{"id":81336,"date":"2026-04-11T09:48:18","date_gmt":"2026-04-11T09:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/11\/rrefimi-i-ish-zv-drejtorit-te-akshi-t-ne-spak-drejtori-i-ri-igli-tafa-eshte-njeri-i-besuar-i-ermal-beqirit\/"},"modified":"2026-04-11T09:48:18","modified_gmt":"2026-04-11T09:48:18","slug":"rrefimi-i-ish-zv-drejtorit-te-akshi-t-ne-spak-drejtori-i-ri-igli-tafa-eshte-njeri-i-besuar-i-ermal-beqirit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/11\/rrefimi-i-ish-zv-drejtorit-te-akshi-t-ne-spak-drejtori-i-ri-igli-tafa-eshte-njeri-i-besuar-i-ermal-beqirit\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i ish-zv\/drejtorit t\u00eb AKSHI-t n\u00eb SPAK: Drejtori i ri Igli Tafa \u00ebsht\u00eb njeri i besuar i Ermal Beqirit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb or\u00ebt e fundit t\u00eb mbarimit t\u00eb mandatit 3-vje\u00e7ar t\u00eb Altin Dumanit n\u00eb krye t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me SPAK, rezulton t\u00eb jet\u00eb futur n\u00eb ambjentet e k\u00ebsaj prokurorie nj\u00eb personazh i quajtur, Daniel Shima, i cili n\u00eb muajin Gusht 2025, u b\u00eb i famsh\u00ebm n\u00eb publik p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzimi n\u00eb polici p\u00ebr rr\u00ebmbimin e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore, Shima, ka mbajtur postin e zv\/drejtorit t\u00eb Agjensis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb dhe Informacionit (AKSHI) dhe firma e tij ka dal\u00eb n\u00eb dhjet\u00ebra dokumenta tenderash q\u00eb SPAK ka sekuestruar.<\/p>\n<p>Por kujtojm\u00eb se ndaj tij Gjykata e Apelit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm, ka urdh\u00ebruar SPAK q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb veprime hetimore mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale.<\/p>\n<p>Ish-zv\/drejtori i AKSHI-t, u ka treguar hetuesve se gjat\u00eb nj\u00eb takimi me Mirlinda Kar\u00e7anaj, ajo i ka treguar se Igli Tafa, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte me detyr\u00eb titullar i Autoritetit Komb\u00ebtar p\u00ebr \u00c7ertifikimin Elektronik dhe Sigurin\u00eb Kibernetike, \u00ebsht\u00eb person i af\u00ebrt me Ermal Beqirin dhe se edhe Edlira Gjolleshi, q\u00eb ka vite si e pun\u00ebsuar aty, \u00ebsht\u00eb lidhje e tij.<\/p>\n<p>Duke ju referuar d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Daniel Shim\u00ebs, kujtojm\u00eb se njeriu i besuar i biznesmenit, Ermal Beqirit, Igli Tafa, n\u00eb muajin shkurt 2026, u zgjodh nga kryeministri Edi Rama n\u00eb krye t\u00eb AKSHI-t. L\u00ebvizja erdhi vet\u00ebm pasi Mirlinda Kar\u00e7anaj dha dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Sipas Shim\u00ebs, shum\u00eb praktika tenderuese n\u00eb AKSHI jan\u00eb \u201cpilotuar\u201d nga biznesmeni, Ermal Beqiri, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri kompanish.<\/p>\n<p><em>\u201c\u2026interesi i shoq\u00ebrive q\u00eb futen n\u00eb k\u00ebto procedura prokurimi t\u00eb diktuara dhe t\u00eb orientuara nga biznesmeni, Ermal Beqiri, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitimi i nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb caktuar t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb tenderit, duke patur parasysh q\u00eb puna n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb kryhet nga vet\u00eb kompania n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, \u201cSoft &amp; Solution\u2026\u201d-ka treguar Daniel Shima.