{"id":82094,"date":"2026-04-15T07:12:51","date_gmt":"2026-04-15T07:12:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/15\/birn-inflacioni-u-rrit-nga-pagat-e-shtetit-dhe-nga-blerjet-e-valutes-nga-bsh\/"},"modified":"2026-04-15T07:12:51","modified_gmt":"2026-04-15T07:12:51","slug":"birn-inflacioni-u-rrit-nga-pagat-e-shtetit-dhe-nga-blerjet-e-valutes-nga-bsh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/15\/birn-inflacioni-u-rrit-nga-pagat-e-shtetit-dhe-nga-blerjet-e-valutes-nga-bsh\/","title":{"rendered":"BIRN: Inflacioni u rrit nga pagat e shtetit dhe nga blerjet e valut\u00ebs nga BSH"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa statistikat zyrtare t\u00eb Institutit t\u00eb Statistikave tregojn\u00eb se problemi i sot\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb, jo inflacioni i lart\u00eb, por inflacioni i ul\u00ebt, ministrja e Ekonomis\u00eb, Delina Ibrahimaj pranoi t\u00eb premten n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp at\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt dhe disa politikan\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb socialistin Erjon Bra\u00e7e, e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb re gjithashtu: \u00e7mimet, ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb zarzavateve, kan\u00eb qen\u00eb ndjesh\u00ebm m\u00eb t\u00eb larta k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb ministres, \u201cq\u00eb nga mesi i muajit mars, kemi par\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb frutave dhe perimeve\u201d. Pranimi nga qeveria i asaj q\u00eb ndjehet nga qytetar\u00ebt bie disi ndesh n\u00eb fakt me matjet e b\u00ebra nga Instituti i Statistikave. T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, INSTAT publikoi t\u00eb dh\u00ebnat e Indeksit t\u00eb \u00c7mimeve t\u00eb Konsumit, t\u00eb cilat sugjerojn\u00eb se inflacioni p\u00ebr muajin mars ishte vet\u00ebm 2.6%, pra m\u00eb i ul\u00ebt se sa objektivi i politik\u00ebs monetare p\u00ebr inflacion rreth 3%, nd\u00ebrsa, p\u00ebr grupmallrat m\u00eb t\u00eb debatuara, pra frutat dhe zarzavatet, \u00e7mimet kan\u00eb ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fare t\u00eb pandjeshme. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, ndryshimi vjetor i \u00e7mimit t\u00eb grupmallrave \u201czarzavate, zhardhok\u00eb dhe bishtajore\u201d ishte 0.1% n\u00eb shkurt dhe 0.3% n\u00eb mars, pra nj\u00eb ndryshim q\u00eb n\u00eb rrjedh\u00ebn normale t\u00eb jet\u00ebs nuk do t\u00eb v\u00ebrehej nga askush, as nga publiku i gjer\u00eb dhe as nga qeveria.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, \u00e7mimet e frutave t\u00eb fresk\u00ebta apo t\u00eb thata, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb rritur, por p\u00ebrkundrazi, kushtojn\u00eb m\u00eb lir\u00eb se sa dimrin e kaluar. \u00c7mimi i frutave n\u00eb mars ra me 0.9% n\u00eb krahasim me marsin e vitit 2025, sipas INSTAT. Edhe ndryshimet nga muaji n\u00eb muaj nuk duken shum\u00eb dramatike. INSTAT raporton se \u00e7mimet e zarzavateve n\u00eb mars ishin 2.8% m\u00eb t\u00eb larta se sa n\u00eb shkurt, nd\u00ebrsa ato t\u00eb frutave 1.3% m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Lajmi i par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes \u00ebsht\u00eb q\u00eb duksh\u00ebm ka nj\u00eb kontradikt\u00eb mes asaj q\u00eb pranon qeveria se ka ndodhur dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, gj\u00eb q\u00eb sugjeron se ose qeveria e ka gabim konkluzionin q\u00eb, sipas ministres Ibrahimaj, ka ardhur pas \u201cmonitorimit t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb treg\u201d, ose INSTAT i ka t\u00eb dh\u00ebnat e pasakta.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb logjika ta do q\u00eb n\u00eb fakt, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, qeveria ka t\u00eb drejt\u00eb. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, pyetja \u00ebsht\u00eb se nga se \u00ebsht\u00eb shkaktuar ky inflacion?<\/p>\n<p>Dy jan\u00eb elefant\u00ebt n\u00eb dhom\u00eb q\u00eb ka gjasa jan\u00eb fajtor\u00eb: e para, rritja e pagave t\u00eb shtetit nga qeveria Rama vitin e kaluar, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se sa rritja e ekonomis\u00eb. N\u00ebse shikoni t\u00eb dh\u00ebnat mbi buxhetin e shtetit t\u00eb publikuara nga Ministria e Financave, do t\u00eb v\u00ebreni se gjat\u00eb vitit 2025, Prodhimi i Brendsh\u00ebm Bruto n\u00eb terma nominal\u00eb u rrit me m\u00eb pak se 5 p\u00ebr qind. Nd\u00ebrsa fondi i pagave t\u00eb sektorit buxhetor u rrit me 14%. Fondi i pagave t\u00eb sektorit buxhetor qe rritur me 12% n\u00eb vitin 2024 n\u00eb krahasim me vitin 2023, vit kur rritja ekonomike nominale ishte 6.5%.