{"id":8109,"date":"2025-03-04T11:50:57","date_gmt":"2025-03-04T11:50:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/04\/be-kerkon-shtimin-e-fondeve-analiza-nga-duhet-te-vijne-parate-per-mbrojtjen-e-evropes\/"},"modified":"2025-03-04T11:50:57","modified_gmt":"2025-03-04T11:50:57","slug":"be-kerkon-shtimin-e-fondeve-analiza-nga-duhet-te-vijne-parate-per-mbrojtjen-e-evropes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/04\/be-kerkon-shtimin-e-fondeve-analiza-nga-duhet-te-vijne-parate-per-mbrojtjen-e-evropes\/","title":{"rendered":"BE k\u00ebrkon shtimin e fondeve, analiza: Nga duhet t\u00eb vijn\u00eb parat\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e Evrop\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>SHBA-ja paguan deri tani pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kostove t\u00eb financimit t\u00eb NATO-s, nj\u00eb aleanc\u00eb ushtarake q\u00eb bashkon 32 vende. Siguria evropiane varet po ashtu nga ushtar\u00ebt amerikan\u00eb dhe arm\u00ebt e tyre \u2013 kryesisht nga aft\u00ebsit\u00eb speciale ushtarake q\u00eb evropian\u00ebt nuk i kan\u00eb ende n\u00eb dispozicion. P\u00ebr shembull, n\u00eb drejtim t\u00eb transportit ajror t\u00eb tankeve apo trupave, por edhe t\u00eb zbulimit dhe v\u00ebzhgimit satelitor.<\/p>\n<p>Q\u00eb evropian\u00ebt t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbrohen kund\u00ebr Rusis\u00eb pa mb\u00ebshtetjen amerikane, do t\u00eb nevojiten 250 miliard\u00eb euro shtes\u00eb \u00e7do vit (p\u00ebrve\u00e7 shpenzimeve ekzistuese t\u00eb mbrojtjes dhe armatimeve), sipas Institutit Bruegel me qend\u00ebr n\u00eb Bruksel dhe Institutit Kiel p\u00ebr Ekonomin\u00eb Bot\u00ebrore. Konkretisht, kjo p\u00ebrfshin rreth 50 brigada me gjithsej 300.000 ushtar\u00eb dhe 3.400 tanke t\u00eb reja. P\u00ebr krahasim: d\u00ebrgimi i nj\u00eb brigade t\u00eb re t\u00eb vetme n\u00ebLituani(me rreth 5.000 ushtar\u00eb) e solli Bundeswehr-in gjermann\u00eb kufirin e kapaciteteve ekzistuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Evrop\u00eb me dy shpejt\u00ebsi?<br \/>\nPresidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka propozuar k\u00ebt\u00eb jav\u00eb nj\u00eb \u201czbutje\u201d t\u00eb rregullave t\u00eb rrepta p\u00ebr shum\u00ebn maksimale t\u00eb borxhit komb\u00ebtar, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Traktati i Mastrihtit n\u00eb p\u00ebrputhje me q\u00ebndrimin e shpallur t\u00eb Gjermanis\u00eb, se mbrojtja duhet t\u00eb mbetet n\u00eb juridiksionin e autoriteteve komb\u00ebtare, pra q\u00eb shpenzimet p\u00ebr armatim duhet t\u00eb financohen nga buxhetet e shteteve an\u00ebtare. Von der Leyenka propozuar edhe nj\u00eb \u201cPlan p\u00ebr riarmatimin e Evrop\u00ebs\u201d. Ajo propozon edhe nj\u00eb fond q\u00eb do t\u00eb mobilizonte deri n\u00eb 800 miliard\u00eb euro p\u00ebr q\u00ebllimet e mbrojtjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar bashk\u00ebpunimin e siguris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, Qendra e Politikave Evropiane (EPC) me qend\u00ebr n\u00eb Bruksel sugjeron q\u00eb 27 vendet e BE-s\u00eb nuk duhet patjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpiqen q\u00eb vendimet t\u00eb merren n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime, por ato vende q\u00eb duan ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb ecin p\u00ebrpara m\u00eb shpejt. Ky \u201ckoalicion i vullnetar\u00ebve\u201d, si\u00e7 u tha, duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe vendet q\u00eb nuk jan\u00eb aktualisht an\u00ebtare t\u00eb Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia. K\u00ebto vende do t\u00eb paguanin para n\u00eb nj\u00eb fond t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt (Fondi i Financimit t\u00eb Siguris\u00eb Evropiane), dhe mefondet e p\u00ebrbashk\u00ebta. Duke bashkuar forcat, ne mund t\u00eb marrim hua shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa do t\u00eb ishte e mundur me shum\u00ebn e kapaciteteve tona individuale, thuhet m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Borxhet e p\u00ebrbashk\u00ebta: po apo jo?<br \/>\nFranca, Spanja dhe Greqia duan q\u00eb armatimet evropiane t\u00eb paguhen me hua t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta evropiane. Sipas tyre, kjo do t\u00eb ndihmonte n\u00eb shmangien e nj\u00eb barr\u00eb shtes\u00eb mbi buxhetet e tyre komb\u00ebtare tashm\u00eb t\u00eb ngarkuara nga borxhe t\u00eb m\u00ebdha. Para s\u00eb gjithash, \u00ebsht\u00eb presidenti francez Emmanuel Macron ai q\u00eb propozon krijimin e nj\u00eb fondi evropian t\u00eb mbrojtjes ushtarake, i modeluar sipas fondit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr tejkalimin e pasojave t\u00eb menaxhimit t\u00eb krizave gjat\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb virusit korona.<\/p>\n<p>Por vet\u00ebl fjala Euro-bono mjafton p\u00ebr t\u00eb shkaktuar shqet\u00ebsim te ministri gjerman i Financave. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Gjermania q\u00eb \u00ebsht\u00eb e rezervuar n\u00eb lidhje me iden\u00eb. Edhe disa vende t\u00eb tjera q\u00eb praktikojn\u00eb disiplin\u00eb t\u00eb rrept\u00eb buxhetore kan\u00eb rezerva t\u00eb ngjashme. K\u00ebto vende preferojn\u00eb nj\u00eb koncept ku shpenzimet e mbrojtjes do t\u00eb mbeten p\u00ebrgjegj\u00ebsi e qeverive komb\u00ebtare n\u00eb t\u00eb ardhmen. Megjithat\u00eb, do t\u00eb ishte krejt\u00ebsisht e paqart\u00eb se si vende si Spanja apo Italia, t\u00eb cilat ndajn\u00eb m\u00eb pak se 1.5 p\u00ebr qind t\u00eb PBB-s\u00eb p\u00ebr mbrojtjen, mund t\u2019i afrohen ndonj\u00ebher\u00eb objektivit t\u00eb shpallur t\u00eb NATO-s prej 2 p\u00ebr qind t\u00eb PBB-s\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht kur shikohet n\u00eb kontekstin e borxhitt\u00eb tyre (shum\u00eb) t\u00eb lart\u00eb komb\u00ebtar?<\/p>\n<p>Porosit\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb arm\u00ebve?<br \/>\nDeri m\u00eb tani, blerjet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb arm\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrjashtim brenda BE-s\u00eb. Pasoj\u00eb e k\u00ebsaj praktike \u00ebsht\u00eb fakti se n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebrdoren pes\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sisteme t\u00eb ndryshme arm\u00ebsh sesa n\u00eb SHBA. Nga pik\u00ebpamja ekonomike, do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e zgjuar t\u00eb shpallej nj\u00eb tender p\u00ebr zhvillimin e arm\u00ebve t\u00eb reja dhe t\u2019i jepej pun\u00eb koncernit q\u00eb prodhon pajisje ushtarake dhe ofron kushtet m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse. N\u00ebse t\u00eb gjitha ushtrit\u00eb, p\u00ebr shembull, do t\u00eb blinin nj\u00eb model tankesh t\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord paraprakisht, at\u00ebher\u00eb prodhimi i nj\u00eb numri m\u00eb t\u00eb madh tankesh do t\u00eb ishte p\u00ebrfundimisht m\u00eb i lir\u00eb (p\u00ebr cop\u00eb).<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb duket si nj\u00eb ide e mir\u00eb ekonomikisht shpesh d\u00ebshton p\u00ebr shkak t\u00eb egoizmit komb\u00ebtar. Ministrit\u00eb e Mbrojtjes deri m\u00eb tani kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lumtura p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sisteme t\u00eb prodhuara nga fabrikat vendase t\u00eb arm\u00ebve. Zbatimi i projekteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta do t\u00eb vonohej p\u00ebr shkak t\u00eb procesit t\u00eb nd\u00ebrlikuar t\u00eb harmonizimit t\u00eb pozicioneve. Sipas ekspert\u00ebve ushtarak\u00eb, prokurimi i p\u00ebrbashk\u00ebt, pavar\u00ebsisht gjith\u00eb k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ka potencialin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr pajisjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb me nj\u00eb kosto t\u00eb menaxhueshme.<\/p>\n<p>Kredi t\u00eb favorshme?<br \/>\nShum\u00eb vende an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb jan\u00eb unanime n\u00eb vler\u00ebsimin e tyre se Banka Evropiane e Investimeve (EIB) duhet t\u00eb miratoj\u00eb kredi t\u00eb favorshme p\u00ebr blerjen e arm\u00ebve dhe municioneve. Deri m\u00eb tani, kjo nuk ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me statutet. Prodhimi i arm\u00ebve mb\u00ebshtetet nga linja krediti vet\u00ebm n\u00eb raste t\u00eb jasht\u00ebzakonshme \u2013 n\u00eb parim, vet\u00ebm kur arm\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrdoren edhe p\u00ebr q\u00ebllime civile, p\u00ebr shembull p\u00ebr satelit\u00eb ose drone. \u201cZbutja\u201d e k\u00ebtyre rregullave mund t\u00eb lejoj\u00eb kompanit\u00eb e mesme n\u00eb sektorin e arm\u00ebve dhe t\u00eb mbrojtjes n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb \u201cfurnizohen\u201d me kredi t\u00eb favorshme.\/DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/03\/be-kerkon-shtimin-e-fondeve-analiza-nga-duhet-te-vijne-parate-per-mbrojtjen-e-evropes\/\">BE k\u00ebrkon shtimin e fondeve, analiza: Nga duhet t\u00eb vijn\u00eb parat\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e Evrop\u00ebs?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHBA-ja paguan deri tani pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kostove t\u00eb financimit t\u00eb NATO-s, nj\u00eb aleanc\u00eb ushtarake q\u00eb bashkon 32 vende. Siguria evropiane varet po ashtu nga ushtar\u00ebt amerikan\u00eb dhe arm\u00ebt e tyre \u2013 kryesisht nga aft\u00ebsit\u00eb speciale ushtarake q\u00eb evropian\u00ebt nuk i kan\u00eb ende n\u00eb dispozicion. P\u00ebr shembull, n\u00eb drejtim t\u00eb transportit ajror t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8109","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8109","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8109"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8109\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8109"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8109"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8109"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}