{"id":81728,"date":"2026-04-13T12:48:20","date_gmt":"2026-04-13T12:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/13\/fundi-i-nje-epoke-apo-iluzioni-i-nje-fillimi-te-ri\/"},"modified":"2026-04-13T12:48:20","modified_gmt":"2026-04-13T12:48:20","slug":"fundi-i-nje-epoke-apo-iluzioni-i-nje-fillimi-te-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/13\/fundi-i-nje-epoke-apo-iluzioni-i-nje-fillimi-te-ri\/","title":{"rendered":"Fundi i nj\u00eb epoke apo iluzioni i nj\u00eb fillimi t\u00eb ri?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Aladin Stafa<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Zgjedhjet e djeshme n\u00eb Hungari na soll\u00ebn t\u00eb gjith\u00ebve nd\u00ebrmend edhe nj\u00ebher\u00eb se \u2018fundi\u2018 ekziston. Megjithat\u00eb, jo domosdoshm\u00ebrisht mund ta quajm\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje si pozitive apo negative. Pas 16 viteve n\u00eb pushtet, Viktor Orban, lideri i t\u00eb djatht\u00ebs ekstreme, humbi mund\u00ebsin\u00eb e drejtimit t\u00eb Hungaris\u00eb pas zgjedhjeve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolura n\u00eb Europ\u00eb n\u00eb dekadat e fundit. Me nj\u00eb sistem zgjedhor kompleks, nj\u00eb pjesmarrje t\u00eb lart\u00eb votuesish, rreth 80%, dhe ambicien e nj\u00eb lideri Peter Magyar ia doli n\u00eb fund t\u00eb fitonte.<\/p>\n<p>Por kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb P. Magyar?<\/p>\n<p>Nj\u00eb jurist dhe ish-burokrat, P. Magyar nuk vjen nga nj\u00eb rrug\u00ebtim politik, tradicionale e opozit\u00ebs, p\u00ebrkundrazi ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e elit\u00ebs pran\u00eb pushtetit. Nj\u00eb \u2018hallke\u2018 e r\u00ebnd\u00ebsishme pushteti p\u00ebr t\u00eb treguar rr\u00ebnj\u00ebt, duke ditur se si sistemi funksion me t\u00eb gjith\u00eb pikat e dob\u00ebta t\u00eb tij. Filloi t\u00eb marr\u00eb z\u00eb duke u pozicionuar si nj\u00eb rebel brenda llojit, nd\u00ebrsa d\u00ebgjohej t\u00eb fliste kund\u00ebr korrupsionit dhe manipulimit si fenomen jo vet\u00ebm politik, ai kritikonte ashp\u00ebr qeverin\u00eb Orban.<\/p>\n<p>Ndryshe nga opozita tradicionale, P. Magyar u ekspozua m\u00eb shum\u00eb si pragmatist n\u00eb botkuptimin e tij politik sesa si ideologjik, me nj\u00eb fokus t\u00eb qart\u00eb tek drejt\u00ebsia, shteti funksional dhe anti-korrupsioni. Megjith\u00ebse nj\u00eb produkt i sistemit ai arriti ta rr\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, pa qen\u00eb plot\u00ebsisht jasht\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej euforis\u00eb, pyetja q\u00eb ngrihet \u00ebsht\u00eb: a ka Magyar nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit apo ai mbetet thjesht nj\u00eb \u201canti-Orban\u201c?<\/p>\n<p>Ne mund t\u00eb hamend\u00ebsojm\u00eb se cfar\u00eb epoke mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar por nuk dim\u00eb me siguri se cfar\u00eb epoke ka filluar. N\u00eb piktur\u00ebn e madhe t\u00eb globit, fitorja e Peter Magyar mund t\u00eb lexohet si nj\u00eb histori nga ato klasiket ku nj\u00eb figure e re shfaqet papritur, nj\u00eb shoq\u00ebri e lodhur k\u00ebrkon ndryshim dhe n\u00eb fund nj\u00eb sistem q\u00eb shembet prej pesh\u00ebs s\u00eb vet. Nj\u00eb shpjegim ky, q\u00eb sado logjik dhe i natyrsh\u00ebm, mbetet ende i paplot\u00eb.<\/p>\n<p>Hungaria nuk loz vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e bot\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb tabloje m\u00eb t\u00eb madhe politike dhe ekonomike, cfar\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ndikimet, interesat dhe strategjit\u00eb nuk jan\u00eb thjesht t\u00eb brendshme por edhe t\u00eb jashtme. Hungaria e viteve t\u00eb fundit nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb vend me qeveri t\u00eb fort\u00eb por edhe kund\u00ebrshtare e fort\u00eb e politikave t\u00eb BE-s\u00eb. P\u00ebr vite me rradh\u00eb Orban ka shkuar n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt me t\u00eb, madje duke u rreshtuar n\u00eb an\u00ebn e Rusis\u00eb dhe t\u00eb Kin\u00ebs, jo vet\u00ebm si retorik\u00eb por edhe n\u00eb aplikimin e politikave.