{"id":81440,"date":"2026-04-11T19:48:23","date_gmt":"2026-04-11T19:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/11\/korrupsioni-behet-aty-ku-administrohen-fondet-e-shqiptareve-rama-zbulon-raportin-nderkombetar-per-prokurimet-publike-jemi-ne-standardet-mesatare-te-be\/"},"modified":"2026-04-11T19:48:23","modified_gmt":"2026-04-11T19:48:23","slug":"korrupsioni-behet-aty-ku-administrohen-fondet-e-shqiptareve-rama-zbulon-raportin-nderkombetar-per-prokurimet-publike-jemi-ne-standardet-mesatare-te-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/11\/korrupsioni-behet-aty-ku-administrohen-fondet-e-shqiptareve-rama-zbulon-raportin-nderkombetar-per-prokurimet-publike-jemi-ne-standardet-mesatare-te-be\/","title":{"rendered":"\u201cKorrupsioni b\u00ebhet aty ku administrohen fondet e shqiptar\u00ebve\u201d\/ Rama zbulon raportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr prokurimet publike: Jemi n\u00eb standardet mesatare t\u00eb BE"},"content":{"rendered":"<p>Nga asambleja e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Fier, kryeministri Edi Rama tha se \u00ebsht\u00eb njohur me nj\u00eb raport mbi prokurimet publike, t\u00eb hartuar nga organizmat e Komisionit Europian.<\/p>\n<p>Rama tha se \u201ckorrupsioni \u00ebsht\u00eb aty ku administrohen fondet e shqiptar\u00ebve\u201d, nd\u00ebrsa shtoi se sipas raportit, Shqip\u00ebria ka tregues pozitiv n\u00eb standardet e mesatares s\u00eb BE.<\/p>\n<p>\u201cBesoj q\u00eb jeni n\u00eb dijeni t\u00eb faktit q\u00eb ne e kemi nisur k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb Asamblen\u00eb Komb\u00ebtare ku kemi, sigurisht, p\u00ebrcaktuar nj\u00eb kalendar p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb parti, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht kemi p\u00ebrcaktuar edhe nj\u00eb kalendar komunikimi intensiv n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb me baz\u00ebn e Partis\u00eb Socialiste, duke nisur nga nj\u00ebsit\u00eb, asamblet\u00eb socialiste t\u00eb nj\u00ebsive dhe p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb organizatave, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim, i cili do t\u00eb shtrihet n\u00eb komunitet kur t\u00eb p\u00ebrzgjidhen kryetar\u00ebt e nj\u00ebsis\u00eb dhe sigurisht q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbyllet n\u00eb qershor me kremtimin e 35 vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>E kemi zgjedhur k\u00ebt\u00eb proces komunikimi sepse na \u00ebsht\u00eb dukur realisht e domosdoshme q\u00eb t\u00eb ndajm\u00eb me ju dhe p\u00ebrmes jush edhe me t\u00eb gjith\u00eb Partin\u00eb Socialiste dhe pastaj dhe me t\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit tan\u00eb, informacionet dhe k\u00ebndv\u00ebshtrimet mbi \u00e7\u00ebshtje q\u00eb na interesojn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, t\u00eb cilat si\u00e7 ju e dini shum\u00eb mir\u00eb, mbulohen p\u00ebrdit\u00eb nga tymi, nga balta, nga llumi i gjith\u00eb g\u00ebnjeshtrave, akuzave, shpifjeve, fabrikimeve, thashethemeve q\u00eb fabrikojn\u00eb pasqyrat e kanaleve dhe t\u00eb portaleve, duke praktikisht, synuar n\u00eb vijim\u00ebsi q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen e njer\u00ebzve dhe mund\u00ebsisht t\u2019i \u00e7orodisin njer\u00ebzit p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shembull, procesi i negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Europian. Nw nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka absolutisht vend fare n\u00eb ato pasqyra p\u00ebr \u2018\u2019Pun\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb\u2019\u2019, p\u00ebr ato q\u00eb jan\u00eb pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme jo thjesht\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, por t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb asaj pjese d\u00ebrmuese t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb gjeneron pun\u00eb, q\u00eb jeton me pun\u00eb, q\u00eb prodhon, q\u00eb sh\u00ebrben e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<br \/>\nDhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb q\u00eb duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, ne t\u2019i japim nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb t\u00eb re, vet\u00eb jet\u00ebs s\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Socialiste, por duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb jet\u00eb organizative dhe politike q\u00eb t\u00eb ket\u00eb n\u00eb fokus edhe informimin e duhur, korrekt t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nivel komb\u00ebtar, por dhe t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nivel vendor, sepse p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, edhe e them me plot goj\u00ebn, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb pun\u00eb dhe jan\u00eb arritur shum\u00eb rezultate, pavar\u00ebsisht se jam plot\u00ebsisht i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb ka plot gj\u00ebra q\u00eb nuk shkojn\u00eb, apo q\u00eb duhen korrigjuar, apo q\u00eb nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ende, sepse q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen gj\u00ebrat, duhen krijuar mund\u00ebsit\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb krijohen mund\u00ebsit\u00eb, duhet punuar me shum\u00eb vullnet dhe me shum\u00eb durim.