{"id":81213,"date":"2026-04-10T14:35:50","date_gmt":"2026-04-10T14:35:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/10\/ekskluzive-e-new-york-times-si-e-bindi-netanyahu-trump-in-te-sulmoje-iranin\/"},"modified":"2026-04-10T14:35:50","modified_gmt":"2026-04-10T14:35:50","slug":"ekskluzive-e-new-york-times-si-e-bindi-netanyahu-trump-in-te-sulmoje-iranin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/10\/ekskluzive-e-new-york-times-si-e-bindi-netanyahu-trump-in-te-sulmoje-iranin\/","title":{"rendered":"Ekskluzive e New York Times: Si e bindi Netanyahu Trump-in t\u00eb sulmoj\u00eb Iranin?"},"content":{"rendered":"<p><span>Ndikimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu mbi Donald Trump ka luajtur nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Iranit. Sipas fragmenteve t\u00eb nj\u00eb libri t\u00eb gazetar\u00ebve Maggie Haberman dhe Jonathan Swan, q\u00eb pritet t\u00eb botohet s\u00eb shpejti, vendimi i Trump u p\u00ebrshpejtua pas nj\u00eb prezantimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Netanyahu gjat\u00eb nj\u00eb takimi sekret n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, n\u00eb muajin shkurt.<\/span><br \/>\n<span>Brenda rrethit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Trump-it pati pak kund\u00ebrshtime. Vet\u00ebm n\u00ebnpresidenti JD Vance shprehu disa rezerva p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb till\u00eb ushtarak. Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ishte m\u00eb skeptik ndaj parashikimeve optimiste t\u00eb kryeministrit izraelit p\u00ebr nj\u00eb ndryshim t\u00eb mundsh\u00ebm regjimi n\u00eb Iran. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Marco Rubio dhe Donald Trump\u00a0 u mb\u00ebshtet\u00ebn m\u00eb shum\u00eb tek instinktet sesa tek analizat e ekspert\u00ebve p\u00ebr ta marr\u00eb vendimin, thuhet n\u00eb artikullin e NYT, q\u00eb Lapsi.al e ka lexuar.<\/span><br \/>\n<span>P\u00ebrpjekjet e Netanyahu p\u00ebr t\u00eb bindur SHBA-t\u00eb t\u00eb sulmonin Iranin kishin filluar q\u00eb gjat\u00eb mandatit t\u00eb Bushit n\u00eb vitet 2000.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ndwrsa marr\u00ebdh\u00ebnia e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb ai ruan me Donald Trump i\u00a0 mund\u00ebsoi m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb arrinte t\u00eb p\u00ebrfshinte fuqin\u00eb e par\u00eb bot\u00ebrore n\u00eb nj\u00eb operacion q\u00eb ai e percepton si misionin e vet historik.<\/span><br \/>\n<span>Libri me titull \u201cRegime Change: Inside the Imperial Presidency of Donald Trump\u201d (\u201cNdryshimi i regjimit: n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb presidenc\u00ebs perandorake t\u00eb Donald Trump\u201d), q\u00eb pritet t\u00eb botohet nga dy gazetar\u00ebt nuk trajton ndryshimin e pushtetit ne Teheran, por n\u00eb Shtetet e Bashkuara gjat\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Donald Trump. Ky president i thyerjes s\u00eb tradites, i cili d\u00ebgjon instinktet e tij m\u00eb shum\u00eb se ekspert\u00ebt dhe preferon mendimet e disa lider\u00ebve t\u00eb huaj para atyre t\u00eb aparatit shtet\u00ebror amerikan, \u00ebsht\u00eb mburrur se duke sulmuar nj\u00eb regjim q\u00eb sfidon Shtetet e Bashkuara prej dyzet e shtat\u00eb vitesh, ka marr\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb asnj\u00eb nga paraardh\u00ebsit e tij nuk kishte guxuar ta merrte.