{"id":81191,"date":"2026-04-10T12:36:50","date_gmt":"2026-04-10T12:36:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/10\/aeroporti-i-vlores-situate-e-jashtezakonshme-perplasje-ne-kantier-nderhyn-policia\/"},"modified":"2026-04-10T12:36:50","modified_gmt":"2026-04-10T12:36:50","slug":"aeroporti-i-vlores-situate-e-jashtezakonshme-perplasje-ne-kantier-nderhyn-policia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/10\/aeroporti-i-vlores-situate-e-jashtezakonshme-perplasje-ne-kantier-nderhyn-policia\/","title":{"rendered":"Aeroporti i Vlor\u00ebs, situat\u00eb e jasht\u00ebzakonshme\/ P\u00ebrplasje n\u00eb kantier, nd\u00ebrhyn policia"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrplasja p\u00ebr aeroportin e Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb degradimit t\u00eb nj\u00eb konflikti fizik, q\u00eb ka zbritur tashm\u00eb nga sallat e gjyqeve drejt kantierit t\u00eb pap\u00ebrfunduar n\u00eb Ak\u00ebrni, aty ku projekti i konsideruar strategjik nga qeveria po shtyhet drejt nj\u00eb pike t\u00eb rrezikshme. E gjitha kjo sepse segmente t\u00eb korruptuara shtet\u00ebrore nuk kan\u00eb sh\u00ebrbyer deri tani p\u00ebr ta zgjidhur konfliktin, por p\u00ebr ta nxitur at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb \u00ebsht\u00eb MABCO e Behgjet Pacollit, kompania q\u00eb zot\u00ebron 98% t\u00eb aksioneve dhe q\u00eb ka hedhur n\u00eb projekt disa dhjet\u00ebra milion\u00eb euro. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb 2A Group e Valon Ademit, me vet\u00ebm 2% t\u00eb aksioneve, por q\u00eb zot\u00ebron kontrollin faktik mbi kantierin, t\u00eb fituar jo nga pesha reale n\u00eb investime, por nga nj\u00eb zinxhir vendimesh absurde t\u00eb gjykatave, nga nj\u00eb mb\u00ebshtetje e hapur e disa element\u00ebve t\u00eb korruptuar n\u00eb qeveri dhe nga nj\u00eb seri aktesh arbitrare q\u00eb kan\u00eb kulmuar me tensionin fizik n\u00eb terren.<\/p>\n<h4><strong>Prag p\u00ebrplasjesh n\u00eb kantierin e aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs<\/strong><\/h4>\n<p>Ajo q\u00eb ka ndodhur t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, m\u00eb 8 prill, ishte momenti kur historia degradoi thuajse n\u00eb nj\u00eb sherr masiv. Punonj\u00ebsit e MABCO, t\u00eb angazhuar n\u00eb instalimin e sistemit AGL t\u00eb ndri\u00e7imit t\u00eb pist\u00ebs, u p\u00ebrball\u00ebn n\u00eb kantier me njer\u00ebz t\u00eb lidhur me 2A Group, t\u00eb cil\u00ebt tentuan t\u2019u bllokonin pun\u00ebn. Sipas avokatit t\u00eb MABCO, Ili G\u00ebrdupi, situata nisi si nj\u00eb debat p\u00ebr dokumente apo procedura, por kaloi shpejt n\u00eb nj\u00eb pengim fizik t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr punonj\u00ebsit.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/26\/analiza-e-monitor-dhe-letra-e-delphos-fundi-i-komplotit-rus-te-aeroporti-i-vlores\/\">Analiza e Monitor dhe letra e Delphos\/ Fundi i \u201ckomplotit rus\u201d te Aeroporti i Vlor\u00ebs<\/a><\/p>\n<p>\u201cHyra n\u00eb kantierin e projektit t\u00eb Aeroportit n\u00eb Vlor\u00eb i shoq\u00ebruar nga nj\u00eb prej punonj\u00ebsve t\u00eb Mabco, dhe nuk na u k\u00ebrkua asnj\u00eb punonj\u00ebs ndonj\u00eb form\u00eb miratimi. N\u00eb zon\u00ebn ku po realizoheshin punimet p\u00ebr instalimin e sistemit t\u00eb ndri\u00e7imit AGL nga kompania MABCO, shkon kompania e siguris\u00eb. Afrohem dhe v\u00eb re nj\u00eb person q\u00eb identifikohej si punonj\u00ebs i 2A Group, i cili po pengonte fizikisht punimet duke penguar pun\u00ebtor\u00ebt e Mabco pa asnj\u00eb autorizim dhe krijuar tension n\u00eb vendin e pun\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb shprehur G\u00ebrdupi.