{"id":81253,"date":"2026-04-10T18:48:32","date_gmt":"2026-04-10T18:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/10\/qeveria-miraton-vendimin-keshill-parate-e-lojerave-te-fatit-qe-do-tu-jepen-projekteve\/"},"modified":"2026-04-10T18:48:32","modified_gmt":"2026-04-10T18:48:32","slug":"qeveria-miraton-vendimin-keshill-parate-e-lojerave-te-fatit-qe-do-tu-jepen-projekteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/10\/qeveria-miraton-vendimin-keshill-parate-e-lojerave-te-fatit-qe-do-tu-jepen-projekteve\/","title":{"rendered":"Qeveria miraton vendimin, K\u00ebshill parat\u00eb e loj\u00ebrave t\u00eb fatit q\u00eb do t\u2019u jepen \u201cprojekteve\u201d \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, dit\u00ebn e sotme \u00ebsht\u00eb vendosur ngritja e K\u00ebshillit t\u00eb Mb\u00ebshtetjes s\u00eb Projekteve, i ngritur pran\u00eb Autoritetit t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit.<\/p>\n<p>Po ashtu, me k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave jan\u00eb miratuar kushtet dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr financimin e projekteve, dokumentacionin dhe procedur\u00ebn e shqyrtimit dhe vler\u00ebsimit t\u00eb projekteve p\u00ebr loj\u00ebrat e fatit.<\/p>\n<p>Ky K\u00ebshill i Posa\u00e7\u00ebm do t\u00eb kryesohet nga z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Albana Ko\u00e7iu, nd\u00ebrsa an\u00ebtar\u00eb do t\u00eb jen\u00eb edhe titullar\u00ebt e disa ministrive dhe institucioneve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli do t\u00eb vendos\u00eb po ashtu se cilat projekte p\u00ebrfitojn\u00eb para (megjith\u00ebse nuk p\u00ebrcaktohet n\u00ebse do t\u00eb financohen nga shteti dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsyeje), bazuar n\u00eb aplikime dhe konkurrim t\u00eb hapur. Projektet duhet t\u00eb aplikojn\u00eb brenda nj\u00eb afati minimal 30 dit\u00eb dhe do t\u00eb p\u00ebrzgjidhen sipas transparenc\u00ebs dhe kapaciteteve p\u00ebr zbatim.<\/p>\n<p>Financimi do t\u00eb jepet me k\u00ebste: nj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb fillim, pjesa m\u00eb e madhe gjat\u00eb zbatimit dhe pjesa e fundit n\u00eb fund t\u00eb projektit:<\/p>\n<p>20% e shum\u00ebs s\u00eb miratuar jepet fillimisht pas miratimit t\u00eb projektpropozimit;<\/p>\n<p>50% jepet pas dor\u00ebzimit dhe miratimit t\u00eb raportit t\u00eb monitorimit t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb projektit;<\/p>\n<p>30% e fundit e fondeve jepet pas miratimit t\u00eb raportit final t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>N\u00ebse projekti nuk zbatohet si duhet, fondet do t\u00eb kthehen. Gjithashtu, do t\u00eb ket\u00eb kontroll dhe monitorim t\u00eb vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb subjekti fitues, mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr zbatimin e projektit dhe p\u00ebr raportimin para K\u00ebshillit, duke dor\u00ebzuar raportin e monitorimit t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb projektit, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb \u00e7do faze financimi, por jo m\u00eb von\u00eb se \u00e7do 6 muaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrb\u00ebrja e K\u00ebshillit<\/p>\n<p>K\u00ebshilli kryesohet nga Z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje ka an\u00ebtar\u00eb, titullar\u00ebt e ministrive dhe institucioneve t\u00eb m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>a) Ministrin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr financat, an\u00ebtar;<br \/>\nb) Ministrin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sportin, an\u00ebtar;<\/p>\n<p>\u00e7)\u00a0\u00a0\u00a0 Ministrin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kultur\u00ebn, an\u00ebtar;<\/p>\n<p>c) Ministrin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr inovacionin, an\u00ebtar;<br \/>\nd) Ministrin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet sociale, an\u00ebtar;<br \/>\ndh) Titullarin e autoritetit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr qeverisjen elektronike, an\u00ebtar.