{"id":81926,"date":"2026-04-14T10:49:09","date_gmt":"2026-04-14T10:49:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/14\/merruni-me-te-ardhmen-jo-me-pd\/"},"modified":"2026-04-14T10:49:09","modified_gmt":"2026-04-14T10:49:09","slug":"merruni-me-te-ardhmen-jo-me-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/14\/merruni-me-te-ardhmen-jo-me-pd\/","title":{"rendered":"Merruni me t\u00eb ardhmen, jo me PD"},"content":{"rendered":"<p>Javanews<br \/>\nHome  Kryesoret<br \/>\nMerruni me t\u00eb ardhmen, jo me PD<br \/>\nArtur Ajazi  13\/04\/2026 22:53<\/p>\n<p>Nga Artur Ajazi<\/p>\n<p>Pothuajse prej 3 dekadash, mediat, njer\u00ebzit, politika, ekonomia, bujqesia, policia dhe ushtria, po merren me kot\u00ebsin\u00eb. Po merren me di\u00e7ka q\u00eb, as sjell \u201cbereqet\u201d, as sjell progres, dhe as sjell t\u00eb ardhme. Po merren me Sali Berish\u00ebn dhe Partin\u00eb e Tij prej 35 vitesh. Po e sfumojn\u00eb, po e sulmojn\u00eb, po e m\u00ebsojn\u00eb, po i japin leksione dhe k\u00ebshilla, i tregojn\u00eb \u201crrug\u00ebt e ribashkimit dhe pushtetit\u201d, po e trajtojn\u00eb ekzistenc\u00ebn apo mosekzistenc\u00ebn e saj, sikur t\u00eb ishte \u201cfundi bot\u00ebs\u201d. Dhe e dini pse ?<\/p>\n<p>Sepse ne kurr\u00eb nuk shohim fillimisht nga e ardhmja, por i rikthhemi t\u00eb shkuar\u00ebs, merremi me t\u00eb shkuar\u00ebn, e lakojm\u00eb e tjerrim, e modifikojm\u00eb, e zbresim dhe hipim n\u00eb pode, dhe harrojm\u00eb se kemi humbur shum\u00eb muaj dhe vite, duke u marr\u00eb me gj\u00ebra koti. Kemi humbur muaj, vite, dhe dekada, duke mos par\u00eb nga e ardhmja jon\u00eb, e familjeve dhe brezave. Kjo ndodh vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Merren me fantazmat e nj\u00eb kohe t\u00eb shkuar, e cila ka sjell\u00eb shkat\u00ebrrime, zjarre, viktima, regres. Ndaj mendoj se, askush nuk duhet t\u00eb humbas\u00eb koh\u00ebn e tep\u00ebrt dhe jo vet\u00ebm, duke u marr\u00eb me nj\u00eb parti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pron\u00eb private, dhe jo \u201caset kombetar\u201d, me nj\u00eb parti q\u00eb kurr\u00eb nuk ka njohur brenda saj lirin\u00eb, demokracin\u00eb, zhvillimin, riorganizimin, rinovimin, dhe barazin\u00eb gjinore dhe politike. Me nj\u00eb parti  politike q\u00eb gjithmon\u00eb kur ka patur pushtetin, ka sjell\u00eb regres, shkat\u00ebrrim, denigrim t\u00eb vlera kombetare, ka sjell\u00eb vet\u00ebm cfilitje p\u00ebr shqiptar\u00ebt, dhe zhg\u00ebnjim p\u00ebr nderkombetaret.<\/p>\n<p>Ka ardhur koha dhe  momenti, q\u00eb si\u00e7 thot\u00eb Edi Rama \u201c ti kthehemi Pun\u00ebve t\u00eb Shqiperise\u201d, ti kthehemi shikimit nga e ardhmja, ti kthehemi dashuris\u00eb mes nj\u00ebri-tjetrit, ti kthehemi pun\u00ebve tona, dhe t\u00eb l\u00ebm\u00eb pas thirrjet e nj\u00eb partie, dhe nj\u00eb kryetari partie, q\u00eb ka 35 vjet, q\u00eb shikon interesin e tij, q\u00eb ujdis pun\u00ebt e tij, dhe q\u00eb mban peng t\u00eb ardhmen ton\u00eb. Se \u00e7\u2019b\u00ebn ai me partin\u00eb e tij, kjo as m\u00eb intereson fare. Po ashtu edhe shqiptareve, as u  intereson fare. Por t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb mos pengoj\u00eb n\u00eb shqip dhe anglisht progresin e vendit. T\u00eb mos g\u00ebnjej\u00eb  dhe mashtroj\u00eb faktorin nderkombetar  duke u b\u00ebr\u00eb njoll\u00eb turpi p\u00ebr procesin e integrimit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb parti politike, q\u00eb ka sjell\u00eb shkat\u00ebrrimin e shtetit dhe vendit n\u00eb 1997, q\u00eb solli  dhe po sjell  mij\u00ebra viktima me arm\u00ebt e depove t\u00eb ushtris\u00eb, nj\u00eb parti politike q\u00eb mbeti ekraneve  duke nxir\u00eb realitetin dhe duke mashtruar shqip\u00ebtar\u00eb dhe t\u00eb huaj, nj\u00eb parti politike q\u00eb mbart mbi shpin\u00eb fatura t\u00eb tmerrshme penale, kurr\u00eb nuk ka pse merr v\u00ebm\u00ebndje mediatike dhe popullore. PD dhe Saliu, jan\u00eb e shkuara, jan\u00eb e djeshmja, jan\u00eb e vjetra, jan\u00eb e grisura, dhe kurr\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb besuesh\u00ebm derisa t\u00eb japin llogari p\u00ebr \u00e7do fatkeq\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb p\u00ebr shqiptaret dhe Shqiperin\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Javanews Home Kryesoret Merruni me t\u00eb ardhmen, jo me PD Artur Ajazi 13\/04\/2026 22:53 Nga Artur Ajazi Pothuajse prej 3 dekadash, mediat, njer\u00ebzit, politika, ekonomia, bujqesia, policia dhe ushtria, po merren me kot\u00ebsin\u00eb. Po merren me di\u00e7ka q\u00eb, as sjell \u201cbereqet\u201d, as sjell progres, dhe as sjell t\u00eb ardhme. Po merren me Sali Berish\u00ebn dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81926","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81926","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81926"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81926\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81926"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81926"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81926"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}