{"id":81944,"date":"2026-04-14T11:49:09","date_gmt":"2026-04-14T11:49:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/14\/auron-tare-shqiptaret-e-orientit-dhe-nje-veper-ne-koleksionin-mbreteror-anglez\/"},"modified":"2026-04-14T11:49:09","modified_gmt":"2026-04-14T11:49:09","slug":"auron-tare-shqiptaret-e-orientit-dhe-nje-veper-ne-koleksionin-mbreteror-anglez","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/14\/auron-tare-shqiptaret-e-orientit-dhe-nje-veper-ne-koleksionin-mbreteror-anglez\/","title":{"rendered":"Auron Tare: Shqiptar\u00ebt e Orientit dhe nj\u00eb Vep\u00ebr n\u00eb Koleksionin Mbret\u00ebror Anglez"},"content":{"rendered":"<p>Meq\u00ebn\u00ebse Orienti \u00ebsht\u00eb tema e dit\u00ebs sot p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb lexojn\u00eb lajme,  po shk\u00ebpus nj\u00eb histori interesante q\u00eb b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Orientit. Diku n\u00eb fillimet e viteve 2000, q\u00ebllova n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Gjenev\u00eb. Personi q\u00eb m\u00eb kishte ftuar, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, m\u00eb prezantoi me djalin e Mbretit Faruk t\u00eb Egjiptit, Fuadin II, Khediv t\u00eb Egjiptit dhe sundimtar t\u00eb Sudanit (n\u00eb letra sigurisht).<\/p>\n<p>Pasi shk\u00ebmbyem fjal\u00ebt e mir\u00ebsjelljes s\u00eb rastit, i thash\u00eb me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb edhe un\u00eb jam shqiptar si Lart\u00ebsia e Tij. M\u00eb shikoi pak shtremb\u00ebr dhe m\u00eb tha se ai ishte egjiptian dhe jo shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin ngela, pasi kisha n\u00eb kok\u00eb imazhin q\u00eb familja mbret\u00ebrore e Egjiptit e kishte p\u00ebr krenari faktin q\u00eb ishin shqiptar\u00eb. Por ja ku kisha p\u00ebrball\u00eb djalin e Farukut t\u00eb famsh\u00ebm, nipin e Fuadit po aq te famshem dhe pinjollin e lidhjes direkte me gjakun e Mehmet Aliut,  i cili as q\u00eb donte t\u00eb shprehej se paraardh\u00ebsit e tij t\u00eb lavdish\u00ebm vinin nga Shqip\u00ebria. ( nga Kavalla ne te vertete)<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dark\u00ebs, me shum\u00eb takt q\u00eb t\u00eb mos e ofendoja, e hodha bised\u00ebn mbi faktin q\u00eb gjyshi i tij Fuadi i par\u00eb ishte vet\u00eb ofruar p\u00ebr fronin e Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. Si dhe faktin q\u00eb babai i tij Faruku kishte pasur lidhje shum\u00eb t\u00eb ngushta me Mbretin Zog. Po k\u00ebshtu, babai i tij kishte pasur truproj\u00ebn m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb shqiptare, nj\u00eb fakt ky shum\u00eb pak i njohur. Sigurisht q\u00eb duhej t\u2019i dinte t\u00eb gjitha k\u00ebto, por gjat\u00eb dark\u00ebs ishte mjaft mosp\u00ebrfill\u00ebs ndaj rr\u00ebfimeve t\u00eb prejardhjes shqiptare. Dukej se e bezdiste ky fakt, aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb ishin edhe disa emra familjesh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Kur e pyeta p\u00ebr Teqen\u00eb e Kajgusuz Ballem Sulltanit n\u00eb Fortes\u00ebn e Kajros, mu duk m\u00eb i gjall\u00eb dhe tregoi se kishte d\u00ebgjuar q\u00eb kjo teqe kishte qen\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb familjes s\u00eb tyre dhe se, me largimin n\u00eb ekzil, egjiptian\u00ebt e kishin mbyllur si nj\u00eb lloj hakmarrjeje p\u00ebr lidhjet e ngushta t\u00eb Teqes me khedi\u00ebt e Egjiptit.