<\/p>\n<p>Detyrat e K\u00ebshillit<\/p>\n<p>K\u00ebshilli ushtron detyrat e m\u00ebposhtme:<br \/>\na) P\u00ebrcakton prioritetet vjetore t\u00eb financimit;<br \/>\nb) Miraton kriteret dhe procedurat e aplikimit;<br \/>\nc) Shqyrton e miraton projektpropozimet;<\/p>\n<p>\u00e7)\u00a0 Miraton kontratat tip;<\/p>\n<p>d) Ndjek zbatimin dhe monitoron projektet.<br \/>\nKriteret, procedurat e aplikimit, si dhe kontratat tip, t\u00eb parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, hartohen nga sekretariati teknik dhe i paraqiten K\u00ebshillit p\u00ebr miratim.<\/p>\n<p>Kryetari dhe sekretariati teknik<\/p>\n<p>Komisioni i Licencave ushtron funksionin e sekretariatit teknik t\u00eb K\u00ebshillit dhe e mb\u00ebshtet at\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrave.<br \/>\nKryetari drejton mbledhjet, siguron zbatimin e dispozitave t\u00eb ligjit dhe mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>Deklarimi i konfliktit t\u00eb interesit dhe deklarata e konfidencialitetit<\/p>\n<p>Kryetari dhe \u00e7do an\u00ebtar i K\u00ebshillit, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb deklarate me shkrim, \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb mbledhje, kur midis tij dhe personave fizik\u00eb ose subjekteve juridike q\u00eb shqyrtohen, diskutohen ose vendosen \u00e7\u00ebshtje, ekziston konflikt interesi, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr konfliktin e interesit.<br \/>\nKryetari dhe\/ose \u00e7do an\u00ebtari i K\u00ebshillit nuk marrin pjes\u00eb n\u00eb procedurat e shqyrtimit, diskutimit dhe votimit p\u00ebr \u00e7do \u00e7\u00ebshtje, ku kan\u00eb interes t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ose t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb, i cili mund t\u00eb cenoj\u00eb paan\u00ebsin\u00eb e tyre n\u00eb vendimmarrje.<br \/>\nKryetari dhe an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit n\u00ebnshkruajn\u00eb gjithashtu deklarat\u00ebn p\u00ebr ruajtjen e konfidencialitetit lidhur me t\u00eb dh\u00ebnat dhe informacionet, q\u00eb u b\u00ebhen t\u00eb njohura gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbledhjet<\/p>\n<p>Kryetari vendos p\u00ebr dat\u00ebn dhe or\u00ebn e mbledhjeve t\u00eb radh\u00ebs.<br \/>\n\u00c7do ndryshim i dat\u00ebs ose i or\u00ebs s\u00eb mbledhjes u njoftohet t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit.<br \/>\nNjoftimi p\u00ebr thirrjen e mbledhjes, duke p\u00ebrfshir\u00eb rendin e dit\u00ebs dhe materialet p\u00ebrkat\u00ebse, duhet t\u2019u dor\u00ebzohet t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit, t\u00eb pakt\u00ebn 5 (pes\u00eb) dit\u00eb pune para mbledhjes.<br \/>\nMbledhja thirret brenda 15 (pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00ebve pas paraqitjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nga 1\/3 e an\u00ebtar\u00ebve, t\u00eb pakt\u00ebn 48 (dyzet e tet\u00eb) or\u00eb para dat\u00ebs s\u00eb thirrjes.<br \/>\nMbledhja e K\u00ebshillit \u00ebsht\u00eb e vlefshme kur jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm m\u00eb shum\u00eb se gjysma e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij.<br \/>\nN\u00ebse n\u00eb hapjen e mbledhjes nuk \u00ebsht\u00eb e pranishme shumica e an\u00ebtar\u00ebve, Kryetari cakton nj\u00eb mbledhje t\u00eb re t\u00eb pakt\u00ebn 24 (nj\u00ebzet e kat\u00ebr) or\u00eb pas mbledhjes s\u00eb par\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje t\u00eb dyt\u00eb, mbledhja \u00ebsht\u00eb e vlefshme n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm t\u00eb pakt\u00ebn gjysma e an\u00ebtar\u00ebve.<br \/>\nAn\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb mbledhje dhe nuk kan\u00eb ndonj\u00eb penges\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb votuar, nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb abstenojn\u00eb. Kryetari voton i fundit.<br \/>\nN\u00eb rastet kur rezultati i votimit \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb, vota e Kryetarit \u00ebsht\u00eb vendimtare.