{"id":81783,"date":"2026-04-13T17:48:24","date_gmt":"2026-04-13T17:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/13\/humbja-e-orbanit-eshte-ajo-qe-pd-nuk-ben-dot-me-berishen\/"},"modified":"2026-04-13T17:48:24","modified_gmt":"2026-04-13T17:48:24","slug":"humbja-e-orbanit-eshte-ajo-qe-pd-nuk-ben-dot-me-berishen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/13\/humbja-e-orbanit-eshte-ajo-qe-pd-nuk-ben-dot-me-berishen\/","title":{"rendered":"Humbja e Orbanit, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb PD, nuk b\u00ebn dot me Berish\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi historik i s\u00eb djatht\u00ebs hungareze, Victor Orban, u largua nga pushteti pas kat\u00ebr mandatesh, jo nga opozita ideologjike por nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij brenda n\u00eb parti. Fituesi i zgjedhjeve, Peter Magyar, dikur bashk\u00ebpun\u00ebtor dhe besnik i Orbanit, iu kund\u00ebrvu atij me nj\u00eb ekip t\u00eb ri dy mandatet e fundit duke filluar t\u2019i marr\u00eb qytetet kryesore t\u00eb Hungaris\u00eb, deri dje i mori nj\u00eb shumic\u00eb absolute.<\/p>\n<p>Viktor Orban nuk e ka qeverisur keq Hungarin\u00eb. Natyrisht, lodhja nga pushteti i gjat\u00eb dhe akrobacit\u00eb e tij mes Putinit dhe Trumpit, vun\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje fatin evropian t\u00eb Hungaris\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha vun\u00eb n\u00eb prov\u00eb demokracin\u00eb brenda partis\u00eb s\u00eb tij.<br \/>\nKund\u00ebrshtar\u00ebt e tij brenda partis\u00eb u organizuan jo p\u00ebr t\u2019i rr\u00ebzuar pushtetin Orbanit, as p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb atij presion p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mandate deputeti, por si nj\u00eb alternativ\u00eb e re politike.<\/p>\n<p>B\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk ka mundur ta b\u00ebj\u00eb dot asnj\u00eb kund\u00ebrshtar i Berish\u00ebs deri m\u00eb sot brenda PD. Duke u organizuar me fytyra t\u00eb reja, duke zhvler\u00ebsuar demagogjin\u00eb e Orbanit me sovranizmin e tij \u201canti-BE\u201d dhe p\u00ebrkuljen horizontale ndaj Putinit, duke p\u00ebrbuzur lobimin ekstrem amerikan n\u00eb fushat\u00ebn dhe mitingun p\u00ebrmbyll\u00ebs ku mori pjes\u00eb z\u00ebvend\u00ebspresidenti i SHBA dhe presidenti Trump n\u00eb linj\u00eb telefonike, ata krijuan besim se e djathta mund t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb pushtet edhe pa Viktor Orban.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb goditja e par\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, dhe n\u00eb fakt arsyeja p\u00ebrse ai mban peng t\u00eb djatht\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Ai q\u00ebndron aty i kapur pa sigl\u00ebn dhe vul\u00ebn e PD, pik\u00ebrisht q\u00eb n\u00eb PD t\u00eb mos dal\u00eb asnj\u00eb figur\u00eb serioze p\u00ebrball\u00eb tij, si ajo e Peter Magyar. Ata q\u00eb deri m\u00eb sot kritikojn\u00eb apo edhe sulmojn\u00eb Berish\u00ebn brenda PD, jan\u00eb njer\u00ebz me pazar t\u00eb ul\u00ebt. I thon\u00eb \u201cBabi i Zenit\u201d, pastaj i shkojn\u00eb te ballkoni t\u2019i b\u00ebj\u00eb deputet. I thon\u00eb i korruptuar dhe kur krijojn\u00eb parti\u00e7ka t\u00eb tyre fillojn\u00eb u v\u00ebn\u00eb gjob\u00eb biznesmen\u00ebve ende pa u b\u00ebr\u00eb parti.<br \/>\nI thon\u00eb antiper\u00ebndimor dhe \u201cnon grata\u201d dhe pastaj e zbusin duke i \u00e7uar ndonj\u00eb deputet per\u00ebndimor p\u00ebr kafe.<br \/>\nPra n\u00eb PD nuk ka pasur deri m\u00eb sot asnj\u00eb projekt serioz anti-Berisha q\u00eb t\u2019u mbush\u00eb mendjen t\u00eb djatht\u00ebve shqiptar\u00eb ose elektoratit opozitar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, q\u00eb n\u00eb pushtet nuk rikthehen dot me Berish\u00ebn dhe Flamurin. Fraksioni i fundit q\u00eb ka dal\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb jo serioz, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb gar\u00eb me k\u00ebto l\u00ebvizjet majtiste kush t\u00eb ket\u00eb teza m\u00eb antikapitaliste dhe m\u00eb kund\u00ebr tregut se nj\u00ebri-tjetri. P\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb pastaj q\u00eb sillen si gjobv\u00ebn\u00ebs.<br \/>\n.