{"id":81041,"date":"2026-04-09T17:48:36","date_gmt":"2026-04-09T17:48:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/09\/kur-berisha-ben-si-e-ardhmja-e-pd-koha-e-thirrrjes-lul-ku-je\/"},"modified":"2026-04-09T17:48:36","modified_gmt":"2026-04-09T17:48:36","slug":"kur-berisha-ben-si-e-ardhmja-e-pd-koha-e-thirrrjes-lul-ku-je","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/09\/kur-berisha-ben-si-e-ardhmja-e-pd-koha-e-thirrrjes-lul-ku-je\/","title":{"rendered":"Kur Berisha b\u00ebn si e ardhmja e PD, koha e thirrrjes \u2018Lul, ku je\u2019?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>Sali Berisha nuk t\u00ebrhiqet nga gara p\u00ebr kreun e Partis\u00eb Demokratike, \u2018gar\u00eb\u2019 e cila n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti do t\u00eb \u2018ratifikoj\u00eb\u2019 zyrtarisht liderin historik si \u2018pronarin\u2019 e vet\u00ebm dhe t\u00eb pakontestuesh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare!<\/p>\n<p>Pasi ka d\u00ebrguar n\u00eb \u2018konservim\u2019 statutin e PD, bashk\u00eb dhe me nenin e famsh\u00ebm \u201cBasha\u2019 t\u00eb tij, q\u00eb p\u00ebrcaktonte se n\u00ebse kryetari i partis\u00eb nuk e sillte PD n\u00eb pushtet at\u00ebher\u00eb automatikisht ai ishte i shkarkuar nga ky post, dhe menj\u00ebher\u00eb fillonin procedurat p\u00ebr zgjedhjen e pasuesit t\u00eb tij, Berisha tashm\u00eb po kombinon fushat\u00ebn e p\u00ebrjashtimeve, me protestat e \u2018filtrimin\u2019 e listave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb!<\/p>\n<p>Berisha jo vet\u00ebm q\u00eb ka shkelur me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt statusin e PD, prej nj\u00eb viti, duke e justifikuar q\u00ebndrimin n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb me justifikimin se zgjedhjet e vitit t\u00eb kaluar nuk ishin zgjedhje por fars\u00eb, pavar\u00ebsisht se d\u00ebshtoi t\u00eb sillte opozit\u00ebn n\u00eb pushtet sikurse e precizon statuti i partis\u00eb, por dhe tashm\u00eb kur kan\u00eb dal\u00eb z\u00ebra t\u00eb rinj q\u00eb duan t\u00eb garojn\u00eb p\u00ebr postin e kryetarit, madje jan\u00eb pajtuar dhe me faktin p\u00ebr t\u00eb garuar p\u00ebrball\u00eb tij, anipse n\u00eb kund\u00ebrshtim me statutin \u00ebsht\u00eb n\u00eb gar\u00eb, kreu aktual i PD po i p\u00ebrjashton nga partia! Pra dhe formalisht, nuk do as kandidat\u00eb fiktiv\u00eb q\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebrball\u00eb tij, p\u00ebr postin e kryetarit t\u00eb PD! Pavar\u00ebsisht se askush nuk e rrezikon!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu veproi me Salianjin, t\u00eb cilin e ka \u2018vet\u00ebp\u00ebrjashtuar\u2019, duke i ngarkuar n\u00eb kurriz dhe akuza t\u00eb tilla si ato t\u00eb bashk\u00ebpunimit me krimin e element\u00ebt kriminal\u00eb, por dhe me PS dhe Edi Ram\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mbushur sallat e foltoreve paralele t\u00eb tij. I vobekti Salinji, p\u00ebr \u2018Babalen\u2019 e famshme b\u00ebri burg duke u sakrifikuar p\u00ebr partin\u00eb, u konsiderua nj\u00eb hero, madje u prit si hero, derisa b\u00ebri \u2018gabimin fatal\u2019, teksa ka gjykuar udh\u00ebheq\u00ebsin dhe udh\u00ebheqjen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebr munges\u00eb efikasiteti opozitar e mb\u00ebshtetjeje nga ana e baz\u00ebs dhe e qytetar\u00ebve, e ku n\u00eb fund i vuri \u2018vul\u00ebn\u2019 fare marr\u00ebdh\u00ebnieve me Berish\u00ebn, at\u00ebher\u00eb kur iu mbush mendja se \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebrball\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr postin e kryetarit! Mir\u00eb Berisha, por nuk e l\u00eb rehat as Flamur Noka, k\u00ebt\u00eb s\u2019duron Salianji!