{"id":81546,"date":"2026-04-12T14:48:11","date_gmt":"2026-04-12T14:48:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/12\/fotografimi-ajror-i-jepet-erdoganit-si-u-perjashtuan-nga-tenderi-2-6-miliarde-leke-kompanite-nga-shba-dhe-be\/"},"modified":"2026-04-12T14:48:11","modified_gmt":"2026-04-12T14:48:11","slug":"fotografimi-ajror-i-jepet-erdoganit-si-u-perjashtuan-nga-tenderi-2-6-miliarde-leke-kompanite-nga-shba-dhe-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/12\/fotografimi-ajror-i-jepet-erdoganit-si-u-perjashtuan-nga-tenderi-2-6-miliarde-leke-kompanite-nga-shba-dhe-be\/","title":{"rendered":"Fotografimi ajror i jepet Erdoganit\/ Si u p\u00ebrjashtuan nga tenderi 2.6 miliard\u00eb lek\u00eb kompanit\u00eb nga SHBA dhe BE \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Fotografimi ajror \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e shk\u00eblqimit t\u00eb qeverive n\u00eb ushtrimin e kontrollit mbi territor. Edi Rama e arriti pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs n\u00eb sundimin e hap\u00ebsir\u00ebs, kur ngriti dy satelit\u00ebt shqiptar\u00eb: Albania 1 dhe Albania 2.<\/p>\n<p>Por fotot e para ajrore jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt. N\u00eb fillim, kur u krijua shteti shqiptar nga Ismail Qemali, u p\u00ebrdor\u00ebn hartat e kadastr\u00ebs turke. Edhe mbreti Zog punoi p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe me k\u00ebto dokumente. Duke qen\u00eb se mbreti kishte shije per\u00ebndimore, hoqi dor\u00eb nga defter\u00ebt e Turqis\u00eb dhe me ndihm\u00ebn e italian\u00ebve kreu fotot e para ajrore t\u00eb terrrenit, qysh n\u00eb vitet 1936-1938.<\/p>\n\n<p>Enver Hoxha b\u00ebri nj\u00eb fotografim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb me ndihm\u00ebn e rus\u00ebve m\u00eb 1957.<\/p>\n\n<p>Fotografime t\u00eb tjera ajrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb 1978, 1984, 1994, 1999, 2007 dhe 2015-2017.<\/p>\n<p>Por, historia do t\u00eb shkruaj\u00eb se kryeministri Edi Rama, pas nj\u00eb shekulli, e ktheu s\u00ebrish b\u00ebrjen e hartave tek Turqia. Si ndodhi kjo, q\u00eb nga satelit\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb kthehemi tek fotograf\u00ebt nga Turqia? Fillimisht, Rama i drejtoi syt\u00eb nga Gjermania e kancelares Merkel.<\/p>\n<p>Ishte kryeministri Rama i mandatit t\u00eb par\u00eb! N\u00eb vitin 2015 mori jet\u00eb projekti i hartuar qysh n\u00eb vitin 2015 nga Autoriteti Shtet\u00ebror p\u00ebr Informacionin Gjeohap\u00ebsinor (ASIG).<\/p>\n<p>ASIG propozoi nj\u00eb fotografim t\u00eb ri ajror i cili do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si hart\u00eb-baz\u00eb e unifikuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Territorin Shqiptar.Qeveria Shqiptare.<\/p>\n\n<p>Fotografimi Ajror, do t\u00eb ishte padyshim i dobish\u00ebm p\u00ebr njohjen e gjendjes aktuale t\u00eb ve\u00e7orive gjeografike shqiptare dhe formulimin e planeve komb\u00ebtare lidhur me territorin. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb kryhen k\u00ebrkime shkencore dhe t\u00eb analizohen situata t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, duke krahasuar ortofoton ekzistuese t\u00eb vitit 2007 dhe ato t\u00eb zhvilluara rishtazi n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Dhe gj\u00ebrat e r\u00ebnd\u00ebsishme, Rama gjithnj\u00eb ua jep njer\u00ebzve t\u00eb besuar. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, e besuara e tij ishte Ministrja e Inovacionit, Milena Harito. Pra, u m\u00ebnjanua ASIG.<\/p>\n<p>Ky projekt do te realizohej me pajisje t\u00eb teknologjis\u00eb 3D.<\/p>\n<p>N\u00eb nje dalje per mediat ne aeroportin nderkombater te Rinasit prane avionit qe eshte pajisur me mjetet e posa\u00e7me per te kryer fotografimin, Ministrja e Inovacionit e vleresoi keshtu kete pro\u00e7es:<\/p>\n\n<p>\u201cKemi t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta mbi godinat psh, pyjet, lart\u00ebsin\u00eb e tyre dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjidhim dhe \u00e7\u00ebshtjen e nd\u00ebrtimeve pa leje, kostua \u00ebsht\u00eb 290 milion lek\u00eb, t\u00eb reja sigurisht\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Milena Harito shtoi: \u201c Ky fotografim do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb regjistrimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj sigurisht do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb agjencis\u00eb s\u00eb legalizimive p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e legalizimeve p\u00ebr t\u00eb pasur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta mbi godinat q\u00eb legalizohen, agjencis\u00eb s\u00eb kthimit dhe kompensimit t\u00eb pronave q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr problemet e tjera q\u00eb has shteti shqiptar\u201d.<\/p>\n\n<p>Qysh nga kjo koh\u00eb, pati revolucion digjital! N\u00eb vitin 2023 Shqip\u00ebria do t\u00eb pajisej me 2 satelit\u00eb.<\/p>\n<p>Plot 6 milion\u00eb dollar\u00eb do iu kushtonte shqiptar\u00ebve l\u00ebshimi i satelit\u00ebve Albania 1 dhe 2 n\u00eb orbit\u00eb. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb tenderi \u00ebsht\u00eb organizuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes. Fituese rezultoi kompania \u201cSatellogic USA\u201d Inc. Nj\u00eb drejtori e posacme merr fotot dhe ua shp\u00ebrndan institucioneve t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb ASIG. Thuhet se deri tani jan\u00eb p\u00ebrpunuar 1 mij\u00eb foto.