<\/p>\n<p>Fjala vjen, ne nuk \u00ebsht\u00eb se nuk e kemi ditur q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb trajtosh me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pag\u00eb t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsuesit pavar\u00ebsisht vjet\u00ebrsis\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb pun\u00eb, por nuk kemi pasur mund\u00ebsi q\u00eb vjet\u00ebrsin\u00eb n\u00eb pun\u00eb ta njohim si nj\u00eb arsye ligj\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pag\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, sepse ekonomia, sepse arka e shtetit, sepse llogarit\u00eb financiare nuk na e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur, ama sot, jo vet\u00ebm p\u00ebr m\u00ebsuesit, por edhe p\u00ebr mjek\u00ebt dhe p\u00ebr infermier\u00ebt dhe p\u00ebr Forcat e Armatosura dhe p\u00ebr punonj\u00ebsit e Policis\u00eb dhe p\u00ebr administrat\u00ebn, vjet\u00ebrsia n\u00eb pun\u00eb njihet ligj\u00ebrisht si nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pag\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sesa dikush tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kategori, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ri n\u00eb at\u00eb pun\u00eb. Ashtu sikund\u00ebr, sot ne kemi hapur nj\u00eb faqe t\u00eb re me indeksimin e pagave. Nuk e kemi b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb, jo se nuk e dinim q\u00eb ishte di\u00e7ka q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb, por nuk kemi pasur mund\u00ebsi ta b\u00ebjm\u00eb. Kemi indeksuar pensionet, po s\u2019kemi indeksuar dot pagat dhe kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb pagat t\u00eb rriten si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, por ama inflacioni sidoqoft\u00eb, t\u2019i ngacmoj\u00eb dhe t\u00eb mos e lejoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fuqin\u00eb bler\u00ebse q\u00eb buron nga nj\u00eb pag\u00eb po t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb. Me rritjen e ekonomis\u00eb dhe me krijimin e mund\u00ebsis\u00eb sot t\u00eb gjitha pagat p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto kategori q\u00eb thash\u00eb, indeksohen.<br \/>\nPra, jan\u00eb rezultate p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb punuar dhe p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb dashur durim, sikund\u00ebr jan\u00eb rezultate p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb punuar dhe \u00ebsht\u00eb dashur durim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt. Sot ne nuk e kemi m\u00eb sek\u00eblldin\u00eb nganj\u00ebher\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, q\u00eb un\u00eb personalisht p\u00ebr shembull kam p\u00ebrjetuar, kur gjendesha n\u00eb salla si kjo edhe \u00e7ohej nj\u00eb pensionist dhe thoshte \u2018\u2019mir\u00eb t\u00eb t\u00ebra, po ne kur do na rritet pensioni\u2019\u2019. Ishte sek\u00eblldi shum\u00eb e madhe sepse ne e dinim shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb pensionet ishin shum\u00eb t\u00eb pamjaftueshme se nuk po them q\u00eb sot jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme. Po ishin shum\u00eb t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. Dhe mos harroni q\u00eb pensioni mesatar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb kur ne kemi marr\u00eb detyr\u00ebn ka qen\u00eb 86 euro. 86 euro pensioni mesatar! 86 euro, sa p\u00ebr dijeni \u00ebsht\u00eb shtesa e projektuar mujore e pensioneve n\u00eb k\u00ebt\u00eb ciklin e k\u00ebtij mandati. Pra ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim shum\u00eb i madh, por s\u2019kishim mund\u00ebsi. Dhe tre mandatet e para, ne i kemi fituar pa b\u00ebr\u00eb nj\u00eb premtim konkret p\u00ebr rritjen e pensioneve. Vet\u00ebm kur kemi qen\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr mandatin e kat\u00ebrt, ne, n\u00eb programin ton\u00eb zgjedhor nxorr\u00ebm nj\u00eb plan konkret p\u00ebr rritjen e pensioneve, plan t\u00eb cilin kemi filluar ta zbatojm\u00eb n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rritje e cila do t\u00eb dyfishohet n\u00eb janarin e ardhsh\u00ebm; do t\u00eb trefishohet n\u00eb janarin 2028-\u00ebs, do t\u00eb kat\u00ebrfishohet n\u00eb janarin e 2029-s dhe do t\u00eb pes\u00ebfishohet n\u00eb janar e 2030-\u00ebs. Tani, edhe kjo edhe kjo erdhi si rezultat i rritjes s\u00eb ekonomis\u00eb, pra i rritjes s\u00eb mund\u00ebsive.