{"id":81248,"date":"2026-04-10T16:56:47","date_gmt":"2026-04-10T16:56:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/10\/mabco-akuza-te-forta-ndaj-valon-ademit-po-saboton-qellimisht-aeroportin-e-vlores\/"},"modified":"2026-04-10T16:56:47","modified_gmt":"2026-04-10T16:56:47","slug":"mabco-akuza-te-forta-ndaj-valon-ademit-po-saboton-qellimisht-aeroportin-e-vlores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/10\/mabco-akuza-te-forta-ndaj-valon-ademit-po-saboton-qellimisht-aeroportin-e-vlores\/","title":{"rendered":"MABCO akuza t\u00eb forta ndaj Valon Ademit: Po saboton q\u00ebllimisht aeroportin e Vlor\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Kompania zvicerane MABCO, q\u00eb zot\u00ebron 98% t\u00eb aksioneve n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs ka dal\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fort\u00eb publike, duke denoncuar at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebson si \u201cmodel t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm pengesash dhe sabotimi operacional\u201d t\u00eb punimeve nga aksioneri minoritar Valon Ademi i 2A Group dhe administratori i em\u00ebruar i VIA, Vegim Hoxha.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e saj, MABCO thekson se nd\u00ebrhyrjet e fundit n\u00eb kantier \u201crrezikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt certifikimin, operimin dhe integritetin teknik t\u00eb aeroportit\u201d, nd\u00ebrsa shkon m\u00eb tej duke e lidhur situat\u00ebn edhe me munges\u00ebn e reagimit institucional: \u201cHeshtja e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shqet\u00ebsuese; ajo \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe e b\u00ebn MIE-n bashk\u00ebp\u00ebrgjegj\u00ebse de facto p\u00ebr pasojat e k\u00ebsaj situate\u201d thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn q\u00eb rendit disa nga momentet ky\u00e7e kur kompania \u00ebsht\u00eb bllokuar n\u00eb punime.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb deklarat\u00ebs lidhet me incidentin e 8 prillit n\u00eb kantier, ku sipas kompanis\u00eb, <em>\u201ckompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare si BOSCH dhe AVIATOR jan\u00eb ndaluar fizikisht nga hyrja n\u00eb kantier\u201d,<\/em> nd\u00ebrsa punimet n\u00eb sistemin kritik t\u00eb ndri\u00e7imit t\u00eb pist\u00ebs jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb me forc\u00eb. P\u00ebr MABCO, kjo p\u00ebrb\u00ebn <em>\u201cshkelje flagrante kontraktuale dhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb paligjshme n\u00eb procesin e certifikimit\u201d.<\/em><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/10\/aeroporti-i-vlores-situate-e-jashtezakonshme-perplasje-ne-kantier-nderhyn-policia\/\">Aeroporti i Vlor\u00ebs, situat\u00eb e jasht\u00ebzakonshme\/ P\u00ebrplasje n\u00eb kantier, nd\u00ebrhyn policia<\/a><\/p>\n<p>Po ashtu, kompania MABCO thot\u00eb se ka gjetur \u201cdevijime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb parametrat e nd\u00ebrtimit t\u00eb pist\u00ebs (e cila \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kontraktuale t\u00eb 2A Group), p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb diferenc\u00eb prej rreth 10 cm n\u00ebn kuot\u00ebn e projektuar\u201d. P\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb, me burimet e veta thot\u00eb MABCO ka ridizajnuar plot\u00ebsisht sistemin e ndri\u00e7imit n\u00eb bashk\u00ebpunim me ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb specializuar, por Vegim Hoxha dhe 2A Group kan\u00eb zgjedhur t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb me forc\u00eb duke ndalur punimet, nj\u00eb nd\u00ebrhyrje tjet\u00ebr q\u00eb provon se vendimet absurde t\u00eb gjykatave nuk kishin synim t\u00eb garantonin 2% e aksioneve t\u00eb Valon Ademit, por u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr ta vonuar dhe p\u00ebr ta d\u00ebshtuar me \u00e7do kusht projektin.