{"id":80963,"date":"2026-04-09T11:48:31","date_gmt":"2026-04-09T11:48:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/09\/rishikimi-i-praktikes-per-arrestin-ne-burg-mbledhja-e-kolegjeve-te-bashkuara-zbardhen-diskutimet-ne-salle\/"},"modified":"2026-04-09T11:48:31","modified_gmt":"2026-04-09T11:48:31","slug":"rishikimi-i-praktikes-per-arrestin-ne-burg-mbledhja-e-kolegjeve-te-bashkuara-zbardhen-diskutimet-ne-salle","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/09\/rishikimi-i-praktikes-per-arrestin-ne-burg-mbledhja-e-kolegjeve-te-bashkuara-zbardhen-diskutimet-ne-salle\/","title":{"rendered":"Rishikimi i praktik\u00ebs p\u00ebr arrestin n\u00eb burg\/ Mbledhja e Kolegjeve t\u00eb Bashkuara, zbardhen diskutimet n\u00eb sall\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegjet e Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb jan\u00eb mbledhur sot p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar ndryshimin e praktik\u00ebs gjyq\u00ebsore lidhur me mas\u00ebn e arrestit n\u00eb burg, kur ajo vendoset mbi baz\u00ebn e rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vepr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegjet e Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb jan\u00eb mbledhur sot p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar ndryshimin e praktik\u00ebs gjyq\u00ebsore lidhur me mas\u00ebn e arrestit n\u00eb burg, kur ajo vendoset mbi baz\u00ebn e rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vepr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Gjykata synon t\u00eb harmonizoj\u00eb vendimet gjyq\u00ebsore me standardet aktuale ligjore dhe t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb q\u00eb barra e prov\u00ebs p\u00ebr justifikimin e arrestit n\u00eb burg i takon prokurorit, duke shmangur presionin q\u00eb i pandehuri t\u00eb duhet t\u00eb provoj\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Diskutime brenda sall\u00ebs:<\/p>\n<p>Prokurori Arqile Ko\u00e7a: \u00c7\u00ebshtja e sotme mbart me vete q\u00eb lidhen me dy  pikat kryesore, t\u00eb pari me nj\u00ebsimin e praktik\u00ebs dhe po ashtu edhe \u00e7\u00ebshtjen konkrete, ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb seanca t\u00eb jete me dyer t\u00eb mbyllura, p\u00ebr shkak t\u00eb problematikave q\u00eb ka \u00e7\u00ebshtja. P\u00ebr sa i p\u00ebrket nj\u00ebsimit t\u00eb praktik\u00ebs t\u00eb jet\u00eb e hapur aq sa mund te lejohet, por p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen t\u00eb mos jene t\u00eb pranish\u00ebm mediat.<\/p>\n<p>Avokati Luan Hasneziri: Jam dakord me prokurorin, q\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen konkrete t\u00eb zhvillohet diskutimi me dyer t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p>I pandehuri \u00ebsht\u00eb Bektash Zeneli i arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb me 7.5 kilogram\u00eb kanabis.<\/p>\n<p>Kolegjet e bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, pasi u kthyen nga dhoma e k\u00ebshillimit, vler\u00ebsuan se \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn e unifikimit t\u00eb praktik\u00ebs, seanca gjyq\u00ebsore t\u00eb ket\u00eb dy faza: nj\u00eb pjes\u00eb e par\u00eb publike q\u00eb lidhet me unifikimin e praktik\u00ebs, nd\u00ebrsa faza q\u00eb lidhet me \u00e7\u00ebshtjen konkrete do t\u00eb jet\u00eb me dyer t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p>Relatori i par\u00eb, Ilir Panda: Relacioni q\u00eb u \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion lidhet me t\u00eb drejt\u00ebn themelore q\u00eb trajton Kushtetuta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb relacion rezulton se n\u00eb tetor t\u00eb 2025 policia n\u00eb zon\u00ebn e Lezh\u00ebs ka kryer kontroll n\u00eb banes\u00ebn e k\u00ebtij shtetasi, pasi u gjet nj\u00eb sasi l\u00ebnde narkotike, dhe prokuroria ka k\u00ebrkuar mas\u00ebn e sigurimit arrest n\u00eb burg dhe arrestimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb arrestit. Shkalla e par\u00eb, Gjykata e