{"id":81056,"date":"2026-04-09T18:20:42","date_gmt":"2026-04-09T18:20:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/09\/mabco-denoncon-manipulimin-po-perdoren-dokumente-te-rreme-per-te-ndikuar-gjykaten\/"},"modified":"2026-04-09T18:20:42","modified_gmt":"2026-04-09T18:20:42","slug":"mabco-denoncon-manipulimin-po-perdoren-dokumente-te-rreme-per-te-ndikuar-gjykaten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/09\/mabco-denoncon-manipulimin-po-perdoren-dokumente-te-rreme-per-te-ndikuar-gjykaten\/","title":{"rendered":"MABCO denoncon manipulimin: \u201cPo p\u00ebrdoren dokumente t\u00eb rreme p\u00ebr t\u00eb ndikuar gjykat\u00ebn\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs po hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb vendimtare n\u00eb gjykat\u00eb, MABCO ka dal\u00eb publikisht duke denoncuar at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebson si nj\u00eb manipulim t\u00eb organizuar t\u00eb opinionit publik dhe t\u00eb vet\u00eb procesit gjyq\u00ebsor. Sipas kompanis\u00eb q\u00eb zot\u00ebron 98% t\u00eb aksioneve, nuk b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb debat mbi nj\u00eb kredi, por p\u00ebr p\u00ebrdorimin e dokumenteve t\u00eb shk\u00ebputura nga konteksti p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb narrativ\u00eb t\u00eb rreme n\u00eb prag t\u00eb vendimeve \ufffc.<\/p>\n<p>Mabco denoncon me dy element\u00eb konkret\u00eb q\u00eb, sipas kompanis\u00eb zviceriane, rr\u00ebzojn\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e nd\u00ebrtuar n\u00eb publik. I pari lidhet me emailin e ish-administratorit Valon Lluka, i p\u00ebrdorur si prov\u00eb se financimi \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar. Por kompania thekson se ky email \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar pasi ai ishte shkarkuar nga detyra, \u00e7ka e b\u00ebn at\u00eb juridikisht t\u00eb pavlefsh\u00ebm si q\u00ebndrim i shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Email i ish-administratorit t\u00eb VIA, Valon Lluka i d\u00ebrguar pas shkarkimit nga Asamblea e Ortak\u00ebve, emaili \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb media pa dat\u00ebn dhe or\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse<\/p>\n<p>I dyti lidhet me faktin se i nj\u00ebjti person, Valon Lluka ka firmosur m\u00eb par\u00eb dokumentet e angazhimit me Delphos, duke qen\u00eb pjes\u00eb e procesit q\u00eb sot pretendohet se ka refuzuar.<\/p>\n<p>Firma e Valon Lluk\u00ebs n\u00eb letr\u00ebn e angazhimit p\u00ebr financimin e Delphos<\/p>\n<p>Paralelisht, MABCO denoncon edhe p\u00ebrdorimin e k\u00ebtyre t\u00eb pav\u00ebrtetave si prova n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor, nd\u00ebrsa kund\u00ebrshton edhe tez\u00ebn kryesore q\u00eb po shtyhet n\u00eb publik, se aeroporti po futet n\u00eb kredi si huamarr\u00ebs apo garant. Sipas kompanis\u00eb, kjo nuk q\u00ebndron n\u00eb asnj\u00eb dokument zyrtar dhe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb deformim t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebveshjes financiare, e cila angazhon vet\u00ebm MABCO dhe jo shoq\u00ebrin\u00eb koncesionare.<\/p>\n<p>P\u00ebr MABCO, k\u00ebto jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb skeme t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, ku t\u00eb nj\u00ebjtat pretendime riciklohen n\u00eb momente ky\u00e7e p\u00ebr t\u00eb krijuar presion mbi drejt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb legjitimuar nj\u00eb kontroll faktik mbi nj\u00eb projekt strategjik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, p\u00ebrplasja p\u00ebr Aeroportin e Vlor\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm juridike, por edhe nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr t\u00eb imponuar nj\u00eb version t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs p\u00ebrpara se t\u00eb flas\u00eb gjykata.