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/07\/flasin-ekspertet-per-aeroportin-e-vlores-kush-i-mban-peng-aksionet-e-mabco\/\">Flasin ekspert\u00ebt p\u00ebr aeroportin e Vlor\u00ebs\/ Kush i mban peng aksionet e MABCO<\/a><\/p>\n<p><em>M\u00eb posht\u00eb, njoftimi i plot\u00eb i kompanis\u00eb MABCO:<\/em><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb model i q\u00ebllimsh\u00ebm pengesash nga 2A Group dhe VIA po rrezikon seriozisht p\u0451rfundimin n\u0451 koh\u0451 t\u0451 Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs, me heshtjen e plot\u00eb t\u00eb MIE<\/strong><\/p>\n<p>Lugano, 10 Prill 2026<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria zvicerane MABCO Constructions SA, aksionari shumic\u00eb (98%) dhe investitori kryesor dhe garant financiar i projektit t\u00eb Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs, denoncon publikisht nj\u00eb model t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm pengesash, sabotimi operacional dhe nd\u00ebrhyrjesh t\u00eb paligjshme t\u00eb nd\u00ebrmarra nga administratori i ashtuquajtur i VIA sh.p.k., z. Vegim Hoxha, n\u00ebn drejtimin dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb aksionarit minoritar 2A Group (Valon Ademi, 2%). Ky model, i dokumentuar gjer\u00ebsisht q\u00eb nga uzurpimi i paautorizuar i administrimit t\u00eb VIA-s n\u00eb dhjetor 2025, ka kulmuar gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb veprime q\u00eb rrezikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt certifikimin, operimin dhe integritetin teknik t\u00eb aeroportit.<\/p>\n<p>MABCO thekson me shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb se t\u00eb gjitha k\u00ebto zhvillime jan\u00eb ndodhur n\u00ebn syt\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb (MIE), e cila, pavar\u00ebsisht njoftimeve t\u00eb shumta dhe thirrjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr nd\u00ebrhyrje institucionale, ka zgjedhur heshtjen dhe pasivitetin e plot\u00eb. Ky q\u00ebndrim nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shqet\u00ebsues; ai \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm dhe e b\u00ebn MIE-n bashk\u00ebp\u00ebrgjegj\u00ebse de facto p\u00ebr pasojat e k\u00ebsaj situate.<\/p>\n<p><strong>1) Modeli i pengesave: Nga uzurpimi i administrimit tek sabotimi operacional<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb nga momenti kur 2A Group (me vet\u00ebm 2% t\u00eb kapitalit) ka uzurpuar kontrollin e VIA-s n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb mbledhjeje t\u00eb paligjshme asamblejeje (11 dhjetor 2025, pa njoftuar dhe pa pranin\u00eb e aksionarit shumic\u00eb 98%) dhe ka regjistruar Vegim Hoxh\u00ebn si administrator n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe statutin, modeli i veprimeve ka qen\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe sistematik:<\/p>\n<p>\u2022 Bllokimi i aksesit t\u00eb stafit teknik dhe drejtuesve t\u00eb MABCO-s n\u00eb kantier, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebrkesash t\u00eb paligjshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebna personale dhe procedurash autorizimi pa baz\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>\u2022 Pengimi i delegacionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb DAA Dublin (i angazhuar nga MABCO p\u00ebr certifikimin e aeroportit dhe njoftuar paraprakisht tek MIE) nga aksesi n\u00eb kantier.<\/p>\n<p>\u2022 Refuzimi i pajustifikuar i pagesave t\u00eb detyrimeve doganore p\u00ebr mjetet zjarrfik\u00ebse dhe pajisjet e siguris\u00eb aeroportuale, duke i l\u00ebn\u00eb ato t\u00eb bllokuara n\u00eb dogan\u00eb dhe duke rrezikuar konfiskimin e tyre, megjith\u00ebse fondet ishin t\u00eb disponueshme n\u00eb llogarin\u00eb e VIA-s.<\/p>\n<p>\u2022 Nd\u00ebrhyrja e paligjshme dhe sabotimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve kontraktore me operatorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar DAA International dhe Airport Excellence GmbH, duke d\u00ebrguar komunikime formale q\u00eb mohojn\u00eb kontrat\u00ebn e lidhur nga MABCO dhe k\u00ebrkojn\u00eb trajtim ekskluziv me VIA-n n\u00ebn kontrollin e 2A Group.