{"id":81235,"date":"2026-04-10T16:48:14","date_gmt":"2026-04-10T16:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/10\/nje-prove-qe-deshmon-qe-veliaj-sapo-ka-nisur-te-lexoje-dosjen\/"},"modified":"2026-04-10T16:48:14","modified_gmt":"2026-04-10T16:48:14","slug":"nje-prove-qe-deshmon-qe-veliaj-sapo-ka-nisur-te-lexoje-dosjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/10\/nje-prove-qe-deshmon-qe-veliaj-sapo-ka-nisur-te-lexoje-dosjen\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb prov\u00eb q\u00eb d\u00ebshmon q\u00eb Veliaj sapo ka nisur t\u00eb lexoj\u00eb dosjen"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb procesin lin\u00e7ues t\u00eb prokuror\u00ebve ndaj Erion Veliaj p\u00ebr mosdh\u00ebnien e dosjes dhe mosnjohjen me akuzat q\u00eb ata i kan\u00eb ngritur pas kall\u00ebzimeve anonime, ka nj\u00eb fakt q\u00eb hedh posht\u00eb gjith\u00eb pretendimet e Olsi Dados, se Veliaj e ka krijuar vet\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb p\u00ebr t\u00eb vonuar procesin. Dhe fakti lidhet me kall\u00ebzuesin e dyt\u00eb anonim me pseudonimin Nasta P\u00ebllumbi, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb organizate po ashtu false q\u00eb nuk ekziston, e vet\u00ebquajtur \u201cL\u00ebvizja qytetare antikorrupsion\u201d. Letra \u00ebsht\u00eb zbuluar vet\u00ebm dje nga avokat\u00ebt e Veliaj.<\/p>\n<p>Pra kemi s\u00eb paku dy vite q\u00eb hetohet Erion Veliaj nga dy kall\u00ebzues anonim\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kemi arsye t\u00eb plota t\u00eb mendojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00eb prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, po t\u00eb kemi parasysh q\u00eb ka gjetur dhe sinonime emrash n\u00eb gjinin\u00eb mashkullore dhe fem\u00ebrore, q\u00eb kan\u00eb n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb emrin Nesti, p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb ndjerit shum\u00eb grek, t\u00eb prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzuesi i dyt\u00eb anonim u zbulua vet\u00ebm dje nga avokati. Pra kemi dy vjet q\u00eb rrekemi t\u00eb gjejm\u00eb kush \u00ebsht\u00eb Nesti Angoni, i cili po ashtu u zbulua rast\u00ebsisht n\u00eb gjyqin e masave paraprake nga avokati i nj\u00eb t\u00eb akuzuari n\u00eb grup me Veliaj dhe jo nga avokati i Veliaj, pasi ai as arriti t\u00eb shfletonte dot 60 mij\u00eb faqet.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb sofistikuar rastin e par\u00eb, prokuroria hapi thashetheme me grupin e gatsh\u00ebm t\u00eb reporter\u00ebve q\u00eb p\u00ebrdor p\u00ebr propagand\u00eb, se dosja n\u00eb emrin e Nesti Angonit \u00ebsht\u00eb 92 faqe, ka ardhur nga nj\u00eb vend fqinj, n\u00ebnkuptonin Greqin\u00eb, \u00ebsht\u00eb e kopsitur me fakte t\u00eb forta dhe prova t\u00eb padiskutueshme. N\u00eb fakt, kur u zbulua letra ishte me tre paragraf\u00eb, t\u00eb sajuar sikur e ka shkruar nj\u00eb injorant q\u00eb \u00e7do rresht e ka g\u00ebnjesht\u00ebr. Thoshte se Veliaj ka tre vila n\u00eb Qerret, dhe se ia ka dh\u00ebn\u00eb Gent Sula se i ka futur gruan n\u00eb pun\u00eb. Veliaj nuk ka asnj\u00eb vil\u00eb, dhe nuk e ka futur n\u00eb pun\u00eb gruan e Veliaj. Apartamentin vil\u00eb q\u00eb e quajn\u00eb t\u00eb babait t\u00eb Ajola Xox\u00ebs, i cili jeton aty nga viti 2009 kur Veliaj ishte n\u00eb opozit\u00eb, e konsiderojn\u00eb t\u00eb Veliajt, aq sa mund t\u00eb konsiderohet apartament apo vil\u00eb t\u00eb prokuror\u00ebve \u00e7do apartament apo vil\u00eb t\u00eb vjehrr\u00ebve t\u00eb tyre ku ata jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb binjakja fem\u00ebr e Nesti Angonit u zbulua dje \u00ebsht\u00eb prov\u00eb e padiskutueshme, q\u00eb Veliaj nuk \u00ebsht\u00eb njohur me dosjen dhe \u00ebsht\u00eb duke u njohur k\u00ebto dit\u00eb duke zbuluar xhevahiret e manipulator\u00ebve t\u00eb dosjes.