<\/p>\n<p>P\u00ebr \u2018kutin\u2019 e Berish\u00ebs dhe t\u00eb njer\u00ebzve rreth tij, Salianji, por dhe Alesia Balliu e Evi Kokalari kan\u00eb guxuar shum\u00eb, pasi kan\u00eb shkuar deri atje ku nuk mban m\u00eb Berisha, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jan\u00eb \u2018vet\u00ebp\u00ebrjashtuar\u2019 jo vet\u00ebm nga gara, por dhe nga PD si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, p\u00ebrjashtim \u2018paket\u00eb\u2019 bashk\u00eb me mb\u00ebshtet\u00ebsit e tyre, deri n\u00eb shkrirjen e disa deg\u00ebve t\u00eb PD n\u00eb rrethe! Pra jan\u00eb shpallur armiq n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb, e shoq\u00ebruar kjo dhe me pastrimin e listave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb PD, p\u00ebrmes artificave t\u00eb tij, si ajo e marrjes s\u00eb kartave t\u00eb reja me firm\u00ebn e Sali Berish\u00ebs! Pik\u00ebrisht n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb PD, ku mendohet q\u00eb Berisha t\u00eb jet\u00eb garues i vet\u00ebm p\u00ebr kryetar partie, pasi deri m\u00eb tani nuk e ka gjetur ende vet\u00eb dik\u00eb q\u00eb ta ket\u00eb p\u00ebrball\u00eb si \u2018rival\u2019. Pra nj\u00eb kandidat me leje!<\/p>\n<p>Nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb, ku humb\u00ebsit me n\u00eb krye Berish\u00ebn kan\u00eb marr\u00eb frenat e PD, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb kjo parti t\u00eb katandiset n\u00eb limitet e ekzistenc\u00ebs, sipas \u2018aritmis\u00eb\u2019 s\u00eb drejtimit t\u00eb 82 vje\u00e7arit Sali Berisha, i cili po tenton q\u00eb t\u00eb shitet si e ardhmja e PD, dhe akoma m\u00eb tep\u00ebr po k\u00ebrkon ta shes\u00eb veten formalisht p\u00ebr t\u00eb mbajtur me gajret mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij, si e ardhmja e vendit! Dhe q\u00eb k\u00ebtu nis fillimi i fundit p\u00ebr PD-n\u00eb dhe p\u00ebr t\u00ebr\u00eb opozit\u00ebn, pasi sot nj\u00eb 36 vje\u00e7ar, ka lindur, \u00ebsht\u00eb shkolluar, \u00ebsht\u00eb martuar e b\u00ebr\u00eb me f\u00ebmij\u00eb, m\u00eb Berish\u00ebn n\u00eb ekran, me z\u00ebrin e tij n\u00eb sfond!  Jo se \u00ebsht\u00eb gremisur tani kjo parti, por jemi t\u00eb sigurt\u00eb se me Berish\u00ebn kryetar, vet\u00ebm posht\u00eb e m\u00eb posht\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbajtur k\u00ebt\u00eb \u2018statusin\u2019 e t\u00eb ardhmes s\u00eb PD, Berisha \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do gj\u00eb. E ka b\u00ebr\u00eb madje deri m\u00eb tani! Pasi la pa sukses koridoreve t\u00eb Uashingtonit mbi 10 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb hequr \u2018non grat\u00ebn\u2019 e pa p\u00ebrfituar qoft\u00eb dhe nj\u00eb viz\u00eb pune p\u00ebr n\u00eb tok\u00ebn amerikane, duke mos e marr\u00eb \u2018investimin\u2019 mbrapsht, Berisha ktheu syt\u00eb nga Berlini, ku nj\u00ebher\u00eb n\u00eb jav\u00eb zbarkon vet\u00eb ai ose t\u00eb d\u00ebrguarit e tij, n\u00eb kryeqytetin gjerman, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nxir\u00eb me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat Shqip\u00ebrin\u00eb. Madje duke b\u00ebr\u00eb dhe thirrje q\u00eb t\u00eb vendosen kushte ndaj Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, duke na marr\u00eb erzin me akuza t\u00eb tilla t\u00eb paformuluara as nga armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb shqiptar\u00ebve, si ajo q\u00eb e cil\u00ebsonte vendin ton\u00eb nj\u00eb narko-shtet. Vet\u00ebm Berisha e quan t\u00eb till\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, me aq para sa ka marr\u00eb nga parat\u00eb e shqiptar\u00ebve, p\u00ebrmes abuzimeve sa ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb pushtet, jan\u00eb dhe akuza zyrtare k\u00ebto e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetimin e SPAK, nuk e ka p\u00ebr gj\u00eb q\u00eb t\u00eb \u2018dorovis\u00eb\u2019 dhe lobist\u00ebt gjerman\u00eb, q\u00eb me sa duket, n\u00ebn shembullin e atyre amerikan\u00eb, kan\u00eb vendosur ta rrjepin plakun e PD, por q\u00eb deri m\u00eb tani nuk kan\u00eb arritur t\u00eb bllokojn\u00eb asgj\u00eb n\u00eb procesin e integrimit! Pasi 27 vendet e BE po e shqyrtojn\u00eb raportin e shk\u00eblqyer t\u00eb Komisionit Evropian, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb verdiktin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr ecurin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb drejt BE-s\u00eb! Dhe, as