{"id":80910,"date":"2026-04-09T08:48:20","date_gmt":"2026-04-09T08:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/09\/barcelona-flick-i-irrituar-nuk-na-u-dha-nje-penallti-dhe-nuk-pati-nje-karton-te-kuq-per-atletico\/"},"modified":"2026-04-09T08:48:20","modified_gmt":"2026-04-09T08:48:20","slug":"barcelona-flick-i-irrituar-nuk-na-u-dha-nje-penallti-dhe-nuk-pati-nje-karton-te-kuq-per-atletico","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/09\/barcelona-flick-i-irrituar-nuk-na-u-dha-nje-penallti-dhe-nuk-pati-nje-karton-te-kuq-per-atletico\/","title":{"rendered":"Barcelona, Flick i irrituar: Nuk na u dha nj\u00eb penallti dhe nuk pati nj\u00eb karton t\u00eb kuq p\u00ebr Atletico"},"content":{"rendered":"<p>\u2018Mund t\u00eb flasim p\u00ebr karton t\u00eb kuq p\u00ebr mbrojt\u00ebsin e Atletico, ishte nj\u00eb penallti e past\u00ebr kur portieri nisi loj\u00ebn dhe ai(Pubill) e kapi topin me dor\u00eb, e kishte marr\u00eb nj\u00eb karton t\u00eb verdh\u00eb, mund t\u00eb ishte i dyti. Duhet ta pranojm\u00eb, gj\u00ebrat shkuan k\u00ebshtu, por nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjesi e bukur\u2019-k\u00ebshtu u shprej trajneri i Barcelon\u00ebs, Hansi Flick i irrituar pas sfid\u00ebs me Atletico Madrid.<\/p>\n<p>Trajneri gjerman i referohet minut\u00ebs s\u00eb 54,kur Pubill q\u00eb ishte nd\u00ebshkuar me karton t\u00eb verdh\u00eb, mori topin me dor\u00eb pas pasimit t\u00eb portierit n\u00eb momentin e riv\u00ebnies n\u00eb loj\u00eb nga fundi duke menduar ta sistemoj\u00eb p\u00ebrpara se ta rid\u00ebrgonte n\u00eb fush\u00eb. Futbollist\u00ebt e Barcelon\u00ebs protestuan, por arbitri Kovacs b\u00ebri shenj\u00eb q\u00eb loja t\u00eb vazhdoj\u00eb dhe as nuk u sinjalizua nga sistemi VAR. Flick vijoi m\u00eb tej duke deklaruar se p\u00ebrse sistemi VAR nuk nd\u00ebrhyri n\u00eb k\u00ebt\u00eb episod<\/p>\n<p>\u2018Sistemi VAR ishte n\u00eb favor t\u00eb Atletico\u2026ishte nj\u00eb gjerman, faleminderit Gjermani-tha me tone ironie Flick n\u00eb lidhje me vendimet e arbitrit n\u00eb sall\u00ebn VAR, Christian Dingert-nuk e di se p\u00ebrse nuk nd\u00ebrhyri VAR. Arbitri \u00ebsht\u00eb gjerman dhe besoj se kjo \u00ebsht\u00eb e pabesueshme. T\u00eb gjith\u00eb b\u00ebjm\u00eb gabime, por p\u00ebr \u00e7far\u00eb e kemi VAR? Nuk e kuptoj. Duhet t\u00eb kishte penallti, karton t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb verdh\u00eb e si pasoj\u00eb karton t\u00eb kuq. Kjo nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>SPORT<br \/>\nChampions League Futboll Sport T\u00eb Fundit<br \/>\nBarcelona, Flick i irrituar: Nuk na u dha nj\u00eb penallti dhe nuk pati nj\u00eb karton t\u00eb kuq p\u00ebr Atletico<br \/>\n 09\/04\/2026 09:12<\/p>\n<p>\u2018Mund t\u00eb flasim p\u00ebr karton t\u00eb kuq p\u00ebr mbrojt\u00ebsin e Atletico, ishte nj\u00eb penallti e past\u00ebr kur portieri nisi loj\u00ebn dhe ai(Pubill) e kapi topin me dor\u00eb, e kishte marr\u00eb nj\u00eb karton t\u00eb verdh\u00eb, mund t\u00eb ishte i dyti. Duhet ta pranojm\u00eb, gj\u00ebrat shkuan k\u00ebshtu, por nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjesi e bukur\u2019-k\u00ebshtu u shprej trajneri i Barcelon\u00ebs, Hansi Flick i irrituar pas sfid\u00ebs me Atletico Madrid.