{"id":81030,"date":"2026-04-09T16:48:28","date_gmt":"2026-04-09T16:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/09\/kush-ua-qeteson-zemrat-shqiptareve\/"},"modified":"2026-04-09T16:48:28","modified_gmt":"2026-04-09T16:48:28","slug":"kush-ua-qeteson-zemrat-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/09\/kush-ua-qeteson-zemrat-shqiptareve\/","title":{"rendered":"Kush ua qet\u00ebson zemrat shqiptar\u00ebve?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Alba Malltezi\/\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Tri fet\u00eb kryesore n\u00eb Shqip\u00ebri sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb befasishme t\u00eb numrit t\u00eb besimtar\u00ebve. Sidomos t\u00eb rinj. Duket sikur, pa ditur shum\u00eb p\u00ebr fen\u00eb, t\u00eb rinj dhe besimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, shkojn\u00eb n\u00eb dyert e xhamive e kishave fillimisht p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar apo sh\u00ebruar shpirtin dhe zemr\u00ebn. T\u00eb ekspozuar ndaj konflikteve pa fund t\u00eb koh\u00ebve tona moderne, nga performanca shitmend\u00ebse, nga garat p\u00ebr bukuri, p\u00ebr forc\u00eb, pasuri e simpati mes ndjek\u00ebsve dhe gjith\u00eb bot\u00ebs globale, ka nj\u00eb fenomen q\u00eb nuk jemi t\u00eb par\u00ebt q\u00eb po e p\u00ebrjetojm\u00eb. N\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsia fetare po kthehet n\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb e fort\u00eb saq\u00eb edhe nd\u00ebrmarrje kolosale, pas trendeve me palestra, masazhe, mensa me dieta t\u00eb sh\u00ebndetshme, kan\u00eb rikthyer p\u00ebr punonj\u00ebsit e tyre kujdesin fetar dhe shpirt\u00ebror.\u00cbsht\u00eb e habitshme se si po lindin profesione t\u00eb reja rreth k\u00ebtij fenomeni, si p\u00ebr shembull, organizimi i eventeve fetare p\u00ebr sip\u00ebrmarrje t\u00eb m\u00ebdha, krijimi i paketave t\u00eb p\u00ebrshtatshme sipas k\u00ebrkesave dhe mund\u00ebsive q\u00eb \u00e7do sip\u00ebrmarrje ka p\u00ebr punonj\u00ebsit e vet, etj.  <\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr probleme sh\u00ebndet\u00ebsore shkojm\u00eb tek mjek\u00ebt, p\u00ebr probleme t\u00eb mendjes, te psikolog\u00ebt, duket sikur fet\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb rekordin e qet\u00ebsimit dhe sh\u00ebrimit t\u00eb shpirtit dhe zemr\u00ebs. Nj\u00eb dhunti q\u00eb me kalimin e shekujve jo vet\u00ebm q\u00eb askush tjet\u00ebr nuk po e p\u00ebrvet\u00ebson, por po rikthehet e fort\u00eb pas nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb skepticizmi.<\/p>\n<p>N\u00eb dimensione m\u00eb t\u00eb vogla fenomeni po merr krah\u00eb edhe n\u00eb vendin ton\u00eb, ku ateizmi i gjat\u00eb komunist \u00e7orientoi p\u00ebr vite me radh\u00eb besimtar\u00ebt edhe n\u00eb koh\u00ebn e liris\u00eb. Ndoshta, sidomos, edhe m\u00eb fort, n\u00eb koh\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb mendimit dhe t\u00eb besimit.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, fet\u00eb kan\u00eb mundur t\u00eb mbajn\u00eb, mes shum\u00eb problemeve, p\u00ebrmes retorik\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb mir\u00ebstudiuar dhe t\u00eb perfeksionuar n\u00eb koh\u00eb t\u00eb koh\u00ebve, \u201cila\u00e7in\u201d shpirt\u00ebror p\u00ebr t\u2019u prezantuar besimtar\u00ebve drit\u00ebn e nj\u00eb Zoti t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb kujdessh\u00ebm. Tri fet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri duket se arrijn\u00eb t\u2019i ekspozojn\u00eb besimtar\u00ebt ndaj drit\u00ebs pozitive dhe sh\u00ebruese duke leht\u00ebsuar dhimbje me t\u00eb cilat nuk do t\u00eb merrej njeri. Me predikimet n\u00eb rituale p\u00ebrcjellin me kujdes se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mir\u00eb dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e gabuar dhe e pash\u00ebndetshme. Nuk flasim k\u00ebtu p\u00ebr fenomenet ekstremiste dhe t\u00eb s\u00ebmura edhe brenda vet\u00eb feve, pasi \u00ebsht\u00eb e kuptueshme dhe e dukshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb se edhe fet\u00eb kan\u00eb an\u00ebn e tyre t\u00eb err\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb marr\u00eb dhe do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb merren. Tamam si dhe psikolog\u00ebt q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb qindra pacient\u00eb, por e kan\u00eb vet\u00eb t\u00eb domosdoshme t\u00eb d\u00ebgjohen edhe ata prej koleg\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Duket se sa vjen dhe rritet r\u00ebnd\u00ebsia e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr kujdesin p\u00ebr zemr\u00ebn dhe shpirtin, sidomos pastrimi dhe past\u00ebrtia e tyre. Ekspozimi ndaj drit\u00ebs dhe t\u00eb mir\u00ebs \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm tamam si t\u00eb ishte nj\u00eb rrob\u00eb e lagur dhe e ftohur nga stuhit\u00eb e koh\u00ebs dhe t\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb thahet n\u00ebn drit\u00ebn e ngroht\u00eb e t\u00eb past\u00ebr t\u00eb diellit. Kjo duket se po ndodh edhe n\u00eb Shqip\u00ebri: e d\u00ebshmojn\u00eb komunitetet fetare, e d\u00ebshmojn\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb mbushin sheshet, kishat, xhamit\u00eb dhe ndjekin ritualet. Dhe sa m\u00eb e past\u00ebr, e qart\u00eb dhe efikase drita e hedhur p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, aq m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb njohim s\u00eb pari vetveten, e me radh\u00eb, m\u00eb pas, t\u00eb tjer\u00ebt dhe ngjarjet do t\u00eb gjejn\u00eb vendin dhe p\u00ebrmasat q\u00eb meritojn\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alba Malltezi\/\u00a0 Tri fet\u00eb kryesore n\u00eb Shqip\u00ebri sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb befasishme t\u00eb numrit t\u00eb besimtar\u00ebve. Sidomos t\u00eb rinj. Duket sikur, pa ditur shum\u00eb p\u00ebr fen\u00eb, t\u00eb rinj dhe besimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, shkojn\u00eb n\u00eb dyert e xhamive e kishave fillimisht p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar apo sh\u00ebruar shpirtin dhe zemr\u00ebn. T\u00eb ekspozuar ndaj konflikteve pa fund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81030","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81030","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81030"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81030\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81030"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81030"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81030"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}