<br \/>\nVendimet merren me votim t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Rendi i dit\u00ebs<\/p>\n<p>Kryetari p\u00ebrcakton rendin e dit\u00ebs p\u00ebr \u00e7do mbledhje t\u00eb K\u00ebshillit. Rendi i dit\u00ebs p\u00ebrfshin t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet, q\u00eb jan\u00eb propozuar me shkrim nga an\u00ebtar\u00ebt dhe q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb kompetenc\u00ebn e K\u00ebshillit. K\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje n\u00eb rendin e dit\u00ebs paraqitet t\u00eb pakt\u00ebn 5 (pes\u00eb) dit\u00eb pune p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb mbledhjes.<br \/>\nNjoftimi p\u00ebr thirrjen e mbledhjes, duke p\u00ebrfshir\u00eb rendin e dit\u00ebs dhe materialet p\u00ebrkat\u00ebse, u dor\u00ebzohet t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit, t\u00eb pakt\u00ebn 5 (pes\u00eb) dit\u00eb pune para mbledhjes.<br \/>\nRendi i dit\u00ebs u shp\u00ebrndahet t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve, t\u00eb pakt\u00ebn 48 (dyzet e tet\u00eb) or\u00eb p\u00ebrpara dat\u00ebs dhe or\u00ebs s\u00eb mbledhjes.<\/p>\n<p>Marrja e vendimeve<\/p>\n<p>K\u00ebshilli merr vendime vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrfshira n\u00eb rendin e dit\u00ebs s\u00eb mbledhjes, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur t\u00eb pakt\u00ebn 2\/3 e an\u00ebtar\u00ebve vendosin t\u00eb shqyrtojn\u00eb dhe t\u00eb marrin vendime edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rendin e dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesverbali i mbledhjes<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do mbledhje mbahet nj\u00eb procesverbal, i cili p\u00ebrmban dat\u00ebn dhe vendin e mbledhjes, an\u00ebtar\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebs, \u00e7\u00ebshtjet dhe diskutimet e trajtuara, vendimet e marra, form\u00ebn dhe rezultatin e votimeve, detyrat dhe personat p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zbatimin e tyre.<br \/>\nProcesverbali mbahet nga sekretariati teknik dhe i paraqitet t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr miratim ose n\u00eb fund t\u00eb mbledhjes apo n\u00eb fillim t\u00eb mbledhjes pasardh\u00ebse. Pas miratimit, procesverbali n\u00ebnshkruhet nga Kryetari dhe nga sekretariati teknik.<br \/>\nN\u00eb rastet kur K\u00ebshilli e konsideron t\u00eb nevojshme dhe mbledhja ndahet n\u00eb seanca, procesverbali miratohet menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb secil\u00ebs seanc\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse. Vendimet e K\u00ebshillit hyjn\u00eb n\u00eb fuqi vet\u00ebm pasi t\u00eb jet\u00eb miratuar procesverbali i mbledhjes.<\/p>\n<p>KRITERET P\u00cbR P\u00cbRZGJEDHJEN E PROJEKTEVE<\/p>\n<p>Parimet e p\u00ebrzgjedhjes<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit t\u00eb shqyrtimit dhe t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb aplikimeve p\u00ebr financimin e projekteve nga K\u00ebshilli garantohen parimet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>a) Liria e pjes\u00ebmarrjes dhe konkurrimi i barabart\u00eb;<br \/>\nb) Mosdiskriminimi dhe trajtimi i nj\u00ebjt\u00eb i t\u00eb gjith\u00eb aplikuesve;<br \/>\nc) Transparenca e procedurave t\u00eb vendimmarrjes, duke siguruar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aplikuesit t\u00eb ken\u00eb akses n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat dhe procedurat p\u00ebrkat\u00ebse;<\/p>\n<p>\u00e7) Paan\u00ebsia n\u00eb shqyrtimin e marrjen e vendimeve dhe parandalimi i \u00e7do konflikti interesi.<\/p>\n<p>Procedura e njoftimit dhe afatet e aplikimit<\/p>\n<p>K\u00ebshilli p\u00ebrcakton me vendim periudh\u00ebn e hapjes s\u00eb thirrjes\/thirrjeve dhe shum\u00ebn e fondeve n\u00eb dispozicion p\u00ebr financimin e projekteve.