Gjermania e as vendet e tjera t\u00eb BE, sikurse pretendonte Berisha dhe njer\u00ebzit af\u00ebr tij, nuk kan\u00eb bllokuar procesin e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! <\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr t\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit vijon me kapacitet t\u00eb plot\u00eb, duke ia \u2018ngrir\u00eb buz\u00ebqqeshjen n\u00eb buz\u00eb\u2019 Berish\u00ebs dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt lan\u00eb nam duke paguar dhe duke z\u00ebn\u00eb njer\u00ebzit korridoreve t\u00eb Evrop\u00ebs, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb bllokuar negociatat! Leku let\u00ebr, me nj\u00eb fjal\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb tentuar hedhjen n\u00eb er\u00eb t\u00eb \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, pa mundur t\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aksion anti-shqiptar! E themi k\u00ebt\u00eb, pasi integrimi n\u00eb BE nuk \u00ebsht\u00eb as i Ram\u00ebs dhe as p\u00ebr Ram\u00ebn, por i Shqip\u00ebris\u00eb e p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Po ku bindet Berisha! Ai e ka lig\u00ebsin\u00eb n\u00eb shpirt, vesi i t\u00eb qenit kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb, i tij, do t\u00eb dal\u00eb bashk\u00eb me shpirtin!<\/p>\n<p>Teksa koridoreve t\u00eb PD flitet se Berisha ka shpenzuar miliona dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr \u2018non grat\u00ebn\u2019 n\u00eb SHBA dhe p\u00ebr t\u00eb rregulluar marr\u00ebdh\u00ebniet e PD me Uashingtonin, si garanci p\u00ebr t\u00eb pretenduar pushtetin n\u00eb Shqip\u00ebri, z\u00ebrat thon\u00eb, jo pa dhimbje p\u00ebr demokrat\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb mandatin e kat\u00ebr rresht n\u00eb opozit\u00eb, se ai ka shpenzuar dhe miliona euro p\u00ebr t\u00eb nxir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Berlin e Bruksel si dhe p\u00ebr t\u00eb goditur Ram\u00ebn, p\u00ebrpjekje k\u00ebto pa sh\u00ebnuar asnj\u00eb sukses. Dhe t\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh shp[enzim milionash p\u00ebr lobim t\u00eb kot\u00eb para demokrat\u00ebve q\u00eb po presin thumba gati 16 vite n\u00eb opozit\u00eb dhe vite t\u00eb tjera po aq me sa duket m\u00eb tej, \u00ebsht\u00eb si \u2018t\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh litarin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb varurit\u2019! Prandaj, n\u00eb kushte d\u00ebshp\u00ebrimi, po korridoreve t\u00eb PD po p\u00ebrmendet me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, e p\u00ebr habin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve edhe me nostalgji, koha e drejtimit s\u00eb k\u00ebsaj partie nga Lulzim Basha!<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtyre z\u00ebrave, gjat\u00eb drejtimit t\u00eb Bash\u00ebs, pavar\u00ebsisht se Berisha ishte n\u00eb prapasken\u00eb dhe luante jo pak fijet, marr\u00ebdh\u00ebniet me SHBA-t\u00eb, me Gjermanin\u00eb dhe me vendet e BE, ishin t\u00eb shk\u00eblqyera! Madje pa paguar asnj\u00eb lek p\u00ebr lobime q\u00eb t\u00eb rregulloheshin marr\u00ebdh\u00ebniet e PD me k\u00ebto vende aleate! Pa\u00e7ka se e nekatosi Berisha, kur pagoi gjysm\u00eb milioni dollar\u00eb, para t\u00eb dhuruara nga Rusia k\u00ebto, p\u00ebr at\u00eb lobimin e famsh\u00ebm n\u00eb SHBA, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ishin para t\u00eb dh\u00ebna  p\u00ebr nxitjen e destabilizimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe rajonit, p\u00ebr hesap t\u00eb Kremlinit, duke ia nxir\u00eb faqen PD, parti i themeluar n\u00ebn moton \u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evropa\u201d!<\/p>\n<p>Teksa shihen rezultatet e PD-s\u00eb dhe opozit\u00ebs n\u00ebn drejtimin e Berish\u00ebs n\u00eb ballafaqimet elektorale p\u00ebrball\u00eb PS dhe Ram\u00ebs, shihet me sy t\u00eb lir\u00eb se mb\u00ebshtetja ka r\u00ebn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 2025, kur kjo parti ishte n\u00ebn nivelin historik t\u00eb 36 viteve t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj, duke humbur vet\u00ebm pas dy vitesh nga zgjedhjet vendore, 300 mij\u00eb votues neto t\u00eb djatht\u00eb!