{"id":81730,"date":"2026-04-13T12:48:20","date_gmt":"2026-04-13T12:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/13\/dossier-kohe-perjashtimesh-ne-pd-dhe-nje-histori-me-gramoz-pashkon\/"},"modified":"2026-04-13T12:48:20","modified_gmt":"2026-04-13T12:48:20","slug":"dossier-kohe-perjashtimesh-ne-pd-dhe-nje-histori-me-gramoz-pashkon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/13\/dossier-kohe-perjashtimesh-ne-pd-dhe-nje-histori-me-gramoz-pashkon\/","title":{"rendered":"Dossier\/ Koh\u00eb p\u00ebrjashtimesh n\u00eb PD dhe nj\u00eb histori me Gramoz Pashkon"},"content":{"rendered":"<p>Deklarata me gjuh\u00eb \u201cpuniste\u201d e grupit parlamentar demokrat n\u00eb qershor 1992, largimi i nj\u00ebrit prej themeluesve q\u00eb do tr\u00eb pasohej me dhjetra p\u00ebrjashtime t\u00eb tjera, nj\u00eb proces i nisur n\u00eb vitet e para t\u00eb themelimit p\u00ebr t\u00eb mos u ndalur asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse mendon ndryshe prej liderit, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrjashtohesh. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi cil\u00ebt jan\u00eb argumentet dhe ku bazohet mendimi ndryshe, r\u00ebnd\u00ebsi kan\u00eb mekanizmat e denigrimit t\u00eb nj\u00eb individi apo grupi individ\u00ebsh q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe nga lideri apo shumica. Kjo filozofi ka funksionuar n\u00eb Partin\u00eb Demokratike qysh n\u00eb fillime. Qershorin e vitit 1992, PD kishte m\u00eb pak se dy vite q\u00eb ishte themeluar dhe vet\u00ebm dy muaj q\u00eb kishte fituar zgjedhjet parlamentare dhe do t\u00eb niste sag\u00ebn e p\u00ebrjashtimeve t\u00eb themeluesve t\u00eb saj. Nd\u00ebr t\u00eb parat raste ishte p\u00ebrjashtimi i Gramoz Pashkos nga grupi parlamentar i PD-s\u00eb. Nj\u00eb deklarat\u00eb e deputetit Gramoz Pashko, jasht\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs me tone polemike p\u00ebr largimin e paqart\u00eb t\u00eb Azem Hajdarit drejt SHBA-s\u00eb u ekzagjerua duke u cil\u00ebsuar si e pap\u00ebrshtatshme dhe e d\u00ebmshme. N\u00eb nj\u00eb mbledhje urgjente e referuar prej presidentit Berisha, brenda pak or\u00eb diskutimesh, deklarata e Pashkos do t\u00eb cil\u00ebsohej jo vet\u00ebm si e gabuar, por edhe si e rrezikshme p\u00ebr demokracin\u00eb dhe p\u00ebr vet\u00eb partin\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Gramoz Pashko kishte k\u00ebrkuar shpjegime pse PD kishte sulmuar ashp\u00ebr liderin kryesor t\u00eb saj Azem Hajdari, i cili nuk kishte qen\u00eb dakord me disa vendime e l\u00ebvizje politike t\u00eb PD-s\u00eb s\u00eb sapoardhur n\u00eb pushtet. Pashko e krahasoi largimin e Hajdarit drejt SHBA-s\u00eb me arratisjen e shkrimtarit Ismail Kadare nga regjimi komunist. Reagimi i drejtuesve t\u00eb partis\u00eb ishte i shpejt\u00eb dhe i ashp\u00ebr, me vendimin p\u00ebr p\u00ebrjashtim nga grupi parlamentar. I gjith\u00eb debati b\u00ebhej n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ku p\u00ebr ironi, deputet\u00ebt socialist\u00eb q\u00eb vinin nga PPSh, po mbronin Pashkon si \u201cviktim\u00eb\u201d t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb liris\u00eb brenda PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtimi i Pashkos u justifikua nga lidershipi i PD-s\u00eb si nj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur unitetin dhe imazhin e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb tensionuar politike. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ai sh\u00ebnoi fillimin e nj\u00eb modeli q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritej nd\u00ebr vite: largimin e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe prej liderit. Ky episod i hersh\u00ebm i viteve \u201990 tregon se sfida m\u00eb e madhe e demokracis\u00eb shqiptare nuk ishte vet\u00ebm p\u00ebrballja me t\u00eb shkuar\u00ebn, por edhe nd\u00ebrtimi i nj\u00eb kulture t\u00eb re politike brenda vet\u00eb partive.