{"id":82228,"date":"2026-04-15T19:48:17","date_gmt":"2026-04-15T19:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/15\/pa-ibar-nuk-mbyllet-asnje-kapitull-ja-pse-ka-rendesi-raporti-komisonit-evropian-23-shin-dhe-24-n-gjyqesorin-dhe-drejtesine\/"},"modified":"2026-04-15T19:48:17","modified_gmt":"2026-04-15T19:48:17","slug":"pa-ibar-nuk-mbyllet-asnje-kapitull-ja-pse-ka-rendesi-raporti-komisonit-evropian-23-shin-dhe-24-n-gjyqesorin-dhe-drejtesine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/15\/pa-ibar-nuk-mbyllet-asnje-kapitull-ja-pse-ka-rendesi-raporti-komisonit-evropian-23-shin-dhe-24-n-gjyqesorin-dhe-drejtesine\/","title":{"rendered":"Pa IBAR nuk mbyllet asnj\u00eb kapitull! Ja pse ka r\u00ebnd\u00ebsi raporti Komisonit Evropian 23-shin dhe 24-n: Gjyq\u00ebsorin dhe Drejt\u00ebsin\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Shqip\u00ebria shfaqi nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb hapjen e kapitujve t\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian. Brenda 13 muajve, vendi arriti t\u00eb hap\u00eb 33 kapituj te negociatave, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb 6 grupe, m\u00eb shpejt se \u00e7do vend kandidat n\u00eb koh\u00ebt e fundit. Edhe pse Brukseli e vlereson kete ambice te qeverise Shqiptare, vazhdon te na kujtoj se hapja e kapitujve dhe mbyllja e tyre jan\u00eb dy gj\u00ebra krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb IBAR?<\/strong><\/p>\n<p>Kur nj\u00eb vend k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar i BE-s\u00eb, ai duhet t\u00eb demonstroj\u00eb se ligjet, institucionet dhe m\u00ebnyra e qeverisjes s\u00eb tij jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet europiane. Ky proces organizohet n\u00ebp\u00ebrmjet kapitujve ku secili mbulon nj\u00eb fush\u00eb specifike politikash, si bujq\u00ebsia, transporti, mjedisi, drejt\u00ebsia apo konkurrenca. P\u00ebr \u00e7do kapitull, vendi kandidat duhet t\u00eb miratoj\u00eb legjislacionin e duhur dhe t\u00eb provoj\u00eb se e zbaton at\u00eb n\u00eb praktik\u00eb. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb mund ta \u201cmbyll\u00eb\u201d kapitullin, dometh\u00ebn\u00eb ta konsideroj\u00eb t\u00eb p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>IBAR-i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb raport zyrtar i Komisionit Europian q\u00eb vler\u00ebson n\u00ebse nj\u00eb vend kandidat ka b\u00ebr\u00eb progres t\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb dy kapitujt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit: Kapitulli 23, q\u00eb mbulon gjyq\u00ebsorin dhe t\u00eb drejtat themelore, gjithashtu Kapitulli 24, q\u00eb mbulon drejt\u00ebsin\u00eb dhe sigurin\u00eb. K\u00ebta dy kapituj njihen si \u201cThemelet\u201d dhe sipas metodologjis\u00eb aktuale t\u00eb BE-s\u00eb, pa nj\u00eb vleresim pozitiv n\u00eb k\u00ebto dy kapituj, asnj\u00eb kapitull tjet\u00ebr nuk mund t\u00eb mbyllet.<\/p>\n<p>Bashkimi Europian nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb ri n\u00ebse shteti i s\u00eb drejt\u00ebs dhe lufta kund\u00ebr korrupsionit nuk funksionojn\u00eb. Sado ne rregull mund te jene kapitujt e tjere ne leter, pa themele t\u00eb sh\u00ebndosha institucionale, gjithcka mbetet e brisht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si u krijua ky mekaniz\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar IBAR-in, duhet t\u00eb evidentojme si d\u00ebshtoi modeli i m\u00ebparsh\u00ebm. P\u00ebr dekada, modeli i vjet\u00ebr i zgjerimit lejonte vendet kandidate t\u00eb mbyllnin zyrtarisht kapitujt mbi baz\u00ebn e ligjeve t\u00eb miratuara pa bere nje vlersim te zbatimit praktik te tyre. Bullgaria dhe Rumania, t\u00eb cilat ju bashkuan BE-se ne vitin 2007, u b\u00ebn\u00eb shembull i k\u00ebtij problemi, kur BE-ja dha miratimin per antaresimin e tyre duke u mjaftuar vetem me perafrimin e legjislacionit, pa adresuar problemet me korrupsion dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, te cilat vazhduan edhe pas an\u00ebtar\u00ebsimit. Vendet an\u00ebtare dolen n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb qart\u00eb: an\u00ebtar\u00ebsimi nuk e zgjidh problemin n\u00ebse themelet nuk jan\u00eb nd\u00ebrtuar si\u00e7 duhet. Bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e fituar nepermjet problematikave te hasura me keto dy shtete, metodologjia e mbylljes s\u00eb kapitujve ndryshoi, duke rezultuar n\u00eb nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrafrimin e legjislacionit dhe zbatimin e tij t\u00eb zhvillohen paralelisht.<br \/>N\u00eb vitin 2019, Franca bllokoi hapjen e negociatave me Shqip\u00ebrin\u00eb, duke k\u00ebrkuar nj\u00eb reformim t\u00eb procesit dhe garanci m\u00eb t\u00eb forta p\u00ebr zbatimin e reformave. Pergjigjia qe Komisioni Europian prezantoi n\u00eb shkurt 2020 ishte nj\u00eb metodologji t\u00eb re zgjerimi, e cila vendosi theks m\u00eb t\u00eb madh te shteti i s\u00eb drejt\u00ebs dhe te rezultatet konkrete n\u00eb terren. Parimi i\u00a0metodologjise se re bazohet ne faktin se progresi nuk vlersohen vetem mbi ligjiet miratuara por dhe nga standarti i zbatimit te tyre. Paralelisht u krijua dhe IBAR, si instrument i\u00a0k\u00ebsaj metedologjie.