{"id":81835,"date":"2026-04-13T21:10:41","date_gmt":"2026-04-13T21:10:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/13\/investigimi-dr%ce%bfga-fenomeni-qe-po-mbush-burgjet\/"},"modified":"2026-04-13T21:10:41","modified_gmt":"2026-04-13T21:10:41","slug":"investigimi-dr%ce%bfga-fenomeni-qe-po-mbush-burgjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/13\/investigimi-dr%ce%bfga-fenomeni-qe-po-mbush-burgjet\/","title":{"rendered":"Investigimi\/ Dr\u03bfga, fenomeni q\u00eb po mbush burgjet"},"content":{"rendered":"<p><span>Nga Sebi Alla\/\u00a0<\/span><span>Nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja e masave \u201carrest me burg\u201d (p\u00ebr zyrtar\u00ebt dhe ish-zyrtar\u00ebt e lart\u00eb publik), zgjatja e paraburgimit dhe zvarritja e gjyqeve penale, po ngrihet si shqet\u00ebsim nga mazhoranca, raportet zyrtare tregojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr fenomen, sa kriminal, aq edhe social e sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/span><\/p>\n<p><span>Rreth 30% e t\u00eb d\u00ebnuarve dhe paraburgosurve n\u00eb vend rezulton se jan\u00eb t\u00eb izoluar p\u00ebr kultivim, trafikim dhe shp\u00ebrndarje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, disa prej t\u00eb cil\u00ebve edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb organizatave kriminale.<\/span><\/p>\n<p><span>Arsyet e p\u00ebrhapjes s\u00eb k\u00ebtij fenomeni p\u00ebr sociolog\u00ebt lidhet kryesisht me <em>\u201cfitimin e shpejt\u00eb\u201d,<\/em> por edhe p\u00ebrfshirjen e shtresave vulnerab\u00ebl, kryesisht t\u00eb miturve dhe t\u00eb rinjve q\u00eb nga p\u00ebrdorues shpesh kthehen edhe n\u00eb shp\u00ebrndar\u00ebs t\u00eb narkotik\u00ebve, duke u shfryt\u00ebzuar nga rrjete trafikant\u00ebsh.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>N\u00eb burg\u2026<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Referuar t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve t\u00eb cilat Faktoje.al i ka siguruar, n\u00eb bilancet e muajit shkurt rezulton se n\u00eb total jan\u00eb 2003 t\u00eb d\u00ebnuar, prej t\u00eb cil\u00ebve 529 prej t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebr drog\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Shif\u00ebr m\u00eb e lart\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb paraburgosurit q\u00eb presin vendimin e form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb dhomat e paraburgimit ndodhen 2424 persona, dhe p\u00ebr akuz\u00ebn \u201cdrog\u00eb\u201d, jan\u00eb 703. N\u00eb p\u00ebr qindje, kjo vep\u00ebr penale p\u00ebrb\u00ebn numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb t\u00eb proceduarve me mas\u00eb maksimale sigurie, nd\u00ebrsa shfaq edhe nj\u00eb tjet\u00ebr problem.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cAktiviteti i prodhimit, trafikimit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb drog\u00ebs \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm aktivitet kriminal por edhe shum\u00eb fitimprur\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb industri kriminale dhe aktivitet social degradues, mesa duket, ana financiare si aktivitet fitimprur\u00ebs dhe ofert\u00eb kriminale dhe k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tregut social p\u00ebr narkotik\u00eb duket se shkojn\u00eb bashk\u00eb\u201d,<\/em> \u2013 thot\u00eb p\u00ebr Faktoje.al, sociologu, Prof, G\u00ebzim Tushi.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Shifrat n\u00eb rritje<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb analiz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve, vepra penale q\u00eb lidhet me kultivimin dhe trafikimin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike ka ardhur n\u00eb rritje nga viti 2013 deri m\u00eb tani. Kjo, jo pa arsye.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga viti 2014 deri n\u00eb vitin 2017 shifrat e t\u00eb d\u00ebnuarve jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb mesatare 550, por ky num\u00ebr kap\u00ebrcen gati dysfish t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2018 -2019, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vitin 2018 u d\u00ebnuan 987 persona dhe n\u00eb vitin 2019 u d\u00ebnuan 933.