{"id":81063,"date":"2026-04-09T19:48:29","date_gmt":"2026-04-09T19:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/09\/mbi-banesat-e-shtrenjta-dhe-mitin-e-pastrimit-te-parave\/"},"modified":"2026-04-09T19:48:29","modified_gmt":"2026-04-09T19:48:29","slug":"mbi-banesat-e-shtrenjta-dhe-mitin-e-pastrimit-te-parave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/09\/mbi-banesat-e-shtrenjta-dhe-mitin-e-pastrimit-te-parave\/","title":{"rendered":"Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e \u201cpastrimit t\u00eb parave\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb debat jasht\u00eb \u00e7do logjike lidhur me at\u00eb q\u00eb quhet pastrim parash n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit n\u00eb Shqip\u00ebri, duke e shpjeguar at\u00eb jo me ndonj\u00eb mekaniz\u00ebm konkret se si b\u00ebhet, por me \u00e7mimet e rritura t\u00eb banesave n\u00eb treg.<\/p>\n<p>N\u00eb parim, q\u00eb t\u00eb pastrosh para n\u00eb nj\u00eb biznes, duhet t\u00eb kesh nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb t\u00eb investosh para t\u00eb padeklaruara dhe t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb produkt t\u00eb formalizuar shtrenjt\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb kesh para t\u00eb pastra nga shitja e mundshme e tij.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare vit pas viti, q\u00eb nga koha e PD, ka qen\u00eb e kompleksuar nga akuzat p\u00ebr pastrim parash n\u00eb Shqip\u00ebri, madje edhe nga institucionet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe vet\u00ebm ka ashp\u00ebrsuar ligjet dhe mekanizmat kund\u00ebr p\u00ebrdorimit t\u00eb parave cash n\u00eb ekonomi. Ne sot mund t\u00eb jemi nga vendet e pakta n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb e kemi aq t\u00eb formalizuar procesin e nd\u00ebrtimit, fjala bie, sa i vetmi z\u00eb ku mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb far\u00eb spekulimi \u00ebsht\u00eb diferenca mes pagave reale dhe atyre formale. Por ai nuk \u00ebsht\u00eb pastrim parash. Se nga ai proces thjesht ti nuk shton dot shpenzimet e tua, pra humbet m\u00eb shum\u00eb se sa fiton.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb proceset e tjera n\u00eb nd\u00ebrtim jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht formale, q\u00eb nga blerja e betonit, hekurit, instalimeve etj., t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb detyrueshme t\u00eb b\u00ebhen me llogari bankare, pasi nuk kolaudohet objekti.<\/p>\n<p>Pra nj\u00eb nd\u00ebrtues ka realisht asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb financoj\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtim me para cash. Ai thjesht mund t\u00eb deklaroj\u00eb rroga m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se sa jan\u00eb realisht, duke p\u00ebrdorur pag\u00ebn minimale si kufi, por kjo mund t\u00eb prodhoj\u00eb evazion t\u00eb leht\u00eb fiskal, por jo pastrim parash. Madje kjo i heq mund\u00ebsin\u00eb investitorit t\u00eb rris\u00eb shpenzimet q\u00eb t\u00eb ngushtoj\u00eb norm\u00ebn e taksimit n\u00eb shitje.<\/p>\n<p>Pak a shum\u00eb ky \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb procesi i \u201ckriminalizuar\u201d i nd\u00ebrtimit, p\u00ebr t\u00eb cilin gjith\u00eb populli shqiptar, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb retorik\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs, e p\u00ebrfytyron si nj\u00eb lum\u00eb i madh q\u00eb kalon posht\u00eb pallateve, pastron parat\u00eb e nd\u00ebrtuesit dhe ik\u00ebn diku derdhet n\u00eb det.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb k\u00ebta akuzues popullor\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuesve kapen me \u00e7mimet e larta n\u00eb treg t\u00eb banesave dhe arsyetojn\u00eb se kjo vjen ngaq\u00eb nd\u00ebrtuesit duhet t\u00eb pastrojn\u00eb para. Si\u00e7 e shpjegova, qeveria jon\u00eb e ka formalizuar aq shum\u00eb procesin e nd\u00ebrtimit sa edhe gozhda nuk blihet dot cash. N\u00eb fund t\u00eb nd\u00ebrtimit, banesa ka nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb bazohet mbi koston e nd\u00ebrtimit t\u00eb saj dhe diferenca mes saj dhe shitjes tatohet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb taksat e nd\u00ebrtimit