Lezh\u00ebs, ka vendosur t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, gjykata ka vendosur t\u00eb zbatoj\u00eb edhe vendimin unifikues t\u00eb vitit 2011 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, q\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr nevojat p\u00ebr caktimin e masave t\u00eb sigurimit. N\u00ebp\u00ebrmjet mbrojt\u00ebsit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ankim nga i arrestuari n\u00eb apel dhe m\u00eb pas Gjykata e Apelit ka vendosur mas\u00ebn e sigurimit arrest n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>M\u00eb tej relatori Panda u shpreh \u201clidhur me ndryshimin e pjessh\u00ebm t\u00eb praktik\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb unifikuar, me arsyetimin se disa vendime k\u00ebrkojn\u00eb shqyrtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe me k\u00ebt\u00eb argument \u00e7\u00ebshtja kaloi n\u00eb shqyrtim te Gjykata e Lart\u00eb. 1. Arsyetimi i caktimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit me karakter shtr\u00ebngues. 2. Masa duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje edhe me marzhin e d\u00ebnimit q\u00eb ka vepra. 3. Masa nuk aplikohet kur i pandehuri paraqet prova pozitive.<\/p>\n<p>Vendimi unifikues i vitit 2011 \u00ebsht\u00eb aplikuar deri m\u00eb tani nga t\u00eb gjitha gjykatat, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb kolegjet e bashkuara kan\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se duhet q\u00eb t\u00eb rishikohet vendimi p\u00ebr sa i p\u00ebrket masave t\u00eb sigurimi dhe llojin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit t\u00eb zgjedhur ve\u00e7an\u00ebrisht asaj arrest n\u00eb burg\u201c.<\/p>\n<p>Prokurori Arqile Ko\u00e7a shpjegon ndryshimet ligjore, q\u00ebndrimet e Strasburgut dhe si vendosen masat e siguris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri: Paraburgimi vendoset nga gjykata jo m\u00eb von\u00eb se 48 or\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjitha rastet kur hiqet liria, qytetari mund t\u2019i drejtohet gjykat\u00ebs. P\u00ebr efekt t\u00eb shqyrtimit t\u00eb sot\u00ebm, Konventa Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut p\u00ebrcakton se masat shqyrtohen nga gjykatat. Rasti i G\u00eblli\u00e7it nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqyrtuar nga GJEDNJ; ka raste t\u00eb tjera nga vende t\u00eb tjera t\u00eb standardit. Kodi i procedur\u00ebs penale thot\u00eb se arresti n\u00eb burg vendoset kur \u00e7do mas\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshtatshme, nd\u00ebrsa ndryshimet ligjore ofrojn\u00eb masa edhe t\u00eb tjera, si garancia pasurore. I r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb ndryshimi q\u00eb legjislatori ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr arrestin n\u00eb sht\u00ebpi, ku p\u00ebrcaktohet se kur jepet arrest n\u00eb sht\u00ebpi, gjykata p\u00ebrcakton edhe m\u00ebnyr\u00ebn e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb saj; p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kjo pik\u00eb. M\u00eb tej thuhet se gjykata nuk mund t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr se ajo e k\u00ebrkuar nga prokurori.<\/p>\n<p>Prokurori: Konventat thon\u00eb se pavar\u00ebsisht se nj\u00eb shtetas \u00ebsht\u00eb i paraburgosur ai duhet t\u00eb gjykohet brenda nj\u00eb afati t\u00eb arsyesh\u00ebm. Kufizimi i liris\u00eb sipas ligjit nuk mund t\u00eb jet\u00eb represiv, por nga ana tjet\u00ebr jepen garancit\u00eb qe personi n\u00ebn hetim t\u00eb mos i shmanget gjykimit n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Kodi i procedur\u00ebs penale k\u00ebrkon q\u00eb vendimi t\u00eb merret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb arsyetuar. Ndryshimet procedurale t\u00eb ligjit t\u00eb 2011 q\u00eb jan\u00eb p\u00ebsuar p\u00ebrcakton se vendimi kur ka masa t\u00eb karakterit shtr\u00ebngues t\u00eb jet\u00eb i arsyetuar. Vendimi unifikues i 2011 ( q\u00eb po shqyrtohet sot) p\u00ebrmend\u00ebt se gjykata nuk ka detyrim pse masat e tjera nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Nga ana jon\u00eb konstatohet se ne gjykojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb mir\u00eb gjyq\u00ebsore ndryshimi i k\u00ebtij vendimi unifikues. Q\u00ebndrimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb i 2011 nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kuadrin ligjor n\u00eb fuqi dhe dispozitat e tjera qe analizuam.