<\/p>\n<p>Rritja e pagave nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e pap\u00eblqyeshme, por ajo duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet te rritja ekonomike. Prodhimi i Brendsh\u00ebm Bruto \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se shuma totale e prodhimit q\u00eb puna e t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb nj\u00eb vendi ka realizuar gjat\u00eb nj\u00eb viti. Paraja \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsia mat\u00ebse e k\u00ebsaj pune. N\u00ebse puna jon\u00eb ka sh\u00ebnuar rritje t\u00eb prodhimit n\u00eb vler\u00eb nominale me 5%, si\u00e7 b\u00ebhet e ditur nga t\u00eb dh\u00ebnat e Ministris\u00eb s\u00eb Financave, at\u00ebher\u00eb rritja e pagave nuk mund t\u00eb jet\u00eb 14%. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb, kjo natyrisht q\u00eb shkakton inflacion. Inflacioni, pavar\u00ebsisht n\u00ebse e mat apo jo INSTAT, paguhet detyrimisht nga t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Shkaku i dyt\u00eb i rritjes s\u00eb \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb padyshim fushata e blerjes s\u00eb valut\u00ebs s\u00eb tep\u00ebrt nga ana e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, blerje q\u00eb nisi n\u00eb vitin 2024 dhe q\u00eb ka t\u00ebrhequr nga tregu deri tani pothuajse 2 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Qeveria thot\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb para t\u00eb pastra, ne t\u00eb tjer\u00ebt kemi arsye goxha t\u00eb sh\u00ebndosha t\u00eb besojm\u00eb se nuk jan\u00eb edhe aq t\u00eb pastra. Por pavar\u00ebsisht n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb pastra apo t\u00eb pista, efekti \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj. Ky blog i Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar shpjegon se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb p\u00ebrballet me hyrje valutore t\u00eb larta. N\u00ebse autoriteti monetar nuk nd\u00ebrhyn, argumenton autorja e k\u00ebtij blogu Christine Ebrahimzadeh, at\u00ebher\u00eb monedha komb\u00ebtare forcohet dhe shkakton dizavantazh konkurrues p\u00ebr \u00e7do mall apo sh\u00ebrbim tjet\u00ebr q\u00eb vendi prodhon. N\u00ebse autoriteti monetar nd\u00ebhyn, duke bler\u00eb valut\u00ebn e tep\u00ebrt p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb kurs k\u00ebmbimi fiks, ajo q\u00eb vendit i ndodh quhet \u201czhvler\u00ebsim i brendsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Ebrahimzadeh shkruan: \u201cN\u00ebse kursi i k\u00ebmbimit valutor \u00ebsht\u00eb i fiksuar, konvertimi i valut\u00ebs s\u00eb huaj n\u00eb monedh\u00eb vend\u00ebse do t\u00eb rris\u00eb stokun e paras\u00eb s\u00eb vendit dhe presioni nga k\u00ebrkesa vend\u00ebse do t\u00eb shkaktoj\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimeve. Kjo do t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb mbi\u00e7mim t\u00eb kursit \u201creal\u201d t\u00eb k\u00ebmbimit, pra nj\u00eb nj\u00ebsi e monedh\u00ebs s\u00eb huaj do t\u00eb blej\u00eb m\u00eb pak mallra dhe sh\u00ebrbime n\u00eb ekonomin\u00eb vend\u00ebse nga sa blinte m\u00eb par\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, qeveria dhe Banka e Shqip\u00ebris\u00eb duket se jan\u00eb shkaktar\u00ebt e inflacionit t\u00eb pamatur nga INSTAT, por t\u00eb pranuar si shqet\u00ebsim nga qeveria.\/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/15\/birn-inflacioni-u-rrit-nga-pagat-e-shtetit-dhe-nga-blerjet-e-valutes-nga-bsh\/\">BIRN: Inflacioni u rrit nga pagat e shtetit dhe nga blerjet e valut\u00ebs nga BSH<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa statistikat zyrtare t\u00eb Institutit t\u00eb Statistikave tregojn\u00eb se problemi i sot\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb, jo inflacioni i lart\u00eb, por inflacioni i ul\u00ebt, ministrja e Ekonomis\u00eb, Delina Ibrahimaj pranoi t\u00eb premten n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp at\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt dhe disa politikan\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb socialistin Erjon Bra\u00e7e, e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb re gjithashtu: \u00e7mimet, ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-82094","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82094","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82094"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82094\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}