<\/span><\/p>\n<p><span>Haberman, e New York Times, e cila e ndjek Trump pothuajse q\u00eb nga fillimi i karrier\u00ebs s\u00eb saj si gazetare, dhe Swan, nga faqja Axios, e paraqesin ndikimin e Netanyahut si nj\u00eb nga faktor\u00ebt thelb\u00ebsor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/span><br \/>\n<span>Kryeministri izraelit, sipas asaj q\u00eb shkruhet n\u00eb lib\u00ebr ia paraqiti Donald Trump-it planet e nj\u00eb operacioni kund\u00ebr Iranit m\u00eb 11 shkurt, gjat\u00eb nj\u00eb takimi sekret n\u00eb Situation Room t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, ku lider\u00ebt e huaj priten rrall\u00eb. Prezent\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm pak njer\u00ebz. Susie Wielles, sekretare e p\u00ebrgjithshme e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, k\u00ebshilltari p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, Marco Rubio, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, shefi i shtabit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb forcave t\u00eb armatosura, gjenerali Dan Caine, John Ratcliffe, drejtorin e CIA-s, si dhe dy negociator\u00ebt e Trump-it, Jared Kushner, dh\u00ebndri i presidentit dhe miku i tij Steve Witkoff. Zv presidenti JD Vance, q\u00eb ndodhej n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim zyrtar, mungonte at\u00eb dit\u00eb.<\/span><br \/>\n<span>Netanyahu ulet p\u00ebrball\u00eb tyre. Ai e ka p\u00ebrgatitur mir\u00eb prezantimin e tij. Drejtori i Mossad-it, Daniel Barnea, drejtues t\u00eb tjer\u00eb ushtarak\u00eb dhe t\u00eb siguris\u00eb izraelite nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb takim p\u00ebrmes videos. Izraelit\u00ebt e paraqesin sulmin kund\u00ebr Iranit si nj\u00eb fitore pothuajse t\u00eb sigurt. Regjimi \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebsuar, mjetet e tij t\u00eb mbrojtjes kund\u00ebrajrore jan\u00eb shkat\u00ebrruar nga \u201clufta dymb\u00ebdhjet\u00ebditore\u201d e nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb duke e provuar k\u00ebt\u00eb me argumentin se reagimet e tij n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kan\u00eb qen\u00eb minimale.<\/span><br \/>\n<span>Netanyahu shpjegon gjithashtu se goditjet precize mund ti\u2019a \u201culin kok\u00ebn\u201d Iranit duke eliminuar ajatollahun Ali Khamenei dhe se kapacitetet e tij ushtarake mund t\u00eb neutralizohen. Ai p\u00ebrmend perspektiv\u00ebn historike t\u00eb nj\u00eb ndryshimi regjimi, duke ringjallur kryengritjen popullore t\u00eb janarit, dhe paraqet kandidat\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb pasonin n\u00eb pushtet Republik\u00ebn Islamike.<\/span><\/p>\n<p><span>Netanyahu, i cili prej nj\u00ebzet vitesh p\u00ebrpiqet t\u00eb bind\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb sulmojn\u00eb Iranin, argumenton se momenti \u00ebsht\u00eb i favorsh\u00ebm. Dhe se \u201ckostoja e nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje vet\u00ebm do t\u00eb rritej n\u00ebse goditjet shtyhen p\u00ebr m\u00eb von\u00eb dhe n\u00ebse Iranit i lihet m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar prodhimin e raketave dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb mburoj\u00eb mbrojt\u00ebse rreth programit t\u00eb tij b\u00ebrthamor\u201d. <\/span><\/p>\n<p><span>Kryeministri izraelit kujton se Republika Islamike p\u00ebrfaq\u00ebson prej dyzet e shtat\u00eb vitesh nj\u00eb problem p\u00ebr Shtetet e Bashkuara dhe se rasti \u00ebsht\u00eb historik.<\/span><\/p>\n<p><span>Trump duket qartaz i impresionuar.<\/span><br \/>\n<span>\u201cM\u00eb duket mir\u00eb\u201d, thuhet se deklaroi ai n\u00eb fund t\u00eb paraqitjes.<\/span><br \/>\n<span>T\u00eb nes\u00ebrmen ai mblodhi kabinetin e tij t\u00eb ngusht\u00eb. Sh\u00ebrbimet amerikane t\u00eb inteligjenc\u00ebs q\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar argumentet izraelite, i konsiderojn\u00eb t\u00eb realizueshme pjes\u00ebt e para t\u00eb planit: \u201cprerjen e kok\u00ebs\u201d s\u00eb regjimit dhe neutralizimin e kapaciteteve ushtarake iraniane. Por ata mendojn\u00eb se perspektiva e nj\u00eb kryengritjeje popullore n\u00eb Iran dhe ajo e nj\u00eb ndryshimi regjimi nuk jan\u00eb realiste.<\/span><br \/>\n<span>\u201cDelirante\u201d, thuhet se kishte th\u00ebn\u00eb shefi i CIA-s, John Ratcliffe. \u201cMe fjal\u00eb t\u00eb tjera, budallall\u00ebqe\u201d, ka shtuar Rubio.