n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb nj\u00eb masak\u00ebr e v\u00ebrtet\u00eb, pasi mes t\u00eb tjerash jan\u00eb edhe paraprake. Nj\u00eb nd\u00ebrtues nga k\u00ebta t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb komplekse duhet t\u00eb paguaj\u00eb nga 4 deri n\u00eb 7 milion euro taksa paraprakisht. Nj\u00eb nd\u00ebrtues q\u00eb i gjen kaq lek\u00eb n\u00eb bank\u00eb paraprakisht \u00ebsht\u00eb hero. Mendo q\u00eb pas k\u00ebsaj atij i duhen para t\u00eb tjera po formale p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar. Pra pasi nd\u00ebrtuesi mbytet me taksa, t\u00eb cilat nuk t\u2019i merr njeri n\u00eb para cash por me para banke, dhe pasi duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb \u00e7do gj\u00eb me para t\u00eb deklaruara, i thon\u00eb ti pastron para se i shet shtrenjt.<\/p>\n<p>Edhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mit tjet\u00ebr. Banesat n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb lir\u00eb kur nd\u00ebrtohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale, pra kan\u00eb qen\u00eb lir\u00eb kur, n\u00ebse flasim me gjuh\u00ebn e sotme, \u201cpastroheshin para\u201d, pasi mund t\u00eb nd\u00ebrtoje cash. Kur ti ke nj\u00eb produkt t\u00eb investuar t\u00eb gjithin me para banke, \u00e7do shitje nuk \u00ebsht\u00eb pastrim parash por fitim i tatuar. Pastrim parash \u00ebsht\u00eb ta nd\u00ebrtosh nj\u00eb objekt me lek\u00eb t\u00eb padeklaruara dhe ta shes\u00ebsh shtrenjt, jo t\u00eb paguash paraprakisht miliona euro taksa, t\u00eb nd\u00ebrtosh dhe me para t\u00eb kontrolluara nga bankat.<\/p>\n<p>\u00c7mimi i banesave \u00ebsht\u00eb rritur nga rritja e kostove t\u00eb nd\u00ebrtimit, nga cil\u00ebsia e lart\u00eb e nd\u00ebrtimit q\u00eb natyrisht ka kosto t\u00eb tjera dhe mes t\u00eb tjerash edhe nga k\u00ebrkesa e tregut. N\u00eb tregun shqiptar ka hyr\u00eb bler\u00ebsi i huaj n\u00eb zonat bregdetare, ka hyr\u00eb bler\u00ebsi i diaspor\u00ebs n\u00eb qendrat urbane dhe bler\u00ebsi i Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb si n\u00eb qytet ashtu dhe n\u00eb bregdet. Dhe natyrisht ka nj\u00eb ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, por shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se vendet tona fqinje bregdetare.<\/p>\n<p>Miti tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se \u00e7iftet shqiptare nuk blejn\u00eb dot sht\u00ebpi. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb t\u00eb blesh nj\u00eb banes\u00eb, por askund n\u00eb bot\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i par\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb ku qytetar\u00ebt zot\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb banes\u00eb. Kam iden\u00eb se jemi mbi 85 p\u00ebr qind e popullsis\u00eb q\u00eb kemi nj\u00eb banes\u00eb ton\u00ebn, nga 30 apo 40 p\u00ebr qind q\u00eb jan\u00eb vendet evropiane.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundmi, nd\u00ebrtimi po t\u00ebrheq pas disa deg\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ekonomis\u00eb dhe po mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare duke ruajtur dhe ritmin e rritjes s\u00eb turizmit. Shqip\u00ebria po merr n\u00eb rrug\u00eb formale rreth 5 miliard euro n\u00eb vit nga turizmi dhe besoj dhe nja 3 t\u00eb tjera t\u00eb padeklaruara q\u00eb shkojn\u00eb direkt pa taksa n\u00eb xhepat e qytetar\u00ebve q\u00eb japin sht\u00ebpi me qira apo ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime turistike ambulante. Shqip\u00ebria ka nj\u00eb plan investimi vjetor q\u00eb, n\u00ebse e llogarit nga lejet e dh\u00ebna, k\u00ebrkon rreth 10 miliard euro n\u00eb vit investime n\u00eb nd\u00ebrtim.<br \/>\n100 p\u00ebr 100 e nd\u00ebrtuesve shqiptar\u00eb jan\u00eb klient\u00eb t\u00eb bankave dhe kredit\u00eb e tyre jan\u00eb t\u00eb verifikueshme. Edhe pse \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur kjo legjend\u00eb e pastrimit t\u00eb parave n\u00eb nd\u00ebrtim, q\u00eb n\u00ebnkupton bot\u00ebn e drog\u00ebs, duhet t\u00eb themi se ata mund t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm bler\u00ebs t\u00eb formalizuar n\u00eb tregun e nd\u00ebrtimit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kjo n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb gati e pamundur t\u00eb fut\u00ebsh n\u00eb bank\u00eb para cash.