{"id":80946,"date":"2026-04-09T11:48:23","date_gmt":"2026-04-09T11:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/09\/dyshimet-per-fshehje-pasurie-si-kryebashkiaku-i-divjakes-shiti-per-200-mije-leke-kompanine-me-vlere-mln-e\/"},"modified":"2026-04-09T11:48:23","modified_gmt":"2026-04-09T11:48:23","slug":"dyshimet-per-fshehje-pasurie-si-kryebashkiaku-i-divjakes-shiti-per-200-mije-leke-kompanine-me-vlere-mln-e","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/09\/dyshimet-per-fshehje-pasurie-si-kryebashkiaku-i-divjakes-shiti-per-200-mije-leke-kompanine-me-vlere-mln-e\/","title":{"rendered":"Dyshimet p\u00ebr fshehje pasurie\/ Si kryebashkiaku i Divjak\u00ebs shiti p\u00ebr 200 mij\u00eb lek\u00eb kompanin\u00eb me vler\u00eb mln \u20ac \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Banor\u00ebt e fshatit Grabian, ndoshta nuk do ta harrojn\u00eb kurr\u00eb cil\u00ebsimin \u2018kurv\u00eb\u2019 q\u00eb u b\u00ebri kryebashkiaku i tyre Josif Gorrea.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb u mbetet atyre n\u00eb dor\u00eb, pasi zgjedhjet e 2027 jan\u00eb af\u00ebr. Sot p\u00ebr banor\u00ebt e Grabianit dhe gjith\u00eb Divjak\u00ebs, do t\u00eb tregojm\u00eb pasurimin e dyshimt\u00eb t\u00eb Josif Gorres\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Do t`ju tregojm\u00eb sesi Josif Gorrea, ka p\u00ebrfituar dhjet\u00ebra mij\u00ebra euro fonde nga IPARD, para t\u00eb cilat nuk shkuan kurr\u00eb te fermer\u00ebt. Do t`ju tregojm\u00eb gjithashtu skem\u00ebn e dyshimt\u00eb t\u00eb shitjes fiktive t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb tij Lisar Seedlings te punonj\u00ebsi i vet, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb u zgjodh kryetar bashkie e padyshim, p\u00ebrfitimi i fondeve nga buxheti i shtetit n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj kompanie gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb drejton bashkin\u00eb e Divjak\u00ebs. Mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb vijim do t\u00eb tregojm\u00eb sesi n\u00ebp\u00ebrmjet kompanive t\u00eb tij, Josif Gorrea \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb oligark n\u00eb Divjak\u00eb, ku fermer\u00ebt jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb blejn\u00eb fidane, far\u00ebra, mekanik\u00eb bujq\u00ebsore, impute, e madje t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb prodhimin te bizneset e Gorres\u00eb.<\/p>\n<p>Josif Gorrea duket se nuk erdhi rast\u00ebsisht n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb Divjak\u00ebs. Ve\u00e7 profilit t\u00eb tij problematik, q\u00eb i shkon p\u00ebrshtat \u2018Rilindjes\u2019, Josif Gorrea si shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb tij la biznesin ku fitonte dhjet\u00ebra mij\u00ebra euro \u00e7do vit p\u00ebr t\u00eb drejtuar bashkin\u00eb e Divjak\u00ebs me nj\u00eb rrog\u00eb qesharake. Dhe pik\u00ebrisht emisioni plug do t\u00eb trajtoj\u00eb bizneset e Josif Gorres\u00eb, nga p\u00ebrfitimet e fondeve IPARD te fondet buxhetore.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat publike tregojn\u00eb se Josif Gorrea ka qen\u00eb ose vijon t\u00eb jet\u00eb aksioner apo pronar me aksione t\u00eb plota n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr kompani. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria Lisar Seedlings. K\u00ebt\u00eb kompani Josif Gorrea e themeloi n\u00eb 10 janar 2018 me kapital n\u00eb vler\u00ebn e 100 mij\u00eb lek\u00ebve. Objekti i kompanis\u00eb s\u00eb Josif Gorres\u00eb \u00ebsht\u00eb: Prodhim, tregtim te fidaneve perimore, luleve, farave, pesticideve, fungicideve, import, eksport etj. Montim i serave me ngrohje per prodhimin e fidaneve perimore, frutore dhe prodhimeve te tjera bujqesore.Import eksport dhe tregtim te plehrave kimike per bujqesine.