<\/p>\n<p>\u201cShoq\u00ebris\u00eb shqiptare po i kanoset s\u00ebrish n\u00eb der\u00eb diktatura. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, duke respektuar koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb, duke kujtuar dhe nj\u00ebher\u00eb sakrific\u00ebn e st\u00ebrzgjatur q\u00eb jemi t\u00eb detyruar t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb, si dhe aktin sublim t\u00eb student\u00ebve dhe t\u00eb mbar\u00eb popullit shqiptar k\u00ebto vitet e fundit. M\u00eb lejoni zot\u00ebrinj, q\u00eb nga forumi m\u00eb i lart\u00eb i shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb t\u00eb ritheksoj bot\u00ebrisht p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb kemi marr\u00eb pas vot\u00ebbesimit q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb populli: nd\u00ebrtimin e shtetit ligjor, ekonomin\u00eb e tregut, pacenueshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Koha as i ka falur e as do t\u2019i fal\u00eb abuzuesit e pushtetit. Mjer\u00eb ai q\u00eb nuk p\u00ebrmbush detyrimet morale q\u00eb k\u00ebrkon koha e tij. Pavar\u00ebsisht nga mekanizmi q\u00eb u gjet dhe nga artificet q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn, fal\u00ebnderoj grupin parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb m\u00eb b\u00ebri duke m\u00eb p\u00ebrjashtuar, duke m\u00eb shp\u00ebtuar moralisht nga qenia bashk\u00ebfajtor n\u00eb ato q\u00eb mendoj se do t\u00eb ndodhin\u201d \u201d, theksonte nd\u00ebr t\u00eb tjera Pashko n\u00eb reagimine  tij pas p\u00ebrjashtimit.<\/p>\n<p>Tema sjell pjes\u00eb nga deklarata e grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe reagimi i deputetit t\u00eb p\u00ebrjashtuar Gramoz Pashko.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga Deklarata e grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike<\/p>\n<p>Grupi Parlamentar e quajti me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb dhe t\u00eb vler\u00ebsonte natyr\u00ebn, synimet e mundshme dhe pasojat e deklarat\u00ebs s\u00eb zotit Gramoz Pashko, jo p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim t\u00eb drejt\u00ebn e deputetit p\u00ebr t\u00eb shprehur mendimet e tij lirisht n\u00eb Kuvend, por p\u00ebr t\u00eb hedhur qart\u00ebsi p\u00ebr politik\u00ebn dhe q\u00ebndrimet e grupit, p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb shteg e mund\u00ebsi p\u00ebr keqkuptime, interpretime n\u00eb m\u00ebdyshje ose keqdash\u00ebse lidhur me \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb preken n\u00eb deklarat\u00ebn e zotit Gramoz Pashko.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb fillim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb problemit n\u00eb grup, zoti Gramoz Pashko i b\u00ebri p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb ditur grupit, se ai vazhdonte t\u2019i p\u00ebrmbahej deklarat\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Kuvend m\u00eb par\u00eb. N\u00eb k\u00ebto rrethana ishte pra, e drejta dhe detyra e grupit q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjonte mendimet e deputet\u00ebve t\u00eb p\u00ebrcaktonte dhe t\u00eb mbante nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. N\u00eb fillim, kryesia e grupit Parlamentar dhe kryesia e Partis\u00eb Demokratike sqaruan edhe nj\u00ebher\u00eb, se zoti Azem Hajdari \u00ebsht\u00eb nisur n\u00eb SHBA m\u00eb 23.06.1992, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb stazh specializimi disamujor\u00eb, gj\u00eb e cila u miratua dhe nga grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike. Prandaj, nuk