{"id":81324,"date":"2026-04-11T08:25:12","date_gmt":"2026-04-11T08:25:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/11\/komisioneri-gjuha-e-urrejtjes-online-amplifikohet-nga-politika-dhe-mediat\/"},"modified":"2026-04-11T08:25:12","modified_gmt":"2026-04-11T08:25:12","slug":"komisioneri-gjuha-e-urrejtjes-online-amplifikohet-nga-politika-dhe-mediat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/11\/komisioneri-gjuha-e-urrejtjes-online-amplifikohet-nga-politika-dhe-mediat\/","title":{"rendered":"Komisioneri: Gjuha e urrejtjes online amplifikohet nga politika dhe mediat"},"content":{"rendered":"<p>Robert Gajda, Komisioner p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb prej vitit 2018, udh\u00ebheq institucionin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr hetimin dhe trajtimin e rasteve t\u00eb diskriminimit dhe gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr BIRN, Gajda shpjegon se si gjuha e urrejtjes po p\u00ebrhapet dhe amplifikohet n\u00eb mjedisin online p\u00ebrmes rrjeteve sociale, mediave dhe diskursit politik, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr ve\u00e7an\u00ebrisht grupe t\u00eb caktuara shoq\u00ebrore si komuniteti LGBT, grat\u00eb dhe personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebron se ky fenomen jo vet\u00ebm p\u00ebrforcon stereotipet dhe paragjykimet ekzistuese, por mund t\u00eb krijoj\u00eb pasoja reale p\u00ebr komunitetet e prekura \u2013 nga p\u00ebrjashtimi social deri tek krimet e urrejtjes, nd\u00ebrsa thekson se balanca mes liris\u00eb s\u00eb shprehjes mbetet nj\u00eb nga sfidat kryesore p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>\u201cDiskriminimi n\u00eb mjedisin online lidhet kryesisht me gjuh\u00ebn e urrejtjes,\u201d tha Gajda, duke theksuar se kjo gjuh\u00eb p\u00ebrhapet n\u00eb forma dhe kanale t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Sipas Gajd\u00ebs, nj\u00eb nga m\u00ebnyrat problematike se si p\u00ebrhapet gjuha e urrejtjes lidhet me p\u00ebrmbajtjet q\u00eb fillimisht shfaqen n\u00eb televizione dhe m\u00eb pas shp\u00ebrndahen n\u00eb internet p\u00ebrmes videove apo artikujve online, t\u00eb cil\u00ebt shpeshher\u00eb q\u00eb nga titulli mbartin tone paragjykuese ose diskriminuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr dimension jan\u00eb komentet e qytetar\u00ebve n\u00eb platformat online, ku vihet re nj\u00eb p\u00ebrdorim i shtuar i gjuh\u00ebs ofenduese.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai thekson se edhe gjuha e p\u00ebrdorur n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrhapet dhe t\u00eb amplifikohet m\u00eb tej nga mediat online dhe rrjetet sociale.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, ekzistojn\u00eb edhe raste kur individ\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb b\u00ebhen objekt i gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes p\u00ebrmes mesazheve personale n\u00eb internet. Sipas tij, k\u00ebto forma tregojn\u00eb se fenomeni ka shum\u00eb dimensione dhe shfaqet n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme n\u00eb mjedisin online.<\/p>\n<p>Sipas Gajd\u00ebs, Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi trajton raste t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes q\u00eb shfaqen si n\u00eb media tradicionale ashtu edhe n\u00eb internet, kryesisht mbi baz\u00ebn e ankesave q\u00eb paraqiten nga organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. N\u00eb disa raste, institucioni nis edhe hetime me iniciativ\u00ebn e vet, kur vler\u00ebsohet se p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs mund t\u00eb ket\u00eb tejkaluar kufijt\u00eb e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe t\u00eb ket\u00eb cenuar t\u00eb drejtat e grupeve t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ne administrojm\u00eb ankesa, por nuk kan\u00eb munguar dhe rastet kur institucioni ka gjykuar q\u00eb t\u00eb nisi vet\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u201cex-officio\u201d,\u201d tha Gajda.<\/p>\n<p>Sipas tij, vler\u00ebsimi i rasteve p\u00ebrqendrohet n\u00ebse gjuha e p\u00ebrdorur lidhet me nj\u00eb nga shkaqet e mbrojtura nga Ligji p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe n\u00ebse merr n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb t\u00ebr\u00eb individ\u00ebsh. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebrdorimi i aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb kufizuar p\u00ebr t\u00eb ofenduar dik\u00eb, gjuha e urrejtjes ndaj komunitetit LGBT p\u00ebr shkak t\u00eb paragjykimeve homofobike, gjuha seksiste ndaj grave apo deklarata me konotacion fetar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, hetimi i rasteve n\u00eb internet shpesh has v\u00ebshtir\u00ebsi praktike. Sipas Gajd\u00ebs, mungesa e rregullimit t\u00eb qart\u00eb t\u00eb tregut online dhe anonimati n\u00eb internet e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb identifikimin e personave p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKemi hasur v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb identifikimin ligjor t\u00eb personit p\u00ebrgjegj\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb institucioni t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb shkres\u00ebn zyrtare dhe t\u00eb marr\u00eb m\u00eb pas parashtrimet, argumentet dhe t\u00eb garantoj\u00eb procedur\u00ebn kontradiktore,\u201d tha Komisioneri.