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 18 tetor 2018 Josif Gorrea vendos t\u00eb largohet si administrator i kompanis\u00eb s\u00eb tij, duke em\u00ebruar n\u00eb si administrator shtetasin Miklovan Todi. Ky shtetas duket se \u00ebsht\u00eb prestanome i Josif Gorres\u00eb, pasi n\u00eb vitin 2023, kur Gorrea u zgjodh kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb Divjak\u00ebs, Miklovan Todi blen p\u00ebr shuma qesharake dy kompanit\u00eb e kryebashkiakut t\u00eb ri t\u00eb Divjak\u00ebs t\u00eb cilat merrnin fonde publike.<\/p>\n<p>Konkretisht, n\u00eb dat\u00ebn 7 korrik 2023, Josif Gorrea vendos t\u00eb shes\u00eb kompanin\u00eb e tij te Miklovan Todi p\u00ebr vler\u00ebn e 200 mij\u00eb lek\u00ebve. Shitja e aksioneve nga Josif Gorrea te Miklovan Todi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sipas vendimit t\u00eb asambles\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 8 qershor 2023, ku Josifi vendos t\u00eb largohet nga kompania duke shitur p\u00ebr shum\u00ebn qesharake prej 200 mij\u00eb lek\u00ebsh aksionet e saj te Miklovan Todi. Po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb, pra 8 qershor 2023, Josif Gorrea ka vendosur t\u00eb shes\u00eb pjes\u00ebn takuese prej 71% t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb Bruka Seedlings pik\u00ebrisht te Miklovan Todi p\u00ebr vler\u00ebn e 100 mij\u00eb lek\u00ebve. Pra, n\u00eb total, Miklovan Todi blen p\u00ebr vet\u00ebm 300 mij\u00eb lek\u00eb dy kompani t\u00eb Josif Gorres\u00eb, t\u00eb cilat kishin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tyre toka, automjete, fitim t\u00eb pashp\u00ebrndar\u00eb, dhe t\u00eb ardhura t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p><strong>Le t\u00eb ndalemi m\u00eb konkretisht.<\/strong><\/p>\n<p>Kompania Lisaar Seedlings, deklaron p\u00ebr vitin 2018 t\u00eb ardhura n\u00eb shum\u00ebn e rreth 670 mij\u00eb eurove, dhe fitim n\u00eb shum\u00ebn e 25 mij\u00eb eurove. Fitimi p\u00ebr vitin 2018 shkon n\u00eb vler\u00ebn e rreth 14 mij\u00eb eurove p\u00ebr kapitalin e shoq\u00ebris\u00eb dhe 5 mij\u00eb euro shp\u00ebrndahet n\u00eb form\u00eb dividenti p\u00ebr ortakun, Josif Gorrea.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2018, pas themelimit, kompania Josif Gorrea deklaron se ka investuar rreth 2.2 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e ser\u00ebs, ku p\u00ebrfshihet nd\u00ebrtimi i ser\u00ebs, sistemet e saj, mjetet e transportit, makinerit\u00eb dhe pajisjet.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, Kompania deklaron nj\u00eb total prej 3.07 milion\u00eb eurosh borxhe. Nga k\u00ebto deklaron se ka detyrim ndaj furnitor\u00ebve n\u00eb shum\u00ebn e rreth 1.4 milion\u00eb eurosh, detyrim ndaj ortak\u00ebve,\u00a0 Josif Gorres\u00eb n\u00eb shum\u00ebn e 49 mij\u00eb eurove, 1 milion\u00eb euro borxhe ndaj personave fizik, t\u00eb cil\u00ebt nuk dihet se kujt ia ka marr\u00eb Josif\u00a0 Gorrea dhe rreth 450 mij\u00eb euro kredi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, kompani Lisar Seedling rezulton me rreth 2.5 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura gjithsej dhe fitim prej rreth 61 mij\u00eb eurosh. ky fitim shp\u00ebrndahet p\u00ebr kapialin e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 57 mij\u00eb eurove dhe 4 mij\u00eb euro shkojn\u00eb dividend p\u00ebr Josif Goorren\u00eb. N\u00eb vitin 2019 kompania deklaron rreth 3.9 milion\u00eb euro n\u00eb total borxh. Nga k\u00ebto, rreth 1.4 milion\u00eb euro detyrime ndaj furnitor\u00ebve, nd\u00ebrsa detyrimi ndaj ortakut shkon n\u00eb vler\u00ebn e 59 mij\u00eb eurove. Nd\u00ebrkoh\u00eb borxhi ndaj personave fisik rritet\u00a0 dhe shkon n\u00eb vler\u00ebn e 1.8 milion\u00eb eurove e po ashtu kredia shkon n\u00eb vler\u00ebn e 380 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, kompani deklaron rreth 2.5 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura, ku fitimi shkon n\u00eb 59 mij\u00eb euro. ky fitim shp\u00ebrndahet n\u00eb 5.6 milion\u00eb euro p\u00ebr kapitalin e kompanis\u00eb dhe 4 mij\u00eb euro dividend p\u00ebr ortakun.