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebria?<\/strong><\/p>\n<p>Raporti i\u00a0Komisionit Europian vlerson dy arritje referuar kapitjuve 23 dhe 24, duke filluar nga reforma ne drejtesi, ku procesi i\u00a0vetingut eshte nje rast unik n\u00eb historin\u00eb e zgjerimit europian dhe ka dh\u00ebn\u00eb rezultate konkrete. Gjithashtu si pjes\u00eb e reform\u00ebs s\u00eb re n\u00eb drejt\u00ebsi, nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb i kushtohet vler\u00ebsimit t\u00eb SPAK-ut. Struktura e specializuar kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb rekord t\u00eb rezultatesh dhe vler\u00ebsimi q\u00eb arriti te merte nga Komisioni, \u201cRezultate konkrete fillestare\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb not\u00eb q\u00eb p\u00ebr standardet e raporteve t\u00eb zgjerimit nuk jepet leht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb identifikon BE si mang\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p>Raporti i Komisionit p\u00ebr vitin 2025 \u00ebsht\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: Shqip\u00ebria mbetet \u201cmesatarisht e p\u00ebrgatitur\u201d n\u00eb fushat ky\u00e7e t\u00eb Grupit 1, dhe raporti i emerton problemet pa l\u00ebn\u00eb vend p\u00ebr interpretim.<\/p>\n<p>Korrupsioni cil\u00ebsohet si \u201ci p\u00ebrhapur gjer\u00ebsisht n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb cenuesh\u00ebm, duke prekur si sfer\u00ebn publike ashtu edhe at\u00eb private\u201d, nd\u00ebrsa korniza institucionale p\u00ebr parandalimin e tij vazhdon t\u00eb ket\u00eb \u201cndikim t\u00eb kufizuar\u201d. Liria e medias \u00ebsht\u00eb zona ku Shqip\u00ebria merr vler\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. \u201cProgres i kufizuar\u201d gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb raportimit, ku mungon pavar\u00ebsia editoriale e cila cenohet nga mbivendosja e interesave biznesore dhe politike, pron\u00ebsise t\u00eb p\u00ebrqendruar dhe burime financimi t\u00eb paqarta. Raporti sh\u00ebnon se rekomandimet e vitit t\u00eb kaluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb \u201cnuk jan\u00eb zbatuar\u201d, nj\u00eb konstatim jasht\u00ebzakonisht i ashp\u00ebr p\u00ebr standardet e Komisionit. Gjithashtu reforma zgjedhore gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, e rekomanduar vazhdimisht nga OSBE\/ODIHR dhe Komisioni i Venecias, mbetet e pa implementuar plotesisht edhe pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb majit 2025.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndodh tani?<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni Evropian e ka cil\u00ebsuar objektivin e vitit 2027 p\u00ebr p\u00ebrfundimin e negociatave si ambicioz, por \u201cn\u00eb rrug\u00ebn e duhur\u201d gjithmon\u00eb neqoftese arrin te ruaj te njejtin ritem reformash. Komisionerja p\u00ebr Zgjerim, Marta Kos, e ka th\u00ebn\u00eb qart\u00eb n\u00eb n\u00ebntor 2025: \u201cHapja e t\u00eb gjitha grupeve \u00ebsht\u00eb arritje e madhe, por mbyllja e tyre \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi i v\u00ebrtet\u00eb.\u201d Sa i p\u00ebrket IBAR-it, Komisioni nuk ka dh\u00ebn\u00eb ende nj\u00eb dat\u00eb zyrtare.<\/p>\n<p>Historia e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb na tregon se nd\u00ebrtimi i institucioneve dhe funksionimi i tyre i jan\u00eb dy sfida krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme. IBAR-i u krijua pik\u00ebrisht p\u00ebr tu siguruar q\u00eb k\u00ebto dallime t\u00eb zgjidhen para se procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e tij p\u00ebrfundimtare: n\u00ebse lufta kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb sistematike dhe jo rast i izoluar, n\u00ebse media mund t\u00eb funksionoj\u00eb pa presion, n\u00ebse reformat kan\u00eb ndryshuar jo vet\u00ebm ligjet por edhe m\u00ebnyr\u00ebn si funksionon shteti n\u00eb praktik\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb pyetje burokratike. \u00cbsht\u00eb sfida kryesore e an\u00ebtar\u00ebsimit<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria shfaqi nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb hapjen e kapitujve t\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian. Brenda 13 muajve, vendi arriti t\u00eb hap\u00eb 33 kapituj te negociatave, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb 6 grupe, m\u00eb shpejt se \u00e7do vend kandidat n\u00eb koh\u00ebt e fundit. Edhe pse Brukseli e vlereson kete ambice te qeverise Shqiptare, vazhdon te [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-82228","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82228","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82228"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82228\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82228"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82228"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82228"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}