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cKanabizimi i vendit p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb opinionit publik ka qen\u00eb nj\u00eb mit, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb realitet i jetuar jet\u00ebsh t\u00eb shkat\u00ebrruara. Ka pasur vite kur opinioni ka m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb rreth k\u00ebtij \u2018procesi\u2019, ka pasur vite kur kanabizimi ka qen\u00eb i heshtur apo i zhvilluar larg syve dhe vesh\u00ebve t\u00eb opinionit.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span><em>N\u00ebse sot \u00ebsht\u00eb ulur deri n\u00eb 12 vjec mosha e minoren\u00ebve p\u00ebrdorues t\u00eb narkotik\u00ebve apo q\u00eb jan\u00eb n\u00eb konflikt me ligjin sepse jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00ebs, kjo mund t\u00eb lidhet me arsye si: lirshm\u00ebria p\u00ebr tu siguruar, shpesht\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn qarkullon dhe shtrirja gjeografike si n\u00eb zonat urbane, po ashtu edhe rurale t\u00eb vendit\u201d,<\/em> thot\u00eb sociologia Entela Binjaku.<\/span><\/p>\n<p><span>Sikurse pranohet nga raportet policore n\u00eb vend, por edhe ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare, fenomeni i kanabizimit p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2015-2017 ka qen\u00eb mjaft i lart\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Miliona bim\u00eb kanabisi u shkat\u00ebrruan n\u00eb disa aksione policore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit, por gjithsesi tonelata me drog\u00eb kapeshin edhe n\u00eb vendet ku trafikoheshin, kryesisht n\u00eb Itali dhe Greqi. Ky trend m\u00eb pas njeh nj\u00eb lloj uljeje, por viti 2024 jep nj\u00eb tjet\u00ebr pamje paradoksale.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit rezultojn\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar 413 persona, n\u00eb paraburgim shifra \u00ebsht\u00eb mbi dyfish e lart\u00eb, 1022 persona p\u00ebr akuz\u00ebn \u201ckultivim, trafikim dhe shp\u00ebrndarje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Problemi social<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>\u00c7\u00ebshtjen e trafikimit dhe konsumimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike sociolog\u00ebt e cil\u00ebsojn\u00eb jo vet\u00ebm si pasoj\u00eb direkte si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkimi penal, por edhe nj\u00eb fenomen shoq\u00ebror q\u00eb ka prekur mjaft familje n\u00eb vend. <em>\u201cShum\u00eb alarmant \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb ka nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb frikshme t\u00eb uljes s\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb fillimit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb drog\u00ebrave dhe zgjerim t\u00eb numrit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe adoleshent\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sfer\u00eb t\u00eb \u2018kriminalitetit minor\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, duke diagnostikuar realitetet tona, shtimin e prodhimit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve psikotrope, mund t\u00eb themi se problemi tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i agravuar n\u00eb p\u00ebrmasa sociale dhe nuk mund t\u00eb konsiderohet m\u00eb si periferik\u201d,<\/em> thot\u00eb Prof, G\u00ebzim Tushi.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga verifikimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb t\u00eb proceduarve p\u00ebr \u201cdrog\u00eb\u201d dhe akuzave konkrete, pjesa m\u00eb e madhe jan\u00eb n\u00eb referim t\u00eb nenit 183 t\u00eb Kodit Penal.