<\/p>\n<p>Lajmi u shpwrnda menjwherw nw mediat lokale, qw i dha jehonw pwrplasjes fizike dhe njw situate tw tensionuar nw ambjentet e aeroportit. Video mw poshtw:<\/p>\n<div class=\"wp-video\"><a href=\"https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/AQMD8fh2bdy8VtUt_CeiCSb5d48K7h-9XIEjbJNqT7SKC8hz6LB3GffBOnef_4dk8C4LsnnpCge0KlzzbhixRZz66P8-UL3KLou71AAZ0Q.mp4\">https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/AQMD8fh2bdy8VtUt_CeiCSb5d48K7h-9XIEjbJNqT7SKC8hz6LB3GffBOnef_4dk8C4LsnnpCge0KlzzbhixRZz66P8-UL3KLou71AAZ0Q.mp4<\/a><\/div>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb lindur rast\u00ebsisht n\u00eb kantier. Konflikti n\u00eb terren ishte p\u00ebrshkall\u00ebzim i mosmarr\u00ebveshjes q\u00eb kishte nisur m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb shkresa, emaile dhe vendime, dhe q\u00eb kishte kaluar form\u00ebn e saj m\u00eb banale, bllokimin fizik t\u00eb aksionerit kryesor n\u00eb kantierin ku ai ka investuar pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Edhe reagimi i policis\u00eb, sipas MABCO, nuk e qet\u00ebsoi situat\u00ebn, por vet\u00ebm e la pezull shpjegon avokati G\u00ebrdupi: \u201cP\u00ebr t\u00eb shmangur eskalimin nga ana jon\u00eb u njoftua policia e shtetit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb penges\u00eb t\u00eb paarsyeshme. Nga Policia na u k\u00ebrkua t\u00eb shkohej p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb deklarime si punonj\u00ebsve t\u00eb 2A Group edhe ne q\u00eb e kishim njoftuar sall\u00ebn operative. P\u00ebrve\u00e7 marrjes s\u00eb deklarimeve, policia nuk nd\u00ebrmori asnj\u00eb veprim tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb zgjidhur situat\u00ebn ku punimet nd\u00ebrpriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme.\u201d<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb ky konflikt i thelluar dhe q\u00eb vazhdon prej muajsh mes ortak\u00ebve u la pa nj\u00eb zgjidhje reale nga policia q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb ndezur konfrontimin n\u00eb nj\u00eb kantier ku jan\u00eb shpenzuar dhjet\u00ebra milion\u00eb euro investime, me pal\u00eb t\u00eb acaruara dhe me vendime gjyq\u00ebsore t\u00eb kontestuara, q\u00eb mund t\u00eb dal\u00eb shpejt jasht\u00eb kontrollit.<\/p>\n<h4><strong>Si po tentohet t\u00eb zvarritet p\u00ebrfundimi i punimeve<\/strong><\/h4>\n\n<p>Lapsi.al la ndjekur kronologjin\u00eb e komunikimit p\u00ebrmes dokumenteve mes pal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb shum\u00eb nga ajo q\u00eb ka ndodhur realisht. K\u00ebrkesat e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor i MABCO Constructions AL, Sazan Gorishova p\u00ebr t\u00eb nisur nga puna jan\u00eb t\u00eb hershme.<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00eb e MABCO p\u00ebr miratim fillim punimesh p\u00ebr vendosjen e ndri\u00e7uesve n\u00eb pist\u00eb q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 14 Shkurt<\/p>\n<p>Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e MABCO daton q\u00eb nga 14 shkurti i vitit 2026, (Shiko m\u00eb lart) kur ai\u00a0 i shkruan administratorit t\u00eb VIA, Vegim Hoxha, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar miratim p\u00ebr nisjen e punimeve p\u00ebr vendosjen e ndri\u00e7uesve n\u00eb pist\u00eb. MABCO njofton se do t\u00eb kryhen karrotimi n\u00eb pikat e p\u00ebrcaktuara sipas vizatimeve, vendosja e ndri\u00e7uesve t\u00eb pist\u00ebs sipas specifikimeve teknike, si edhe rikthimi i zon\u00ebs n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet n\u00eb fuqi. N\u00eb fund, k\u00ebrkohet qart\u00ebsisht: <strong>\u201cJu lutemi t\u00eb na konfirmoni miratimin tuaj p\u00ebr fillimin e k\u00ebtyre punimeve, si dhe \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb apo procedur\u00eb shtes\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ndiqet.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjia vonohet me dhjet\u00eb dit\u00eb. M\u00eb 24 shkurt 2026, Vegim Hoxha i p\u00ebrgjigjet Sazan Gorishov\u00ebs me nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as miratim, as refuzim. M\u00eb shum\u00eb ngjan me nj\u00eb shtyrje burokratike, formula klasike p\u00ebr ta zvarritur nj\u00eb proces, q\u00eb t\u00eb mos mbyllet kurr\u00eb, por t\u00eb mbahet peng. Hoxha shkruan: \u201cN\u00eb vijim t\u00eb emailit tuaj lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr fillimin e punimeve p\u00ebr vendosjen e ndri\u00e7uesve n\u00eb pist\u00eb, ju informoj se p\u00ebrpara dh\u00ebnies s\u00eb \u00e7do miratimi \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb procedohet me dor\u00ebzimin e plot\u00eb t\u00eb dokumentacionit, n\u00eb p\u00ebrputhje me shkres\u00ebn zyrtare t\u00eb VIA-s.