<\/p>\n<p>Pasojat e gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes<\/p>\n<p>Komisioneri Robert Gajda thekson se gjuha e urrejtjes mbart shum\u00eb pasoja, duke krijuar perceptime negative dhe ndasi n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Kjo form\u00eb komunikimi thellon paragjykimet dhe stereotipet kundrejt grupeve shoq\u00ebrore q\u00eb jan\u00eb sistematikisht dhe strukturalisht t\u00eb diskriminuara.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes ndikon shum\u00eb n\u00eb mbajtjen gjall\u00eb t\u00eb paragjykimeve dhe stereotipeve negative kundrejt k\u00ebtyre grupeve, \u00e7\u2019ka pastaj b\u00ebn q\u00eb k\u00ebto grupe t\u00eb mos ndihen t\u00eb barabarta n\u00eb shoq\u00ebri dhe t\u00eb ndihen gjithmon\u00eb t\u00eb paragjykuara dhe t\u00eb portretizuara negativisht,\u201d shpjegoi Gajda.<\/p>\n<p>Problemi tjet\u00ebr, sipas tij, lidhet me dezinformimin, shp\u00ebrndarja e t\u00eb cilit kontribuon p\u00ebr t\u00eb krijuar paragjykime t\u00eb reja ose p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar paragjykimet ekzistuese, t\u00eb cilat portretizohen n\u00eb forma t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Pastaj, specifikisht, grupet e targetuara dhe individ\u00ebt e k\u00ebtyre grupeve preken drejtp\u00ebrdrejt nga kjo gj\u00eb, sepse jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb komuniteti i cili, n\u00ebse portretizohet negativisht, b\u00ebn q\u00eb shoq\u00ebria t\u00eb ket\u00eb tendenc\u00ebn t\u00eb mos i vler\u00ebsoj\u00eb individ\u00ebt p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb e tyre t\u00eb v\u00ebrteta apo p\u00ebr vlerat q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb si njer\u00ebz, por t\u2019i etiketoj\u00eb sipas m\u00ebnyr\u00ebs negative se si jan\u00eb portretizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike dhe t\u00eb vazhdueshme mediatikisht, duke i mbajtur gjithmon\u00eb t\u00eb paragjykuar.<\/p>\n<p>Kjo form\u00eb diskriminimi mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb deri n\u00eb krime urrejtjeje, paralajm\u00ebron Komisioneri.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebta persona mund t\u00eb dhunohen vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb apo t\u00eb perceptimit se jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb caktuar shoq\u00ebror, i cili \u00ebsht\u00eb i paragjykuar apo i stereotipizuar negativisht,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Sipas Gajd\u00ebs, institucioni q\u00eb ai drejton ka zhvilluar monitorime dhe studime p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb ndikimin e gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes mbi grupet e prekura. Nga k\u00ebto analiza rezulton se an\u00ebtar\u00ebt e grupeve q\u00eb b\u00ebhen objekt i gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebrjashtimi social.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebta njer\u00ebz ndihen si qytetar\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri, t\u00eb pad\u00ebshiruar si nga institucionet publike ashtu edhe nga vet\u00eb shoq\u00ebria,\u201d shpjegon ai. Sipas tij, kjo situat\u00eb i ekspozon k\u00ebta individ\u00eb ndaj formave t\u00eb tjera t\u00eb diskriminimit dhe ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb g\u00ebzuar t\u00eb drejtat e tyre.<\/p>\n<p>Gajda theksoi gjithashtu se pasojat shfaqen edhe n\u00eb nivel psikologjik dhe social, duke krijuar gjendje ankthi dhe pasigurie.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste, k\u00ebto q\u00ebndrime negative mund t\u00eb reflektohen edhe n\u00eb ambiente m\u00eb t\u00eb ndjeshme si shkollat, ku mund t\u00eb shfaqen forma bullizimi ose sjellje diskriminuese nga bashk\u00ebmoshatar\u00ebt apo edhe nga vet\u00eb mjedisi arsimor.<\/p>\n<p>Rritje e rasteve gjat\u00eb debatit p\u00ebr barazin\u00eb gjinore<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit, Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi ka marr\u00eb n\u00eb trajtim 15 \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me gjuh\u00ebn e urrejtjes, ku p\u00ebrfshihen si raste t\u00eb nisura nga vet\u00eb institucioni, ashtu edhe ankesa t\u00eb paraqitura nga organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/p>\n<p>Komisioneri Robert Gajda thekson se fokusi kryesor i k\u00ebtyre rasteve ka qen\u00eb komuniteti LGBT n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cKa pasur nj\u00eb val\u00eb t\u00eb shtuar t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, sidomos gjat\u00eb debatit p\u00ebr Ligjin p\u00ebr Barazin\u00eb Gjinore,\u201d tha ai. \u201cSjelljet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ushqyera n\u00eb forma t\u00eb ndryshme \u2013 nga gjuha diskriminuese dhe paragjykuese, deri te gjuha e hapur e urrejtjes kund\u00ebr k\u00ebtij komuniteti,\u201d shtoi Gajda.