<\/p>\n<p>Fuadi i Dyt\u00eb jetonte midis Gjenev\u00ebs dhe Monakos. Nuk e kuptova se me \u00e7far\u00eb merrej, por m\u00eb tha se e kishin lejuar t\u00eb vizitonte Egjiptin, ku kishte ende disa prona. Kur e pyeta p\u00ebr historin\u00eb e monedh\u00ebs prej ari t\u00eb quajtur \u201cMonedha e Farukut\u201d, q\u00eb ishte shitur n\u00eb ankand p\u00ebr 29 milion USD, buz\u00ebqeshi dhe u \u00e7udit q\u00eb e dija historin\u00eb e asaj monedhe.<\/p>\n<p>Nuk e ngava m\u00eb tej bised\u00ebn. M\u00eb erdhi keq q\u00eb pinjolli i Mehmet Aliut t\u00eb famsh\u00ebm, q\u00eb theu n\u00eb beteja trupat franceze t\u00eb Napoleonit dhe t\u00eb Perandoris\u00eb Britanike, duke krijuar Egjiptin modern si nj\u00eb shembull t\u00eb toleranc\u00ebs fetare, racore dhe prosperitetit ekonomik, nuk kishte interes p\u00ebr prejardhjen e tij.<\/p>\n<p>Kam shfletuar shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shqiptar gjenial, i cili nga hi\u00e7i krijoi nj\u00eb perandori aq t\u00eb famshme. Njeriu q\u00eb theu franko-britanik\u00ebt, shfarosi mamluk\u00ebt, ndaloi islamin ekstrem t\u00eb vahabizmit duke thyer arab\u00ebt n\u00eb disa beteja. Djemt\u00eb e tij ishin protagonist\u00eb t\u00eb pushtimeve n\u00eb Sudan, hapjes s\u00eb Kanalit t\u00eb Suezit, zbulimit t\u00eb burimeve t\u00eb Nilit, Statuj\u00ebs s\u00eb Liris\u00eb q\u00eb sot gjendet n\u00eb New York dhe porosit\u00ebsit e oper\u00ebs s\u00eb famshme t\u00eb Xhuzepe Verdit, \u201cAida\u201d, q\u00eb u shfaq me aq madh\u00ebshti n\u00eb Kajro n\u00eb 1871.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre arritjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr nj\u00eb njeri dhe nj\u00eb dinasti q\u00eb erdhi nga nj\u00eb familje tregtar\u00ebsh t\u00eb duhanit nga Kavalla, ardhur nga jugu i Shqip\u00ebris\u00eb, thell\u00eb-thell\u00eb m\u00eb ka habitur nj\u00eb fakt i shkruar n\u00eb disa paragraf\u00eb t\u00eb librit me kujtime t\u00eb nj\u00eb prej eksplorator\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj europian\u00eb, i cili, i mb\u00ebshtetur nga khedi\u00ebt e Egjiptit, nd\u00ebrmori ekspedit\u00ebn p\u00ebr zbulimet e Nilit:<\/p>\n<p>Sir Richard Burton.<\/p>\n<p>Burton, i cili jetoi p\u00ebr disa koh\u00eb n\u00eb Kajro dhe u miq\u00ebsua me disa nga komandant\u00ebt ushtarak\u00eb t\u00eb qytetit, shkruan se \u201cata (komandant\u00ebt) shqiptar\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr, kur dilnin n\u00eb qytet, rrihnin me shkop k\u00ebdo q\u00eb e cil\u00ebsonin si prish\u00ebs t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb\u201d. Kaq t\u00eb ashp\u00ebr ishin sa i kishin futur tmerrin Kajros. Pasi kishin masakruar mamluk\u00ebt n\u00eb Fortes\u00ebn e Kajros, qyteti ishte n\u00eb duart e tyre dhe Mehmet Aliu, komandant i trupave shqiptare, me forc\u00ebn e arm\u00ebve detyroi hoxhallar\u00ebt e Kajros ta shpallnin at\u00eb Vali (guvernator), titull i cili erdhi nga Stambolli me q\u00ebllim mbajtjen e rregullit n\u00eb k\u00ebt\u00eb provinc\u00eb osmane.