<\/p>\n<h3><strong>Njoftimi i plot\u00eb i MABCO p\u00ebr Aeroportin e Vlor\u00ebs<\/strong><\/h3>\n<p>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR SHTYP<\/p>\n<p>Reagim i MABCO Constructions SA mbi publikimet e p\u00ebrs\u00ebritura dhe t\u00eb pasakta p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, 9 Prill 2026<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb publikimeve t\u00eb fundit n\u00eb media, t\u00eb cilat rikthejn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat pretendime t\u00eb pabazuara dhe dokumente t\u00eb p\u00ebrdorura jasht\u00eb kontekstit, MABCO Constructions SA ndjen detyrimin t\u00eb sqaroj\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb opinionin publik dhe institucionet mbi disa fakte thelb\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ky reagim vjen p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb praktike t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, ku i nj\u00ebjti material i manipuluar riciklohet n\u00eb momente t\u00eb caktuara, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb prag t\u00eb zhvillimeve gjyq\u00ebsore, me q\u00ebllim t\u00eb duksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndikuar procesin dhe p\u00ebr t\u00eb deformuar perceptimin publik mbi nj\u00eb investim strategjik si Aeroporti i Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>I. P\u00cbRMBLEDHJE E Q\u00cbNDRIMIT<\/strong><\/p>\n<p>Publikimet e fundit jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb fushate t\u00eb koordinuar dezinformimi q\u00eb synon t\u00eb ndikoj\u00eb proceset gjyq\u00ebsore dhe t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb nj\u00eb projekt strategjik p\u00ebr vendin. Pretendimet mb\u00ebshteten n\u00eb dokumente t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive dhe t\u00eb paraqitura pa element\u00ebt thelb\u00ebsor\u00eb identifikues, duke shtremb\u00ebruar kronologjin\u00eb reale t\u00eb ngjarjeve.<\/p>\n<p>Narrativa e nd\u00ebrtuar nga pala minoritare synon t\u00eb justifikoj\u00eb uzurpimin q\u00eb I ka b\u00ebr\u00eb VIA-s ku ajo zot\u00ebron vet\u00ebm 2% t\u00eb aksioneve, n\u00ebp\u00ebrmjet delegjitimimit t\u00eb aksionarit shumic\u00eb. P\u00ebrs\u00ebritja ciklike e t\u00eb nj\u00ebjtave pretendime, sidomos n\u00eb momente ky\u00e7e gjyq\u00ebsore, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb manipuluar opinionin publik dhe p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion ndaj drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>II. SQARIMI I PRETENDIMEVE T\u00cb PAV\u00cbRTETA<\/strong><\/p>\n<p><strong>1. Manipulimi i q\u00ebllimsh\u00ebm i emailit t\u00eb ish-administratorit Valon Lluka<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha publikimet mediatike q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, mungon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme data dhe ora e d\u00ebrgimit t\u00eb emailit t\u00eb z. Valon Lluka.<\/p>\n<p>(Sh\u00ebnim: bashk\u00eblidhur gjendet krahasimi mes imazhit t\u00eb publikuar n\u00eb media dhe emailit origjinal q\u00eb p\u00ebrmban dat\u00ebn dhe or\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb d\u00ebrgimit.)<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb munges\u00eb rast\u00ebsore. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb elementi ky\u00e7 q\u00eb e rr\u00ebzon pretendimin p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb tij kund\u00ebr financimit nga Delphos. Emaili \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar pasi z. Lluka ishte pezulluar dhe m\u00eb pas shkarkuar nga detyra, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb Ortak\u00ebve. N\u00eb k\u00ebto kushte, \u00e7do komunikim i tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa kompetenc\u00eb ligjore dhe nuk p\u00ebrfaq\u00ebson asnj\u00eb q\u00ebndrim institucional t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>2. Q\u00ebndrimi real i z. Lluka ndaj financimit Delphos<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga sa pretendohet publikisht, z. Valon Lluka, gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs si administrator, ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb procesin e financimit me Delphos dhe nuk ka paraqitur asnj\u00eb kund\u00ebrshtim formal n\u00eb asnj\u00eb faz\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, n\u00eb letr\u00ebn e angazhimit (\u201cEngagement Letter\u201d) me Delphos, t\u00eb dat\u00ebs 11 shtator 2023, z. Lluka figuron si p\u00ebrfaq\u00ebsues i autorizuar i shoq\u00ebris\u00eb dhe ka firmosur vet\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb em\u00ebr t\u00eb klientit (VIA sh.p.k.), duke konfirmuar p\u00ebrfshirjen e tij t\u00eb plot\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Ky fakt \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor dhe rr\u00ebzon \u00e7do pretendim t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm p\u00ebr kund\u00ebrshtim ndaj financimit. Ai tregon qart\u00eb se historia e nd\u00ebrtuar pas largimit t\u00eb tij nga detyra \u00ebsht\u00eb e fabrikuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me ortakun minoritar dhe nuk p\u00ebrputhet me veprimet konkrete dhe dokumentet zyrtare t\u00eb periudh\u00ebs kur ai ushtronte funksionin e administratorit.