb k\u00ebtij viti. Sipas dosjes s\u00eb SPAK-ut, ai ka deklaruar nd\u00ebr t\u00eb tjera se \u201cstafi i tij kishte hyr\u00eb n\u00eb diskutime dhe me inxhnier\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb \u2018Euroteorema Peqin\u2019, por p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie kishin k\u00ebrkuar maxhoranc\u00ebn e punimeve dhe ai nuk ishte entuziast p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, kur ende nuk ishte vendosur bashk\u00ebpunimi me shoq\u00ebrin\u00eb \u2018Euroteorema Peqin\u2019, \u00ebsht\u00eb njoftuar nga inxhinieri i shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb tij \u2018Nova construction\u2019, q\u00eb t\u00eb takonte Evis Berberin. Ai e kishte k\u00ebrkuar disa her\u00eb p\u00ebr ta takuar. Shtufi deklaron se duke qen\u00eb se Evis Berberi ishte titullari i autoritetit kontraktor n\u00eb tenderin q\u00eb shoq\u00ebria e tij donte t\u00eb konkurronte, e ka takuar at\u00eb. Pas k\u00ebtij takimi me Evis Berberin, ka vendosur p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me shoq\u00ebrin\u00eb \u2018Euroteorema Peqin\u201d.<\/p>\n\n<p>N\u00eb vitin 2021, ish-drejtori Evis Berberi firmosi fituesin e tenderit t\u00eb lotit 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Tiran\u00ebs. Sipas dokumenteve, fituesi i lotit 4 ishte nj\u00eb bashkim operator\u00ebsh \u201cEUROTEOREMA PEQIN\u201d &amp; \u201cPE-VLA-KU\u201d dhe \u201cNOVA Construction 2012\u201d.<\/p>\n<p>Fondi Limit ishte 2 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja (20 milion\u00eb euro). Fituesi ofruan 1.991.017.847 lek\u00eb (20 milion\u00eb euro), ose shum\u00eb af\u00ebr fondit limit. N\u00eb gar\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka pasur oferta deri n\u00eb 4 milion\u00eb euro m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Por nuk ka fund korrupsioni! Kontrata e Lotit IV \u00ebsht\u00eb modifikuar dhe i jan\u00eb shtuar edhe 1.5 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, pas m\u00eb shum\u00eb se 10 vitesh dhe mbi 400 milion\u00eb eurove t\u00eb investuara, u dhan\u00eb t\u00eb tjera para shtes\u00eb, pavar\u00ebsisht se Balluku dhe Rama b\u00ebn nj\u00eb ceremoni t\u00eb hapjes s\u00eb k\u00ebtij aksi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr tender, q\u00eb duket i porositur nga \u201clart\u201d p\u00ebr biznesmenin italian, \u00ebsht\u00eb firmosur n\u00eb fillim t\u00eb vitit nga kryebashkiaku i Belshit, Arif Tafani. \u201cBeu\u201d i Belshit nuk \u00ebsht\u00eb menduar dy her\u00eb dhe ia ka dh\u00ebn\u00eb tenderin 1.1 miliard lek\u00eb Pascale-t.<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues perve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan tenderin Open Data Albania. P\u00ebr t\u00eb treguar riskun e korrupsionit, procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e Bashkis\u00eb Belsh me objekt \u201cRikonstruksion, i disa rrug\u00ebve t\u00eb brendshme t\u00eb Bashkis\u00eb Belsh, Faza III\u201d. Prokurimi i financuar nga buxheti i bashkis\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7elur m\u00eb 2 dhjetor 2025 dhe \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 5 janar 2026.<\/p>\n<p>Fondi Limit caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb mbi 1,1 miliard\u00eb lek\u00eb pa TVSH dhe si\u00e7 duket nga ofertat, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb lart mesatares s\u00eb tregut p\u00ebr k\u00ebto punime dhe \u00e7mimet e materialeve. Pra fondi \u00ebsht\u00eb fryr\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk po flasim p\u00ebr autostrad\u00eb, por p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb fshati me gjat\u00ebsia totale 5.6 km me gjer\u00ebsi q\u00eb nuk i kalon 2.5 metra. Pa ndri\u00e7im, trotuare apo gjelb\u00ebrim.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00ebn kompanis\u00eb \u201cEUROTEOREMA PEQIN \u201d,\u00a0\u201cBeu\u201d i Belshit skualifikoi 22 kompani mes t\u00eb cilave t\u00eb gjitha ofertat q\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe ekonomike. Tafani m\u00eb 26 janar 2026 shpalli fituese kompanin\u00eb e Giovanni Pascale-t.<\/p>\n<p>Nuk mbahen dy kunguj n\u00eb nj\u00eb sqetull, thot\u00eb populli, p\u00ebr rastin e Pascale-t, q\u00eb ka marr\u00eb disa tendera nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe i ka l\u00ebn\u00eb punimet pa i mbaruar. Pra, qytetar\u00ebt me taksat e tyre p\u00ebrve\u00e7 fondeve t\u00eb fryra t\u00eb tenderave, i paguajn\u00eb italianit edhe koh\u00eb pakufizim, edhe pun\u00eb pa cil\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Ma\u00e7i, hedh 500 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr asfaltimin e rrug\u00ebve rurale. Parat\u00eb e projektit ia beson biznesmenit italian Giovanni Pascale, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr nj\u00eb tender dyshimt\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Belinda Balluku. Zyrtarja e lart\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, por kujdesen t\u00eb tjer\u00eb eksponent\u00eb t\u00eb Rilindjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-82241","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82241","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82241"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82241\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82241"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82241"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82241"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}