<\/p>\n<p>\u2022 Pengimi i auditit teknik t\u00eb pavarur t\u00eb pist\u00ebs, i k\u00ebrkuar nga MABCO q\u00eb nga shtatori 2025 dhe refuzuar sistematikisht, pavar\u00ebsisht gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb MABCO-s t\u00eb mbuloj\u00eb t\u00eb gjitha kostot.<\/p>\n<p>\u2022 Transferimi i p\u0451rgjegj\u0451sis\u0451 kontraktuale p\u0451r t\u0451 nd\u0451rtuar sistemet e ndri\u00e7imit t\u0451 pist\u0451s AGL nga 2A Group tek MABCO pa miratim asamblejeje, dhe pastaj pengimi i ekzekutimit t\u00eb punimeve p\u0451r k\u0451t\u0451 q\u0451llim.<\/p>\n<p>\u2022 D\u0451rgimi i paralajm\u0451rimeve me shkrim nga Vegim hoxha p\u0451r nd\u0451rprerjen e kontrat\u0451s s\u0451 punimeve t\u0451 VIA-s me MABCO-n, model ky i qart\u00eb i nj\u00eb strategjie eliminimi t\u00eb investitorit kryesor.<\/p>\n<p><strong>2) Incidenti i fundit 8 Prillit 2026: Nd\u00ebrhyrje me forc\u00eb policore kund\u00ebr punimeve AGL<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 8 Prill 2026, ky model ka arritur kulmin e tij: kompanit\u00eb e specializuara nd\u00ebrkomb\u00ebtare AVIATOR Beacon LLC dhe BOSCH, t\u00eb angazhuara nga MABCO p\u00ebr instalimin e sistemeve AGL (ndri\u00e7imi i pist\u00ebs), jan\u00eb ndaluar fizikisht nga hyrja n\u00eb kantier nga Vegim Hoxha dhe 2A Group. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i MABCO-s, Av. Ili G\u00ebrdupi, Drejtori Teknik Naser Gjuka dhe Inxhinieri Arb\u00ebr Mihola u mor\u00ebn n\u00eb pyetje nga policia, sipas nj\u00eb kall\u00ebzimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Mentor Qafleshi, p\u00ebrfaq\u00ebsues i 2A Group, i cili ka pretenduar se punimet AGL d\u00ebmtojn\u00eb pist\u00ebn, pretendim ky absurd dhe i rrem\u00eb, i kund\u00ebrshtuar nga deklaratat teknike t\u00eb OCEM, Aviator dhe FMC Engineering.<\/p>\n<p>Vegim Hoxha, n\u00ebp\u00ebrmjet letrave zyrtare (protokoll Nr. 034, dat\u00eb 8 Prill 2026), ka l\u00ebshuar urdh\u00ebr p\u00ebr largimin e menj\u00ebhersh\u00ebm dhe ndalimin e aksesit t\u00eb gjith\u00eb stafit dhe n\u00ebnkontraktor\u00ebve t\u00eb MABCO-s nga kantier (p\u00ebrfshir\u00eb kompani me reputacion global si BOSCH dhe AVIATOR) dhe ka paralajm\u00ebruar zgjidhjen e kontrat\u00ebs. Ky veprim, i nd\u00ebrmarr\u00eb kund\u00ebr aksionerit shumic\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn shkelje flagrante kontraktuale dhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb paligjshme n\u00eb procesin e certifikimit.<\/p>\n<p>Punimet AGL ndodhen aktualisht n\u00eb faz\u00ebn e instalimit t\u00eb trupave ndri\u00e7ues inset, ku 35-45% e punimeve jan\u00eb realizuar. Nd\u00ebrprerja e tyre krijon rrezik real p\u00ebr d\u00ebmtime t\u00eb pariparueshme n\u00eb pist\u00eb (R\u00ebY) dhe sh\u00ebnon pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb afatet kontraktuale dhe certifikimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar CAT II\/III.<\/p>\n<p><strong>3) \u00c7\u00ebshtjet teknike dhe nd\u00ebrhyrjet korrigjuese t\u00eb MABCO-s<\/strong><\/p>\n<p>MABCO ka identifikuar devijime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb parametrat e nd\u00ebrtimit t\u00eb pist\u00ebs (e cila \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kontraktuale t\u00eb 2A Group), p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb diferenc\u00eb prej rreth 10 cm n\u00ebn kuot\u00ebn e projektuar. Ky element ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb standardet e siguris\u00eb dhe certifikimit si dhe projektin teknik te AGL. P\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb, me burimet e veta dhe pa ngarkuar VIA-n, MABCO ka ridizajnuar plot\u00ebsisht sistemin AGL n\u00eb bashk\u00ebpunim me ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb specializuar (FMC Engineering, Aviator Beacon), p\u0451r t\u0451 garantuar p\u00ebrputhshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb me standartet nd\u0451rkomb\u0451tare. Pik\u00ebrisht kur kjo faz\u00eb kritike po ekzekutohej, Vegim Hoxha dhe 2A Group kan\u00eb zgjedhur t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb me forc\u00eb.