<\/p>\n<p>Po nd\u00ebrkoh\u00eb ajo q\u00eb d\u00ebgjoni ju t\u00eb t\u00ebr\u00eb, un\u00eb n\u00eb fakt me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb se nuk d\u00ebgjoj, po kam fituar ca karakteristika nga halli, q\u00eb shum\u00eb pak m\u00eb mbeten n\u00eb vesh se m\u00eb hyjn\u00eb nga nj\u00ebri vesh dhe m\u00eb dalin nga tjetri kur i d\u00ebgjoj, por shum\u00eb njer\u00ebz i d\u00ebgjojn\u00eb. D\u00ebgjojn\u00eb, m\u00ebrziten, shqet\u00ebsohen, neveriten, turbullohen nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb: korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni.<br \/>\nTani, pyetja e thjesht\u00eb q\u00eb i duhet b\u00ebr\u00eb \u00e7do njeriu q\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb dij\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb i interesuar t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb se ata q\u00eb nuk duan ta din\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ose ata q\u00eb e din\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por s\u2019jan\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb, ata nuk kan\u00eb p\u00ebr ta pranuar kurr\u00eb. Pyetja e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo: \u2018\u2019Po mir\u00eb, si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb ky korrupsioni \u00ebsht\u00eb rritur si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekonomia \u00ebsht\u00eb rritur si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb? Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb korrupsioni qenka rritur aty ku s\u2019mban m\u00eb, po nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb rritur pagat, nd\u00ebrkoh\u00eb indeksohen pagat, nd\u00ebrkoh\u00eb paguhet vjet\u00ebrsia n\u00eb pun\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb po rriten pensionet, nd\u00ebrkoh\u00eb rriten investimet. Nd\u00ebrkoh\u00eb investimet e huaja t\u00eb cilat kur ne kemi marr\u00eb detyr\u00ebn ishin 300- 400 milion\u00eb euro mesatarisht n\u00eb vit, shkuan n\u00eb 1.6 miliard\u00eb n\u00eb vitin e kaluar? Si shpjegohet q\u00eb t\u00eb ardhurat t\u00eb ardhurat n\u00eb ark\u00ebn e shtetit rriten si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb? Sepse korrupsioni q\u00eb t\u00eb rritet, duhet t\u00eb marr\u00eb para nga k\u00ebto. Nuk mund t\u00eb rriten t\u00eb dyja bashk\u00eb. \u00cbsht\u00eb e pamundur. O rritet nj\u00ebra, o rritet\u2026 Nuk ka vend ku rritet korrupsioni dhe rriten n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb edhe pagat, edhe pensionet, edhe investimet, edhe shpenzimet kapitale n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, edhe numri i t\u00eb gjitha veprave t\u00eb infrastruktur\u00ebs dhe q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me infrastruktur\u00ebn madhore apo me infrastruktur\u00ebn sociale. \u00cbsht\u00eb e pamundur!<br \/>\nNe jemi sot n\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb po marrim rezultate nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs t\u00eb pun\u00ebve q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, t\u00eb themeleve q\u00eb kemi hedhur dhe t\u00eb bazave q\u00eb kemi vendosur dhe n\u00ebse sot ne jemi n\u00eb nj\u00eb moment ky\u00e7 dhe shum\u00eb af\u00ebr nj\u00eb finishi historik p\u00ebrsa i p\u00ebrket an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian, kjo vjen si rezultat i k\u00ebsaj pune.<br \/>\nJo m\u00eb larg se para dy- tre dit\u00ebsh mora nj\u00eb raport mbi prokurimet publike, jo raport t\u00eb qeveris\u00eb, por raport t\u00eb organizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi prokurimet dhe t\u00eb organizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat punojn\u00eb p\u00ebr Bashkimin Europian, q\u00eb jan\u00eb organizmat e Bashkimit Europian, e Komisionit Europian p\u00ebr prokurimet publike. Rezulton q\u00eb n\u00eb prokurimet publike, se korrupsioni ku \u00ebsht\u00eb? \u00cbsht\u00eb n\u00eb prokurimet publike, aty ku administrohen fondet e shqiptar\u00ebve, apo jo? Dhe n\u00ebse jo ne, po ata q\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb prokurimet publike n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e OECD-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha, ku