{"id":81773,"date":"2026-04-13T16:48:24","date_gmt":"2026-04-13T16:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/13\/pese-arsye-pse-viktor-orban-i-humbi-zgjedhjet-dhe-cfare-e-pret-hungarine-tani\/"},"modified":"2026-04-13T16:48:24","modified_gmt":"2026-04-13T16:48:24","slug":"pese-arsye-pse-viktor-orban-i-humbi-zgjedhjet-dhe-cfare-e-pret-hungarine-tani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/13\/pese-arsye-pse-viktor-orban-i-humbi-zgjedhjet-dhe-cfare-e-pret-hungarine-tani\/","title":{"rendered":"Pes\u00eb arsye pse Viktor Orb\u00e1n i humbi zgjedhjet \u2013 dhe \u00e7far\u00eb e pret Hungarin\u00eb tani"},"content":{"rendered":"<p>Zgjedhjet parlamentare n\u00eb Hungari: Sundimtari afatgjat\u00eb hungarez duhet t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb pushtetin. Rritja e \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve dhe zem\u00ebrimi ndaj korrupsionit ishin vendimtare. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndryshim historik: opozita e bashkuar.<\/p>\n<p>Nga Enver Robelli <\/p>\n<p>Pas 16 viteve n\u00eb krye t\u00eb shtetit hungarez, epoka e Viktor Orb\u00e1nit ka p\u00ebrfunduar: kreu i qeveris\u00eb me mandatin m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb BE-s\u00eb ka humbur zgjedhjet parlamentare. Q\u00eb gjat\u00eb votimit t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs, Orb\u00e1n u shfaq \u00e7udit\u00ebrisht i p\u00ebrulur: ai tha se ishte aty p\u00ebr t\u00eb fituar, por n\u00eb fund duhej \u201crespektuar vendimi i popullit\u201d.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e ushtruan k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh se kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e re t\u00eb Hungaris\u00eb: me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje rekord prej gati 80 p\u00ebr qind \u2013 vlera m\u00eb e lart\u00eb q\u00eb nga fundi i komunizmit n\u00eb vitin 1989 \u2013 hungarez\u00ebt votuan p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit t\u00eb tyre. N\u00eb mbr\u00ebmje, Orb\u00e1n e pranoi humbjen e tij habitsh\u00ebm shpejt.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij t\u00eb fitores para nj\u00eb turme gjigante, lideri i deritanish\u00ebm i opozit\u00ebs, P\u00e9ter Magyar, tha: \u201cS\u00eb bashku e \u00e7liruam Hungarin\u00eb dhe rr\u00ebzuam regjimin e Orb\u00e1nit.\u201d Magyar madje ka arritur shumic\u00ebn vendimtare prej dy t\u00eb tretash. Me k\u00ebt\u00eb, ai tani mund t\u00eb shkarkoj\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb em\u00ebruar nga Orb\u00e1n. Pse p\u00ebrfundoi marshimi triumfal i Orb\u00e1nit pik\u00ebrisht tani? Nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr shpjegim n\u00eb pes\u00eb kapituj.<\/p>\n<p>1. Hungaria ka humbur hapin ekonomikisht<\/p>\n<p>Viktor Orb\u00e1n u konsiderua p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb si garantues i stabilitetit; ai dinte mjesht\u00ebrisht t\u2019i mobilizonte mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij me parulla patriotike dhe t\u2019i b\u00ebnte shum\u00eb prej tyre t\u00eb p\u00ebrfitonin nga resurset e shtetit. Me norma rritjeje q\u00eb her\u00eb pas here shkonin deri n\u00eb gjasht\u00eb p\u00ebr qind, kjo llogari doli e sakt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Hungaria \u00ebsht\u00eb kthyer nga fundi n\u00eb list\u00ebn e lul\u00ebzimit ekonomik n\u00eb Evrop\u00ebn Qendrore dhe Lindore. Q\u00eb nga viti 2019, \u00e7mimet e ushqimeve jan\u00eb rritur me rreth 80 p\u00ebr qind. Sipas Transparency International, Hungaria konsiderohet si vendi m\u00eb korruptuar i BE-s\u00eb dhe paraqet shtetin ligjor m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Brukseli ka ngrir\u00eb 18 