{"id":8151,"date":"2025-03-04T14:20:13","date_gmt":"2025-03-04T14:20:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/04\/llogaritjet-sa-mund-te-mbijetoje-ukraina-pa-ndihmen-amerikane\/"},"modified":"2025-03-04T14:20:13","modified_gmt":"2025-03-04T14:20:13","slug":"llogaritjet-sa-mund-te-mbijetoje-ukraina-pa-ndihmen-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/04\/llogaritjet-sa-mund-te-mbijetoje-ukraina-pa-ndihmen-amerikane\/","title":{"rendered":"Llogaritjet\/ Sa mund t\u00eb mbijetoj\u00eb Ukraina pa ndihm\u00ebn amerikane"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, njoftoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn nj\u00eb pauz\u00eb n\u00eb ndihm\u00ebn ushtarake amerikane p\u00ebr Ukrain\u00ebn, mes marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tensionuara me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenski.<\/p>\n<p>SHBA ka qen\u00eb furnizuesi m\u00eb i madh i ndihm\u00ebs mbrojt\u00ebse p\u00ebr Ukrain\u00ebn q\u00eb nga pushtimi i plot\u00eb i vendit nga Rusia n\u00eb shkurt 2022, p\u00ebrve\u00e7se ka sh\u00ebrbyer si pika qendrore diplomatike rreth s\u00eb cil\u00ebs nj\u00eb koalicion i gjer\u00eb kombesh ka mb\u00ebshtetur Kievin kund\u00ebr Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>Por pauza n\u00eb ndihm\u00ebn ushtarake vjen pas kritikave gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb hapura nga Trump ndaj Zelenskit dhe zyrtar\u00ebt e tij t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Ukraina ka k\u00ebrkuar pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, q\u00eb SHBA t\u00eb forcoj\u00eb mb\u00ebshtetjen e saj p\u00ebrpara negociatave t\u00eb paqes me Rusin\u00eb, t\u00eb cilat po i shtyn p\u00ebrpara vet\u00eb Trump.<\/p>\n<p>Pra, \u00e7far\u00eb sakt\u00ebsisht ka ndaluar Trump, pse e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe a mund t\u00eb vazhdoj\u00eb Ukraina t\u00eb luftoj\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb pa ndihm\u00ebn e re ushtarake t\u00eb SHBA?<\/p>\n<h4>\u00c7far\u00eb ndodhi?<\/h4>\n<p>Pas tensioneve n\u00eb rritje me Zelenski, Trump pezulloi ndihm\u00ebn ushtarake p\u00ebr Kievin, raportuan t\u00eb h\u00ebn\u00ebn mediat amerikane, duke cituar zyrtar\u00eb t\u00eb paidentifikuar t\u00eb SHBA, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn se presidenti nuk ishte i bindur q\u00eb Zelenski ishte i p\u00ebrkushtuar ndaj paqes.<\/p>\n<p>Lajmi p\u00ebr pezullimin erdhi disa or\u00eb pasi Trump shkroi n\u00eb platform\u00ebn e tij Truth Social, duke akuzuar Zelenskin se nuk d\u00ebshironte ta p\u00ebrfundonte luft\u00ebn<em> \u201cp\u00ebr aq koh\u00eb sa ai kishte mb\u00ebshtetjen e Amerik\u00ebs\u201d.\u00a0<\/em><\/p>\n<h4><em><strong>Lexo m\u00eb tej:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/03\/04\/gjithcka-duhet-te-dini-per-goditjen-qe-trump-i-dha-zelenskit\/\">Gjith\u00e7ka duhet t\u00eb dini p\u00ebr goditjen q\u00eb Trump i dha Zelenskit<\/a>\u00a0<\/strong><\/em><\/h4>\n<p>Pezullimi do t\u00eb vazhdoj\u00eb derisa Ukraina t\u00eb tregoj\u00eb nj\u00eb angazhim p\u00ebr negociata paqeje me Rusin\u00eb, raportoi Associated Press, duke cituar nj\u00eb zyrtar t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb q\u00eb foli n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb anonime.<\/p>\n<h4>Pse SHBA pezulloi ndihm\u00ebn ushtarake?<\/h4>\n<p>P\u00ebrpara pezullimit nga Trump dhe postimit n\u00eb Truth Social, Zelenski kishte deklaruar se p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb<em> \u201c\u00ebsht\u00eb ende shum\u00eb, shum\u00eb larg\u201d,<\/em> gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr shtyp n\u00eb Kiev t\u00eb diel\u00ebn.