{"id":82133,"date":"2026-04-15T10:48:22","date_gmt":"2026-04-15T10:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/15\/pse-hezbollahu-eshte-kyc-per-ndikimin-e-iranit-ne-lufte-dhe-ne-bisedime-per-paqe\/"},"modified":"2026-04-15T10:48:22","modified_gmt":"2026-04-15T10:48:22","slug":"pse-hezbollahu-eshte-kyc-per-ndikimin-e-iranit-ne-lufte-dhe-ne-bisedime-per-paqe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/15\/pse-hezbollahu-eshte-kyc-per-ndikimin-e-iranit-ne-lufte-dhe-ne-bisedime-per-paqe\/","title":{"rendered":"Pse Hezbollahu \u00ebsht\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr ndikimin e Iranit n\u00eb luft\u00eb dhe n\u00eb bisedime p\u00ebr paqe?"},"content":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm 48 or\u00eb pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nis\u00ebn nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb madhe bombardimesh ndaj Iranit, grupi militant libanez, Hezbollah, iu bashkua p\u00ebrleshjeve dhe e p\u00ebrkrahu mb\u00ebshtet\u00ebsin e vet.<\/p>\n<p>Aleati m\u00eb i af\u00ebrt joshtet\u00ebror i Teheranit, Hezbollahu ka l\u00ebshuar qindra predha, raketa dhe dron\u00eb ndaj Izraelit fqinj q\u00eb nga 2 marsi, duke hapur nj\u00eb front t\u00eb ri n\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p>Hezbollah \u00ebsht\u00eb grup militant dhe parti politike nj\u00ebkoh\u00ebsisht, dhe kontrollon pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Libanit jugor. Ai konsiderohet organizat\u00eb terroriste nga Shtetet e Bashkuara, nd\u00ebrsa Bashkimi Evropian e ka futur n\u00eb list\u00eb t\u00eb zez\u00eb vet\u00ebm krahun e tij t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>Izraeli e ka nisur nj\u00eb pushtim tok\u00ebsor t\u00eb Libanit jugor dhe ka zhvilluar fushat\u00eb shkat\u00ebrruese sulmesh ajrore n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sulmeve t\u00eb Hezbollahut, duke i vrar\u00eb mbi 2.000 njer\u00ebz dhe duke zhvendosur m\u00eb shum\u00eb se 1.2 milion t\u00eb tjer\u00eb, sipas autoriteteve vend\u00ebse sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit mblidhen pas shpalljes s\u00eb nj\u00eb arm\u00ebpushimi dyjavor n\u00eb luft\u00ebn e Iranit, n\u00eb Teheran, Iran, m\u00eb 8 prill 2026.<br \/>\nTani, teksa Teherani dhe Uashingtoni po angazhohen n\u00eb bisedime p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme paqeje, Irani e ka b\u00ebr\u00eb ndaljen e sulmeve ndaj aleat\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb rajon, m\u00eb sakt\u00eb sulmet e Izraelit ndaj Hezbollahut, nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebrkesat e tij kryesore.<\/p>\n<p>\u201cAseti m\u00eb i vlefsh\u00ebm rajonal\u201d<\/p>\n<p>\u201cIrani e sheh Hezbollahun si asetin e tij m\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm rajonal, vij\u00ebn e par\u00eb kund\u00ebr Izraelit, k\u00ebshtu q\u00eb l\u00ebnia jasht\u00eb e Libanit do t\u00eb n\u00ebnkuptonte pranimin e dob\u00ebsimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm nga Izraeli t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb tij kryesore parandaluese\u201d, tha Sanam Vakil, drejtoresh\u00eb e Programit p\u00ebr Lindjen e Mesme dhe Afrik\u00ebn e Veriut n\u00eb institutin k\u00ebrkimor me baz\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr, Chatham House.<\/p>\n<p>\u201cNdryshe nga grupet irakiane apo jemenase, Hezbollahu ndodhet n\u00eb kufirin me Izraelin dhe ka nj\u00eb arsenal t\u00eb madh raketash, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht ky\u00e7 p\u00ebr ndikimin e Iranit si n\u00eb luft\u00eb ashtu edhe n\u00eb bisedime\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>Hezbollahu \u00ebsht\u00eb shtylla kryesore e t\u00eb ashtuquajturit \u201cboshti i rezistenc\u00ebs\u201d, rrjeti i Iranit i aleat\u00ebve t\u00eb armatosur dhe grupeve militante t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Teherani.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e Forcave t\u00eb Mobilizimit Popullor n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb ushtarake pran\u00eb kufirit irakiano-sirian n\u00eb Al-Kaim.<\/p>\n<p>Iraku p\u00ebrfshihet n\u00eb luft\u00ebn e Iranit, teksa Teherani zgjeron fush\u00ebbetej\u00ebn<\/p>\n<p>K\u00ebtu p\u00ebrfshihen rebel\u00ebt huthi t\u00eb Jemenit dhe milicit\u00eb proiraniane n\u00eb Irak, aleat\u00eb q\u00eb gjithashtu jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p>I nd\u00ebrtuar gjat\u00eb dekadave t\u00eb t\u00ebra, boshti i rezistenc\u00ebs ka qen\u00eb element ky\u00e7 i strategjis\u00eb s\u00eb mbrojtjes s\u00eb avancuar t\u00eb Teheranit, duke projektuar fuqi p\u00ebrtej kufijve t\u00eb tij dhe duke reduktuar nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrballje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me armiqt\u00eb kryesor\u00eb, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Aleanca ka p\u00ebsuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb goditjesh vitet e fundit. Si forc\u00eb e madhe ushtarake dhe politike n\u00eb Liban, Hezbollahu \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar pas nj\u00eb lufte t\u00eb ashp\u00ebr nj\u00ebvje\u00e7are me Izraelin, gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs u vra lideri m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb i grupit, Hassan Nasrallah.