\u201d Dhe m\u00eb tej:<strong> \u201cPas dor\u00ebzimit t\u00eb dokumentacionit sipas shkres\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebngjitur, do t\u00eb vijojm\u00eb me shqyrtimin dhe vendimmarrjen p\u00ebrkat\u00ebse.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, administratori i em\u00ebruar nga grupi me 2% t\u00eb aksioneve nuk po sillet si nxit\u00ebs i projektit, por si frenues i nj\u00eb pune q\u00eb po kryhet nga kompania q\u00eb mban 98% t\u00eb aksioneve dhe pesh\u00ebn kryesore financiare t\u00eb investimit.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/11\/aeroporti-i-vlores-mabco-punimet-po-cenojne-sigurine-duhet-audit-nderkombetar\/\">Aeroporti i Vlor\u00ebs\/ MABCO: Punimet po c\u00ebnojn\u00eb sigurin\u00eb, duhet audit nd\u00ebrkomb\u00ebtar!<\/a><\/p>\n<p>Pra del qart\u00eb edhe se vendimet e gjykatave nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur deri tani p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb drejtat e aksionerit minoritar me 2% t\u00eb aksioneve, si\u00e7 pretendohet formalisht, por si nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kontrollin operacional dhe p\u00ebr ta p\u00ebrdorur at\u00eb kund\u00ebr vet\u00eb projektit. N\u00eb vend q\u00eb 2% t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si mekaniz\u00ebm mbik\u00ebqyrjeje apo balancimi, ai \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb lev\u00eb bllokimi, ku administrimi i Vlora International Airport po p\u00ebrdoret sistematikisht p\u00ebr t\u00eb penguar punimet, p\u00ebr t\u00eb krijuar artificialisht vonesa dhe p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb afatet e p\u00ebrfundimit t\u00eb aeroportit. Kjo tregon edhe nj\u00eb her\u00eb, se kompania q\u00eb ka pakic\u00ebn e aeroportit po p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb paralizuar shumic\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb imponuar nj\u00eb realitet q\u00eb nuk buron nga kontrata apo investimi, por nga kontrolli i momentit.<\/p>\n<p>Ky duket n\u00eb fakt t\u00eb jet\u00eb edhe thelbi i konfliktit, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrdorimin e dokumentacionit si pretekst p\u00ebr t\u00eb bllokuar, zvarritur dhe m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb ngritur pretendime p\u00ebr penalitete.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 prill 2026, po at\u00eb dit\u00eb kur tensioni shp\u00ebrtheu n\u00eb kantier, Vegim Hoxha, administratori i VIA i d\u00ebrgon Sazan Gorishov\u00ebs nj\u00eb \u201cNjoftim formal p\u00ebr korrigjim\u201d, bazuar n\u00eb klauzol\u00ebn 16.1.1 t\u00eb kontrat\u00ebs. N\u00eb emailin shoq\u00ebrues ai shkruan se bashk\u00ebngjitur gjendet njoftimi formal p\u00ebr korrigjimin dhe riparimin e shkeljeve materiale kontraktore.<\/p>\n<p>Njoftim vjen n\u00eb nj\u00eb moment kur pala q\u00eb kontrollon administratorin po bllokon edhe fizikisht punimet n\u00eb kantier. N\u00eb vend se t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrshpejtimin e punimeve, pretendimet ngjajn\u00eb me k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u00eb gjetur pretekste, k\u00ebrkesat p\u00ebr dokumente shtes\u00eb, mungesa e nj\u00eb vendimmarrjeje, pastaj akuzat p\u00ebr munges\u00eb dokumentesh, pastaj nd\u00ebrhyrja n\u00eb terren p\u00ebr t\u00eb bllokuar pun\u00ebn, dhe n\u00eb fund fasada sikur po vepron n\u00eb em\u00ebr t\u00eb rendit kontraktor.