<\/p>\n<p><em>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb deklarata m\u00eb e keqe q\u00eb mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nga Zelenski, dhe Amerika nuk do ta pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr shum\u00eb gjat\u00eb!\u201d<\/em> u p\u00ebrgjigj Trump n\u00eb Truth Social.<\/p>\n<p>Zelenski u takua me Trump, Z\u00ebvend\u00ebspresidentin e SHBA JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb m\u00eb 28 shkurt. Toni i nd\u00ebrveprimit t\u00eb tyre me mediat u b\u00eb shpejt armiq\u00ebsor kur Trump dhe Vance akuzuan liderin ukrainas se nuk ishte mjaftuesh\u00ebm mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr ndihm\u00ebn ushtarake q\u00eb SHBA i kishte d\u00ebrguar Kievit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj pas inaugurimit t\u00eb tij, Trump ka ndryshuar politik\u00ebn e SHBA-s\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, duke u treguar m\u00eb i hapur p\u00ebr komunikim me liderin rus, Vladimir Putin. Muajin e kaluar, zyrtar\u00eb nga Uashingtoni dhe Moska u takuan p\u00ebr negociata paqeje n\u00eb Arabin\u00eb Saudite, pa ftuar Ukrain\u00ebn dhe Evrop\u00ebn q\u00eb t\u2019u bashkoheshin.<\/p>\n<p>Kur Zelenski dhe aleat\u00ebt e tij evropian\u00eb shpreh\u00ebn pak\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Trump e akuzoi presidentin ukrainas p\u00ebr nisjen e luft\u00ebs, duke shkaktuar nj\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb tensionuar fjal\u00ebsh mes tij dhe Zelenski.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht tensioneve t\u00eb fundit me Trump, Zelenski tha t\u00eb diel\u00ebn:<em> \u201cMendoj se marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb (me SHBA-n\u00eb) do t\u00eb vazhdoj\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e p\u00ebrkohshme.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Pastaj erdhi njoftimi trondit\u00ebs i Trump, se SHBA do t\u00eb ngrinte t\u00eb gjith\u00eb ndihm\u00ebn ushtarake p\u00ebr Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<h4>Sa ndihm\u00eb ushtarake ka premtuar SHBA p\u00ebr Ukrain\u00ebn?<\/h4>\n<p>Q\u00eb nga pushtimi i plot\u00eb i Ukrain\u00ebs nga Rusia n\u00eb shkurt 2022, q\u00eb sh\u00ebnoi fillimin e k\u00ebsaj lufte, qeveria amerikane ka ndar\u00eb rreth 86 miliard\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar Ukrain\u00ebs n\u00eb ndihm\u00eb ushtarake nga buxhetet e Kongresit dhe Departamentit t\u00eb Mbrojtjes (DoD), sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb b\u00ebra nga Qendra p\u00ebr Studime Strategjike dhe Nd\u00ebrkomb\u00ebtare (CSIS) me baz\u00eb n\u00eb Uashington, duke p\u00ebrdorur dokumentet e buxhetit t\u00eb DoD.<\/p>\n<p>Parat\u00eb e ndara nga SHBA p\u00ebrdoren kryesisht p\u00ebr prodhimin e arm\u00ebve q\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb Ukrain\u00eb. K\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb sisteme mbrojtjeje ajrore, raketa, helikopter\u00eb, tanke, sisteme mbrojtjeje bregdetare dhe jelek\u00eb antiplumb. Nj\u00eb pjes\u00eb e fondeve \u00ebsht\u00eb gjithashtu e destinuar p\u00ebr t\u00eb rimbushur rezervat e SHBA-s\u00eb me arm\u00eb dhe municione, t\u00eb cilat u d\u00ebrguan me shpejt\u00ebsi n\u00eb Ukrain\u00eb p\u00ebr ta ndihmuar at\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Por m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, shumica e fondeve q\u00eb qeveria e SHBA-s\u00eb ka ndar\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e mbrojtjes ushtarake t\u00eb Ukrain\u00ebs ende nuk jan\u00eb disbursuar, sipas analiz\u00ebs s\u00eb CSIS.<\/p>\n<h4>\u00c7far\u00eb sakt\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb pezulluar?<\/h4>\n<p>Potencialisht, dhjet\u00ebra miliarda dollar\u00eb ndihm\u00eb ushtarake.