<\/p>\n<p>Kujt i takon barra e prov\u00ebs n\u00eb lidhje me caktimin e mas\u00ebs arrest n\u00eb burg kur vendimi unifikues i m\u00ebparsh\u00ebm thot\u00eb se pap\u00ebrshtatshm\u00ebria e k\u00ebsaj mase (arrestit n\u00eb burg) vendoset vet\u00ebm n\u00ebse i pandehuri paraqet prova pozitive (ndaj tij). Vendimi i gjykat\u00ebs dhe ndryshimet q\u00eb KPP ka p\u00ebsuar n\u00eb koh\u00eb, konstatojm\u00eb se n\u00eb praktik\u00eb i p\u00ebrket prokurorit barra e prov\u00ebs. Por gjykata nuk \u00ebsht\u00eb e kufizuar. Ne mbajm\u00eb q\u00ebndrimin e m\u00ebposht\u00ebm: Barra e provave i takon prokurorit. Pap\u00ebrshtatshm\u00ebria e nj\u00eb mase sigurimi nuk mund t\u00eb varet nga provat pozitive q\u00eb sjell i pandehuri.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb pyet prokurorin: Pse duhet ndryshuar praktika?<\/p>\n<p>Prokurori: M\u00eb e qarta \u00ebsht\u00eb rekursi i prokurorit t\u00eb apelit. Ka nj\u00eb kuptim t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb quhet praktik\u00eb e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Se si q\u00ebndron raporti p\u00ebr praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore, un\u00eb nuk kam q\u00ebndrimin qe duhet t\u00eb sqarohet. Marrim parasysh q\u00ebllimet e asaj q\u00eb duam t\u00eb arrijm\u00eb dhe q\u00ebllimet jan\u00eb pozitive, p\u00ebr p\u00ebrmasimin e legjislacionit.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb: At\u00ebher\u00eb n\u00ebse pranojm\u00eb parimin qe barra e prov\u00ebs i takon pakurorit n\u00eb raport me caktimin e mas\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkuar, pse ka detyrim gjykata t\u00eb shqyrtoj\u00eb p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e masave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Prokurori: Problemi \u00ebsht\u00eb tek harmonizimi, kemi problem mos kalohet tek ekstremi tjet\u00ebr se ne mbrojm\u00eb interesin publik, jam i interesuar p\u00ebr t\u00eb drejtave njeriut por n\u00eb fund t\u00eb fundit mbrojm\u00eb interesin publik<\/p>\n<p>Prokurori: Masat alternative n\u00eb realitetin shqiptar shpesh b\u00ebhen t\u00eb pazbatueshme. Mjaftohet me faktin jo m\u00eb burg t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb: Ok t\u00eb dal\u00eb po si do ta zbatojm\u00eb mas\u00ebn alternative?<\/p>\n<p>Avokati Luan Hasneziri: Arresti n\u00eb burg mund t\u00eb vendoset vet\u00ebm kur \u00e7do mas\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshtatshme. Kjo klauzol\u00eb ligjore tregon qart\u00eb kushtet kur vendoset kjo mas\u00eb. Masa e \u2018arrestit n\u00eb burg\u2019 sipas ligjit duhet t\u00eb jet\u00eb  alternativa e fundit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegjet e Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb jan\u00eb mbledhur sot p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar ndryshimin e praktik\u00ebs gjyq\u00ebsore lidhur me mas\u00ebn e arrestit n\u00eb burg, kur ajo vendoset mbi baz\u00ebn e rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vepr\u00ebs. Kolegjet e Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb jan\u00eb mbledhur sot p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar ndryshimin e praktik\u00ebs gjyq\u00ebsore lidhur me mas\u00ebn e arrestit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80963","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80963","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80963"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80963\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80963"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}