<br \/>\nShpallja e njoftimit p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb konkurrimi, e udh\u00ebzimeve p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen dhe kontrat\u00ebs tip kryhet n\u00eb faqen e internetit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave<br \/>\nK\u00ebshilli p\u00ebrcakton dhe p\u00ebrfshin n\u00eb njoftimin p\u00ebr pjes\u00ebmarrje afatin e dor\u00ebzimit t\u00eb projektpropozimeve. Ky afat nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i shkurt\u00ebr se 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00eb pune nga data e botimit t\u00eb njoftimit.<br \/>\nAfati i ri publikohet n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb internetit dhe nuk mund t\u00eb shtyhet m\u00eb shum\u00eb se 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00eb pune.<\/p>\n<p>Kushtet p\u00ebr aplikuesit<\/p>\n<p>Institucionet shtet\u00ebrore, p\u00ebr projektet e propozuara nga subjektet aplikuese, paraqesin p\u00ebr shqyrtim pran\u00eb sekretariatit teknik t\u00eb K\u00ebshillit projektpropozimin dhe dokumentacionin shoq\u00ebrues, sipas k\u00ebtij vendimi.<br \/>\nSubjektet aplikuese, me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e financimit, duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto kushte:<br \/>\na) T\u00eb ken\u00eb raporte financiare t\u00eb audituara t\u00eb vitit t\u00eb fundit, pa opinion negativ;<br \/>\nb) T\u00eb ken\u00eb t\u00eb garantuara, n\u00eb momentin e aplikimit, kapacitetet njer\u00ebzore t\u00eb nevojshme p\u00ebr zbatimin e projektit, duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 5 (pes\u00eb) persona t\u00eb dedikuar, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb realizuar t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb projekt ose veprimtari t\u00eb ngjashme n\u00eb fush\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse gjat\u00eb tri viteve t\u00eb fundit;<br \/>\nc) T\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb procedur\u00eb falimenti ose likuidimi;<\/p>\n<p>\u00e7) T\u00eb ken\u00eb p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha detyrimet kontraktuale me natyr\u00eb financiare ndaj punonj\u00ebsve;<\/p>\n<p>d) T\u00eb mos ken\u00eb detyrime tatimore apo gjoba t\u00eb papaguara.<\/p>\n<p>Llojet e financimit<\/p>\n<p>K\u00ebshilli miraton financime p\u00ebr dy periudha kohore:<\/p>\n<p>a) Fonde p\u00ebr periudha afatshkurtra deri n\u00eb 1 (nj\u00eb) vit kalendarik;<br \/>\nb) Fonde p\u00ebr periudha afatgjata deri n\u00eb 3 (tri) vite kalendarike.<\/p>\n<p>Aplikimi p\u00ebr financim dhe dokumentacioni shoq\u00ebrues<\/p>\n<p>Aplikimi p\u00ebr financim paraqitet sipas formularit tip, t\u00eb publikuar n\u00eb thirrjen p\u00ebr aplikim, dhe shoq\u00ebrohet me dokumentacionin e p\u00ebrcaktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim.<br \/>\nFormulari i aplikimit p\u00ebrmban informacionin e m\u00ebposht\u00ebm:<br \/>\na) T\u00eb dh\u00ebnat identifikuese t\u00eb institucionit aplikues dhe fusha e veprimit;<br \/>\nb) p\u00ebrshkrimin e projektit;<br \/>\nc) Objektivat, rezultatet dhe treguesit e pritsh\u00ebm;<\/p>\n<p>\u00e7) P\u00ebrfituesit dhe ndikimin e projektit;<\/p>\n<p>d) Planin e zbatimit;<br \/>\ndh) Planin financiar me shpenzime t\u00eb detajuara dhe t\u00eb shp\u00ebrndara sipas periudhave kohore;<br \/>\ne) Analiz\u00ebn e rreziqeve dhe masat p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e projektit.<br \/>\nDokumentacioni shoq\u00ebrues i aplikimit p\u00ebrb\u00ebhet, detyrimisht, nga:<br \/>\na) raportet financiare t\u00eb vitit t\u00eb fundit, t\u00eb audituara;<br \/>\nb) v\u00ebrtetimi nga organi kompetent, q\u00eb institucioni nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb procedur\u00eb falimenti ose likuidimi;<br \/>\nc) lista e stafit t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb projekt, s\u00eb bashku me cv-t\u00eb dhe dokumentimin e p\u00ebrvoj\u00ebs;<\/p>\n<p>\u00e7)\u00a0 deklarata p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e detyrimeve kontraktuale ndaj punonj\u00ebsve;<\/p>\n<p>d) buxheti i detajuar i projektit;<br \/>\ndh) deklarata p\u00ebr munges\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit.<br \/>\nAplikimet pranohen vet\u00ebm p\u00ebr projekte q\u00eb zbatohen n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Procedura e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb projekteve<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do procedur\u00eb konkurrimi, K\u00ebshilli p\u00ebrcakton nj\u00eb kalendar t\u00eb qart\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes, duke p\u00ebrcaktuar afatet e dor\u00ebzimit t\u00eb projektpropozimeve, shqyrtimin e pranueshm\u00ebris\u00eb, vler\u00ebsimin e projekteve, dhe fillimin e projektit.<br \/>\nProcedura e p\u00ebrzgjedhjes p\u00ebrfshin:<br \/>\na) botimin e planit vjetor t\u00eb veprimit n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb AMLF-s\u00eb;<br \/>\nb) njoftimin paraprak dhe publikimin e \u00e7do procedure konkurrimi, duke p\u00ebrfshir\u00eb afatet dhe dokumentet q\u00eb duhen dor\u00ebzuar;<br \/>\nc) v\u00ebnien n\u00eb dispozicion t\u00eb dokumenteve dhe informacionit t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr aplikuesit;<\/p>\n<p>\u00e7) sigurimin e sqarimeve dhe ndryshimeve gjat\u00eb procedur\u00ebs, me shpjegimin e ndikimit t\u00eb tyre n\u00eb kriteret e vler\u00ebsimit;<\/p>\n<p>d) regjistrimin e aplikimeve dhe identifikimin e institucioneve aplikuese;<br \/>\ndh) shqyrtimin e aplikimeve p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kushtet e pranimit (kapacitetet teknike dhe financiare, dokumentacioni dhe p\u00ebrputhshm\u00ebria e stafit t\u00eb dedikuar);<br \/>\ne) vler\u00ebsimin e projektpropozimeve dhe dokumentimin e \u00e7do faze;<\/p>\n<p>\u00eb) njoftimin e rezultateve t\u00eb vler\u00ebsimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr sqarime ose rregullime kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme;<\/p>\n<p>f) njoftimin e arsyes p\u00ebr refuzimin e aplikimeve t\u00eb skualifikuara;<br \/>\ng) negociimin e mundsh\u00ebm t\u00eb ndryshimeve, si kusht p\u00ebr miratimin e projektpropozimit fitues;<br \/>\ngj) n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs me aplikuesin fitues, sipas kritereve t\u00eb p\u00ebrcaktuara dhe ligjit n\u00eb fuqi p\u00ebr loj\u00ebrat e fatit.<br \/>\nProjektpropozimet q\u00eb p\u00ebrmbushin kriteret e pranueshm\u00ebris\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb pik\u00ebve, t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb aneksin 1, q\u00eb i bashk\u00eblidhet k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Kriteret e vler\u00ebsimit t\u00eb projekteve<\/p>\n<p>Projektet q\u00eb kalojn\u00eb faz\u00ebn e pranueshm\u00ebris\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb me q\u00ebllimet e vendimit p\u00ebr financim, kapaciteteve t\u00eb aplikuesit, efektivitetit t\u00eb aktiviteteve t\u00eb propozuara, rezultateve t\u00eb matshme dhe arsyeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kostove t\u00eb propozuara.<br \/>\nP\u00ebr vler\u00ebsimin e projektpropozimeve merren parasysh kriteret e p\u00ebrcaktuara, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<br \/>\na) Ndikimi n\u00eb komunitet dhe n\u00eb grupe t\u00eb cenueshme, i dokumentuar n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrshkrimit t\u00eb aktiviteteve dhe p\u00ebrfitimeve t\u00eb pritshme p\u00ebr k\u00ebto grupe (p.sh. f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb moshuar, persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, t\u00eb papun\u00eb, shtresa t\u00eb margjinalizuara);<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>b) Karakteri jokomercial i projektit, i dokumentuar me q\u00ebllimet dhe planin financiar;<br \/>\nc) Rezultatet e pritshme dhe ndikimi i matsh\u00ebm, t\u00eb treguar me indikator\u00eb dhe tregues t\u00eb arritjeve;<\/p>\n<p>\u00e7) P\u00ebrputhshm\u00ebria me dokumentet strategjike lokale e komb\u00ebtare, n\u00eb p\u00ebrputhje me prioritetet dhe q\u00ebllimet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb to;<\/p>\n<p>d) Kapacitetet e stafit p\u00ebr zbatimin e