\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Gjithashtu, Shima u ka pohuar hetuesve se Ermal Beqiri, ka themeluar dhe dy kompani n\u00eb fush\u00ebn e IT n\u00eb Turqi dhe n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p>Rezulton se Shima, \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb SPAK n\u00eb or\u00ebt e pasdites s\u00eb 18 dhjetorit 2025, fakt q\u00eb \u00ebsht\u00eb larg syrit t\u00eb kureshtar\u00ebve dhe gazetar\u00ebve q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb para SPAK. Kjo l\u00ebvizje taktike, me sa duket \u00ebsht\u00eb kryer nga grupi i hetimit p\u00ebr t\u00eb shmangur publikimin e prezenc\u00ebs s\u00eb Shim\u00ebs n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb tep\u00ebr fiksimi i thirrjes s\u00eb Shim\u00ebs n\u00eb SPAK, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb 18 Dhjetor 2025, kur t\u00eb gjitha mediat dhe opinioni publike v\u00ebm\u00ebndjen e kishte tek fakti i mbarimit t\u00eb mandatit 3 vje\u00e7ar n\u00eb krye t\u00eb SPAK t\u00eb Altin Dumanit.<\/p>\n<p>Por pik\u00ebrisht at\u00eb dit\u00eb, kur t\u00eb gjith\u00eb flisnin p\u00ebr em\u00ebrimin e Klodian Brahos n\u00eb krye t\u00eb SPAK, titullari n\u00eb ikje, Altin Dumani, ka firmosur nj\u00eb nd\u00ebr urdhrat e tij t\u00eb fundit, duke futur zyrtarisht prezenc\u00ebn e tij n\u00eb dosjen me Nr.20\/1, q\u00eb tashm\u00eb njihet n\u00eb publik si dosja \u201cAKSHI\u201d.<\/p>\n<p>Ekskluzivisht gazetari i Syrit, Elton Qyno, ka m\u00ebsuar\u00a0se p\u00ebrmes urdhrit Nr. 43335, dat\u00eb 18 Dhjetor 2025 t\u00eb Drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, rezulton se \u00ebsht\u00eb ngritur grupi hetimor, ku tashm\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e k\u00ebtij grupi jan\u00eb prokuror\u00ebt Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nj\u00ebher\u00ebsh jan\u00eb caktuar edhe gjasht\u00eb hetues t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, p\u00ebr t\u00eb kryer veprime hetimore p\u00ebr llogari t\u00eb procedimin Penal nr. 20\/1 t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto veprime jan\u00eb kryer vet\u00ebm 3 dit\u00eb, pasi SPAK kishte proceduar me caktimin e 8 masave t\u00eb siguris\u00eb \u201cArrest sht\u00ebpie\u201d, \u201cArrest n\u00eb burg\u201d dhe \u201cdetyrim paraqitje\u201d ndaj drejtoresh\u00ebs s\u00eb AKSHI-t, Mirlinda Kar\u00e7anaj, zv\/drejtueses s\u00eb AKSHI-t, Hava Delibashi, dy biznesmen\u00ebve Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dyshuar se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Grupi i sapo formuar, po n\u00eb dat\u00ebn 18 dhjetor 2025, ka thirrur n\u00eb or\u00ebt e pasdites, Daniel Shim\u00ebs, p\u00ebr ta pyetur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit q\u00eb ka dijeni p\u00ebr rrethanat e ngjarjes.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 15:00 t\u00eb asaj dite, Daniel Shima \u00ebsht\u00eb ulur p\u00ebrball\u00eb hetuesve dhe prokuror\u00ebve, duke filluar t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb rreth pyetje q\u00eb i b\u00ebnin hetuesit e BKH p\u00ebr aktivitetin e tij pran\u00eb AKSHI-t.<\/p>\n<p><strong>Si Ermal Beqiri em\u00ebronte t\u00eb vet\u00ebt n\u00eb zyrat e AKSHI-t\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Daniel Shima, ka deklaruar se Mirlinda Kar\u00e7anaj i ka b\u00ebr\u00eb me dije se biznesmeni i \u201cHorizon\u201d dhe \u201cSoft-Solution\u201d, Ermal Beqiri, i kishte propozuar n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme q\u00eb t\u00eb pun\u00ebsonte n\u00eb AKSHI, persona t\u00eb njohur t\u00eb tij, duke identifikuar si t\u00eb till\u00eb Suela Ajo dhe Meri Manaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera Shima ka treguar n\u00eb SPAK se pun\u00ebsimet kan\u00eb ndodhur nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai ka qen\u00eb zv\/drejtor, duke shpjeguar se, pavar\u00ebsisht se procedura \u00ebsht\u00eb kryer formalisht, emrat ishin vendosur paraprakisht nga Kar\u00e7anaj dhe Beqiri, duke treguar se q\u00ebllimi ka qen\u00eb qart\u00ebsisht q\u00eb personat e njohur t\u00eb Beqirit, t\u00eb pun\u00ebsoheshin n\u00eb AKSHI p\u00ebr arsye q\u00eb t\u00eb favorizonin interesat e subjektit t\u00eb tij, n\u00eb procedurat e prokurimit n\u00eb AKSHI.