{"id":81620,"date":"2026-04-12T20:48:26","date_gmt":"2026-04-12T20:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/12\/hungaria-tregoi-se-ndjehej-e-pasigurt-nga-ikja-prej-evropes\/"},"modified":"2026-04-12T20:48:26","modified_gmt":"2026-04-12T20:48:26","slug":"hungaria-tregoi-se-ndjehej-e-pasigurt-nga-ikja-prej-evropes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/12\/hungaria-tregoi-se-ndjehej-e-pasigurt-nga-ikja-prej-evropes\/","title":{"rendered":"Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evrop\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze<\/p>\n<p>Hungaria po shkon drejt ndryshimit t\u00eb pushtetit t\u00eb Viktor Orbanit, kryeministrit m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb t\u00eb Hungaris\u00eb pas komunizmit, i cili i ktheu k\u00ebto zgjedhje n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr hungarez\u00ebve, duke i humbur ato.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb vendi t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Rusia u p\u00ebrfshin\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb pushtet nj\u00eb parti politike, duke d\u00ebshtuar s\u00eb bashku. N\u00eb mitingun e fundit p\u00ebrmbyll\u00ebs mori pjes\u00eb fizikisht z\u00ebvend\u00ebspresidenti i SHBA dhe i p\u00ebrsh\u00ebndeti p\u00ebrmes telefonit edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump. Nga ana tjet\u00ebr, fushata u nd\u00ebrtua mbi nj\u00eb profil prorusi, duke sajuar konfliktin me Ukrain\u00ebn dhe duke marr\u00eb hapazi an\u00ebn e Rusis\u00eb. Hungaez\u00ebt refuzuan p\u00ebrfshirjen e SHBA n\u00eb fushat\u00eb, prit\u00ebn gjith\u00eb ankth q\u00ebndrimin e Vladimir Putin dhe i besuan pushtetin dikujt q\u00eb i rikthen n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>https:\/\/telex.hu\/melleklet\/valasztas-2026\/listak<\/p>\n<p>Rezultati tregon se si reagon nj\u00eb shoq\u00ebri kur ka nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb qart\u00eb opozitare,  e cila b\u00ebn diferenc\u00ebn mes dikujt q\u00eb sillet si \u201csovranist\u201d me Bashkimin Evropian dhe si internacionalist me t\u00eb tjer\u00ebt. Nacionalizmi \u201canti-BE\u201d i Hungaris\u00eb u shk\u00ebrmoq, pik\u00ebrisht nga p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebzuar pa kushte n\u00eb preh\u00ebr t\u00eb trumpizmit dhe putinizmit p\u00ebr nevoja elektorale.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, rezultati tregon pasigurin\u00eb q\u00eb ka Hungaria nga ikja prej Evrop\u00ebs. Opozita hungareze ishte e qart\u00eb, e bashkuar dhe u ndihmua mjaft nga Orbani t\u00eb ishte edhe nj\u00eb alternativ\u00eb e qart\u00eb kund\u00ebr tij. Ishin dy alternativa q\u00eb dalloheshin q\u00eb larg: nj\u00ebra p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb Evrop\u00eb dhe tjetra p\u00ebr t\u2019u sjell\u00eb si aleat\u00eb i t\u00eb fort\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e sotme, kur bota \u00ebsht\u00eb n\u00ebn terrorin e konflikteve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme q\u00eb po hapen, identifikimi me fuqit\u00eb antievropiane ngjall pasiguri dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb joelektorale. Orbani ndoshta do t\u00eb dilte m\u00eb mir\u00eb me rezultatin n\u00ebse Trump dhe z\u00ebvend\u00ebsi i tij nuk do ta p\u00ebrsh\u00ebndesnin n\u00eb mitingun e fundit dhe n\u00ebse Putin nuk do t\u00eb rikonfirmonte q\u00ebndrimin e tij anti-Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, zgjedhjet n\u00eb Hungari nuk reflektojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht d\u00ebshtimin e qeverisjes s\u00eb Orbanit, edhe pse ka plot kritika p\u00ebr t\u00eb. N\u00ebn drejtimin e tij, Hungaria u zhvillua ndjesh\u00ebm dhe fitoi nj\u00eb autoritet t\u00eb panjohur m\u00eb par\u00eb n\u00eb tregjet evropiane dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhjet n\u00eb Hungari nuk reflektojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht at\u00eb se \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb hungarez\u00ebt p\u00ebr qeverisjen e Orbanit, por \u00e7far\u00eb pasigurie ngjall sot n\u00eb nj\u00eb vend politika e konflikteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrpjekja e Orbanit p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb nj\u00eb aktor antievropian, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb trumpizmit, dhe nj\u00eb bllokues i politikave evropiane p\u00ebr Ukrain\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb putinizmit, i b\u00ebri hungarez\u00ebt t\u00eb ndjehen m\u00eb pak t\u00eb sigurt me Orbanin, se sa me dik\u00eb q\u00eb u premton se do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb me Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb rasti q\u00eb provon se lobingjet dhe aleancat nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb pushtet, sado t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb jen\u00eb. Orbani po ik\u00ebn nga pushteti, duke pasur mb\u00ebshtetjen e paprecedent t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb dhe Kremlinit, duke humbur mb\u00ebshtetjen e hungarez\u00ebve.<\/p>\n<p>Viktor Orban, i cili u p\u00ebrpoq t\u00eb hynte n\u00eb histori si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs jet\u00ebgjat\u00eb n\u00eb pushtet q\u00eb donte ta b\u00ebnte Hungarin\u00eb \u201csovrane dhe t\u00eb pavarur nga Evropa\u201d, n\u00eb fakt humbi si dikush q\u00eb deshi ta shiste Hungarin\u00eb te trumpizmi dhe putinizmi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Hungaria po shkon drejt ndryshimit t\u00eb pushtetit t\u00eb Viktor Orbanit, kryeministrit m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb t\u00eb Hungaris\u00eb pas komunizmit, i cili i ktheu k\u00ebto zgjedhje n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr hungarez\u00ebve, duke i humbur ato. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb vendi t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Rusia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81620","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81620","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81620"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81620\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}