miliard\u00eb euro p\u00ebr vendin. Gjendja e mjerueshme ekonomike ishte rrjedhimisht nxit\u00ebsi kryesor i pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb kund\u00ebr Orb\u00e1nit dhe partis\u00eb s\u00eb tij Fidesz, e shoq\u00ebruar me nj\u00eb lodhje t\u00eb thell\u00eb shoq\u00ebrore. Shum\u00eb njer\u00ebz ishin t\u00eb mendimit: 16 vjet jan\u00eb mjaft! N\u00eb fund, zgjedhjet duket se i vendosi m\u00eb shum\u00eb portofoli sesa shqet\u00ebsimi i drejt\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>2. Opozita garoi e bashkuar me nj\u00eb lider t\u00eb fort\u00eb<\/p>\n<p>Ndryshe nga kat\u00ebr zgjedhjet e fundit, ku opozita ishte e fragmentuar, e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe pa nj\u00eb figur\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb besueshme, k\u00ebt\u00eb her\u00eb ishte ndryshe. Lideri i deritanish\u00ebm i opozit\u00ebs, P\u00e9ter Magyar, \u00ebsht\u00eb insajderi m\u00eb i rreziksh\u00ebm q\u00eb sistemi i Orb\u00e1nit ka prodhuar deri m\u00eb tani \u2013 dhe ai, me partin\u00eb e tij Tisza, e sfidoi hapur kryeministrin.<\/p>\n<p>Magyar, nj\u00eb jurist 45-vje\u00e7ar, rrjedh nga elita e Budapestit dhe ishte pjes\u00eb e aparatit t\u00eb pushtetit p\u00ebr vite me radh\u00eb, p\u00ebrpara se n\u00eb vitin 2024 t\u00eb shk\u00ebputej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spektakolare nga qeveria. Shkak u b\u00eb nj\u00eb skandal pedofilie, i cili i kushtoi me post ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Judit Varga. Magyar e akuzoi Orb\u00e1nin se po i sakrifikonte grat\u00eb p\u00ebr t\u2019ua l\u00ebn\u00eb fajin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb elita po pasurohej.<\/p>\n<p>N\u00eb fushat\u00ebn elektorale, Magyar tregoi nj\u00eb shkatht\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme mediatike: fushatat njollos\u00ebse t\u00eb qeveris\u00eb ai i kund\u00ebrshtoi me humor n\u00eb rrjetet sociale, duke arritur k\u00ebshtu masat q\u00eb ishin zhg\u00ebnjyer prej koh\u00ebsh nga politika. Ai gjithashtu kaloi m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb provinc\u00eb sesa n\u00eb Budapest apo qytete t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha, ku Orb\u00e1n ka humbur mb\u00ebshtetjen prej vitesh. Magyar nuk ligj\u00ebroi p\u00ebr tema abstrakte, por foli p\u00ebr shqet\u00ebsimet e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve \u2013 nga \u00e7mimet e larta t\u00eb ushqimeve deri te mungesa e letr\u00ebs higjienike n\u00eb spitale.<\/p>\n<p>Programi i tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje e luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit dhe nacionalizmit. Ai premton shtet ligjor dhe pranga p\u00ebr elit\u00ebn e korruptuar, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb mbron k\u00ebrkesat p\u00ebr energji t\u00eb lir\u00eb ruse. P\u00ebr disa ai \u00ebsht\u00eb shpresa p\u00ebr nj\u00eb Hungari t\u00eb re, p\u00ebr Orb\u00e1nin thjesht nj\u00eb tradhtar. Ka di\u00e7ka shekspiriane n\u00eb k\u00ebt\u00eb: me P\u00e9ter Magyar, n\u00eb sken\u00eb ka hyr\u00eb Bruti modern hungarez.<\/p>\n<p>Ai nuk do t\u00eb synoj\u00eb eskalimin e marr\u00ebdh\u00ebnies me BE-n\u00eb, as nuk pritet t\u00eb bllokoj\u00eb ndihmat p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Se a do ta ndjek\u00eb gjithmon\u00eb Brukselin, mbetet e hapur. Fokusimi i tij \u00ebsht\u00eb i brendsh\u00ebm: ai d\u00ebshiron t\u00eb \u00e7montoj\u00eb sistemin autoritar, t\u00eb forcoj\u00eb institucionet dhe t\u00eb garantoj\u00eb lirin\u00eb e mediave. P\u00ebrmes an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Prokurorin\u00eb e BE-s\u00eb, synohet gjithashtu t\u00eb b\u00ebhet i mundur ndjekja penale e Orb\u00e1nit