<\/p>\n<p>Vet\u00eb p\u00ebrmbajtja e njoftimit \u00ebsht\u00eb maksimaliste. Dokumenti pretendon se kontraktori ka d\u00ebshtuar t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb garancin\u00eb e performanc\u00ebs prej 1 milion eurosh, se ka d\u00ebshtuar t\u00eb respektoj\u00eb afatet dhe ecurin\u00eb e punimeve, se ka kryer ndryshime t\u00eb paautorizuara n\u00eb projekt, se ka mosp\u00ebrputhje teknike, se nuk ka paraqitur dokumentacionin e plot\u00eb t\u00eb testimeve dhe komisionimit, dhe se madje nuk ka nisur fare disa pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb punimeve, p\u00ebrfshir\u00eb hangar\u00ebt e mir\u00ebmbajtjes, godin\u00ebn administrative dhe zon\u00ebn MRO. \ufffc N\u00eb aneksin financiar t\u00eb k\u00ebtij njoftimi, <strong>VIA llogarit edhe 429 dit\u00eb vones\u00eb dhe pretendon penalitete n\u00eb mas\u00ebn 10 mij\u00eb euro n\u00eb dit\u00eb, ose 4.29 milion\u00eb euro deri m\u00eb 8 prill 2026. \ufffc<\/strong><\/p>\n<h4><strong>MABCO: Pista \u00ebsht\u00eb 10 centimetra n\u00ebn kuot\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb tensioni, MABCO ka variantin e saj detajuar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si, po pengohet q\u00ebllimisht instalimi i sistemit AGL, nj\u00eb nga komponent\u00ebt m\u00eb kritik\u00eb t\u00eb pist\u00ebs. Sipas kompanis\u00eb, nd\u00ebrhyrjet lidhen drejtp\u00ebrdrejt me administrat\u00ebn aktuale t\u00eb Vlora International Airport dhe me subjekte t\u00eb af\u00ebrta me 2A Group, duke e kthyer nj\u00eb proces teknik n\u00eb nj\u00eb instrument presioni.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/09\/mabco-aeroporti-i-vlores-po-bllokohet-me-vendime-kontradiktore-te-gjykatave\/\">Mabco: Aeroporti i Vlor\u00ebs po bllokohet me vendime kontradiktore t\u00eb gjykatave!<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb thelb t\u00eb k\u00ebsaj historie q\u00ebndron nj\u00eb seri vendimmarrjesh t\u00eb dyshimta kontraktore. Fillimisht, projekti AGL ishte n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb 2A Group, por m\u00eb pas, p\u00ebrmes nj\u00eb serie kontratash t\u00eb n\u00ebnshkruara brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb nga ish-administratori i VIA, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime thelb\u00ebsore n\u00eb vlera dhe n\u00eb objekt punimesh, duke transferuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb tek MABCO dhe duke e hequr at\u00eb nga 2A. K\u00ebto veprime, sipas MABCO, jan\u00eb kryer pa miratimin e asambles\u00eb s\u00eb aksionar\u00ebve, \u00e7ka ka \u00e7uar deri n\u00eb kall\u00ebzim penal ndaj ish-administratorit, depozituar m\u00eb 8 janar 2026.<\/p>\n<p>Paralelisht, konflikti teknik \u00ebsht\u00eb thelluar. Q\u00eb nga shtatori 2025, MABCO kishte k\u00ebrkuar zyrtarisht nj\u00eb<strong> audit t\u00eb pavarur t\u00eb pist\u00ebs<\/strong>, duke ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr deformime dhe mosp\u00ebrputhje t\u00eb dukshme. K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb, deri te Ministria e Infrastruktur\u00ebs, me ofert\u00ebn q\u00eb kompania t\u00eb mbulonte vet\u00eb kostot.<\/p>\n<p>Por shqet\u00ebsimet e MABCO p\u00ebr sigurin\u00eb e pist\u00ebs s\u00eb aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs kan\u00eb hasur n\u00eb heshtjen nga institucionet dhe refuzim nga administrata aktuale dhe 2A Group. Nd\u00ebrkoh\u00eb, matjet n\u00eb terren kan\u00eb treguar se pista \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar <strong>n\u00ebn kuot\u00eb me rreth 10 cm<\/strong>, nj\u00eb problem q\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt standardet e certifikimit.<\/p>\n<p>Ky anormalitet p\u00ebr pist\u00ebn e aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb raportuar pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb dokumentar t\u00eb rrjetit prestigjioz britanik, BBC. Gazetarja britanike q\u00eb kishte mb\u00ebrritur n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb material mbi turizmin, mbeti e habitur kur pa pist\u00ebn e aeroportit t\u00eb p\u00ebrmbytur nga shirat dhe krejt\u00ebsisht jasht\u00eb funksionit, duke ngritur pyetjen se si mund t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb pist\u00eb aeroportuale n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb till\u00eb?