kishte aspak vend p\u00ebr t\u00eb shprehur dyshime ose p\u00ebr t\u00eb ngritur hipoteza dhe deklarata me shqet\u00ebsim lidhur me nisjen e zotit Azem Hajdari n\u00eb SHBA, si\u00e7 b\u00ebri deputeti Gramoz Pashko, aq m\u00eb tep\u00ebr ting\u00eblloi absurde, provokuese dhe fyese p\u00ebr demokracin\u00eb, paralelizmi i udh\u00ebtimit t\u00eb zotit Azem Hajdari dhe ikjes sfiduese dhe protestuese t\u00eb shkrimtarit Ismail Kadare, n\u00eb kushtet e diktatur\u00ebs komuniste. Duke u nisur nga k\u00ebto rrethana, shum\u00eb deputet\u00eb q\u00eb mor\u00ebn fjal\u00ebn n\u00eb mbledhjen e mbr\u00ebmshme t\u00eb grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, shpreh\u00ebn keqardhje dhe shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr veprimin e zotit Gramoz Pashko. E vler\u00ebsuan at\u00eb si nj\u00eb hap t\u00eb pa llogaritur mir\u00eb dhe me q\u00ebllime t\u00eb caktuara politike dhe jo si nj\u00eb lajthitje e mundshme ose nj\u00eb gjendje e ve\u00e7ant\u00eb emocionale mbas ndarjes n\u00eb aeroport me nj\u00eb koleg ose nj\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar. Deputet\u00ebt shpreh\u00ebn shqet\u00ebsimin e tyre t\u00eb madh q\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar i grupit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb jasht\u00eb vendit, jasht\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb krijuar artificialisht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shqet\u00ebsuese pik\u00ebrisht n\u00eb \u00e7astin kur t\u00ebr\u00eb v\u00ebmendja e Parlamentit duhet t\u2019i kushtohej nj\u00eb ngjarjeje thelb\u00ebsore, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare. Ata vler\u00ebsuan dhe theksuan pa m\u00ebdyshje se deklarata e zotit Gramoz Pashko, i b\u00ebn nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh \u00e7\u00ebshtjes son\u00eb komb\u00ebtare dhe mund t\u2019u shkoj\u00eb pas qejfit dhe mund t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb intrigave dhe propagand\u00ebs armiq\u00ebsore t\u00eb dashakeq\u00ebsve t\u00eb kombit shqiptar dhe ve\u00e7an\u00ebrisht forcave serbe, q\u00eb zhvillojn\u00eb tani nj\u00eb veprimtari t\u00eb ethshme kund\u00ebr popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb dhe kund\u00ebr kombit shqiptar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb interesuara p\u00ebr minimin e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Prandaj, deputet\u00ebt e vler\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb veprim t\u00eb zotit Gramoz Pashko t\u00eb palejuesh\u00ebm e t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike dhe demokracin\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Shum\u00eb deputet\u00eb vun\u00eb n\u00eb dukje se deklarata e zotit Gramoz Pashko nuk ishte nj\u00eb veprim i shk\u00ebputur, nj\u00eb rast i izoluar apo nj\u00eb aksident i r\u00ebndomt\u00eb n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij politike n\u00eb gjirin e grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, apo si dhe drejtues i Partis\u00eb Demokratike. Ata p\u00ebrmenden n\u00eb diskutimet e tyre dhe grupi Parlamentar shpesh \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi nga deklaratat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb zotit Gramoz Pashko, t\u00eb cilat binin n\u00eb kund\u00ebrshtim me politik\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb ndiqte ky grup dhe q\u00eb jan\u00eb shfryt\u00ebzuar mjaft nga kund\u00ebrshtar\u00ebt politike t\u00eb Partis\u00eb Demokratike\u2026<\/p>\n<p> \u2026P\u00ebr fat t\u00eb keq n\u00eb mjaft raste gjejm\u00eb dhe pranin\u00eb e zotit Gramoz Pashko, me deklarata apo q\u00ebndrime t\u00eb tij q\u00eb zakonisht