{"id":82224,"date":"2026-04-15T18:47:45","date_gmt":"2026-04-15T18:47:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/15\/skandal-ne-aeroportin-e-vlores-2-bllokon-edhe-mbledhjen-e-thirrur-nga-ministria\/"},"modified":"2026-04-15T18:47:45","modified_gmt":"2026-04-15T18:47:45","slug":"skandal-ne-aeroportin-e-vlores-2-bllokon-edhe-mbledhjen-e-thirrur-nga-ministria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/15\/skandal-ne-aeroportin-e-vlores-2-bllokon-edhe-mbledhjen-e-thirrur-nga-ministria\/","title":{"rendered":"Skandal n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs\/ 2% bllokon edhe mbledhjen e thirrur nga ministria"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb incident tjet\u00ebr ka thelluar konfliktin mes ortak\u00ebve n\u00eb projektin e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah faktin se 2% i Valon Ademit ndjehet m\u00eb i fuqish\u00ebm edhe se Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb n\u00eb kantier. Kompania MABCO njoftoi se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj jan\u00eb penguar t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje pune t\u00eb thirrur nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, pavar\u00ebsisht ftes\u00ebs zyrtare q\u00eb ishte hartuar nga vet\u00eb autoriteti kontraktor.<\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb MABCO, hyrja e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb saj n\u00eb ambientet e aeroportit \u00ebsht\u00eb ndaluar nga strukturat e siguris\u00eb, mbi baz\u00ebn e nj\u00eb vendimi t\u00eb administratorit t\u00eb em\u00ebruar nga aksioneri minoritar, Vegim Hoxha. Ky \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti q\u00eb vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb peng kantierin sikur t\u00eb ishte nj\u00eb pron\u00eb private dhe jo nj\u00eb investim strategjik p\u00ebr turizmin n\u00eb jug t\u00eb vendit.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/07\/flasin-ekspertet-per-aeroportin-e-vlores-kush-i-mban-peng-aksionet-e-mabco\/\">Flasin ekspert\u00ebt p\u00ebr aeroportin e Vlor\u00ebs\/ Kush i mban peng aksionet e MABCO<\/a><\/p>\n<p>MABCO e cil\u00ebson situat\u00ebn si \u201cnj\u00eb precedent t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb papranuesh\u00ebm\u201d, duke theksuar se \u201crefuzimi p\u00ebr t\u00eb lejuar pjes\u00ebmarrjen e nj\u00eb pale t\u00eb ftuar zyrtarisht nga Ministria p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb thelb nj\u00eb sfidim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj Autoritetit Kontraktor\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMABCO ngre alarmin se ky akt nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb incident i izoluar, por pjes\u00eb e nj\u00eb sjelljeje t\u00eb vazhdueshme dhe p\u00ebrshkall\u00ebzuese nga ana e aksionerit minoritar, i cili, i mb\u00ebshtetur n\u00eb vendime t\u00eb p\u00ebrkohshme gjyq\u00ebsore, po ushtron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme kontroll faktik mbi aktivitetin n\u00eb kantier, duke penguar pun\u00ebn e inxhinier\u00ebve, n\u00ebnkontraktor\u00ebve dhe stafit teknik t\u00eb autorizuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tashm\u00eb edhe vet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb kan\u00eb par\u00eb drejtp\u00ebrdrejt sjelljen e papranueshme, t\u00eb ashp\u00ebr dhe penguese t\u00eb administratorit Vegim Hoxha, me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballen thuajse \u00e7do dit\u00eb punonj\u00ebsit\u201d thuhet n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>Kompania q\u00eb ka 98% t\u00eb aksioneve t\u00eb Vlora International Airport shton se aksioneri minoritar me 2% po zvarrit q\u00ebllimisht punimet n\u00eb kantier duke shfryt\u00ebzuar vendimet absurde t\u00eb gjykatave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, MABCO paralajm\u00ebron se situata po ndikon n\u00eb zbatimin e kontrat\u00ebs dhe n\u00eb ecurin\u00eb e nj\u00eb investimi q\u00eb konsiderohet strategjik.<\/p>\n<h3><strong>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR MEDIA NGA MABCO<\/strong><\/h3>\n<p>MABCO ngre alarmin p\u00ebr pengimin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb saj n\u00eb Aeroportin e Vlor\u00ebs dhe p\u00ebrshkall\u00ebzimin e praktikave abuzive nga aksioneri minoritar<\/p>\n<p>Kompania MABCO shpreh publikisht shqet\u00ebsimin e saj serioz dhe t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm lidhur me nj\u00eb ngjarje t\u00eb ndodhur sot n\u00eb ambientet e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, ku p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj nuk jan\u00eb lejuar t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje pune t\u00eb thirrur zyrtarisht nga Autoriteti Kontraktor, Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht ftes\u00ebs formale nga institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs shtet\u00ebror dhe paraqitjes n\u00eb vendin e p\u00ebrcaktuar p\u00ebr zhvillimin e takimit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb MABCO u \u00ebsht\u00eb ndaluar hyrja nga strukturat e siguris\u00eb s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb koncesionare mbi baz\u00ebn e nj\u00eb vendimi t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb administratorit t\u00eb em\u00ebruar nga aksioneri minoritar, i cili zot\u00ebron vet\u00ebm 2 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n<p>Ky veprim p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb precedent t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb papranuesh\u00ebm jo vet\u00ebm n\u00eb raport me t\u00eb drejtat kontraktore dhe funksionimin normal t\u00eb nj\u00eb projekti strategjik publik, por edhe n\u00eb raport me autoritetin e vet\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, pasi refuzimi p\u00ebr t\u00eb lejuar pjes\u00ebmarrjen e nj\u00eb pale t\u00eb ftuar zyrtarisht nga Ministria p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb thelb nj\u00eb sfidim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj Autoritetit Kontraktor dhe nj\u00eb cenim t\u00eb rendit institucional.<\/p>\n<p>MABCO ngre alarmin se ky akt nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb incident i izoluar, por pjes\u00eb e nj\u00eb sjelljeje t\u00eb vazhdueshme dhe p\u00ebrshkall\u00ebzuese nga ana e aksionerit minoritar, i cili, i mb\u00ebshtetur n\u00eb vendime t\u00eb p\u00ebrkohshme gjyq\u00ebsore, po ushtron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme kontroll faktik mbi aktivitetin n\u00eb kantier, duke penguar pun\u00ebn e inxhinier\u00ebve, n\u00ebnkontraktor\u00ebve dhe stafit teknik t\u00eb autorizuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tashm\u00eb edhe vet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb kan\u00eb par\u00eb drejtp\u00ebrdrejt sjelljen e papranueshme, t\u00eb ashp\u00ebr dhe penguese t\u00eb administratorit Vegim Hoxha, me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballen thuajse \u00e7do dit\u00eb punonj\u00ebsit e MABCO t\u00eb angazhuar n\u00eb realizimin e punimeve.<\/p>\n<p>Sjellje t\u00eb tilla tejkalojn\u00eb \u00e7do standard t\u00eb pranuesh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunimit n\u00eb nj\u00eb projekt investimi dhe minojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt zbatimin e kontrat\u00ebs, sigurin\u00eb juridike dhe besimin e investitor\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>MABCO thekson se nuk mund t\u00eb pranohet q\u00eb nj\u00eb aksioner me pjes\u00ebmarrje minimale t\u00eb ushtroj\u00eb kontroll selektiv mbi aksesin n\u00eb nj\u00eb projekt publik strategjik, nuk mund t\u00eb tolerohet q\u00eb vendime t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb bllokojn\u00eb procese teknike t\u00eb thirrura nga vet\u00eb Autoriteti Kontraktor dhe nuk mund t\u00eb lejohet q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e nj\u00eb investitori kryesor t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga aktivitetet zyrtare n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do norm\u00eb kontraktore dhe institucionale.<\/p>\n<p>Kompania e konsideron k\u00ebt\u00eb situat\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb konflikti q\u00eb tashm\u00eb po kalon kufijt\u00eb e nj\u00eb mosmarr\u00ebveshjeje tregtare dhe po prek drejtp\u00ebrdrejt funksionimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb projekteve publike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>MABCO i b\u00ebn thirrje institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr t\u00eb garantuar respektimin e ligjit, t\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare dhe t\u00eb autoritetit t\u00eb tyre institucional, si dhe p\u00ebr t\u00eb rivendosur funksionimin normal t\u00eb projektit t\u00eb Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Kompania mbetet e angazhuar p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij investimi strategjik dhe p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb plot\u00eb me t\u00eb gjitha institucionet shtet\u00ebrore, por thekson se situata t\u00eb tilla nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/15\/skandal-ne-aeroportin-e-vlores-2-bllokon-edhe-mbledhjen-e-thirrur-nga-ministria\/\">Skandal n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs\/ 2% bllokon edhe mbledhjen e thirrur nga ministria<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb incident tjet\u00ebr ka thelluar konfliktin mes ortak\u00ebve n\u00eb projektin e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah faktin se 2% i Valon Ademit ndjehet m\u00eb i fuqish\u00ebm edhe se Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb n\u00eb kantier. Kompania MABCO njoftoi se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj jan\u00eb penguar t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje pune t\u00eb thirrur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-82224","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82224","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82224"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82224\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82224"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82224"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82224"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}