<\/span><br \/>\n<span>Gjenerali Caine, i vetmi ushtarak profesionist i pranish\u00ebm, pyetet drejtp\u00ebrdrejt nga Trump: \u201cNga p\u00ebrvoja ime, kjo \u00ebsht\u00eb metoda e zakonshme e izraelit\u00ebve\u201d, i thot\u00eb ai presidentit. \u201c\u00cbsht\u00eb e tepruar dhe planet e tyre nuk jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb p\u00ebrpunuara mir\u00eb. Ata e din\u00eb se kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ne dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye k\u00ebmb\u00ebngulin kaq shum\u00eb.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Caine, t\u00eb cilin burime n\u00eb Pentagon e p\u00ebrshkruajn\u00eb prej muajsh si personalisht shum\u00eb skeptik, e paralajm\u00ebron presidentin p\u00ebr rreziqet e operacionit, konsumimin e rezervave t\u00eb municioneve dhe rrezikun q\u00eb Irani t\u00eb mbyll\u00eb ngushtic\u00ebn e Hormuzit. Por ai nuk b\u00ebn asnj\u00eb rekomandim n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb obsioni apo tjetrit, duke u mjaftuar t\u00eb p\u00ebrgjigjet vet\u00ebm p\u00ebr aspektet teknike dhe ushtarake t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/span><\/p>\n<p><span>Askush nuk i kund\u00ebrvihet Trumpit. N\u00ebse presidenti jep urdhrin, forcat e armatosura do ta zbatojn\u00eb. N\u00ebse Rubio dyshon p\u00ebr realizueshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb ndryshimi regjimi ose p\u00ebr nxitjen e nj\u00eb kryengritjeje, ai mendon se shkat\u00ebrrimi i programit t\u00eb raketave t\u00eb Iranit \u00ebsht\u00eb i mundur. Pete Hegseth \u00ebsht\u00eb m\u00eb pro sulmit nga t\u00eb gjith\u00eb. Pasi u em\u00ebrua sekretar i Mbrojtjes, ai s\u2019ka se \u00e7\u2019k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>I vetmi q\u00eb mund t\u00eb shprehte hapur rezervat ishte z\u00ebvend\u00ebspresidenti JD Vance. P\u00ebrfaq\u00ebsues i rrym\u00ebs izolacioniste n\u00eb koalicionin MAGA, armiq\u00ebsor ndaj aventurave ushtarake, ai mund t\u00eb paralajm\u00ebronte p\u00ebr pasojat e paparashikuara t\u00eb nj\u00eb lufte n\u00eb rajon, por edhe p\u00ebr votuesit amerikan\u00eb armiq\u00ebsor\u00eb ndaj aventurave t\u00eb jashtme dhe ndaj ndikimit t\u00eb Izraelit. Vance fillimisht do t\u00eb kishte rekomanduar veprime t\u00eb kufizuara. Por kur ai e kuptoi se Trump ishte i vendosur t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, ai rekomandoi p\u00ebrdorimin e forcave t\u00eb panum\u00ebrta p\u00ebr t\u00eb arritur sa m\u00eb shpejt objektivat.<\/span><br \/>\n<span>\u201cKishim nj\u00eb divergjenc\u00eb t\u00eb vog\u00ebl filozofike\u201d, do t\u00eb pohonte Trump p\u00ebr Vance sapo filloi lufta.<\/span><br \/>\n<span>K\u00ebshilltar\u00ebt e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb n\u00eb mandatin e dyt\u00eb t\u00eb Trump nuk jan\u00eb rekrutuar n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr sinqeritetin e tyre. Mes tyre Caine \u00ebsht\u00eb i vetmi ushtarak profesionist. Por, ndryshe nga paraardh\u00ebsi i tij, gjenerali Mark Milley, i cili shpesh kund\u00ebrshtonte impulsivitetin e presidentit, Caine nuk jep mendim kund\u00ebr Trumpit dhe nuk e kund\u00ebrshton. Kabineti nuk p\u00ebrfshin personalitete me pesh\u00eb si Jim Mattis, ish-gjenerali i Marin\u00ebs q\u00eb u b\u00eb sekretar i Mbrojtjes, apo John Kelly, nj\u00eb tjet\u00ebr marins q\u00eb u b\u00eb sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 Rubios, i cili ka tashm\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb politike pas vetes, t\u00eb gjith\u00eb ia detyrojn\u00eb postin e tyre p\u00ebrkushtimit ndaj presidentit.<\/span><br \/>\n<span>\u201cTrump shpesh duket se d\u00ebgjon vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb\u201d, shpjegojn\u00eb autor\u00ebt e librit n\u00eb artikullin e lexuar nga Lapsi.al.