<\/p>\n<p>Komisioneri theksoi se nuk kan\u00eb munguar edhe raste q\u00eb lidhen me aft\u00ebsin\u00eb e kufizuar, me ngjyr\u00ebn e l\u00ebkur\u00ebs apo rac\u00ebn, si edhe me gjinin\u00eb, kryesisht kund\u00ebr grave. Megjithat\u00eb, k\u00ebto mbeten m\u00eb t\u00eb pakta n\u00eb krahasim me rastet q\u00eb lidhen me komunitetin LGBTI.<\/p>\n<p>Gajda shpjegoi se masa e par\u00eb q\u00eb k\u00ebrkohet zakonisht nga Komisioneri n\u00eb rastet q\u00eb lidhen me gjuh\u00ebn e urrejtjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjes\u00eb publike nga subjekti q\u00eb e ka p\u00ebrdorur at\u00eb. Sipas tij, kjo konsiderohet masa kryesore, pasi nj\u00eb ndjes\u00eb publike tregon se personi ka kuptuar se gjuha e p\u00ebrdorur ka qen\u00eb e pap\u00ebrshtatshme, duke tejkaluar kufijt\u00eb e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe duke shqet\u00ebsuar nj\u00eb komunitet t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga praktika \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re se kjo nuk ndodh gjithmon\u00eb. Sipas tij, shpesh personat e p\u00ebrfshir\u00eb e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndjes\u00eb, edhe kur mund ta kuptojn\u00eb se gjuha e p\u00ebrdorur ka tejkaluar kufijt\u00eb, pasi ndjesa ende perceptohet nga disa si nj\u00eb shenj\u00eb dob\u00ebsie.<\/p>\n<p>\u201cKjo b\u00ebn pastaj q\u00eb vendimet tona ose t\u00eb ankimohen n\u00eb gjykat\u00eb dhe t\u00eb presim derisa t\u00eb shprehen gjykatat mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e vendimit, ose n\u00ebse nuk ankimohen n\u00eb gjykat\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00ebse nuk k\u00ebrkohet ndjesa, neve pastaj mund t\u00eb aplikojm\u00eb edhe gjob\u00ebn kundrejt subjekteve,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se Ligji p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi parashikon tashm\u00eb edhe nj\u00eb mekaniz\u00ebm shtes\u00eb p\u00ebr trajtimin e rasteve t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes. Sipas k\u00ebtij parashikimi, pasi nj\u00eb vendim merr form\u00eb t\u00eb prer\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e tij duhet t\u00eb publikohet n\u00eb televizionet komb\u00ebtare, me q\u00ebllim informimin e publikut p\u00ebr rastin e gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes apo p\u00ebr situat\u00ebn diskriminuese q\u00eb ka ndodhur.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb demokraci dhe n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lir\u00eb, individ\u00ebt dhe grupet duhet t\u00eb ken\u00eb lirin\u00eb t\u00eb shprehin q\u00ebndrimet, kritikat dhe opinionet e tyre pa frik\u00eb,\u201d theksoi Gajda, por shtoi se kjo liri nuk \u00ebsht\u00eb e pakufizuar dhe se gjuha e p\u00ebrdorur nuk mund t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb tone diskriminuese apo urrejtje ndaj grupeve t\u00eb caktuara t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cThelbi mbetet ruajtja e balanc\u00ebs mes mbrojtjes nga gjuha e urrejtjes dhe liris\u00eb s\u00eb shprehjes,\u201d p\u00ebrfundoi ai.\/ <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2026\/04\/11\/gjuha-e-urrejtjes-online-amplifikohet-nga-politika-dhe-mediat-thote-komisioneri-kunder-diskriminimit\/\">BIRN<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/11\/komisioneri-gjuha-e-urrejtjes-online-amplifikohet-nga-politika-dhe-mediat\/\">Komisioneri: Gjuha e urrejtjes online amplifikohet nga politika dhe mediat<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Robert Gajda, Komisioner p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb prej vitit 2018, udh\u00ebheq institucionin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr hetimin dhe trajtimin e rasteve t\u00eb diskriminimit dhe gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes n\u00eb vend. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr BIRN, Gajda shpjegon se si gjuha e urrejtjes po p\u00ebrhapet dhe amplifikohet n\u00eb mjedisin online p\u00ebrmes rrjeteve sociale, mediave dhe diskursit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81324","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81324","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81324"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81324\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81324"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81324"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81324"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}