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb lidhur me procedur\u00ebn e prokurimit p\u00ebr shtimin e funksionaliteteve t\u00eb menaxhimit dhe raportimit t\u00eb incidenteve kibernetike, Daniel Shima, ka deklaruar n\u00eb SPAK se Kar\u00e7anaj, ia ka b\u00ebr\u00eb me dije se n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedure do t\u00eb merrte pjes\u00eb, Ermal Beqiri, duke n\u00ebnkuptuar se ajo kishte koordinuar me Ermal Beqirin, q\u00eb ai t\u00eb shpallej fitues.<\/p>\n<p>Ish-zv\/drejtori i AKSHI-t ka shpjeguar se kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb \u201cFastech\u201d e biznesmenit Andis Papa, nuk ka paraqitur dokumentet e plota si konkurrent, pasi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb rezulton se i plot\u00ebson kriteret, pasi ka fituar procedura prokurimi edhe n\u00eb raste t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Shima ka treguar n\u00eb SPAK, se e gjitha kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb favorizohet shoq\u00ebria e biznesmenit Ermal Beqirit, duke shtuar se dyshimet e tij jan\u00eb se edhe shoq\u00ebria \u201cICOM\u201d e biznesmenit Alban Kokalarit, \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb gar\u00eb fiktivisht, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rritur fiktivisht pjes\u00ebmarrjen e operator\u00ebve ekonomike.<\/p>\n<p><strong>Igli Tafa, njeriu i af\u00ebrt i Ermal Beqirit<\/strong><\/p>\n<p>Gjithashtu ish-zv\/drejtori i AKSHI-t, u ka treguar hetuesve se gjat\u00eb nj\u00eb takimi me Kar\u00e7anaj, ajo i ka treguar se Igli Tafa, me detyr\u00eb titullar i Autoritetit Komb\u00ebtar p\u00ebr \u00c7ertifikimin Elektronik dhe Sigurin\u00eb Kibernetike, \u00ebsht\u00eb person i af\u00ebrt me Ermal Beqirin dhe se edhe Edlira Gjolleshi, q\u00eb ka vite si e pun\u00ebsuar aty, \u00ebsht\u00eb lidhje e tij.<\/p>\n<p>Duke ju referuar d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Daniel Shim\u00ebs, kujtojm\u00eb se njeriu i besuar i biznesmenit, Ermal Beqirit, Igli Tafa, n\u00eb muajin shkurt 2026, u zgjodh nga kryeministri Edi Rama n\u00eb krye t\u00eb AKSHI-t. L\u00ebvizja erdhi vet\u00ebm pasi Mirlinda Kar\u00e7anaj dha dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Ish-zyrtari Daniel Shima ka treguar n\u00eb SPAK edhe p\u00ebr dy procedurat e prokurimit \u201cMir\u00ebmbajtja e depove farmaceutike\u201d dhe \u201cImplementimi i infrastruktur\u00ebs s\u00eb desktop\u00ebve virtual\u00eb p\u00ebr autoritetin e Aviacionit Civil\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij n\u00eb eksperienc\u00ebn shum\u00eb vje\u00e7are brenda AKSHI-t, gjasat jan\u00eb q\u00eb kriteret t\u00eb vihen p\u00ebr t\u00eb skualifikuar dhe kualifikuar konkurent\u00eb t\u00eb caktuar.<br \/>\nShima ka treguar se gjasat jan\u00eb q\u00eb ato q\u00eb shpalleshin fitues. N\u00eb bashk\u00ebpunim me Mirlinda Kar\u00e7anaj, bashk\u00ebrendonin dhe koordinonin s\u00eb bashku p\u00ebr dokumentat.<\/p>\n<p>\u201c\u2026tek procedura e prokurimit \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i sistemit E-Aktet\u201d, Mirlinda Kar\u00e7anaj, i ka th\u00ebn\u00eb duke orientuar biznesmenin Ermal Beqiri p\u00ebr t\u00eb fituar k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi dhe se Beqiri do orientonte shoq\u00ebrin\u00eb tjet\u00ebr, \u201cFastech\u201d t\u00eb biznesmenit Andis Papa, p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb gar\u00eb por me nj\u00eb ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se pjes\u00ebmarrja e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie ka qen\u00eb fiktive. Duke u nisur nga eksperienca ime mendova Hava Delibashi, pasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zv\/drejtoresh\u00eb e AKSHI-t, ka marr\u00eb dijeni p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon skema\u2026\u201d-ka treguar Daniel Shima n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p><strong>Takimet e Ermal Beqirit me Mirlinda Kar\u00e7anaj n\u00eb zyrat e AKSHI-t dhe paracaktimi i tenderave<\/strong><\/p>\n<p>Ky i fundit m\u00eb tej ka shpjeguar se ka njohje me Ermal Beqirin q\u00eb nga koha kur ka punuar \u201cIT\u201d n\u00eb Agjensin\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs dhe se m\u00eb tej kur merrte pjes\u00eb n\u00eb procedurat e prokurimit n\u00eb AKSHI, duke treguar se ai i tregonte se do t\u00eb shpallej fitues n\u00eb k\u00ebto procedura, pasi orientimet i merrte nga Mirlinda Kar\u00e7anaj paraprakisht.