kemi pasur prirje t\u2019i quajm\u00eb \u201ct\u00eb pamatura\u201d, apo t\u00eb nxituara. Deklarat\u00ebn e zotit Gramoz Pashko, deputet\u00ebt e vler\u00ebsuan si nj\u00eb veprim taktik, por n\u00eb vazhd\u00ebn e nj\u00eb strategjie t\u00eb caktuar si nj\u00eb element lufte politike, q\u00eb inkuadrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme, apo t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme n\u00eb fondin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb disa skenave shum\u00eb t\u00eb rrezikshme q\u00eb kurdisen e vihen n\u00eb veprim kund\u00ebr demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kund\u00ebr \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare, e cila sot ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re dhe kulmore t\u00eb saj. N\u00eb mbledhje u theksua me forc\u00eb se grupi Parlamentar duhet t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb vendosura p\u00ebr t\u2019u kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb, si\u00e7 e k\u00ebrkojn\u00eb interesat e popullit, t\u00eb kombit dhe t\u00eb vendit rrezikut t\u00eb madh q\u00eb i vjen demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe interesave t\u00eb larta t\u00eb kombit ton\u00eb nga nd\u00ebrthurja e veprimtaris\u00eb intensive t\u00eb korrupsionit ekonomik me korrupsionin politik.<\/p>\n<p> Duke p\u00ebrfunduar, sipas udh\u00ebzimeve q\u00eb u b\u00ebn\u00eb nga deputet\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm grupi Parlamentar, me votim nominal, miratoi unanimisht, p\u00ebrve\u00e7 kat\u00ebr deputet\u00ebve q\u00eb abstenuan dhe nj\u00eb deputeti q\u00eb t\u00ebrhiqet nga votimi, vendimin p\u00ebrkat\u00ebs;<\/p>\n<p> 1. P\u00ebrjashtimin, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rregullores s\u00eb brendshme t\u00eb grupit t\u00eb deputetit Gramoz Pashko, nga grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p> 2. Sugjerimin kryesis\u00eb s\u00eb partis\u00eb dhe k\u00ebshillit komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb shqyrtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e deputetit Gramoz Pashko dhe t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb q\u00ebndrimet e m\u00ebtejshme t\u00eb tij. Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike. Tiran\u00eb, 25.06.1992. Faleminderit!<\/p>\n<p> Gramoz Pashko<\/p>\n<p> Lidhur me problemin e Azem Hajdarit. Atij i censurohet intervista. Nga kush dhe p\u00ebrse? Thuhet se i mori leje grupit Parlamentar p\u00ebr t\u2019u larguar, por p\u00ebrse, nuk thuhet. Nuk thuhet pse Azem Hajdari p\u00ebrpara se t\u00eb ikte ishte i revoltuar apo jo? \u00c7\u2019 tha ai n\u00eb mbledhjen e grupit Parlamentar nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb ikte p\u00ebr disa drejtues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. N\u00ebnkryetari dhe themeluesi i Partis\u00eb Demokratike ik\u00ebn disa muaj jasht\u00eb shtetit dhe asnj\u00eb nga lider\u00ebt e partis\u00eb nuk e p\u00ebrcjell zyrtarisht. Un\u00eb k\u00ebrkoj t\u00eb nderohet dhe n\u00eb kam nj\u00eb krim, nd\u00ebrkoh\u00eb grupi Parlamentar n\u00eb mbledhjen e tij sa nuk e b\u00ebn armik Azem Hajdarin, nd\u00ebrsa para publikut thot\u00eb se ka ikur p\u00ebr shkoll\u00eb. Kjo ting\u00ebllon qesharake se nuk po e kuptoj cilin k\u00ebrkon t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb grupi Parlamentar, veten e vet, apo popullin? \u2026<\/p>\n<p>..Mendimi i pakic\u00ebs, brenda grupit Parlamentar, nuk respektohet kurr\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar deputet\u00eb, ne jemi n\u00eb hapat e para t\u00eb demokracis\u00eb, por un\u00eb me dhimbje konstatoj faktin se pasioni politik, i ndezur m\u00eb tep\u00ebr nga nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb primitive p\u00ebr pushtet se sa nga ndarjet ideologjike po tenton t\u00eb bllokoj\u00eb kanalet reale t\u00eb demokracis\u00eb, duke prishur k\u00ebshtu rregullat e loj\u00ebs. Pasioni ka gjetur m\u00eb n\u00eb fund fuqin\u00eb e shumic\u00ebs dhe n\u00ebn presionet e saj po nxjerr ligjet bankete, urdhra kontradiktor\u00eb, e dekrete q\u00eb s\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb demokracis\u00eb, po i sh\u00ebrbejn\u00eb pushtetit. Pra, pushteti po i kanoset shtetit ligjor. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb time si deputet, shtyhem t\u00eb deklaroj se shoq\u00ebris\u00eb shqiptare po i kanoset s\u00ebrish n\u00eb der\u00eb diktatura. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, duke respektuar koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb, duke kujtuar dhe nj\u00ebher\u00eb sakrific\u00ebn e st\u00ebrzgjatur q\u00eb jemi t\u00eb detyruar t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb, si dhe aktin sublim t\u00eb student\u00ebve dhe t\u00eb mbar\u00eb popullit shqiptar\u00eb k\u00ebto vitet e fundit. M\u00eb lejoni zot\u00ebrinj, q\u00eb nga forumi m\u00eb i lart\u00eb i shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb t\u00eb ritheksoj bot\u00ebrisht p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb kemi marr\u00eb pas, vot\u00ebbesimit q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb populli, nd\u00ebrtimin e shtetit ligjor, ekonomin\u00eb e tregut, pacenueshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Koha as i ka falur e as do t\u2019i fal\u00eb abuzuesit e pushtetit. Mjer\u00eb ai q\u00eb nuk p\u00ebrmbush detyrimet morale q\u00eb k\u00ebrkon koha e tij. Sot i paraqita k\u00ebshillit komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike peticionin e zon\u00ebs time dhe nj\u00eb memorandum ku i k\u00ebrkoj t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrim ndaj peticionit dhe n\u00eb, vart\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebndrimi, un\u00eb do t\u00eb vendos m\u00eb pas pozicionin tim. M\u00ebsova se k\u00ebshilli komb\u00ebtar nuk begenisi t\u00eb p\u00ebrfill\u00eb peticionin e popullit t\u00eb zon\u00ebs time elektorale. Un\u00eb jam i obliguar ndaj vullnetit t\u00eb k\u00ebtij populli. Prandaj e quaj t\u00eb pafalshme q\u00eb ai nuk ma p\u00ebrfilli. Pavar\u00ebsisht nga mekanizmi q\u00eb u gjet dhe nga artific\u00ebt q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn, fal\u00ebnderoj grupin Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb m\u00eb b\u00ebri duke m\u00eb p\u00ebrjashtuar, duke m\u00eb shp\u00ebtuar moralisht nga qenia bashk\u00ebfajtor nga ato q\u00eb mendoj se do t\u00eb ndodhin.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarata me gjuh\u00eb \u201cpuniste\u201d e grupit parlamentar demokrat n\u00eb qershor 1992, largimi i nj\u00ebrit prej themeluesve q\u00eb do tr\u00eb pasohej me dhjetra p\u00ebrjashtime t\u00eb tjera, nj\u00eb proces i nisur n\u00eb vitet e para t\u00eb themelimit p\u00ebr t\u00eb mos u ndalur asnj\u00ebher\u00eb. N\u00ebse mendon ndryshe prej liderit, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrjashtohesh. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi cil\u00ebt jan\u00eb argumentet dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81730","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81730","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81730"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81730\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81730"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81730"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81730"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}