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb kjo arsyeja q\u00eb Berisha q\u00ebndron aty duke mbajtur peng opozit\u00ebn dhe duke i l\u00ebn\u00eb rrug\u00ebve p\u00ebr kat\u00ebr mandate.<br \/>\nGoditja e dyt\u00eb ndaj Berish\u00ebs lidhet edhe personalisht me Orbanin.<br \/>\nViktor Orban ishte i vetmi kryeminist\u00ebr i Per\u00ebndimit q\u00eb e ka pranuar Berish\u00ebn si \u201cnon grata\u201d, i cili edhe n\u00eb kulmin e izolimit t\u00eb tij nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe e ka takuar at\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhimbje m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Berish\u00ebn. Natyrisht q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se i dhimbshej Berisha, por ishte n\u00eb vazhd\u00ebn e frym\u00ebs s\u00eb tij anti-BE dhe pro-ruse.<br \/>\nIkja e tij, e rikthen Berish\u00ebn n\u00eb izolimin e tij per\u00ebndimor, duke i dashur t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb deputet\u00ebt e tij si telefon i prishur p\u00ebr t\u2019u lidhur me Evrop\u00ebn. Dhe kjo dukej qart\u00eb n\u00eb reagimet e sotme t\u00eb rrethit t\u00eb Berish\u00ebs q\u00eb e quanin fituesin n\u00eb Hungari nj\u00eb veg\u00ebl t\u00eb Sorosit dhe q\u00eb premtonin se vazhdonin bashk\u00ebpunimin edhe me t\u00eb, a thua se kryeministri i Hungaris\u00eb ka shqet\u00ebsim a do t\u2019i njoh\u00eb fitoren Berisha apo jo. N\u00eb fund t\u00eb fundit, Tritani e njohu i pari, si\u00e7 b\u00ebn gjithmon\u00eb.<br \/>\nDhimbja e tret\u00eb dhe m\u00eb e madhe e Berish\u00ebs, \u00ebsht\u00eb se pas kat\u00ebr mandatesh nj\u00eb parti n\u00eb pushtet mund t\u00eb mos ndryshoj\u00eb pushtet, por mund t\u00eb ndryshoj\u00eb kryetar.<br \/>\nKjo p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e pamundur, pasi aktor\u00ebt politik\u00eb brenda asaj partie i ngjajn\u00eb p\u00ebrher\u00eb m\u00eb shum\u00eb aktor\u00ebve politik\u00eb brenda PD, q\u00eb jan\u00eb si zogjt\u00eb e kllock\u00ebs q\u00eb duhet t\u2019i ushqej\u00eb ose Rama ose Berisha. Por ama rreziku q\u00eb nj\u00eb krah politik mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb rrij\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pushtet n\u00ebse opozita p\u00ebrball\u00eb tij nuk ndryshon, \u00ebsht\u00eb real.<br \/>\nDhe kjo m\u00eb shum\u00eb se Berish\u00ebs duhet t\u2019u dhemb\u00eb demokrat\u00ebve q\u00eb jan\u00eb pengje t\u00eb tij. Hungaria ishte nj\u00eb leksion i hidhur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mendojn\u00eb se duke qen\u00eb autoritar, duke qen\u00eb i plotfuqish\u00ebm dhe duke pasur n\u00eb dor\u00eb mediat opozitare je i pavdeksh\u00ebm. Orban i kishte t\u00eb gjitha, madje kishte edhe CIA-n e KGB-n\u00eb, Trumpin e Putinin, milionat dhe pushtetin dhe humbi thell\u00eb. Ndryshimi i tij i vet\u00ebm me Berish\u00ebn \u00ebsht\u00eb se ai e pranoi humbjen, nd\u00ebrsa Berisha konkurron n\u00eb nj\u00eb univers paralel, ku b\u00ebn zgjedhje me mendjen e tij, fiton me mendjen e tij, rri n\u00eb opozit\u00eb dhe po me mendjen e tij nuk njeh pushtetin. At\u00eb e njohin vet\u00ebm demokrat\u00ebt q\u00eb mbeten rrug\u00ebve. Ai vazhdon jeton n\u00eb luks n\u00eb pushtetin paralel dhe qet\u00ebsin\u00eb q\u00eb i dhuron kund\u00ebrshtari politik, t\u00eb cilit i duhet ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb. Si kufom\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Udh\u00ebheq\u00ebsi historik i s\u00eb djatht\u00ebs hungareze, Victor Orban, u largua nga pushteti pas kat\u00ebr mandatesh, jo nga opozita ideologjike por nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij brenda n\u00eb parti. Fituesi i zgjedhjeve, Peter Magyar, dikur bashk\u00ebpun\u00ebtor dhe besnik i Orbanit, iu kund\u00ebrvu atij me nj\u00eb ekip t\u00eb ri dy mandatet e fundit duke filluar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81783","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81783","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81783"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81783\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81783"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81783"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81783"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}