<\/p>\n<p>Me konsolidimin e pushtetit, Mehmet Aliu, i cili erdhi n\u00eb pushtet me mb\u00ebshtetjen e shqiptar\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb ishin zot\u00ebr t\u00eb Kajros dhe provinc\u00ebs s\u00eb Egjiptit, mblodhi agallar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe, pasi i mbushi me dhurata, u k\u00ebrkoi t\u00eb ktheheshin n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Me shum\u00eb mund\u00ebsi, Mehmet Aliu, nj\u00eb mendje gjeniale, e dinte mir\u00eb se me shqiptar\u00ebt n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb do ta kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb qeveriste Egjiptin. Kush vendosi t\u00eb q\u00ebndronte, pranoi sundimin e tij, agallar\u00ebt e tjer\u00eb, q\u00eb nuk e p\u00ebrtypnin dot komand\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb barabarti, vendos\u00ebn t\u00eb largoheshin. Omer Vrioni, nj\u00eb prej tyre, i cili hyri n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Ali Pash\u00ebs n\u00eb Janin\u00eb.<\/p>\n<p>Me kalimin e koh\u00ebs, Mehmet Aliu e kuptoi se me udh\u00ebheq\u00ebs shqiptar\u00eb t\u00eb pavarur, t\u00eb fort\u00eb dhe shpesh t\u00eb pabindur, nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb shtet t\u00eb unifikuar dhe t\u00eb centralizuar. Prandaj ai zgjodhi t\u00eb shk\u00ebputej gradualisht nga kjo baz\u00eb ushtarake fillestare dhe t\u00eb krijonte nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb re pushteti, m\u00eb t\u00eb disiplinuar dhe m\u00eb t\u00eb varur nga shteti q\u00eb po form\u00ebsohej. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai hodhi themelet e nj\u00eb Egjipti modern, ku besnik\u00ebria personale u z\u00ebvend\u00ebsua nga nj\u00eb administrat\u00eb dhe ushtri shtet\u00ebrore e centralizuar.<\/p>\n<p>Vepra e Horace Vernier<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e rrall\u00eb mbret\u00ebrore e dedikuar Mehmet Aliut t\u00eb Egjiptit, e realizuar nga piktori francez Horace Vernet. E punuar n\u00eb m\u00ebndafsh, ky qilim q\u00eb varet n\u00eb mur u ble nga Napoleoni III pasi u ekspozua n\u00eb \u201cEkspozit\u00ebn e Madhe\u201d n\u00eb Paris.<\/p>\n<p>Perandori ia dhuroi k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr Mbret\u00ebresh\u00ebs Viktoria dhe, prej asaj dite, ajo gjendet n\u00eb Koleksionin Mbret\u00ebror Britanik.<\/p>\n<p>Vepra paraqet Mehmet Aliun t\u00eb ulur duke pir\u00eb duhan, gjat\u00eb asaj q\u00eb njihet si \u201cMasakra e Mamluk\u00ebve\u201d, ku ai eliminoi klas\u00ebn sunduese t\u00eb Egjiptit, duke marr\u00eb plot\u00ebsisht pushtetin n\u00eb vend dhe duke qeverisur si sundimtar i pavarur.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Meq\u00ebn\u00ebse Orienti \u00ebsht\u00eb tema e dit\u00ebs sot p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb lexojn\u00eb lajme, po shk\u00ebpus nj\u00eb histori interesante q\u00eb b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Orientit. Diku n\u00eb fillimet e viteve 2000, q\u00ebllova n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Gjenev\u00eb. Personi q\u00eb m\u00eb kishte ftuar, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, m\u00eb prezantoi me djalin e Mbretit Faruk t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81944","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81944","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81944"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81944\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81944"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81944"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81944"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}