dhe besnik\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Tani Magyar duhet t\u00eb tregoj\u00eb se mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb mbaj\u00eb thjesht fjalime t\u00eb ashpra. Me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb politike prej vet\u00ebm dy vitesh n\u00eb Parlamentin Evropian, Magyar tani me shum\u00eb gjasa do t\u00eb ngjitet n\u00eb fron si kryeministri i ardhsh\u00ebm i vendit. Shkrimtari Gy\u00f6rgy Dalos i tha autorit t\u00eb k\u00ebtij shkrimi pak para zgjedhjeve se ai shihte \u201cngjashm\u00ebri ndonj\u00ebher\u00eb pothuajse rr\u00ebqeth\u00ebse\u201d midis Magyar dhe Orb\u00e1n: Magyar \u00ebsht\u00eb tejet inteligjent, i zhd\u00ebrvjellt\u00eb dhe i talentuar.<\/p>\n<p>3. Korrupsioni n\u00eb rrethin e ngusht\u00eb t\u00eb kreut t\u00eb qeveris\u00eb ishte tep\u00ebr i duksh\u00ebm<\/p>\n<p>N\u00eb fund, asnj\u00eb mb\u00ebshtetje nuk ndihmoi. N\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb vitin 2024, Donald Trump e p\u00ebrmendi mikun e tij hungarez Viktor Orb\u00e1n 103 her\u00eb; n\u00eb shkurt pasoi vizita e Sekretarit t\u00eb Shtetit t\u00eb SHBA, Marco Rubio n\u00eb Budapest \u2013 kjo ishte nj\u00eb ndihm\u00eb e hershme dhe aktive n\u00eb fushat\u00eb. Pak para zgjedhjeve, n\u00eb kryeqytetin hungarez aterroi z\u00ebvend\u00ebspresidenti i SHBA, J. D. Vance, dhe inskenoi s\u00eb bashku me Donald Trump nj\u00eb telefonat\u00eb p\u00ebr Orb\u00e1nin \u2013 por entuziazmi n\u00eb Hungari ishte i kufizuar.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, Orb\u00e1n kishte humbur kontrollin n\u00eb nj\u00eb miting t\u00eb tij: i fishk\u00eblluar nga mb\u00ebshtet\u00ebsit dikur besnik\u00eb, ai i fyu ata si tradhtar\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Ukrain\u00ebs. Ky moment u b\u00eb ndoshta kthesa vendimtare n\u00eb favor t\u00eb opozit\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond, paraqitja e Vance u duk si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e d\u00ebshp\u00ebruar e l\u00ebvizjes MAGA p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nga balta kalin e tyre t\u00eb Troj\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebspresidenti i SHBA e shoq\u00ebroi misionin e tij me sulme t\u00eb ashpra kund\u00ebr burokrat\u00ebve, sipas tij, t\u00eb pafytyr\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt donin t\u2019u tregonin hungarez\u00ebve se si t\u00eb jetonin, si t\u00eb luteshin, si t\u00eb flisnin dhe si t\u00eb qeverisnin. Por, nd\u00ebrsa Trump dhe ndjek\u00ebsit e tij shihnin te Orb\u00e1n ekzekutuesin e nj\u00eb agjende nacionaliste-konservatore, hungarez\u00ebt i kishin drejtuar syt\u00eb te problemi i v\u00ebrtet\u00eb: korrupsioni n\u00eb rrethin m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb kreut t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb Hungaris\u00eb sot num\u00ebrohen dh\u00ebndri i Orb\u00e1nit si dhe nj\u00eb ish-shok shkolle. Ky i fundit arriti t\u00eb ngjitej nga nj\u00eb instalues i thjesht\u00eb ngrohjeje n\u00eb miliarder. Megjithat\u00eb, mbetet e paqart\u00eb n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs i pavarur \u2013 apo sh\u00ebrben thjesht si mask\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb e kryeministrit.<\/p>\n<p>Edhe familja e Orb\u00e1nit \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb drejtp\u00ebrdrejt: prona luksoze dikur habsburge n\u00eb Hatvanpuszta, jo larg Budapestit, zyrtarisht figuron n\u00eb emrin e babait t\u00eb tij. Deri m\u00eb tani, besnik\u00ebt e Orb\u00e1nit thuhet se kan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar deri n\u00eb pes\u00eb miliard\u00eb euro n\u00eb vit nga fondet shtet\u00ebrore. Metodat jan\u00eb sa t\u00eb thjeshta aq edhe efektive: p\u00ebrmes projekteve nd\u00ebrtimore sistematikisht t\u00eb mbisvler\u00ebsuara, mjete t\u00eb m\u00ebdha buxhetore devijohen n\u00eb kanale private.