projektit, t\u00eb verifikuara me cv, duke p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn dhe njohurit\u00eb e nevojshme p\u00ebr realizimin e aktiviteteve t\u00eb propozuara;<br \/>\ndh) Bashk\u00ebpunimi me organizata ose institucione t\u00eb tjera, t\u00eb dokumentuar me marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi ose referenca;<br \/>\ne) Inovacioni dhe qasja krijuese ose zgjidhje konkrete, q\u00eb projekti propozon;<\/p>\n<p>\u00eb) Efikasiteti financiar dhe arsyeshm\u00ebria e kostove, t\u00eb dokumentuara me buxhet t\u00eb detajuar;<\/p>\n<p>f) Q\u00ebndrueshm\u00ebria e rezultateve pas p\u00ebrfundimit t\u00eb projektit, e dokumentuar me plan veprimi;<br \/>\ng) P\u00ebrfshirja e grupeve t\u00eb cenueshme, promovimi i barazis\u00eb gjinore dhe diversitetit, t\u00eb dokumentuara me aktivitetet konkrete dhe p\u00ebrfituesit e projektit;<br \/>\ngj) P\u00ebrvoja dhe rezultatet e m\u00ebparshme t\u00eb subjektit n\u00eb projekte t\u00eb ngjashme, t\u00eb dokumentuara me referenca ose me raporte t\u00eb m\u00ebparshme.<br \/>\nVendimi p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e projekteve bazohet n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e vler\u00ebsimeve me kriteret e m\u00ebsip\u00ebrme, t\u00eb dokumentuara e t\u00eb arsyetuara n\u00eb raportin e vler\u00ebsimit, i p\u00ebrgatitur nga sekretariati teknik dhe i miratuar nga K\u00ebshilli.<\/p>\n<p>Vendimmarrja dhe n\u00ebnshkrimi i kontratave p\u00ebr financimin e projekteve<\/p>\n<p>Vendimmarrja p\u00ebr financimin e projekteve realizohet, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<br \/>\na) \u00c7do an\u00ebtar i K\u00ebshillit shqyrton projektpropozimet dhe jep vler\u00ebsimin e tij pas nj\u00eb diskutimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt;<br \/>\nb) K\u00ebshilli merr vendimin p\u00ebr projektet q\u00eb do t\u00eb financohen me shumic\u00eb votash t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb votim, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kritereve t\u00eb vler\u00ebsimit dhe raportit t\u00eb vler\u00ebsimit, brenda tridhjet\u00eb (30) dit\u00ebve pun\u00eb nga mbyllja e procedur\u00ebs s\u00eb aplikimit;<br \/>\nc) Sekretariati teknik i K\u00ebshillit njofton t\u00eb gjitha institucionet aplikuese p\u00ebr vendimin, brenda 10 (dhjet\u00eb) dit\u00ebve pun\u00eb nga marrja e vendimit;<\/p>\n<p>\u00e7) K\u00ebshilli nd\u00ebrmerr dhe p\u00ebrmbyll procesin e negociimit me institucionet aplikuese p\u00ebr projektpropozimet e p\u00ebrzgjedhura me kusht, brenda 15 (pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00ebve pun\u00eb. Institucioni aplikues, q\u00eb nuk shprehet apo refuzon t\u00eb rishikoj\u00eb projektpropozimin e p\u00ebrzgjedhur me kusht, brenda k\u00ebtij afati, skualifikohet dhe humb t\u00eb drejt\u00ebn e mb\u00ebshtetjes financiare p\u00ebr projektpropozimin.<\/p>\n<p>\u00c7do subjekt p\u00ebrfitues n\u00ebnshkruan kontrat\u00eb me drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Autoritetit t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit, brenda 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00ebve pun\u00eb nga p\u00ebrfundimi i vler\u00ebsimit t\u00eb projektpropozimeve.<br \/>\nN\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebrcaktohen kushtet e p\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb ve\u00e7anta, p\u00ebrfshir\u00eb fondet e miratuara dhe aktivitetet q\u00eb do t\u00eb realizohen.<br \/>\nProjektet fituese, vlera e fondeve dhe m\u00ebnyra e shp\u00ebrndarjes s\u00eb tyre njoftohen nga sekretariati teknik i K\u00ebshillit dhe b\u00ebhen publike n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Autoritetit t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrndarja e fondeve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr mosp\u00ebrmbushjen e zbatimit t\u00eb projekteve<\/p>\n<p>Fondet p\u00ebr projektet fituese shp\u00ebrndahen n\u00eb k\u00ebto faza:<br \/>\na) 20% e shum\u00ebs s\u00eb miratuar jepet fillimisht pas miratimit t\u00eb projektpropozimit;<br \/>\nb) 50% jepet pas dor\u00ebzimit dhe miratimit t\u00eb raportit t\u00eb monitorimit t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb projektit;<br \/>\nc) 30% e fundit e fondeve jepet pas miratimit t\u00eb raportit final t\u00eb projektit.