<\/p>\n<p><strong>4) Pasiviteti i papranuesh\u00ebm i MIE \u2014 Autoriteti Kontraktues<\/strong><\/p>\n<p>MABCO ka njoftuar Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb (MIE) rregullisht dhe transparentisht gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe p\u0451r k\u0451to ngjarje dhe nuk ka marr\u00eb as p\u00ebrgjigje dhe as nd\u00ebrhyrje konkrete. Heshtja e MIE-s p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre zhvillimeve nuk \u00ebsht\u00eb thjesht munges\u00eb reagimi; ajo \u00ebsht\u00eb vendim de facto p\u00ebr t\u00eb toleruar sabotimin e nj\u00eb projekti t\u00eb interesit publik strategjik komb\u00ebtar nga nj\u00eb aksionar minoritar me 2% t\u00eb kapitalit, i cili vepron kund\u00ebr interesit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe kund\u00ebr aksionarit shumic\u00eb. MIE, si Autoritet Kontraktues sipas Kontrat\u00ebs s\u00eb Koncesionit, ka detyrime ligjore dhe kontraktuale t\u00eb qarta p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb. Mosp\u00ebrmbushja e tyre e ekspozon institucionin ndaj p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb institucionale dhe kontraktuale t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>5) Q\u00ebndrimi i MABCO-s<\/p>\n<p>MABCO Constructions SA riafirmon qart\u00eb dhe pa ekuivok:<\/p>\n<p>\u2022 Mbetet e angazhuar p\u00ebr p\u00ebrfundimin me sukses t\u00eb projektit t\u00eb Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs, si partner i vet\u00ebm strategjik me kapacitet financiar, teknik dhe operacional t\u00eb v\u00ebrtetuar.<br \/>\n\u2022 K\u00ebrkon nd\u00ebrhyrjen e menj\u00ebhershme dhe konkrete t\u00eb MIE-s p\u00ebr garantimin e aksesit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb MABCO-s dhe n\u00ebnkontraktor\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb kantier dhe rifillimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb punimeve AGL.<br \/>\n\u2022 Paralajm\u00ebron se \u00e7do vones\u00eb shtes\u00eb do t\u00eb konsiderohet si shkelje e r\u00ebnd\u00eb kontraktuale e VIA-s dhe do t\u00eb gjeneroj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb kontraktuale, civile, administrative dhe penale, duke p\u00ebrfshir\u00eb pretendime n\u00ebn Traktatin e Investimeve Zviceri\u2013Shqip\u00ebri.<br \/>\n\u2022 Do t\u00eb b\u00ebj\u00eb publike t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin e nevojsh\u00ebm q\u00eb d\u00ebshmon modelin e q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb pengesave t\u00eb 2A Group dhe Vegim Hoxh\u00ebs, si dhe pasivitetin institucional t\u00eb MIE-s.<\/p>\n<p>MABCO rezervon t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e saj ligjore dhe kontraktuale dhe do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb pa hezitim t\u00eb gjitha veprimet e nevojshme p\u00ebr mbrojtjen e investimit t\u00eb saj dhe t\u00eb interesit publik t\u00eb projektit t\u00eb Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr informacion:<br \/>\nMABCO Constructions SA<br \/>\nVia Cattori 7, 6902 Lugano-Paradiso, Zvic\u00ebr<br \/>\n[ADRESA SHTYPIT]<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/10\/mabco-akuza-te-forta-ndaj-valon-ademit-po-saboton-qellimisht-aeroportin-e-vlores\/\">MABCO akuza t\u00eb forta ndaj Valon Ademit: Po saboton q\u00ebllimisht aeroportin e Vlor\u00ebs!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kompania zvicerane MABCO, q\u00eb zot\u00ebron 98% t\u00eb aksioneve n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs ka dal\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fort\u00eb publike, duke denoncuar at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebson si \u201cmodel t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm pengesash dhe sabotimi operacional\u201d t\u00eb punimeve nga aksioneri minoritar Valon Ademi i 2A Group dhe administratori i em\u00ebruar i VIA, Vegim Hoxha. N\u00eb deklarat\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81248","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81248","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81248"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81248\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}