<\/p>\n<p>Por, kryeministri yn\u00eb nj\u00eb sy e mban nga Turqia. Paralelisht erdh\u00ebn edhe dron\u00ebt turq \u201cBayraktar\u2019.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebta v\u00ebzhgojn\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb foto ajrore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, edhe shqiptar\u00ebt din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb foto. K\u00ebto filmime po b\u00ebhen nga vet\u00eb ASIG n\u00eb Gjirokast\u00ebr me teknologjin\u00eb UAV. (linku me poshte)<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.instagram.com\/reel\/DOn9qA9jvE5\/?utm_source=ig_web_copy_link&amp;igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==\">https:\/\/www.instagram.com\/reel\/DOn9qA9jvE5\/?utm_source=ig_web_copy_link&amp;igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==<\/a><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb duhen pamje m\u00eb t\u00eb gjera p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Dhe p\u00ebrs\u00ebri kthehen turqit n\u00eb loj\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2026, u shpall tenderi p\u00ebr fotografimin ajror t\u00eb territorit.<\/p>\n<p>Zyrtarisht tenderi e ka titullin: Nd\u00ebrhyrje p\u00ebr P\u00ebrdit\u00ebsimin e Sistemit Komb\u00ebtar t\u00eb t\u00eb Dh\u00ebnave Gjeohap\u00ebsinore p\u00ebr Mb\u00ebshtetjen e Zhvillimit Rajonal: Fotografimi ajror, dixhital i territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Prodhimi i Imazheve ajrore t\u00eb orientuara nadir dhe oblik, Skanimin LIDAR;DT.<\/p>\n\n<p>Njeriu i besuar p\u00ebr ta d\u00ebrguar fondin tek turqit \u00ebsht\u00eb Dritan Agolli, drejtor i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit. Edhe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb m\u00ebnjanohet ASIG.<\/p>\n<p>Jan\u00eb 2,6 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb ndara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt, nga i cili jan\u00eb p\u00ebrjashtuar shqiptar\u00ebt, megjith\u00ebse kan\u00eb dijenit\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb gar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dy kompani shqiptare, \u201cGjeokonsult &amp; Co\u201d dhe \u201cAlb Matrix Group\u201d. T\u00eb dyja u skualifikuan p\u00ebr shkak t\u00eb kriterit te \u201cp\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb suksesshme n\u00eb realizimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb ngjashme\u201d.<\/p>\n<p>Sigurisht, q\u00eb Dritan Agolli i ka qepur kriteret q\u00eb t\u00eb skualifikoheshin t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrvec firm\u00ebs turke \u201cMescio\u011flu M\u00fchendislik ve M\u00fc\u015favirlik A.\u015e\u201d.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb list\u00ebn e skulifikimeve, kuptojm\u00eb edhe gjeopolitik\u00ebn e Edi Ram\u00ebs. Jan\u00eb skualfikuar kompanit\u00eb nga vendet e BE dhe SHBA.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse me ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, me vler\u00eb rreth 2 miliard\u00eb lek\u00eb, afro 220 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak se sa turqit, bashkimi i kompanive \u201cMedici Land Governance Inc\u201d (USA) \u00a0dhe\u00a0 \u201cHP-Surveying\u201d \u00ebsht\u00eb eliminuar.<\/p>\n<p>Shkaku i skualifikimit duket i pajustitfikuar, p\u00ebrderisa partneri amerikan ka eksperienc\u00eb t\u00eb bollshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. \u201cOperatori ekonomik \u201cHP-Surveying\u201d, anetar i ketij bashkimi me 20 %, nuk plot\u00ebson kriterin e sherbimeve t\u00eb ngjashme\u201d, shkruhet n\u00eb dokumentet e tenderit. Nuk mjafton eksperienca e kompanis\u00eb amerikane!<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu, m\u00eb 24 janar 2026, kompania turke \u00ebsht\u00eb shpallur fituese. Open Data Albania e ka shenuar k\u00ebt\u00eb tender me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr t\u00eb treguar riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb procedura ishte e dyshimt\u00eb, ashtu, si procedura p\u00ebr satelit\u00ebt amerikan\u00eb. Shkeljet jan\u00eb t\u00eb fotografuara dhe mbeten n\u00eb let\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb mendje na vizatohet udh\u00ebtimi gjeopolitik i Ram\u00ebs: nga miq\u00ebsia me Gjermanin\u00eb, BE-n\u00eb dhe SHBA, tek nd\u00ebrrimi i kursit drejt Turqis\u00eb s\u00eb Erdoganit.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fotografimi ajror \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e shk\u00eblqimit t\u00eb qeverive n\u00eb ushtrimin e kontrollit mbi territor. Edi Rama e arriti pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs n\u00eb sundimin e hap\u00ebsir\u00ebs, kur ngriti dy satelit\u00ebt shqiptar\u00eb: Albania 1 dhe Albania 2. Por fotot e para ajrore jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt. N\u00eb fillim, kur u krijua shteti shqiptar nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81546","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81546","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81546"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81546\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81546"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81546"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81546"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}