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai ndoshta e ka marr\u00eb tashm\u00eb vendimin. Irani z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb mendjen e Trumpit. Prej koh\u00ebsh ai \u00ebsht\u00eb i bindur, ashtu si dhe paraardh\u00ebsit e tij, se Irani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim. Ai tundohet nga perspektiva p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb presidenti q\u00eb e zgjidhi \u00e7\u00ebshtjen, q\u00eb arriti aty ku t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar. Vendimet e tij t\u00eb guximshme deri tani kan\u00eb qen\u00eb shpesh t\u00eb suksesshme. Reagimet iraniane kishin qen\u00eb minimale pas vrasjes s\u00eb Qassem Soleimanit n\u00eb vitin 2020, pastaj pas bombardimeve t\u00eb instalimeve b\u00ebrthamore n\u00eb qershor 2025. Dhe mbi t\u00eb gjitha suksesi i operacionit t\u00eb guximsh\u00ebm kund\u00ebr Nicolas Maduro-s, i rr\u00ebmbyer pas nj\u00eb bastisje me helikopter n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Karakasit, e inkurajojn\u00eb Trumpin t\u00eb veproj\u00eb me guxim.<\/span><br \/>\n<span>Mbetet kalendari. Negociatat midis Iranit dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara kan\u00eb rifilluar p\u00ebrmes nd\u00ebrmjet\u00ebsimit t\u00eb Omanit, t\u00eb udh\u00ebhequra nga Jared Kushner dhe Steve Witkoff.\u00a0 Iranian\u00ebt sapo kan\u00eb refuzuar nj\u00eb propozim p\u00ebr t\u2019u furnizuar me uranium p\u00ebr programin e tyre civil b\u00ebrthamor. <\/span><\/p>\n<p><span>Por, mbi t\u00eb gjitha, izraelit\u00ebt dhe amerikan\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb informacion sipas t\u00eb cilit ajatollah Khamenei duhet t\u00eb drejtoj\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs n\u00eb Teheran, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur eliminimin e tij me nj\u00eb goditje t\u00eb synuar.<\/span><br \/>\n<span>T\u00eb enjten, m\u00eb 26 shkurt, nj\u00eb mbledhje zhvillohet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Situation Room. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt si n\u00eb takimet e m\u00ebparshme, me k\u00ebshilltarin juridik t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, David Warrington, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsen Karoline Leavitt dhe Steven Cheung, drejtor i komunikimit. Jan\u00eb gjithashtu t\u00eb pranish\u00ebm besnik\u00ebt e Trumpit q\u00eb e din\u00eb se ai nuk urren asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb kund\u00ebrshtohet.<\/span><br \/>\n<span>\u201cBesoj se duhet ta b\u00ebjm\u00eb\u201d, u thot\u00eb Trump.<\/span><br \/>\n<span>T\u00eb nes\u00ebrmen, n\u00eb bordin e Air Force One, ai jep urdhrin:<\/span><br \/>\n<span>\u201cOperacioni Fury Epike miratohet. Nuk ka anulim. Fat t\u00eb mbar\u00eb.\u201d<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Burimi New York Times, p\u00ebrgatiti T.\u00c7ela, Lapsi.al<\/span><\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/10\/ekskluzive-e-new-york-times-si-e-bindi-netanyahu-trump-in-te-sulmoje-iranin\/\">Ekskluzive e New York Times: Si e bindi Netanyahu Trump-in t\u00eb sulmoj\u00eb Iranin?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndikimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu mbi Donald Trump ka luajtur nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Iranit. Sipas fragmenteve t\u00eb nj\u00eb libri t\u00eb gazetar\u00ebve Maggie Haberman dhe Jonathan Swan, q\u00eb pritet t\u00eb botohet s\u00eb shpejti, vendimi i Trump u p\u00ebrshpejtua pas nj\u00eb prezantimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Netanyahu gjat\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81213","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81213","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81213"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81213\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81213"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81213"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81213"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}