<\/p>\n<p>Detyrimet e kompanis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit shkojn\u00eb n\u00eb rreth 4.4 milion\u00eb euro, ku furnitor\u00ebve u detyrohet 1.5 milion\u00eb euro, ortakut 59 milion\u00eb euro dhe borxhi ndaj personave fizik shkon n\u00eb 2.2 milion\u00eb eurosh. Nd\u00ebrsa kredia bankare shkon n\u00eb 600 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, Lisar Seedlings e Josif Gorres\u00eb rezulton se ka t\u00eb ardhura n\u00eb total prej 3.4 milion\u00eb eurosh nd\u00ebrsa kompania rezulton me fitim rreth 100 mij\u00eb euro. ky fitim shp\u00ebrndahet 96 mij\u00eb euro p\u00ebr kapitalin e kompanis\u00eb dhe 5 mij\u00eb euro p\u00ebr Josif Gorren\u00eb si dividend.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2022, kompani deklaron 3.6 euro t\u00eb ardhura dhe fitim rreth 134 mij euro, i cili ndahet n\u00eb 124 mij\u00eb euro p\u00ebr kapitalin dhe 10 mij\u00eb euro p\u00ebr ortakun, Josif Gorren\u00eb. Detyrimet totale jan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 4.2 milion\u00eb eurove, nga k\u00ebto 1.5 milion\u00eb euro ndaj furnitor\u00ebve, 59 mij\u00eb euro ortakut dhe 2.1 milion\u00eb euro ndaj borxh ndaj personave fizik, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2022 deklaron dhe 12 mij\u00eb euro deytrime pagash ndaj punonj\u00ebsve. Kompania deklaron gjithshtu dhe 86 mij\u00eb euro kredi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, kur Gorrea kandidoi p\u00ebr kryetar bashkie, kompania sh\u00ebnon nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb t\u00eb ardhurave. Konkretisht xhiro shkon n\u00eb 2.5 milion\u00eb euro nd\u00ebrsa fitimi n\u00eb 57 mij\u00eb euro. Ky fitim shp\u00ebrndahet n\u00eb 47 mij\u00eb euro p\u00ebr kapitalin dhe 10 mij\u00eb euro dividend p\u00ebr ortakun. Bilancet e viti 2022 firmosen nga Miklovan Todi, i cili bleu kompanin\u00eb p\u00ebr vet\u00ebm 2 mij\u00eb euro nga Josif Gorrea nd\u00ebrsa i jep vetes fitim prej 10 mij\u00eb eurosh vet\u00ebm pak muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2023 detyrimet rriten p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vler\u00ebn e rreth 4.8 milion\u00eb eurove nd\u00ebrsa nga k\u00ebto jan\u00eb 1.5 muilion\u00eb euro ndaj furnitor\u00ebve dhe 59 mij\u00eb euro ndaj ortakut. K\u00ebtu ngrihen dyshimet n\u00ebse kjo shum\u00eb do t`i kthehet ish-ortakut Josif Gorres\u00eb apo pas shitjes s\u00eb kompanis\u00eb edhe borxhi q\u00eb Josif Gorrea i dha shoq\u00ebris\u00eb Lisaar Seedlings i kalon si fitim ortakut Miklovan Todi! Nd\u00ebrkoh\u00eb kompania ka rritur edhe borxhin ndaj personave fizik q\u00eb shkon n\u00eb vler\u00ebn e 2.6 milion\u00eb eurove, nd\u00ebrsa detyrimet p\u00ebr paga ndaj punonj\u00ebsve shkojn\u00eb n\u00eb 17 mij\u00eb\u00a0 eurosh.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023 kompania deklaron se ka shlyer edhe vler\u00ebn totale t\u00eb kredis\u00eb prej 600 mij\u00eb eurosh q\u00eb mori p\u00ebr kryerjen e investimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024 kompania, q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Miklovan Todit, rezulton me 2.3 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura dhe fitim prej 21 mij\u00eb eurosh. ky fitim shkon 11 mij\u00eb euro p\u00ebr kapitalin dhe 10 mij\u00eb euro p\u00ebr ortakun si dividend. Edhe detyrimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit rriten me 5.3 milion\u00eb euro, ku 1.8 milion\u00eb euro shkojn\u00eb p\u00ebr furnitor\u00ebt, 59 mij\u00eb euro vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb borxh ndaj ortakut, dhe 2.9 milion\u00eb euro jan\u00eb borxhe ndaj personave fizik. Nd\u00ebrsa edhe pagat e papguara ndaj punonj\u00ebsve shkojn\u00eb n\u00eb 19 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj kompanie, Josif Gorrea ka p\u00ebrfituar gjithashtu nga fondet IPARD. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb AZHBR, Gorrea ka p\u00ebrfituar 60% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb investimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e ser\u00ebs. Konkretisht, nd\u00ebrtimi i ser\u00ebs prej 3.6 hektar\u00ebsh ka kushtuar, sipas AZHBR 246 738 euro, ndrsa vlera e p\u00ebrfitmit nga IPARD \u00ebsh\u00eb m\u00eb mas\u00ebn e 88560 euro. Pas marrjes s\u00eb parave nga IPARD, ser\u00ebn e Josif Gorres\u00eb e vizitoi edhe Edi Rama i shoq\u00ebruar nga ish-kryebashkiaku i Divjak\u00ebs, Fredi Kokoneshi, i cili gjithashtu familjarisht p\u00ebrfitoi fonde nga IPARD n\u00ebp\u00ebrmjet bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Por a \u00ebsht\u00eb Josif Gorrea ende pronar I shoq\u00ebris\u00eb Lisard Seedlings? Si\u00e7 deklaruam m\u00eb sip\u00ebr, Josif Gorrea ka shitur fiktivisht p\u00ebr 2 mij\u00eb euro aksionet e shoq\u00ebris\u00eb Lisar Seedling te shtetasi Miklovan Todi, I cili dyshohet se \u00ebsht\u00eb prestanomen I kryebashkiakut t\u00eb Divjak\u00ebs. Pra, n\u00eb letra Josif Gorrea nuk ka asnj\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb biznes. Por duket se kur vjen puna n\u00eb rrjete sociale, njer\u00ebzit e njohin m\u00eb shum\u00eb si biznesmen sesa si kryetar t\u00eb bashkis\u00eb Divjak\u00eb.<\/p>\n<p>kjo q\u00eb shihni n\u00eb ekran, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktivitet I Ambasad\u00ebs s\u00eb Japonis\u00eb, ku sip\u00ebrmarr\u00ebsi Ruzhdi Koni, I cili \u00ebsht\u00eb pronar I nj\u00eb fidanishteje, e prezanton Josif Gorren si rival n\u00eb biznes. Fotot dhe aktiviteti I p\u00ebrkasin dat\u00ebs 20 shkurt 2026. Madje k\u00ebt\u00eb postim e ka shp\u00ebrndar\u00eb dhe vet Josif Gorrea, ku I komenton se: Ruzhdi Koni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mik dhe konkurrent I fort\u00eb n\u00eb biznes.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq, por Josifi, \u00ebsht\u00eb aq patriot, sa me stafin e shoq\u00ebris\u00eb Lisar Seedling, nuk l\u00eb pa festuar as festat e n\u00ebntorit, t\u00eb cilat I promovon n\u00eb rrjetet sociale. Festa e Flamurit \u2026kjo tradit\u00eb e bukur vijon \u2026edhe n\u00eb nd\u00ebrmarrjen \u2018 Lisar Seedlings\u2019, shkruan Josif Gorrea n\u00eb fest\u00ebn e organizuar pak muaj m\u00eb par\u00eb me k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Madje, jo vet\u00ebm kaq, por njeriu q\u00eb ka monopolizuar t\u00eb gjith\u00eb prodhimin bujq\u00ebsor n\u00eb Divjak\u00eb, nuk l\u00eb rast pa dal\u00eb n\u00eb media, ku n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb llogari ndaj qeveris\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtimin e shtijes s\u00eb prodhimit t\u00eb fermer\u00ebve, akuzon pik\u00ebrisht k\u00ebta t\u00eb fundit se nuk din\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin pesticidet q\u00eb I blejn\u00eb gjithashtu te bizneset e Josifit.<\/p>\n<p>E teksa Josifi ka akuzuar fermer\u00ebt si t\u00eb paditur p\u00ebr p\u00ebrdorimin e pesticideve n\u00eb fermat e tyre, kan\u00eb qen\u00eb bujqit e Divjak\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb jo pak raste, kan\u00eb ngritur pik\u00ebrisht shqet\u00ebsimin se prodhimet e tyre bujq\u00ebsore jan\u00eb bllokuar n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr shkak t\u00eb imputeve t\u00eb pakontrolluara q\u00eb futen n\u00eb Shqip\u00ebri nga tregtar\u00ebt e m\u00ebdhenj.\u00a0<strong>\/Emisioni Plug<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banor\u00ebt e fshatit Grabian, ndoshta nuk do ta harrojn\u00eb kurr\u00eb cil\u00ebsimin \u2018kurv\u00eb\u2019 q\u00eb u b\u00ebri kryebashkiaku i tyre Josif Gorrea. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb u mbetet atyre n\u00eb dor\u00eb, pasi zgjedhjet e 2027 jan\u00eb af\u00ebr. Sot p\u00ebr banor\u00ebt e Grabianit dhe gjith\u00eb Divjak\u00ebs, do t\u00eb tregojm\u00eb pasurimin e dyshimt\u00eb t\u00eb Josif Gorres\u00eb. Do t`ju tregojm\u00eb sesi Josif [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80946","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80946","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80946"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80946\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80946"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80946"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80946"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}