<\/p>\n<p>Edhe pas nj\u00eb arm\u00ebpushimi t\u00eb brisht\u00eb q\u00eb i dha fund konfliktit n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, Izraeli vazhdoi t\u00eb sh\u00ebnjestroj\u00eb udh\u00ebheqjen dhe arsenalin ushtarak t\u00eb grupit.<\/p>\n<p>Hezbollahu pothuajse ishte shkat\u00ebrruar, t\u00eb pakt\u00ebn kjo ishte pik\u00ebpamja e p\u00ebrhapur gjer\u00ebsisht. Por, grupi ka befasuar shum\u00eb v\u00ebzhgues me sulmet e tij t\u00eb vazhdueshme ndaj Izraelit, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se ende zot\u00ebron arsenal t\u00eb madh raketash.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht humbjeve t\u00eb fundit, Irani ende e trajton Hezbollahun si mjetin e tij kryesor parandalues dhe si garanci kund\u00ebr sulmeve izraelite, i aft\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt Izraelin n\u00ebse Irani sulmohet\u201d, tha Vakil.<\/p>\n<p>Kur Irani dhe Shtetet e Bashkuara u pajtuan p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim dyjavor m\u00eb 7 prill, marr\u00ebveshja pothuajse menj\u00ebher\u00eb d\u00ebshtoi p\u00ebr shkak t\u00eb mospajtimeve n\u00ebse ajo p\u00ebrfshinte Libanin. Uashingtoni tha se marr\u00ebveshja nuk p\u00ebrfshinte ndalimin e sulmeve izraelite ndaj Hezbollahut, por Teherani tha se po.<\/p>\n<p>M\u00eb pak se 24 or\u00eb pasi arm\u00ebpushimi hyri n\u00eb fuqi, Izraeli kreu sulmet e tij m\u00eb vdekjeprur\u00ebse n\u00eb Liban, duke vrar\u00eb mbi 300 njer\u00ebz dhe duke plagosur mbi 1.000 t\u00eb tjer\u00eb, gj\u00eb q\u00eb shkaktoi zem\u00ebrim t\u00eb madh. Prej at\u00ebher\u00eb, Izraeli e ka ulur intensitetin e sulmeve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb m\u00ebsuan SHBA-ja dhe Irani nga pes\u00eb jav\u00eb luft\u00eb?<\/p>\n<p>Duke shkruar n\u00eb X, presidenti iranian Masud Pezeshkian tha se sulmet izraelite \u201ctregojn\u00eb mashtrim dhe mosrespektim\u201d t\u00eb arm\u00ebpushimit. \u201cIrani nuk do t\u2019i braktis\u00eb kurr\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat e vet libanez\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Irani nuk u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj duke goditur Izraelin, por Teherani nuk ka pranuar ta rihap\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit, nj\u00eb rrug\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr furnizimet globale me naft\u00eb dhe gaz dhe nj\u00eb komponent i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i arm\u00ebpushimit, duke e tensionuar m\u00eb tej marr\u00ebveshjen tashm\u00eb t\u00eb brisht\u00eb.<\/p>\n<p>Marina amerikane prej at\u00ebher\u00eb ka vendosur nj\u00eb bllokad\u00eb ndaj porteve iraniane dhe trafikut n\u00eb ngushtic\u00eb, duke synuar ta ndal\u00eb eksportin e naft\u00ebs dhe gazit nga Teherani.<\/p>\n<p>Para bisedimeve p\u00ebr paqe midis zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb dhe iranian\u00eb n\u00eb Islamabad m\u00eb 11 prill, Teherani k\u00ebrc\u00ebnoi me t\u00ebrhiqje nga negociatat n\u00eb \u00e7astin e fundit p\u00ebr shkak t\u00eb sulmeve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb Izraelit ndaj Hezbollahut. Delegacioni iranian p\u00ebrfundimisht mori pjes\u00eb n\u00eb bisedime, megjith\u00ebse pal\u00ebt nuk arrit\u00ebn marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Para bisedimeve n\u00eb Islamabad, Irani kishte paraqitur nj\u00eb plan paqeje me 10 pika, i cili p\u00ebrfshinte, nd\u00ebr t\u00eb tjera, ndalimin e sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj aleat\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb armatosur n\u00eb Liban, Irak dhe Jemen.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt than\u00eb se mbrojtja e Hezbollahut dhe p\u00ebrfshirja e tij n\u00eb \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshje paqeje do t\u00eb jet\u00eb prioritet p\u00ebr Iranin.<\/p>\n<p>\u201cHezbollahu ka qen\u00eb aleati dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsi m\u00eb i vjet\u00ebr dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i Iranit n\u00eb rajon dhe ai hyri n\u00eb rundin e fundit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Iranit, k\u00ebshtu q\u00eb Irani d\u00ebshiron t\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mundet,\u201d tha Farzin Nadimi, specialist i mbrojtjes p\u00ebr Iranin n\u00eb Institutin e Uashingtonit.