<\/p>\n<p>Andaj n\u00eb aspektin europian, kjo ngjarje shihet si nj\u00eb rikthim brenda klubit, nj\u00eb aleat m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr per\u00ebndimin; nj\u00eb sinjal se projekti europian ende ka pesh\u00eb n\u00eb skakier\u00ebn makro-politike.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej romantizmit politik, qeveria e Magyar pritet t\u00eb ket\u00eb disa detyra urgjente n\u00eb tavolin\u00eb, qysh dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij. Me gjas\u00eb n\u00ebse Budapesti nuk forcon demokracin\u00eb, nuk ul pabarazin\u00eb ekonomike dhe n\u00ebse nuk lufton korrupsionin, ky nd\u00ebrrim \u2018emrash\u2018, fituesish apo humb\u00ebsish nuk garanton asesi, sidomos stabilitet edhe p\u00ebr pjes\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb Europ\u00eb. N\u00eb planin global, ku rivaliteti sa vjen e thellohet, cdo ripozicionim qoft\u00eb edhe i nj\u00eb vendi t\u00eb mesem merr shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Nj\u00eb Hungari m\u00eb af\u00ebr Per\u00ebndimit i tejkalon interesat e brendshme.<\/p>\n<p>Rast\u00ebsia n\u00eb politik\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se ekziston. Hungaria erdhi pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb pik\u00eb ku rebelimi i brendsh\u00ebm n\u00eb popull u p\u00ebrputh me kontekstin e jasht\u00ebm, aty kur duhej dhe me aktor\u00ebt e duhur. Sepse cdo shoq\u00ebri duhet t\u00eb rip\u00ebrcaktoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e saj me shtetin, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen e saj.<\/p>\n<p>Por a ishte vota e popullit hungarez refuzim i nj\u00eb sistemi apo thjesht lodhje nga po e nj\u00ebjta figure? A po k\u00ebrkon shoq\u00ebria institucione m\u00eb t\u00eb forta dhe t\u00eb pavarura apo nj\u00eb version m\u00eb t\u00eb but\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs logjik\u00eb pushteti?<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Hungari nuk \u00ebsht\u00eb aq moderne sa duket. Historia na ka treguar shpesh momente kur nj\u00eb rend i q\u00ebndruesh\u00ebm fillon t\u00eb cahet pik\u00ebrisht nga brenda dhe jo nga armiqt\u00eb e jasht\u00ebm. Si rrjedhoj\u00eb, figura e Peter Magyar, na kujton nj\u00eb model t\u00eb vjet\u00ebr sa vet\u00eb politika; at\u00eb t\u00eb njeriut q\u00eb del nga sistemi, ai i cili e krijoi, si nj\u00eb d\u00ebshmitar p\u00ebr ta sfiduar at\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb paraleliz\u00ebm i larg\u00ebt mund t\u00eb gjendet tek r\u00ebnia e Perandorise Romake. Figura q\u00eb njihnin sistemin, e p\u00ebrdor\u00ebn at\u00eb dhe n\u00eb fund e tejkaluan. Asokohe, Republika nuk u shemb nj\u00eb moment por u transformua gradualisht n\u00eb dicka tjet\u00ebr. Andaj Hungaria tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrjetuar nj\u00eb ndarje reale me t\u00eb kaluar\u00ebn apo nj\u00eb transformim m\u00eb t\u00eb but\u00eb e t\u00eb pranuesh\u00ebm?<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sistemet rrall\u00eb zhduken- ato p\u00ebrshtaten. Dhe ndonj\u00ebher\u00eb ndryshimi m\u00eb i madh nuk \u00ebsht\u00eb kur nj\u00eb epok\u00eb p\u00ebrfundon, por kur ajo vazhdon\u2026 me nj\u00eb fytyr\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Aladin Stafa Zgjedhjet e djeshme n\u00eb Hungari na soll\u00ebn t\u00eb gjith\u00ebve nd\u00ebrmend edhe nj\u00ebher\u00eb se \u2018fundi\u2018 ekziston. Megjithat\u00eb, jo domosdoshm\u00ebrisht mund ta quajm\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje si pozitive apo negative. Pas 16 viteve n\u00eb pushtet, Viktor Orban, lideri i t\u00eb djatht\u00ebs ekstreme, humbi mund\u00ebsin\u00eb e drejtimit t\u00eb Hungaris\u00eb pas zgjedhjeve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolura n\u00eb Europ\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81728","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81728","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81728"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81728\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81728"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81728"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81728"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}