{"id":81146,"date":"2026-04-10T09:48:33","date_gmt":"2026-04-10T09:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/10\/mbledhja-e-kolegjeve-te-bashkuara-ish-ministri-beqaj-gjykata-e-larte-nuk-po-merret-me-ndryshimin-e-mases-se-sigurise-per-mua\/"},"modified":"2026-04-10T09:48:33","modified_gmt":"2026-04-10T09:48:33","slug":"mbledhja-e-kolegjeve-te-bashkuara-ish-ministri-beqaj-gjykata-e-larte-nuk-po-merret-me-ndryshimin-e-mases-se-sigurise-per-mua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/10\/mbledhja-e-kolegjeve-te-bashkuara-ish-ministri-beqaj-gjykata-e-larte-nuk-po-merret-me-ndryshimin-e-mases-se-sigurise-per-mua\/","title":{"rendered":"Mbledhja e Kolegjeve t\u00eb Bashkuara, ish-ministri Beqaj: Gjykata e Lart\u00eb nuk po merret me ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr mua"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqaj ka reaguar pas mbledhjes s\u00eb Kolegjeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, duke theksuar se kjo \u00e7\u00ebshtje nuk lidhet me ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e tij t\u00eb publikuar nga avokati i tij, ai kund\u00ebrshton interpretimet publike dhe mediatike q\u00eb e lidhin vendimin unifikues me lirimin e tij nga paraburgimi.<\/p>\n<p>Beqaj n\u00ebnvizon se shqyrtimi i mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i ve\u00e7ant\u00eb dhe nuk paragjykon faj\u00ebsin\u00eb apo vendimin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Asnj\u00eb vendim unifikues i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nuk lidhet me ndryshimin e mas\u00ebs sime t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb enjten, m\u00eb 09.04.2026, Kolegjet e Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb diskutuan \u00e7\u00ebshtjen e paraburgimit. Po at\u00eb mbr\u00ebmje, n\u00eb emisione televizive prime time, u trajtua e nj\u00ebjta tem\u00eb. N\u00eb pothuajse t\u00eb gjitha studiot, p\u00ebr ilustrim, u p\u00ebrdor edhe fotografia ime. Sipas drejtuesve t\u00eb k\u00ebtyre emisioneve, vendimi unifikues i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb po merret edhe p\u00ebr t\u00eb m\u00eb liruar mua nga paraburgimi.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e pasakt\u00eb. Nj\u00eb person n\u00eb paraburgim nuk \u00ebsht\u00eb ende i d\u00ebnuar. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, juridikisht nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr lirim nga vuajtja e nj\u00eb d\u00ebnimi, por p\u00ebr shqyrtim t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb. N\u00ebse nj\u00eb i akuzuar, para nj\u00eb vendimi t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, q\u00ebndron n\u00eb paraburgim apo n\u00ebn nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb sigurie, kjo nuk paragjykon faj\u00ebsin\u00eb dhe as vendimin penal p\u00ebrfundimtar ndaj tij. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb loj\u00eb fjal\u00ebsh, por \u00e7\u00ebshtje mentaliteti. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet ndalur helmimi i opinionit publik me tez\u00ebn se po lirohen t\u00eb korruptuarit.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket rastit tim, un\u00eb nuk pres asgj\u00eb nga vendimi unifikues q\u00eb pritet t\u00eb marr\u00eb Gjykata e Lart\u00eb, as nga ndonj\u00eb vendim tjet\u00ebr i till\u00eb.<\/p>\n<p>Pas 21 muajsh n\u00eb paraburgim, t\u00eb mart\u00ebn, m\u00eb 07.04.2026, gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs sime p\u00ebr ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, organi i akuz\u00ebs paraqiti kund\u00ebrshtime q\u00eb, sipas meje, mb\u00ebshteteshin vet\u00ebm n\u00eb g\u00ebnjeshtra. Kur nj\u00eb prokuror, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit, paraqet si argumente g\u00ebnjeshtra, at\u00ebher\u00eb asnj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, i Gjykat\u00ebs Kushtetuese apo i Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb realisht si pik\u00eb referimi.<\/p>\n<p>G\u00ebnjeshtra nr.1<\/p>\n<p>Organi i akuz\u00ebs deklaroi se, gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimeve, un\u00eb nuk kam k\u00ebrkuar asnj\u00ebher\u00eb ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb. Gjyqtarja e seanc\u00ebs paraprake \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni prej meje n\u00eb seanc\u00eb se, n\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb dat\u00ebs 30.12.2024, kur organi i akuz\u00ebs k\u00ebrkoi shtyrjen e afatit t\u00eb hetimeve, mbrojtja ime ligjore k\u00ebrkoi z\u00ebvend\u00ebsimin e paraburgimit me nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb. Kjo k\u00ebrkes\u00eb u rr\u00ebzua nga gjyqtarja e hetimeve paraprake. Ky moment \u00ebsht\u00eb i pasqyruar si n\u00eb procesverbal, ashtu edhe n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>G\u00ebnjeshtra nr. 2<\/p>\n<p>Organi i akuz\u00ebs deklaroi se, p\u00ebr llogari t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal, un\u00eb kam kryer veprime t\u00eb paligjshme nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndaj meje ekzistonte nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje penale. K\u00ebt\u00eb pretendim e kam kund\u00ebrshtuar q\u00eb n\u00eb tetor 2025, gjat\u00eb seanc\u00ebs paraprake. N\u00eb procedimin penal nr. 13\/2020 (\u201cSterilizimi\u201d), i lidhur me veprime t\u00eb kryera n\u00eb koh\u00ebn kur kam qen\u00eb minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb \u2014 detyr\u00eb nga e cila jam larguar n\u00eb mars 2017 \u2014 statusi \u201cperson n\u00ebn hetim\u201d m\u00eb \u00ebsht\u00eb komunikuar m\u00eb 17.11.2023, n\u00eb or\u00ebn 21:00. T\u00eb nes\u00ebrmen kam dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga detyra e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb SASPAC. N\u00ebse ky pretendim \u00ebsht\u00eb paraqitur m\u00eb par\u00eb nga organi i akuz\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar prej meje, rikthimi i tij s\u00ebrish n\u00eb prill 2026 nga i nj\u00ebjti prokuror nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se g\u00ebnjesht\u00ebr.<\/p>\n<p>G\u00ebnjeshtra nr. 3<\/p>\n<p>Organi i akuz\u00ebs deklaroi se un\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj t\u00eb q\u00ebndroj n\u00eb paraburgim sepse, edhe nga vendi ku ndodhem, paskam kontakte me punonj\u00ebs t\u00eb SASPAC. Sipas k\u00ebtij pretendimi, fakti q\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs kam sjell\u00eb informacion mbi dokumentacionin q\u00eb ndodhet n\u00eb arkiv\u00ebn e SASPAC provon se k\u00ebt\u00eb informacion e marr prej tyre.<\/p>\n<p>Ndaj meje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr falsifikim. Pasi jam njohur me dosjen hetimore, kam konstatuar se n\u00eb t\u00eb nuk ndodhet asnj\u00eb dokument origjinal. N\u00eb qershor 2025, mbrojtja ime ligjore mori nj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare nga SASPAC, sipas s\u00eb cil\u00ebs organi i akuz\u00ebs kishte sekuestruar vet\u00ebm regjistrat e protokollit dhe asnj\u00eb dokument origjinal. Kjo p\u00ebrgjigje zyrtare i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur si gjykat\u00ebses, ashtu edhe organit t\u00eb akuz\u00ebs gjat\u00eb seanc\u00ebs paraprake.<\/p>\n<p>G\u00ebnjeshtra nr. 4<\/p>\n<p>Organi i akuz\u00ebs deklaroi se koha e gjat\u00eb e kaluar n\u00eb paraburgim nuk duhet marr\u00eb parasysh, sepse, sipas tij, un\u00eb e kam zvarritur me vet\u00ebdije procesin gjat\u00eb seanc\u00ebs paraprake. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, pas njoftimit t\u00eb akuz\u00ebs, na jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion 25,000 faqe t\u00eb dosjes hetimore, t\u00eb pasistemuara n\u00eb volume si nj\u00eb fashikull normal hetimor. N\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb seanc\u00ebs paraprake konstatuam se mungonin edhe 9,000 faqe t\u00eb tjera t\u00eb dosjes hetimore. U desh koh\u00eb ti marrim e ti studjojm\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb kushtet e paraburgimit, ka qen\u00eb e pamundur p\u00ebr mua t\u00eb njihem normalisht me p\u00ebrmbajtjen elektronike t\u00eb dosjes hetimore, p\u00ebrfshir\u00eb CD-t\u00eb dhe USB-t\u00eb.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonin k\u00ebto kat\u00ebr g\u00ebnjeshtra, organi i akuz\u00ebs shtoi edhe nj\u00eb tjet\u00ebr argument t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm. Sipas tij, un\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj t\u00eb q\u00ebndroj n\u00eb paraburgim sepse, m\u00eb 28.12.2023, nj\u00eb person tjet\u00ebr i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, gjat\u00eb kontrollit t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij, ka fshir\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nga nj\u00eb telefon celular.<\/p>\n<p>Besoj se kushdo e kupton se deklarime t\u00eb tilla, n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, nuk mund t\u2019i parashikoj\u00eb, t\u2019i mbuloj\u00eb apo t\u2019i zgjidh\u00eb asnj\u00eb vendim unifikues, nj\u00ebsues apo \u00e7far\u00ebdo lloj vendimi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Prandaj, kushdo le ta heq\u00eb merakun se vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb po merret p\u00ebr t\u2019i ndryshuar mas\u00ebn e siguris\u00eb Ilir Beqajt.<\/p>\n<p>Ilir Beqaj duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb burg si d\u00ebshmi e suksesit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqaj ka reaguar pas mbledhjes s\u00eb Kolegjeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, duke theksuar se kjo \u00e7\u00ebshtje nuk lidhet me ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb siguris\u00eb. N\u00eb deklarat\u00ebn e tij t\u00eb publikuar nga avokati i tij, ai kund\u00ebrshton interpretimet publike dhe mediatike q\u00eb e lidhin vendimin unifikues me lirimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81146","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81146","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81146"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81146\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81146"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81146"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81146"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}