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb ende nuk e ka sqaruar sakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfshin pezullimi, por n\u00eb teori, ai mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb ndalimin jo vet\u00ebm t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb ardhshme, por edhe t\u00eb gjith\u00eb fondeve t\u00eb ndara p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Ukrain\u00ebn dhe q\u00eb ende nuk kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Kiev n\u00eb form\u00ebn e arm\u00ebve apo ndihm\u00ebs tjet\u00ebr ushtarake.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga marrja e detyr\u00ebs, Trump nuk ka miratuar asnj\u00eb paket\u00eb t\u00eb re ndihme p\u00ebr Ukrain\u00ebn. K\u00ebshtu q\u00eb paketat e ndihm\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb pezullohen jan\u00eb ato q\u00eb ishin miratuar nga ish-presidenti Joe Biden.<\/p>\n<p>Nga 86 miliard\u00eb dollar\u00ebt e ndar\u00eb, vet\u00ebm 20.2 miliard\u00eb dollar\u00eb jan\u00eb disbursuar realisht p\u00ebr Ukrain\u00ebn, sipas analiz\u00ebs s\u00eb CSIS.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shum\u00eb prej 28.6 miliard\u00eb dollar\u00ebsh \u00ebsht\u00eb e \u201cangazhuar\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka shpallur se si planifikon t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb fondet. Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr prej 34.2 miliard\u00eb dollar\u00ebsh \u00ebsht\u00eb \u201ce obliguar\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se qeveria ka n\u00ebnshkruar kontrata p\u00ebr prodhimin e pajisjeve. Pezullimi mund t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb q\u00eb SHBA nuk do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb asnj\u00eb nga k\u00ebto t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb derisa Zelenski t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Trump.<\/p>\n<h4><em><strong>Lexo m\u00eb tej:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/03\/04\/zelenski-i-braktisur-ne-beteje-trump-i-kthen-shpinen-ukraines\/\">Zelenski, i braktisur n\u00eb betej\u00eb \u2013 Trump i kthen shpin\u00ebn Ukrain\u00ebs<\/a>\u00a0<\/strong><\/em><\/h4>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e ndihm\u00ebs s\u00eb premtuar, rreth 2.7 miliard\u00eb dollar\u00eb, ka skaduar para se t\u00eb p\u00ebrdorej, pasi nuk u veprua brenda afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara gjat\u00eb miratimit t\u00eb fondeve.<\/p>\n<p>D\u00ebrgesat e planifikuara p\u00ebr vitin 2025 p\u00ebrfshinin municione p\u00ebr nj\u00eb lloj artilerie t\u00eb quajtur haubica, si dhe sisteme mbrojtjeje ajrore, tha Mark Cancian, nj\u00eb ish-kolonel i Trupave Detare t\u00eb SHBA dhe k\u00ebshilltar i lart\u00eb n\u00eb CSIS, p\u00ebr Al Jazeera.<\/p>\n<h4>Sa varet Ukraina nga arm\u00ebt e SHBA-s\u00eb?<\/h4>\n<p>Jo aq sa dikur.<\/p>\n<p>Ukraina \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur gjat\u00eb luft\u00ebs t\u00eb rris\u00eb kapacitetet e saj t\u00eb prodhimit t\u00eb mbrojtjes, njoftoi vitin e kaluar kryeministri i vendit, Denys Shmyhal.<\/p>\n<p>Zelenski i tha gazetarit britanik Piers Morgan n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb publikuar m\u00eb 4 shkurt se Ukraina tani prodhon 40 p\u00ebr qind t\u00eb arm\u00ebve q\u00eb i nevojiten, nd\u00ebrsa SHBA furnizon 30 p\u00ebr qind. <em>\u201cMund ta imagjinoni \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte me ne pa k\u00ebto 30 p\u00ebr qind vendimtare,\u201d<\/em> tha Zelenski p\u00ebr Morgan. Ukraina kryesisht prodhon dron\u00eb, sisteme t\u00eb luft\u00ebs elektronike dhe artileri, tha ai n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp m\u00eb 19 shkurt.