<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/08\/dokumentari-i-bbc-shqetesime-per-sigurine-ne-aeroportin-e-vlores\/\">Dokumentari i BBC: Shqet\u00ebsime p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs!<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, MABCO ka nd\u00ebrhyr\u00eb me shpenzimet e veta p\u00ebr t\u00eb ridizajnuar t\u00eb gjith\u00eb projektin e ndri\u00e7imit AGL, n\u00eb bashk\u00ebpunim me inxhinier\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr standardet CAT II dhe CAT III, duke angazhuar kompani t\u00eb m\u00ebdha si Bosch dhe Aviator. Por sapo punimet kan\u00eb nisur, administratori aktual i Vlora International Airport, Vegim Hoxha ka bllokuar aksesin e specialist\u00ebve n\u00eb kantier, duke k\u00ebrkuar dokumentacion shtes\u00eb dhe certifikime. Edhe pasi k\u00ebto jan\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb mir\u00ebbesim, sipas kompanis\u00eb, punimet jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, deri n\u00eb nd\u00ebrhyrjen e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar edhe m\u00eb tej n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, kur administrata e kontrolluar nga Valon Ademi ka ndaluar hyrjen jo vet\u00ebm p\u00ebr specialist\u00ebt e huaj, por edhe p\u00ebr drejtues teknik\u00eb dhe inxhinier\u00eb t\u00eb MABCO, duke shkuar deri n\u00eb paralajm\u00ebrime p\u00ebr nd\u00ebrprerje kontrate. P\u00ebr MABCO, kjo \u00ebhst\u00eb nj\u00eb strategji e qart\u00eb bllokimi.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb kjo nuk do t\u00eb ishte e mundur pa nj\u00eb klim\u00eb favorizuese t\u00eb pushtetit, pa nj\u00eb seri vendimesh gjyq\u00ebsore q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrmbysur pesh\u00ebn reale t\u00eb investitor\u00ebve dhe pa nj\u00eb lloj bashk\u00ebpunimi okult me interesa korruptive, q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Valon Ademit luksin t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzoj\u00eb veprimet arbitrate n\u00eb kantier, edhe pse n\u00eb let\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00ebm 2% t\u00eb kompanis\u00eb. N\u00eb \u00e7do treg normal, kjo do t\u00eb dukej absurde. Vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri po tentohet t\u00eb kalohet si normalitet.<\/p>\n<p>Problemi real \u00ebsht\u00eb se 2% tani po tenton t\u00eb marr\u00eb me forc\u00eb terrenin nga aksioneri me 98% t\u00eb aksioneve, q\u00eb ka hedhur parat\u00eb n\u00eb kantier dhe mban pesh\u00ebn reale t\u00eb investimit. Dhe kur kjo ndodh n\u00eb nj\u00eb kantier aeroporti q\u00eb konsiderohet investim strategjik, kemi kaluar prej koh\u00ebsh vij\u00ebn e kuqe. Konflikti pastaj nuk konsiderohet pjes\u00eb e biznesit, pasi situata po shtyhet me dor\u00eb drejt shp\u00ebrthimit.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/10\/aeroporti-i-vlores-situate-e-jashtezakonshme-perplasje-ne-kantier-nderhyn-policia\/\">Aeroporti i Vlor\u00ebs, situat\u00eb e jasht\u00ebzakonshme\/ P\u00ebrplasje n\u00eb kantier, nd\u00ebrhyn policia<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrplasja p\u00ebr aeroportin e Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb degradimit t\u00eb nj\u00eb konflikti fizik, q\u00eb ka zbritur tashm\u00eb nga sallat e gjyqeve drejt kantierit t\u00eb pap\u00ebrfunduar n\u00eb Ak\u00ebrni, aty ku projekti i konsideruar strategjik nga qeveria po shtyhet drejt nj\u00eb pike t\u00eb rrezikshme. E gjitha kjo sepse segmente t\u00eb korruptuara shtet\u00ebrore nuk kan\u00eb sh\u00ebrbyer deri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":81192,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81191","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81191","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81191"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81191\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/81192"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81191"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81191"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81191"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}