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb q\u00eb pastrohen parat\u00eb e korrupsionit. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb banale. Shqip\u00ebria ka rreth 1 miliard investime t\u00eb prokuruara n\u00eb vit dhe ato n\u00eb fund t\u00eb vitit d\u00ebshtojn\u00eb. Nuk e di sa p\u00ebrfytroni taks\u00ebn e korrupsionit n\u00eb k\u00ebto investime, por n\u00ebse do ta v\u00ebm\u00eb 10 p\u00ebr qind i bie 100 milion euro, n\u00ebse i v\u00ebm\u00eb 20 i bie 200 milion euro, por edhe n\u00ebse doni t\u00eb \u00e7mendeni e t\u00eb thoni q\u00eb shteti i vjedh t\u00eb 1 miliard eurot, prap\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak se 10 miliard euro q\u00eb japin bankat p\u00ebr investime n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Prandaj, derisa lodheni t\u00eb gjeni pastrues parash n\u00eb nd\u00ebrtim, b\u00ebjini presion qeveris\u00eb t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb procedurat p\u00ebr mij\u00ebra emigrant\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb para n\u00eb atdhe, disa me bank\u00eb e disa cash, t\u00eb mos t\u2019i arrestojn\u00eb n\u00eb aeroporte ato n\u00ebnat plaka me nga 10 mij\u00eb euro q\u00eb ua japin djemtue n\u00eb per\u00ebndim, e t\u2019ua sekuestrojn\u00eb, se ata jan\u00eb fiks ata q\u00eb duan t\u00eb blejn\u00eb ndonj\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr vete apo djalin k\u00ebtu. Po qe se mbeten t\u00eb pastrojn\u00eb ata ato 10 mij\u00eb euro, dakord jam t\u2019i pastrojm\u00eb, se t\u00eb emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb jan\u00eb.<\/p>\n<p>E kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u lavd\u00ebruar. Qeveria ua ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur qytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb duan t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me kursimet e tyre dhe ndihma t\u00eb familjar\u00ebve jasht\u00eb shtetit q\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb shum\u00ebn n\u00ebse nuk u vjen me bank\u00eb dhe n\u00ebse nuk b\u00ebjn\u00eb dhjet\u00ebra kontrata borxhi me ta. Pasi ua ka marr\u00eb frym\u00ebn nd\u00ebrtuesve me taksa dhe dhjet\u00ebra agjenci kontrolli q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hajdut\u00eb gjobaxhinj, q\u00eb duan edhe para cash, tani duhet t\u00eb keq\u00ebp\u00ebrdoren edhe si pastrues parash, q\u00eb n\u00eb fakt as kan\u00eb t\u00eb kujt t\u2019i pastrojn\u00eb dhe as kan\u00eb si t\u2019i pastrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr \u00e7mimet e banesave, ato nuk ulen nga ligjet e tregut, por nga politikat sociale t\u00eb qeveris\u00eb. Qeveria u merr taksa nd\u00ebrtuesve aq shum\u00eb sa nuk e meritojn\u00eb. Me ato taksa le t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb treg si bler\u00ebse apartamentesh dhe t\u00eb krijoj\u00eb politika sociale p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Gati 10 per qind e taksave shkon ne xhepa te qeverise pertej tatimit mbi fitimin. N\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn strehimin e zgjidhin politikat qeveritare, nuk e zgjidhin nd\u00ebrtuesit. Nd\u00ebrtuesit nd\u00ebrtojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shitur, jo p\u00ebr bamir\u00ebsi. Qeveria q\u00eb u merr taksat le t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt. Parat\u00eb nd\u00ebrtuesve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve  ua merr.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Ka nj\u00eb debat jasht\u00eb \u00e7do logjike lidhur me at\u00eb q\u00eb quhet pastrim parash n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit n\u00eb Shqip\u00ebri, duke e shpjeguar at\u00eb jo me ndonj\u00eb mekaniz\u00ebm konkret se si b\u00ebhet, por me \u00e7mimet e rritura t\u00eb banesave n\u00eb treg. N\u00eb parim, q\u00eb t\u00eb pastrosh para n\u00eb nj\u00eb biznes, duhet t\u00eb kesh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81063","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81063","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81063"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81063\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}