<\/p>\n<p>Trajneri gjerman i referohet minut\u00ebs s\u00eb 54,kur Pubill q\u00eb ishte nd\u00ebshkuar me karton t\u00eb verdh\u00eb, mori topin me dor\u00eb pas pasimit t\u00eb portierit n\u00eb momentin e riv\u00ebnies n\u00eb loj\u00eb nga fundi duke menduar ta sistemoj\u00eb p\u00ebrpara se ta rid\u00ebrgonte n\u00eb fush\u00eb. Futbollist\u00ebt e Barcelon\u00ebs protestuan, por arbitri Kovacs b\u00ebri shenj\u00eb q\u00eb loja t\u00eb vazhdoj\u00eb dhe as nuk u sinjalizua nga sistemi VAR. Flick vijoi m\u00eb tej duke deklaruar se p\u00ebrse sistemi VAR nuk nd\u00ebrhyri n\u00eb k\u00ebt\u00eb episod<\/p>\n<p>\u2018Sistemi VAR ishte n\u00eb favor t\u00eb Atletico\u2026ishte nj\u00eb gjerman, faleminderit Gjermani-tha me tone ironie Flick n\u00eb lidhje me vendimet e arbitrit n\u00eb sall\u00ebn VAR, Christian Dingert-nuk e di se p\u00ebrse nuk nd\u00ebrhyri VAR. Arbitri \u00ebsht\u00eb gjerman dhe besoj se kjo \u00ebsht\u00eb e pabesueshme. T\u00eb gjith\u00eb b\u00ebjm\u00eb gabime, por p\u00ebr \u00e7far\u00eb e kemi VAR? Nuk e kuptoj. Duhet t\u00eb kishte penallti, karton t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb verdh\u00eb e si pasoj\u00eb karton t\u00eb kuq. Kjo nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Episodi q\u00eb penalizoi Barcelon\u00ebn ishte kartoni i kuq i Cubarsi n\u00eb fundin e pjes\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb faull ndaj Giuliano Simeone si mbrojt\u00ebsi i fundit dhe Flick komentoi edhe k\u00ebt\u00eb moment. \u2018Nuk jam i sigurt se prekja ishte e mjaftueshme sepse topi ishte prapa-tha Flick.<\/p>\n<p>N\u00eb vija t\u00eb p\u00ebrgjithshme, hidh\u00ebrimi i Flick p\u00ebr humbjen \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr episodet sesa p\u00ebr loj\u00ebn e skuadr\u00ebs s\u00eb tij. \u2018Nuk ishte mbr\u00ebmja jon\u00eb, nuk ishim me fat-tha Flick-kartoni i kuq dhe p\u00ebsimi i golit 0-1 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhereshme\u2026por jam krenar p\u00ebr skuadr\u00ebn time, b\u00ebm\u00eb mir\u00eb edhe n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb me nj\u00eb futbollist m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Gjithsesi, Flick ka ende besim p\u00ebr ndeshjen e kthimit q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb pas m\u00eb pak se nj\u00eb jave.<\/p>\n<p>\u2018E dim\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, duhet t\u00eb jemi t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb mbetemi pozitiv\u00eb-shtoi Flick-kemi futbollist\u00eb cil\u00ebsor\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur situat\u00ebn. Objektivi \u00ebsht\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb finalen, rruga \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb, por do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta arritur\u2019.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2018Mund t\u00eb flasim p\u00ebr karton t\u00eb kuq p\u00ebr mbrojt\u00ebsin e Atletico, ishte nj\u00eb penallti e past\u00ebr kur portieri nisi loj\u00ebn dhe ai(Pubill) e kapi topin me dor\u00eb, e kishte marr\u00eb nj\u00eb karton t\u00eb verdh\u00eb, mund t\u00eb ishte i dyti. Duhet ta pranojm\u00eb, gj\u00ebrat shkuan k\u00ebshtu, por nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjesi e bukur\u2019-k\u00ebshtu u shprej trajneri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80910","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80910","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80910"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80910\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80910"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80910"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80910"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}