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cShitja, ofrimi, ofrimi p\u00ebr shitje, dh\u00ebnia ose marrja n\u00eb \u00e7do form\u00eb, shp\u00ebrndarja, tregtimi, nd\u00ebrmjet\u00ebsimi, transportimi, d\u00ebrgimi, d\u00ebrgimi n\u00eb tranzit, dor\u00ebzimi n\u00eb \u00e7do form\u00ebsi dhe mbajtja, p\u00ebrve\u00e7 rastit t\u00eb p\u00ebrdorimit vetjak dhe n\u00eb doza t\u00eb vogla, t\u00eb substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i far\u00ebrave t\u00eb bim\u00ebve narkotike, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, ose n\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tyre, d\u00ebnohet me burgim nga pes\u00eb gjer n\u00eb dhjet\u00eb vjet\u201d,<\/em> thot\u00eb ky nen, nd\u00ebrsa vijon se masa 7-15 vjet aplikohet n\u00eb rastet e grupeve kriminale t\u00eb trafikut, ose p\u00ebrs\u00ebritjes m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj vepre penale.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Neni \u201ci harruar\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa evidentojn\u00eb se numri i t\u00eb miturve p\u00ebrdorues \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb nivele t\u00eb larta, penalizimi i personave q\u00eb nxisin t\u00eb mitur dhe adoleshent\u00eb t\u00eb konsumojn\u00eb narkotik\u00eb \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>Duke iu referuar t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, vihet re q\u00eb neni 286 i Kodit Penal \u00ebsht\u00eb aplikuar shum\u00eb pak. Ky nen p\u00ebrcakton: <em>\u201cNxitja p\u00ebr p\u00ebrdorimin e drog\u00ebs (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, dat\u00eb 24.1.2001), nxitja e t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr p\u00ebrdorimin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike dhe psikotrope ose dh\u00ebnia n\u00eb p\u00ebrdorim ose injektimi i tyre te t\u00eb tjer\u00ebt, pa dijenin\u00eb dhe p\u00eblqimin e tyre, d\u00ebnohet me burgim nga pes\u00eb gjer n\u00eb dhjet\u00eb vjet. Kur nxitja apo injektimi i detyruar b\u00ebhet ndaj f\u00ebmij\u00ebve apo n\u00eb institucione penale, shkollore, sportive apo t\u00eb \u00e7do veprimtarie tjet\u00ebr shoq\u00ebrore d\u00ebnohet me burgim jo m\u00eb pak se pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Ndon\u00ebse shp\u00ebrndar\u00ebsit dhe trafikant\u00ebt synojn\u00eb kryesisht nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave 9-vje\u00e7are dhe t\u00eb mesme si \u201ckontigjent\u201d tregtimi dhe p\u00ebrfitimi me q\u00ebllim, nd\u00ebshkimi i tyre n\u00eb referim t\u00eb nenit 286 q\u00eb ka mas\u00eb m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr d\u00ebnimi mbetet mjaft i ul\u00ebt.<em> \u201cStudimet tregojn\u00eb se fillimi, hapi i par\u00eb q\u00eb i nxit, sidomos f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur drog\u00ebn \u00ebsht\u00eb kurioziteti dhe efektet e propagand\u00ebs kriminale p\u00ebr t\u00eb rritur rrjetin e njer\u00ebzve me vart\u00ebsi toksike\u201d,<\/em> thot\u00eb Tushi. \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/faktoje.al\/droga-fenomeni-qe-po-mbush-burgjet\/\">Faktoje.al<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/13\/investigimi-dr%CE%BFga-fenomeni-qe-po-mbush-burgjet\/\">Investigimi\/ Dr\u03bfga, fenomeni q\u00eb po mbush burgjet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sebi Alla\/\u00a0Nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja e masave \u201carrest me burg\u201d (p\u00ebr zyrtar\u00ebt dhe ish-zyrtar\u00ebt e lart\u00eb publik), zgjatja e paraburgimit dhe zvarritja e gjyqeve penale, po ngrihet si shqet\u00ebsim nga mazhoranca, raportet zyrtare tregojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr fenomen, sa kriminal, aq edhe social e sh\u00ebndet\u00ebsor. Rreth 30% e t\u00eb d\u00ebnuarve dhe paraburgosurve n\u00eb vend rezulton se jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81835","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81835","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81835"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81835\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81835"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81835"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81835"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}