p\u00ebrfshihen t\u00eb gjitha vendet e Bashkimit Europian, nxjerrin nj\u00eb rezultat q\u00eb \u00ebsht\u00eb i shkruar e zeza mbi t\u00eb bardh\u00eb me fakte, me shifra, se treguesit e procesit t\u00eb prokurimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, jan\u00eb n\u00eb standardet e mesatares s\u00eb Bashkimit Europian dhe m\u00eb lart se nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendesh t\u00eb vet\u00eb Bashkimit Europian, at\u00ebher\u00eb ka nj\u00eb problem t\u00eb madh me perceptimin. Ka nj\u00eb problem t\u00eb madh me perceptimin sepse lufta kund\u00ebr korrupsionit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7far\u00eb b\u00ebn drejt\u00ebsia. Ajo q\u00eb b\u00ebn drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb. Po dhe at\u00eb q\u00eb sot b\u00ebn drejt\u00ebsia, nuk ka asnj\u00eb njeri q\u00eb ka respekt p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb ta mohoj\u00eb, se \u00ebsht\u00eb rezultat i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Partia Socialiste. \u00cbsht\u00eb rezultat i faktit q\u00eb ne kemi pasur vullnetin q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzojm\u00eb shpat\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb duart e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u kthyer tek ekonomia, p\u00ebr t\u2019u kthyer tek t\u00eb ardhurat, p\u00ebr t\u2019u kthyer tek pagat, p\u00ebr t\u2019u kthyer tek pensionet, p\u00ebr t\u2019u kthyer tek prokurimet, p\u00ebr t\u2019u kthyer tek pjesa q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebqeverisjes.<br \/>\nT\u00eb gjitha k\u00ebto flasin p\u00ebr faktin q\u00eb sot, ne, problemet me korrupsionin, i kemi probleme q\u00eb duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i adresojm\u00eb, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute n\u00eb Shqip\u00ebri nuk e b\u00ebn ligjin korrupsioni dhe nuk dikton korrupsioni. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, duhet th\u00ebn\u00eb. Duhet th\u00ebn\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<br \/>\nUn\u00eb nuk dua t\u00eb zgjatem n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, po mund t\u00eb p\u00ebrballem me k\u00ebdo me fakte. Kurse me thasheme, me gjyqe publike, me historira t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019ia dal\u00ebsh sepse jan\u00eb historira shum\u00eb, shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb lidhen me interesa, me k\u00ebndv\u00ebshtrime, me pozicionime q\u00eb jan\u00eb t\u00eb paragjykuara, p\u00ebr shkak se natyrisht, ne kemi fituar 83 mandate dhe t\u00eb fitosh 83 mandate, normal q\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt nuk i kemi p\u00ebrball\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, se ne p\u00ebrball\u00eb kemi vet\u00ebm sfidat q\u00eb duhet t\u00eb fitojm\u00eb, po ata t\u00eb cil\u00ebt i kemi mbrapa q\u00eb na ndjekin nga mbrapa si nj\u00eb lukuni dhe me \u00e7do kusht duan q\u00eb t\u00eb na ndalin, natyrisht q\u00eb ndihen m\u00eb keq. Ndihen m\u00eb keq dhe p\u00ebrpiqen t\u00eb gjejn\u00eb arsye n\u00eb hava se pse fitojm\u00eb ne, se pse i marrim ne 83 mandate dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb interesant; sa m\u00eb shum\u00eb ata flasin p\u00ebr keq, aq m\u00eb shum\u00eb ne fitojm\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb ata akuzojn\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb ne fitojm\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb ata shpifin, aq m\u00eb shum\u00eb ne fitojm\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb ata \u2018\u2019rrokanisin\u2019\u2019 kok\u00ebn e k\u00ebtij populli, aq m\u00eb shum\u00eb ne fitojm\u00eb\u201d-u shpreh Rama.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga asambleja e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Fier, kryeministri Edi Rama tha se \u00ebsht\u00eb njohur me nj\u00eb raport mbi prokurimet publike, t\u00eb hartuar nga organizmat e Komisionit Europian. Rama tha se \u201ckorrupsioni \u00ebsht\u00eb aty ku administrohen fondet e shqiptar\u00ebve\u201d, nd\u00ebrsa shtoi se sipas raportit, Shqip\u00ebria ka tregues pozitiv n\u00eb standardet e mesatares s\u00eb BE. \u201cBesoj q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81440","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81440","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81440"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81440\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81440"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81440"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81440"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}