<\/p>\n<p>Pjesa tjet\u00ebr prej 30 p\u00ebr qind e arm\u00ebve t\u00eb Ukrain\u00ebs vjen nga burime t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>Por arm\u00ebt q\u00eb SHBA ka furnizuar Ukrain\u00ebn jan\u00eb m\u00eb vdekjeprur\u00ebset dhe m\u00eb t\u00eb avancuarat n\u00eb arsenalin e kombit t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore.<\/p>\n<h4>A mund t\u00eb vazhdoj\u00eb Ukraina t\u00eb luftoj\u00eb pa SHBA-n\u00eb?<\/h4>\n<p>Cancian tha se pa ndihm\u00ebn ushtarake t\u00eb SHBA-s\u00eb, forcat ukrainase mund t\u00eb mbijetojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr dy deri n\u00eb kat\u00ebr muaj p\u00ebrpara se Rusia t\u00eb thyej\u00eb linjat e tyre t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p><em>\u201cPezullimi i d\u00ebrgesave t\u00eb ndihm\u00ebs amerikane shkurton rreth gjysm\u00ebn e furnizimeve t\u00eb Ukrain\u00ebs me arm\u00eb, municione dhe pajisje. N\u00eb gjendjen aktuale, Ukraina mezi po q\u00ebndronte n\u00eb vij\u00ebn e frontit, nd\u00ebrsa rus\u00ebt po i godasin vazhdimisht dhe po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrparime t\u00eb vazhdueshme, megjith\u00ebse me kosto t\u00eb larta,\u201d<\/em> tha Cancian.<\/p>\n<p><em>\u201cPa ndihm\u00ebn ushtarake t\u00eb SHBA-s\u00eb, forcat ukrainase gradualisht do t\u00eb humbin kapacitetin luftarak. Mendoj se ukrainasit mund t\u00eb rezistojn\u00eb p\u00ebr dy deri n\u00eb kat\u00ebr muaj p\u00ebrpara se linjat e tyre t\u00eb mbrojtjes t\u00eb shemben dhe rus\u00ebt t\u00eb \u00e7ajn\u00eb p\u00ebrmes tyre.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<h4>A mund ta mbuloj\u00eb Evropa k\u00ebt\u00eb boshll\u00ebk?<\/h4>\n<p><em>\u201cNdihma ushtarake evropiane deri m\u00eb tani ka qen\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht e barabart\u00eb me at\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb. Mbushja e boshll\u00ebkut t\u00eb krijuar nga nj\u00eb pezullim i zgjatur i ndihm\u00ebs amerikane do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb angazhim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh nga Evropa,\u201d<\/em> tha Cancian.<\/p>\n<p><em>\u201cSidoqoft\u00eb, arm\u00ebt nuk shfaqen brenda nat\u00ebs. Do t\u00eb duhet koh\u00eb q\u00eb \u00e7do angazhim i ri evropian t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn t\u00eb mbuloj\u00eb menj\u00ebher\u00eb munges\u00ebn e furnizimeve me pajisje.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Lider\u00ebt evropian\u00eb kan\u00eb diskutuar koh\u00ebt e fundit m\u00ebnyrat se si mund t\u2019i ofrojn\u00eb garanci sigurie Kievit. Gjat\u00eb nj\u00eb samiti sigurie t\u00eb mbajtur n\u00eb Lond\u00ebr t\u00eb diel\u00ebn, ku mori pjes\u00eb edhe Zelenskyy, kryeministri britanik Keir Starmer dhe disa lider\u00eb evropian\u00eb diskutuan mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vazhdimit t\u00eb d\u00ebrgesave t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb Ukrain\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Starmer njoftoi nj\u00eb marr\u00ebveshje prej 1.6 miliard\u00eb paund\u00ebsh, e cila do t\u2019i lejoj\u00eb Ukrain\u00ebs t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb shum\u00ebn p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb 5,000 raketa mbrojtjeje ajrore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mbetet e paqart\u00eb se sa ndihm\u00eb ushtarake do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ofrojn\u00eb aleat\u00ebt evropian\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe n\u00ebse do t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb mbushin boshll\u00ebkun e krijuar nga ndalimi i ndihm\u00ebs nga Trump. Zelenski dhe lider\u00ebt evropian\u00eb kan\u00eb pranuar se mb\u00ebshtetja e Uashingtonit \u00ebsht\u00eb vendimtare p\u00ebr p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb.<em> \u201cP\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur paqen n\u00eb kontinentin ton\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb pasur sukses, kjo p\u00ebrpjekje duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb nga SHBA,\u201d<\/em> tha Starmer pas samitit t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs.<\/p>\n<p>Rreth 300 miliard\u00eb dollar\u00eb nga asetet e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Rusis\u00eb u ngrin\u00eb nga SHBA dhe Evropa pas pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs si nj\u00eb mas\u00eb nd\u00ebshkuese. Tani, qeverit\u00eb evropiane si Polonia, Estonia, Lituania dhe Letonia po b\u00ebjn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb thirrje q\u00eb k\u00ebto fonde t\u2019i transferohen Ukrain\u00ebs.<em> \u201cEvropian\u00ebt mund t\u2019i p\u00ebrdorin ato p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb arm\u00eb shtes\u00eb, por kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb ndryshim i madh politik,\u201d<\/em> tha Cancian.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, presidenti francez Emmanuel Macron ka kund\u00ebrshtuar p\u00ebrdorimin e aseteve t\u00eb ngrira ruse, nga frika se kjo do t\u00eb shkelte parimin e imunitetit mbi asetet e huaja dhe do t\u00eb largonte investitor\u00ebt e huaj si Kina dhe Arabia Saudite.<\/p>\n<h4>Cilat jan\u00eb reagimet ndaj pezullimit t\u00eb ndihm\u00ebs nga Trump?<\/h4>\n<p>Vendimi i Trump ka shkaktuar zem\u00ebrim te Demokrat\u00ebt.<\/p>\n<p>Kongresmeni nga Pensilvania, Brendan Boyle, e quajti vendimin e Trump<em> \u201ct\u00eb pamatur, t\u00eb pambrojtsh\u00ebm dhe nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare\u201d<\/em> n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp t\u00eb h\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n<p><em>\u201cKjo ndihm\u00eb u miratua nga Kongresi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bipartizane, si Republikan\u00ebt ashtu edhe Demokrat\u00ebt e kuptuan se q\u00ebndrimi pran\u00eb Ukrain\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr demokracin\u00eb dhe kund\u00ebr agresionit t\u00eb Putinit,\u201d<\/em> shtoi Boyle.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi Demokrat Dan Goldman tha se l\u00ebvizja e re e Trump \u00ebsht\u00eb<em> \u201cnj\u00eb shantazh tjet\u00ebr ndaj Presidentit Zelenski\u201d.\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Al Jazeera, p\u00ebrshtati n\u00eb shqip <strong>\u00a9LAPSI.AL\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/03\/04\/llogaritjet-sa-mund-te-mbijetoje-ukraina-pa-ndihmen-amerikane\/\">Llogaritjet\/ Sa mund t\u00eb mbijetoj\u00eb Ukraina pa ndihm\u00ebn amerikane<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, njoftoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn nj\u00eb pauz\u00eb n\u00eb ndihm\u00ebn ushtarake amerikane p\u00ebr Ukrain\u00ebn, mes marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tensionuara me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenski. SHBA ka qen\u00eb furnizuesi m\u00eb i madh i ndihm\u00ebs mbrojt\u00ebse p\u00ebr Ukrain\u00ebn q\u00eb nga pushtimi i plot\u00eb i vendit nga Rusia n\u00eb shkurt 2022, p\u00ebrve\u00e7se ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8151","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8151","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8151"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8151\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}