<\/p>\n<p>\u201cAta gjithashtu duan t\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nd\u00ebrmjet\u00ebsin e tyre m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe ta parandalojn\u00eb dob\u00ebsimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb tij\u201d, shtoi Nadimi.<\/p>\n<p>Irani ndihmoi n\u00eb themelimin e Hezbollahut n\u00eb vitin 1982 si p\u00ebrgjigje ndaj pushtimit t\u00eb Libanit nga Izraeli at\u00eb vit, kur vendi ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb shkat\u00ebrruese civile. Q\u00eb nga krijimi, organizata politike dhe ushtarake shiite ka marr\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb konsiderueshme financiare dhe politike nga Irani, nj\u00eb vend me shumic\u00eb shiite.<\/p>\n<p>Naysan Rafati, analist p\u00ebr Iranin n\u00eb Grupin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Krizave, tha se mbrojtja e Hezbollahut \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00ebkurse presidenti sirian, Bashar al-Assad, nj\u00eb aleat kamotsh\u00ebm i Teheranit, u rr\u00ebzua nga pushteti n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2024. N\u00ebn Assadin, Siria ishte i vetmi aktor tjet\u00ebr shtet\u00ebror n\u00eb boshtin e rezistenc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb nj\u00eb viti e gjysm\u00eb t\u00eb fundit, ndikimi dhe projektimi i pushtetit t\u00eb Iranit n\u00eb Levant kan\u00eb p\u00ebsuar goditje t\u00eb konsiderueshme\u201d, tha Rafati.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrfshin edhe dob\u00ebsimin e Hezbollahut, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me presion n\u00eb rritje brenda vendit dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht p\u00ebr t\u2019u \u00e7armatosur. Ushtria libaneze \u00ebsht\u00eb vendosur gjithashtu n\u00eb jug t\u00eb vendit, n\u00eb bastionin e Hezbollahut, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr goditje k\u00ebtij grupi.<\/p>\n<p>Ideologjia dhe gjeografia e b\u00ebjn\u00eb Hezbollahun aleat q\u00eb Teherani nuk d\u00ebshiron ta braktis\u00eb, tha Rafati.<\/p>\n<p>\u201cDuke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr ta p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb arm\u00ebpushim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb [dhe marr\u00ebveshje paqeje], iranian\u00ebt duket se synojn\u00eb t\u00eb sigurohen q\u00eb grupi t\u00eb mund t\u00eb mbijetoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr, qoft\u00eb si aktor politik apo m\u00eb konkretisht si forc\u00eb ushtarake p\u00ebrgjat\u00eb kufirit verior t\u00eb Izraelit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse Izraeli do t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb sulmet ndaj Hezbollahut dhe t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb forcat e tij nga Libani jugor si pjes\u00eb e ndonj\u00eb marr\u00ebveshjeje paqeje mes SHBA-s\u00eb dhe Iranit.<\/p>\n<p>Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu \u00ebsht\u00eb zotuar t\u2018i vazhdoj\u00eb sulmet e vendit ndaj Hezbollahut dhe ta shkat\u00ebrroj\u00eb grupin.<\/p>\n<p>Ambasador\u00ebt izraelit\u00eb dhe libanez\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara do t\u00eb takohen n\u00eb Uashington m\u00eb 14 prill n\u00eb bisedime t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuara nga sekretari i shtetit Marco Rubio.<\/p>\n<p>Libani ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr arm\u00ebpushim, por Izraeli ka refuzuar nj\u00eb arm\u00ebpushim me Hezbollahun dhe k\u00ebmb\u00ebngul p\u00ebr \u00e7armatimin e grupit. Kreu i Hezbollahut Naim Qassem ka b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb Libani t\u00eb anuloj\u00eb bisedimet n\u00eb Uashington.\/REL<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm 48 or\u00eb pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nis\u00ebn nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb madhe bombardimesh ndaj Iranit, grupi militant libanez, Hezbollah, iu bashkua p\u00ebrleshjeve dhe e p\u00ebrkrahu mb\u00ebshtet\u00ebsin e vet. Aleati m\u00eb i af\u00ebrt joshtet\u00ebror i Teheranit, Hezbollahu ka l\u00ebshuar qindra predha, raketa dhe dron\u00eb ndaj Izraelit fqinj q\u00eb nga 2 marsi, duke hapur nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-82133","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82133","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82133"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82133\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}