{"id":81175,"date":"2026-04-10T11:48:25","date_gmt":"2026-04-10T11:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/10\/avokatura-e-shtetit-ne-listen-e-zeze-te-klsh-se-nder-institucionet-me-demin-me-te-madh-financiar-3\/"},"modified":"2026-04-10T11:48:25","modified_gmt":"2026-04-10T11:48:25","slug":"avokatura-e-shtetit-ne-listen-e-zeze-te-klsh-se-nder-institucionet-me-demin-me-te-madh-financiar-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/10\/avokatura-e-shtetit-ne-listen-e-zeze-te-klsh-se-nder-institucionet-me-demin-me-te-madh-financiar-3\/","title":{"rendered":"Avokatura e Shtetit n\u00eb \u201clist\u00ebn e zez\u00eb\u201d t\u00eb KLSH-s\u00eb, nd\u00ebr institucionet me d\u00ebmin m\u00eb t\u00eb madh financiar"},"content":{"rendered":"<p>Avokatura e Shtetit, institucioni ky\u00e7 q\u00eb ka p\u00ebr detyr\u00eb mbrojtjen juridike t\u00eb interesave t\u00eb shtetit shqiptar, rezulton nd\u00ebr institucionet me impaktin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb negativ financiar p\u00ebr buxhetin.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb auditimit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit (KLSH), ky institucion renditet i dyti, pas Doganave, n\u00eb list\u00ebn e institucioneve q\u00eb kan\u00eb shkaktuar d\u00ebmin m\u00eb t\u00eb madh financiar, pjes\u00eb e rreth 1 miliard lek\u00ebve t\u00eb kategorizuara si t\u00eb ardhura t\u00eb munguara.<\/p>\n<p>Screenshot<\/p>\n<p>Gjetjet e auditimit tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikash strukturore dhe funksionale n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si Avokatura e Shtetit administron \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore dhe detyrimet q\u00eb burojn\u00eb prej tyre. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb si nj\u00eb mekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs dhe parandalues p\u00ebr financat publike, institucioni duket se ka d\u00ebshtuar t\u00eb minimizoj\u00eb kostot q\u00eb burojn\u00eb nga vendimet gjyq\u00ebsore, ve\u00e7an\u00ebrisht ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Screenshot<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga problematikat m\u00eb t\u00eb theksuara lidhet me vonesat dhe mosveprimet n\u00eb njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut (GJEDNJ) dhe t\u00eb arbitrazhit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. K\u00ebto vonesa kan\u00eb sjell\u00eb pasoja direkte financiare, duke p\u00ebrfshir\u00eb penalitete dhe interesa shtes\u00eb, si dhe p\u00ebrdorim joeficient t\u00eb fondeve publike.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat rezukton se aktualisht jan\u00eb n\u00eb proces 6 \u00e7\u00ebshtje n\u00eb GJEDNJ kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb, me nj\u00eb vler\u00eb potenciale d\u00ebmshp\u00ebrblimi prej rreth 17.9 milion\u00eb euro. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb arbitrazhin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, shteti shqiptar p\u00ebrballet me nj\u00eb ekspozim financiar edhe m\u00eb t\u00eb lart\u00eb: vet\u00ebm 4 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb humbura arrijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb kosto totale prej mbi 180 milion\u00eb euro, pa p\u00ebrfshir\u00eb shpenzimet e gjyq\u00ebsorit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit q\u00eb kapin mbi 11.5 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Problemi nuk q\u00ebndron vet\u00ebm te humbja e \u00e7\u00ebshtjeve, por edhe te menaxhimi i tyre. Nga vendimet e arbitrazhit ku Shqip\u00ebria ka rezultuar fituese, vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb njohur dhe ekzekutuar n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor shqiptar, duke kufizuar p\u00ebrfitimet q\u00eb mund t\u00eb vinin n\u00eb buxhetin e shtetit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb rastet kur shteti ka humbur, vonesat n\u00eb ekzekutim kan\u00eb sjell\u00eb kosto shtes\u00eb n\u00eb form\u00ebn e interesave.<\/p>\n<p>KLSH v\u00eb n\u00eb dukje gjithashtu dob\u00ebsi t\u00eb theksuara n\u00eb kontrollin dhe mbik\u00ebqyrjen e aktivitetit t\u00eb avokat\u00ebve t\u00eb shtetit. Inspektimet jan\u00eb kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fragmentarizuar, t\u00eb fokusuara tek individ\u00ebt dhe jo mbi performanc\u00ebn e zyrave n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, duke mos garantuar transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie efektive. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, sistemi elektronik i menaxhimit t\u00eb dosjeve mbetet i paplot\u00eb, pa nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb qart\u00eb mbi numrin dhe statusin e \u00e7\u00ebshtjeve, \u00e7ka rrit ndjesh\u00ebm riskun p\u00ebr munges\u00eb informacioni dhe vendimmarrje joefektive.<\/p>\n<p>Edhe funksionimi i strukturave kolegjiale brenda institucionit ka rezultuar problematik. K\u00ebshilli Konsultativ p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e GJEDNJ-s\u00eb dhe Kolegji i Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit kan\u00eb zhvilluar pak mbledhje dhe nuk kan\u00eb p\u00ebrmbushur rolin e tyre n\u00eb orientimin strategjik dhe k\u00ebshillimin juridik, duke dob\u00ebsuar kapacitetin e institucionit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e shtetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proaktive.<\/p>\n<p>N\u00eb planin financiar dhe administrativ, situata paraqitet po aq shqet\u00ebsuese. Mungesa e nj\u00eb strategjie t\u00eb menaxhimit t\u00eb riskut, mungesa e auditimit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe e vler\u00ebsimit t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb stafit, si dhe problemet n\u00eb ndarjen e detyrave p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve njer\u00ebzore, krijojn\u00eb terren p\u00ebr keqmenaxhim dhe konflikt interesi. Vet\u00ebm gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb audituar jan\u00eb ekzekutuar vendime gjyq\u00ebsore p\u00ebr ish-punonj\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 5.6 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa jan\u00eb konstatuar edhe pagesa t\u00eb kryera pa dokumentacion t\u00eb plot\u00eb, duke shkaktuar d\u00ebm ekonomik.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, roli i Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit si mbrojt\u00ebs i interesave t\u00eb shtetit vihet seriozisht n\u00eb diskutim. Ligji e p\u00ebrcakton k\u00ebt\u00eb institucion si ofruesin ekskluziv t\u00eb asistenc\u00ebs juridike p\u00ebr administrat\u00ebn publike, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebshillimin dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin n\u00eb procese gjyq\u00ebsore. Por t\u00eb dh\u00ebnat e auditimit tregojn\u00eb se n\u00eb praktik\u00eb, mungesa e eficienc\u00ebs, koordinimit dhe kontrollit ka prodhuar efektin e kund\u00ebrt: rritje t\u00eb kostove dhe ekspozim t\u00eb lart\u00eb financiar p\u00ebr buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p>Gjetjet e KLSH-s\u00eb nxjerrin n\u00eb dukje nevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr reformim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb funksionimit t\u00eb Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit, duke filluar nga forcimi i kapaciteteve profesionale, p\u00ebrmir\u00ebsimi i sistemeve t\u00eb menaxhimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve, deri te rritja e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb institucionale. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, rreziku q\u00eb ky institucion t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb burim kostosh p\u00ebr financat publike mbetet i lart\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/avokatura\/\">Avokatura e Shtetit n\u00eb \u201clist\u00ebn e zez\u00eb\u201d t\u00eb KLSH-s\u00eb, nd\u00ebr institucionet me d\u00ebmin m\u00eb t\u00eb madh financiar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokatura e Shtetit, institucioni ky\u00e7 q\u00eb ka p\u00ebr detyr\u00eb mbrojtjen juridike t\u00eb interesave t\u00eb shtetit shqiptar, rezulton nd\u00ebr institucionet me impaktin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb negativ financiar p\u00ebr buxhetin. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb auditimit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit (KLSH), ky institucion renditet i dyti, pas Doganave, n\u00eb list\u00ebn e institucioneve q\u00eb kan\u00eb shkaktuar d\u00ebmin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81175","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81175","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81175"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81175\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}