<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se Lulzim Basha ishte nj\u00eb humb\u00ebs funksional, e k\u00ebtu bashkohemi me q\u00ebndrimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm se ai nuk mund t\u00eb qeveriste PD si lider i v\u00ebrtet\u00eb pa \u2018vrar\u00eb baban\u00eb\u2019 politik Berisha q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb her\u00ebs e jo ta linte n\u00eb prapasken\u00eb si \u2018p\u00ebrgjues \u00e7iftesh\u2019 p\u00ebr t\u00eb luajtur fijet n\u00eb parti, tashm\u00eb n\u00eb PD \u00ebsht\u00eb \u2018pjekur\u2019 q\u00ebndrimi se, megjithat\u00eb, Basha ia doli q\u00eb t\u00eb rrezikonte pushtetin e mazhoranc\u00ebs s\u00eb PS, duke mbetur vet\u00ebm m\u00eb shum\u00eb se 30 mij\u00eb vota larg p\u00ebrmbysjes s\u00eb madhe nga ana e opozit\u00ebs e drejtuar prej tij! Themi p\u00ebr rezultatin e t\u00eb gjitha parttive t\u00eb opozit\u00ebs, bashk\u00eb!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb tep\u00ebr e dhimbshme q\u00eb n\u00eb PD t\u00eb kujtojn\u00eb me nostalgji koh\u00ebn e Bash\u00ebs si kryetar partie, jo vet\u00ebm p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me partner\u00ebt tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe vendeve t\u00eb BE, q\u00eb ishin t\u00eb shk\u00eblqyera, por dhe p\u00ebr rezultatet e arritura n\u00eb zgjedhjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme, q\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se sa ato q\u00eb ka marr\u00eb Berisha si lider! I cili u rikthye n\u00eb krye t\u00eb PD pik\u00ebrisht duke sulmuar rezultatet e PD t\u00eb drejtuar nga Basha, por q\u00eb p\u00ebr vete po manifeston rezultate gati sa gjysma e tij! P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr tashm\u00eb e ka kthyer dhe PD-n\u00eb si veten, nj\u00eb \u2018non grata\u2019 funksionale n\u00eb SHBA, Britani, e trajtuar si \u2018non grata\u2019 edhe nga vendet an\u00ebtare t\u00eb BE e t\u00eb rajonit ton\u00eb!<\/p>\n<p>Tashm\u00eb dhe n\u00eb PD ka nisur t\u00eb artikulohet thirrja \u201cLul ku je, t\u00eb ram\u00eb m\u00eb qaf\u00eb kot\u201d!  Esht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u besuar, por e v\u00ebrtet\u00eb! Demokrat\u00ebt jan\u00eb zhg\u00ebnjyer r\u00ebnd\u00eb dhe shkojn\u00eb pas atij q\u00eb i garanton nj\u00eb rezultat sa m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb p\u00ebrballjen me mazhoranc\u00ebn e Edi Ram\u00ebs! Dhe kjo tregon se PD \u00ebsht\u00eb ku th\u00ebrret qameti! Aq r\u00ebnd\u00eb jan\u00eb me Berish\u00ebn, sa kan\u00eb nostalgji p\u00ebr Bash\u00ebn dhe luten apo b\u00ebjn\u00eb apel q\u00eb t\u00eb rikthehet p\u00ebr t\u2019i udh\u00ebhequr apo m\u00eb e pakta, sikur i k\u00ebrkojn\u00eb falje se nuk e vler\u00ebsuan si duhet kur e kishin n\u00eb krye dhe i ran\u00eb n\u00eb qaf\u00eb kot! PD \u00ebsht\u00eb katandisur aq keq dhe aq r\u00ebnd\u00eb, sa duket pa asnj\u00eb shpres\u00eb dhe nuk i b\u00ebn derman m\u00eb asgj\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Sali Berisha nuk t\u00ebrhiqet nga gara p\u00ebr kreun e Partis\u00eb Demokratike, \u2018gar\u00eb\u2019 e cila n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti do t\u00eb \u2018ratifikoj\u00eb\u2019 zyrtarisht liderin historik si \u2018pronarin\u2019 e vet\u00ebm dhe t\u00eb pakontestuesh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare! Pasi ka d\u00ebrguar n\u00eb \u2018konservim\u2019 statutin e PD, bashk\u00eb dhe me nenin e famsh\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81041","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81041","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81041"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81041\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81041"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81041"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81041"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}