<\/p>\n<p><strong>3. Pretendimi p\u00ebr \u201crefuzim t\u00eb firmosjes\u201d dhe largime t\u00eb lidhura me k\u00ebt\u00eb proces<\/strong><\/p>\n<p>Pretendimi se z. Lluka ka refuzuar t\u00eb firmos\u00eb marr\u00ebveshjen dhe se ky ka qen\u00eb shkaku i largimeve nga kompania rr\u00ebzohet nga vet\u00eb faktet: emaili i publikuar \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar pas shkarkimit t\u00eb tij, duke p\u00ebrjashtuar \u00e7do lidhje shkak-pasoj\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, edhe pretendimi i ortakut minoritar dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij mediatik\u00eb se largimi i z. Mentor Hajdaraj ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn me Delphos n\u00eb em\u00ebr t\u00eb VIA-s \u00ebsht\u00eb i pav\u00ebrtet\u00eb. Z. Hajdaraj nuk e dha dor\u00ebheqjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, por p\u00ebr arsye personale t\u00eb lidhura me sjelljen jokonstruktive t\u00eb ortakut minoritar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, atij nuk i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar asnj\u00ebher\u00eb nga MABCO t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>4. Keqp\u00ebrdorimi i pretendimeve t\u00eb rreme n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsuese fakti se elementet dhe pretendimet e manipuluara jan\u00eb paraqitur edhe n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore nga ortaku me 2% t\u00eb aksioneve, me q\u00ebllim nd\u00ebrtimin e nj\u00eb pretendimi t\u00eb rreme se marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb ose n\u00ebn presion. Ky keqp\u00ebrdorim i procesit gjyq\u00ebsor p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb parimit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb besimit t\u00eb mir\u00eb n\u00eb gjykim. (Shih imazhin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb 2A Group)<\/p>\n<p><strong>5. Pretendimi se MABCO synon kontrollin p\u00ebr t\u00eb realizuar p\u00ebrfshirjen e VIA-s n\u00eb marr\u00ebveshjen me Delphos<\/strong><\/p>\n<p>Ky pretendim \u00ebsht\u00eb po ashtu i pav\u00ebrtet\u00eb. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sqaruar edhe m\u00eb par\u00eb, VIA mund t\u00eb b\u00ebhet bashk\u00ebhuamarr\u00ebs n\u00eb marr\u00ebveshjen me Delphos vet\u00ebm pasi jan\u00eb plot\u00ebsuar disa kushte paraprake, p\u00ebrfshir\u00eb dhe aprovimin nga autoritetet shtet\u00ebrore kompetente.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, edhe pas shkarkimit t\u00eb z. Lluka (nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb administrimi i shoq\u00ebris\u00eb ka vijuar nga MABCO si aksionar shumic\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejtat dhe kompetencat e saj ligjore) kompania ka zgjedhur t\u00eb mos e detyroj\u00eb VIA-n t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb marr\u00ebveshjen, megjith\u00ebse kishte kapacitetin votues p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: nuk ekziston asnj\u00eb nevoj\u00eb dhe asnj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb zhvilluar procese financiare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb ndaj nj\u00eb ortaku q\u00eb mban vet\u00ebm 2% t\u00eb aksioneve.<\/p>\n<p><strong>III. KONKLUZION<\/strong><\/p>\n<p>MABCO konfirmon se asnj\u00eb aksion, kuot\u00eb apo asset infrastrukture e VIA-s nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb si garanci p\u00ebr kredin\u00eb. Marr\u00ebveshja financiare angazhon vet\u00ebm MABCO dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me ligjin dhe kontrat\u00ebn koncesionare. Kjo rr\u00ebzon \u00e7do insinuat\u00eb p\u00ebr risk juridik apo p\u00ebr shkelje t\u00eb detyrimeve kontraktuale.