<\/p>\n<p>4. Agjitimi kund\u00ebr BE-s\u00eb doli huq<\/p>\n<p>Pak para zgjedhjeve t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs, Viktor Orb\u00e1n pothuajse e humbi vet\u00ebp\u00ebrmbajtjen. Ai iu drejtua mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij me k\u00ebt\u00eb tirad\u00eb antievropiane: \u201cJu jeni t\u00eb m\u00ebdhenj, jeni t\u00eb fuqish\u00ebm, jeni l\u00ebvizja politike m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Evrop\u00eb. Nj\u00eb l\u00ebvizje nacional-patriotike q\u00eb mbron atdheun ton\u00eb kund\u00ebr frym\u00ebs liberale t\u00eb koh\u00ebs dhe shtyp\u00ebsve nga Brukseli. Brukseli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fole gjarp\u00ebrinjsh. Ne jemi i vetmi vend pa emigracion. Ne mbrojm\u00eb familjet tona dhe d\u00ebbojm\u00eb aktivist\u00ebt LGBTQ nga shkollat. Miqt\u00eb e mi, Brukseli ka vendosur t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb luft\u00eb. Ata jan\u00eb gati t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb vdekje. Ata jan\u00eb gati t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb arm\u00eb dhe edhe m\u00eb shum\u00eb para n\u00eb Ukrain\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Por edhe ky sulm mbeti pa efekt. Krer\u00ebt e BE-s\u00eb q\u00ebndruan t\u00eb heshtur p\u00ebr t\u00eb mos i dh\u00ebn\u00eb Orb\u00e1nit asnj\u00eb pretekst p\u00ebr akuza t\u00eb reja. Ata e lan\u00eb kryeministrin afatgjat\u00eb t\u00eb fliste me veten e tij. Megjithat\u00eb, m\u00eb s\u00eb voni q\u00eb nga mesi i marsit, kur Orb\u00e1n bllokoi me veto ndihmat financiare p\u00ebr Ukrain\u00ebn n\u00eb samitin e BE-s\u00eb, shum\u00eb krer\u00eb shtetesh dhe qeverish e kishin t\u00eb qart\u00eb: edhe n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb fitoreje zgjedhore, Orb\u00e1n nuk do t\u00eb tolerohej m\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>5. Me fushat\u00ebn kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, Orb\u00e1n humbi besueshm\u00ebrin\u00eb<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtyre zgjedhjeve shkon shum\u00eb p\u00ebrtej kufijve t\u00eb Hungaris\u00eb. Q\u00eb nga kriza e refugjat\u00ebve n\u00eb vitin 2015, Orb\u00e1n \u00ebsht\u00eb radikalizuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb model global p\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebn ekstreme n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb Orb\u00e1n k\u00ebrkoi nj\u00eb politik\u00eb m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb emigracioni n\u00eb BE nuk ishte n\u00eb vetvete skandal. Problemi i v\u00ebrtet\u00eb ishte se ai e instrumentalizoi tem\u00ebn e refugjat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb zhvilluar sistematikisht fushat\u00eb kund\u00ebr Evrop\u00ebs. Ai e udh\u00ebhoqi suit\u00ebn e tij si kolon\u00eb t\u00eb pest\u00eb e Vlladimir Putinit n\u00eb BE. Fakti q\u00eb ministri i Jasht\u00ebm i Orb\u00e1nit raportonte sekretet e Brukselit n\u00eb Mosk\u00eb pothuajse me linj\u00eb direkte, nuk befasoi m\u00eb ask\u00ebnd. N\u00eb fushat\u00eb, kjo doli t\u00eb ishte ve\u00e7an\u00ebrisht e d\u00ebmshme.<\/p>\n<p>Edhe fushata dashakeqe kund\u00ebr presidentit ukrainas Vollodimir Selenski, t\u00eb cilin e akuzonte se po grabiste miliardat e BE-s\u00eb dhe po e t\u00ebrhiqte Evrop\u00ebn m\u00eb thell\u00eb n\u00eb luft\u00eb, nuk piu m\u00eb uj\u00eb te shumica e hungarez\u00ebve. Imazhet e vazhdueshme t\u00eb armikut jan\u00eb konsumuar. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, politika m\u00eb restriktive e BE-s\u00eb ndaj emigrant\u00ebve b\u00ebri q\u00eb Orb\u00e1n t\u00eb mos shfaqej m\u00eb si i vetmi q\u00eb p\u00ebrcaktonte tonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p>Orb\u00e1n u vet\u00ebmburr pand\u00ebrprer\u00eb si njeriu i fort\u00eb q\u00eb mbron vlerat e krishtera \u2013 dhe si i vetmi politikan n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb i merr seriozisht shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ai u dha streh\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb korruptuar nga Polonia dhe Ballkani, injoroi mekanizmat demokratik\u00eb t\u00eb kontrollit dhe n\u00ebnshtroi hap pas hapi institucionet e r\u00ebnd\u00ebsishme e t\u00eb pavarura n\u00eb vullnetin e tij \u2013 duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe mediat.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto zgjedhje, ai humbi p\u00ebrfundimisht besueshm\u00ebrin\u00eb \u2013 sepse ai e kishte tepruar. K\u00ebtu nuk ndihmoi m\u00eb as mb\u00ebshtetja nga Kremlini. Po aq pa efekt mbet\u00ebn lutjet e krer\u00ebve t\u00eb qeverive \u00e7eke dhe sllovake drejtuar fqinj\u00ebve hungarez\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Orb\u00e1nit edhe nj\u00eb shans tjet\u00ebr. T\u00eb dy jan\u00eb vet\u00eb populist\u00eb q\u00eb p\u00ebrballen me akuza p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, i madh \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjimi te popullist\u00ebt e djatht\u00eb evropian\u00eb. Holandezi Geert Wilders shkroi n\u00eb X: \u201cOrb\u00e1n ishte i vetmi lider n\u00eb BE me \u2018topa\u2019. I rrept\u00eb me emigracionin dhe anti-woke (\u2026) Nj\u00eb dit\u00eb e trisht\u00eb. Por ne vazhdojm\u00eb luft\u00ebn!\u201d<\/p>\n<p>Adhuruesit e Trumpit n\u00eb Evrop\u00eb po shfaqen k\u00ebto dit\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb distancuar nga idhulli i tyre. Presidenti i SHBA \u00ebsht\u00eb i bllokuar n\u00eb konfliktin e Iranit dhe rrezikon t\u00eb mbetet n\u00eb histori si nj\u00eb padron lufte pa cak. Nd\u00ebrsa l\u00ebvizja e tij MAGA \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht e ndar\u00eb, retorika e vazhdueshme antievropiane e Trumpit po shkakton irritim edhe te mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij t\u00eb zjarrt\u00eb, nga Portugalia n\u00eb Franc\u00eb e deri n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Por Orb\u00e1n nuk do t\u00eb ishte Orb\u00e1n n\u00ebse nuk do t\u00eb q\u00ebndronte i pal\u00ebkundur p\u00ebrkund\u00ebr humbjes historike. Ai tha: \u201cKemi kaluar koh\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, ne nuk dor\u00ebzohemi \u2013 kurr\u00eb, kurr\u00eb, kurr\u00eb.\u201d<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjedhjet parlamentare n\u00eb Hungari: Sundimtari afatgjat\u00eb hungarez duhet t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb pushtetin. Rritja e \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve dhe zem\u00ebrimi ndaj korrupsionit ishin vendimtare. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndryshim historik: opozita e bashkuar. Nga Enver Robelli Pas 16 viteve n\u00eb krye t\u00eb shtetit hungarez, epoka e Viktor Orb\u00e1nit ka p\u00ebrfunduar: kreu i qeveris\u00eb me mandatin m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81773","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81773","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81773"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81773\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81773"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81773"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81773"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}