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb realitet ashtu ndodhte pasi zhvilloheshin procedurat e prokurimit, duke fituar biznesmeni Ermal Beqiri, p\u00ebrmes disa kompanive q\u00eb ai konkuronte, duke renditur \u201cSoft&amp;Solution\u201d, \u201cFastech\u201d dhe \u201cHorizon\u201d.<\/p>\n<p>Daniel Shima, n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij ka treguar n\u00eb SPAK se biznesmeni Ermal Beqiri, e takonte Mirlinda Kar\u00e7anaj n\u00eb zyr\u00ebn e saj n\u00eb AKSHI, duke shtuar se Kar\u00e7anaj i ka pohuar atij paracaktimin e fituesit t\u00eb prokurimit.<\/p>\n<p>Konkretisht Daniel Shima, ka treguar se paracaktimet e tenderave p\u00ebr Ermal Beqirin jan\u00eb kryer n\u00eb disa praktika por ai kujton nj\u00ebri prej k\u00ebtyre rasteve q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb prokurimi \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i sistemit t\u00eb ASHK\u201d, procedur\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e fitoi Ermal Beqiri, p\u00ebrmes shoq\u00ebris\u00eb \u201cFastech\u201d.<\/p>\n<p>Shima, u ka pohuar hetuesve se kjo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur nga Suela Ago, por nuk e dinte sakt\u00ebsisht dhe dyshonte n\u00ebse n\u00ebse ky tender \u00ebsht\u00eb realizuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Shima ka pohuar se dhe n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit \u201cAKCESK\u201d t\u00eb vitit 2024 mendon se p\u00ebrfituesi \u00ebsht\u00eb Ermal Beqiri dhe jo subjekti \u201cFirst\u201d q\u00eb administrohet nga G\u00ebzim Hoxha.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera Daniel Shima, ka treguar se interesi i shoq\u00ebrive q\u00eb futen n\u00eb k\u00ebto procedura prokurimi t\u00eb diktuara dhe t\u00eb orientuara nga biznesmeni, Ermal Beqiri, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitimi i nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb caktuar t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb tenderit, duke patur parasysh q\u00eb puna n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb kryhet nga vet\u00eb kompania n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, \u201cSoft &amp; Solution\u201d.\/<strong>Syri.net<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rrefimi-3\/\">Rr\u00ebfimi i ish-zv\/drejtorit t\u00eb AKSHI-t n\u00eb SPAK: Drejtori i ri Igli Tafa \u00ebsht\u00eb njeri i besuar i Ermal Beqirit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb or\u00ebt e fundit t\u00eb mbarimit t\u00eb mandatit 3-vje\u00e7ar t\u00eb Altin Dumanit n\u00eb krye t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me SPAK, rezulton t\u00eb jet\u00eb futur n\u00eb ambjentet e k\u00ebsaj prokurorie nj\u00eb personazh i quajtur, Daniel Shima, i cili n\u00eb muajin Gusht 2025, u b\u00eb i famsh\u00ebm n\u00eb publik p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzimi n\u00eb polici p\u00ebr rr\u00ebmbimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81336","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81336","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81336"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81336\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81336"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81336"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81336"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}