<br \/>\n\u00c7do pages\u00eb, referuar pik\u00ebs 1, t\u00eb k\u00ebtij neni, kryhet me vendim t\u00eb K\u00ebshillit.<br \/>\nN\u00eb rast t\u00eb mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb aktiviteteve t\u00eb projektit dhe\/ose detyrimeve kontraktuale, pjesa p\u00ebrkat\u00ebse e financimit t\u00eb akorduar kthehet nga subjekti p\u00ebrfitues n\u00eb llogarin\u00eb e fondit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>MONITORIMI I ZBATIMIT T\u00cb PROJEKTEVE<\/p>\n<p>Monitorimi dhe raportimi i projekteve t\u00eb financuara<\/p>\n<p>Subjekti fitues, pal\u00eb n\u00eb kontrat\u00eb me Autoritetin e Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit, mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr zbatimin e projektit dhe p\u00ebr raportimin para K\u00ebshillit, duke dor\u00ebzuar raportin e monitorimit t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb projektit, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb \u00e7do faze financimi, por jo m\u00eb von\u00eb se \u00e7do 6 (gjasht\u00eb) muaj.<br \/>\nMonitorimi i zbatimit t\u00eb projektit kryhet nga Nj\u00ebsia e Zbatimit t\u00eb Projektit, e cila ngrihet me vendim t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr \u00e7do projekt t\u00eb financuar, ku p\u00ebrcaktohen detyrat, p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe p\u00ebrb\u00ebrja e nj\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nNj\u00ebsia e Zbatimit t\u00eb Projektit p\u00ebrb\u00ebhet nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb:<br \/>\na) institucionit p\u00ebrfitues t\u00eb financimit;<br \/>\nb) subjektit zbatues t\u00eb kontrat\u00ebs;<br \/>\nc) Autoritetit t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit.<br \/>\nP\u00ebrfaq\u00ebsuesit caktohen nga titullari i secilit institucion\/subjekt p\u00ebrkat\u00ebs, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<br \/>\na) P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb nivelit drejtues;<br \/>\nb) P\u00ebrfaq\u00ebsues nga struktura p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet juridike;<br \/>\nc) P\u00ebrfaq\u00ebsues nga struktura p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet financiare.<br \/>\nRaporti i monitorimit hartohet nga Nj\u00ebsia e Zbatimit t\u00eb Projektit mbi baza periodike dhe i p\u00ebrcillet K\u00ebshillit p\u00ebr vler\u00ebsim t\u00eb ecuris\u00eb s\u00eb zbatimit dhe performanc\u00ebs s\u00eb projektit.<\/p>\n<p>DISPOZITA T\u00cb FUNDIT<\/p>\n<p>Zbatimi<\/p>\n<p>Ngarkohen Ministria e Financave, K\u00ebshilli i Mb\u00ebshtetjes s\u00eb Projekteve, Komisioni i Licencave dhe Autoriteti i Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Ky vendim hyn n\u00eb fuqi pas botimit n\u00eb \u201cFletoren Zyrtare\u201d<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, dit\u00ebn e sotme \u00ebsht\u00eb vendosur ngritja e K\u00ebshillit t\u00eb Mb\u00ebshtetjes s\u00eb Projekteve, i ngritur pran\u00eb Autoritetit t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit. Po ashtu, me k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave jan\u00eb miratuar kushtet dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr financimin e projekteve, dokumentacionin dhe procedur\u00ebn e shqyrtimit dhe vler\u00ebsimit t\u00eb projekteve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81253","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81253","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81253"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81253\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81253"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81253"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81253"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}