<\/p>\n<p>Riciklimi i t\u00eb nj\u00ebjtave pretendime, i t\u00eb nj\u00ebjtit dokument t\u00eb manipuluar dhe i s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs narrativ\u00eb tregon p\u00ebr nj\u00eb strategji t\u00eb q\u00ebllimshme p\u00ebr t\u00eb krijuar konfuzion publik dhe p\u00ebr t\u00eb ndikuar proceset gjyq\u00ebsore n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>MABCO rithekson se faktet, dokumentet dhe kronologjia jan\u00eb t\u00eb qarta dhe t\u00eb verifikueshme, nd\u00ebrsa pretendimet e ngritura nuk q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebrball\u00eb tyre. \u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb deformuar realitetin nuk ndryshon thelbin juridik t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Kompania mbetet e angazhuar p\u00ebr transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb, respektim rigoroz t\u00eb ligjit dhe realizimin e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs si investim strategjik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00eblidhur:<br \/>\n\u2022 Kopje e emailit origjinal me dat\u00eb dhe or\u00eb t\u00eb d\u00ebrgimit<br \/>\n\u2022 Vendimet e Asambles\u00eb s\u00eb Ortak\u00ebve p\u00ebr pezullimin dhe shkarkimin e administratorit<br \/>\n\u2022 Dokumentacion mbi marr\u00ebveshjen e financimit<br \/>\n\u2022 Dokumentacioni ku 2A Group ngre pretendime t\u00eb rreme n\u00eb Gjykat\u00eb<\/p>\n<p>Zyra e Komunikimit<br \/>\nMABCO Constructions SA<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/VIA-DELPHOS-Engagement-letter-qe-tregon-se-ish-administratori-Valon-Lluka-i-ka-firmosur-dokumentat-ne-lidhje-me-financimin-e-DELPHOS-dhe-nuk-ka-pasur-kundershtime-para-se-te-shkarkohej1.pdf\">VIA-DELPHOS-Engagement letter qe\u0308 tregon se ish-administratori Valon Lluka i ka firmosur dokumentat ne\u0308 lidhje me financimin e DELPHOS dhe nuk ka pasur kundershtime para se te shkarkohej(1)<\/a><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/2025.09.01_Vendimi-i-Asamblese-e-Pergjithshme_VIA-01.09.2025.pdf\">2025.09.01_Vendimi i Asamblese\u0308 e Pe\u0308rgjithshme_VIA 01.09.2025<\/a> <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/Emaili-Llukes-per-Delfos.pdf\">Emaili Llukes per Delfos<\/a><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Email I Valon Lluk\u00ebs p\u00ebr Mabco qe\u0308 publikohet ne\u0308 media pa date\u0308n dhe ore\u0308n pe\u0308rkate\u0308se, sepse nd\u00ebrkoh\u00eb ai ishte shkarkuar si administrator I VIA<br \/>\nEmail origjinal i ish-administratorit t\u00eb VIA, Valon Lluka me or\u00ebn dhe dat\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb tregon se \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar pas shkarkimit nga Asambleja e Ortak\u00ebve<br \/>\nPretendimi i 2A Group n\u00eb gjykat\u00eb, p\u00ebr shkarkimin e ish-administratorit p\u00ebr shkak t\u00eb presioneve p\u00ebr financimin nga DELPHOS, q\u00eb MABCO e mohon kategorikisht<br \/>\nPretendimi i 2A Group q\u00eb Valon Lluka u shkarkua si administrator i VIA p\u00ebr shkak t\u00eb kredis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai kishte firmosur letr\u00ebn e angazhimit me DELPHOS<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/09\/mabco-denoncon-manipulimin-po-perdoren-dokumente-te-rreme-per-te-ndikuar-gjykaten\/\">MABCO denoncon manipulimin: \u201cPo p\u00ebrdoren dokumente t\u00eb rreme p\u00ebr t\u00eb ndikuar gjykat\u00ebn\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs po hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb vendimtare n\u00eb gjykat\u00eb, MABCO ka dal\u00eb publikisht duke denoncuar at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebson si nj\u00eb manipulim t\u00eb organizuar t\u00eb opinionit publik dhe t\u00eb vet\u00eb procesit gjyq\u00ebsor. Sipas kompanis\u00eb q\u00eb zot\u00ebron 98% t\u00eb aksioneve, nuk b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb debat mbi nj\u00eb kredi, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":81057,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81056","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81056","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81056"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81056\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/81057"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81056"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81056"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81056"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}