<\/p>\n<p>Po qe se Nasta P\u00ebllumbi do ishte zbuluar qysh vitin e shkuar, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb thoshim q\u00eb Veliaj e ka lexuar dosjen po b\u00ebn sikur nuk e ka lexuar. Kur arrin t\u00eb njoh\u00ebsh denoncuesin e dyt\u00eb vet\u00ebm pasi ka filluar gjyqi, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb je t\u00ebr\u00ebsisht i panjohur me dosjen dhe me kurthin e ngritur politikisht p\u00ebr t\u00eb t\u00eb futur n\u00eb burg, pa gjyq, pa prova por vet\u00ebm me manipulime mediatike me reporter\u00ebt q\u00eb SPAK p\u00ebrdor p\u00ebr propagand\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo do mbahet mend gjat\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare. K\u00ebta q\u00eb b\u00ebjn\u00eb si heronj pse burgosin njer\u00ebz n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit p\u00ebr t\u2019u dukur t\u00eb fort\u00eb, do t\u00eb vij\u00eb dita q\u00eb t\u00eb vetmin shpjegim q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb do t\u00eb jen\u00eb, ose \u201caq dinim\u201d,  ose \u201cashtu na than\u00eb\u201d. Shpjegim ligjor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal nuk mund t\u00eb ket\u00eb. Mund t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm proces ligjor kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>Dhe tani pasi e kan\u00eb qelbur krejt\u00ebsisht procesin me fakte t\u00eb sajuara, me d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb sajuar, me OJQ t\u00eb sajuara, t\u00eb cilat i kan\u00eb konsideruar dhe i kan\u00eb marr\u00eb si indicie, jan\u00eb hedhur n\u00eb sulm ndaj Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb pse po p\u00ebrpiqet t\u00eb unifikoj\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me paraburgimin, duke shpifur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se kjo b\u00ebhet p\u00ebr Veliaj, Beqajn etj. Nuk di pse nuk thon\u00eb dhe p\u00ebr Ilir Met\u00ebn e Berish\u00ebn se dhe ata kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin problem.<\/p>\n<p>E thon\u00eb pik\u00ebrisht pasi duan t\u00eb kapen me thonj pas maskarall\u00ebkut q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe t\u00eb justifikojn\u00eb daljen e mundshme t\u00eb tyre n\u00eb liri, me nj\u00eb vendim q\u00eb nuk ka lidhje me ta.<\/p>\n<p>Pra duan q\u00eb kur ata ta fitojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, t\u00eb mos thon\u00eb q\u00eb u takonte, por se e fituan nga ky vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt nuk ka lidhje fare me ta. Por edhe pse nuk ka lidhje, edhe pse nuk b\u00ebhet p\u00ebr ta, por p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb standart t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend. Gjith\u00eb ekranet e s\u00eb enjtes kishin n\u00eb sfond ata, Ilir Beqajn, Veliajn dhe Ballukun, p\u00ebr t\u00eb mbuluar pisll\u00ebkun e SPAK. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb shenja e dyt\u00eb m\u00eb e fort\u00eb, q\u00eb ata e din\u00eb se \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe po p\u00ebrpiqen t\u00eb relativizojn\u00eb dhe t\u00eb gjejn\u00eb shpjegime jasht\u00eb ligjore p\u00ebr shkeljet e tyre t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Kaq do t\u00eb mjaftonte p\u00ebr t\u00eb kuptuar se pse e kan\u00eb sajuar dosjen me d\u00ebshmitar\u00eb fals\u00eb, pse nuk ia jepnin dosjen ta lexonte, pse e kan\u00eb filluar gjyqin n\u00eb themel pa u njohur ai ende me dosjen dhe mbi t\u00eb gjitha, pse ndjehen t\u00eb trembur se do ta humbasin k\u00ebt\u00eb betej\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb procesin lin\u00e7ues t\u00eb prokuror\u00ebve ndaj Erion Veliaj p\u00ebr mosdh\u00ebnien e dosjes dhe mosnjohjen me akuzat q\u00eb ata i kan\u00eb ngritur pas kall\u00ebzimeve anonime, ka nj\u00eb fakt q\u00eb hedh posht\u00eb gjith\u00eb pretendimet e Olsi Dados, se Veliaj e ka krijuar vet\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb p\u00ebr t\u00eb vonuar procesin. Dhe fakti lidhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81235","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81235","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81235"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81235\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81235"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81235"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81235"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}