{"id":80838,"date":"2026-04-08T18:49:10","date_gmt":"2026-04-08T18:49:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/08\/per-punet-e-shqiperise-ironia-e-ish-ministrit-me-ramen-njerezit-nuk-ushqehen-me-kapituj\/"},"modified":"2026-04-08T18:49:10","modified_gmt":"2026-04-08T18:49:10","slug":"per-punet-e-shqiperise-ironia-e-ish-ministrit-me-ramen-njerezit-nuk-ushqehen-me-kapituj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/08\/per-punet-e-shqiperise-ironia-e-ish-ministrit-me-ramen-njerezit-nuk-ushqehen-me-kapituj\/","title":{"rendered":"\u201cP\u00ebr pun\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d\/ Ironia e ish-ministrit me Ram\u00ebn: Njer\u00ebzit nuk \u201cushqehen\u201d me kapituj"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Jasht\u00ebm, Ditmir Bushati, ka ofruar nj\u00eb analiz\u00eb mbi situat\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimi Europian, duke ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po zhvillohet debati publik dhe menaxhimi i negociatave.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-2 ai-viewport-3\">\n<div class=\"code-block code-block-10\">Sipas Bushatit, procesi i integrimit \u00ebsht\u00eb mbuluar nga nj\u00eb debat i paqart\u00eb dhe jo produktiv, q\u00eb fokusohet n\u00eb \u00e7\u00ebshtje teknike si miratimi i raportit p\u00ebr piketat e nd\u00ebrmjetme t\u00eb Komisioni Europian, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb trajtoj\u00eb thelbin e reformave q\u00eb k\u00ebrkon vendi.<\/div>\n<\/div>\n<p>Ai kritikon munges\u00ebn e transparenc\u00ebs, duke theksuar se nd\u00ebrsa BE ka b\u00ebr\u00eb publike pozicionet e saj negociuese, pala shqiptare i ka mbajtur ato konfidenciale, duke p\u00ebrjashtuar nga procesi Kuvendin, shoq\u00ebrin\u00eb civile, median dhe aktor\u00ebt ekonomik\u00eb.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-2 ai-viewport-3\">\n<div class=\"code-block code-block-11\">Bushati e cil\u00ebson situat\u00ebn si paradoksale, ku nga nj\u00ebra an\u00eb flitet p\u00ebr progres dhe \u201cbesim\u201d nga Brukseli, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr p\u00ebr \u201cbllokim\u201d t\u00eb procesit. Sipas tij, ky lloj komunikimi krijon konfuzion dhe shp\u00ebrqendrim t\u00eb v\u00ebmendjes publike.<\/div>\n<\/div>\n<p>\u00a0<\/p>\n<div>Ai v\u00ebren gjithashtu se fushatat informuese nuk po shpjegojn\u00eb se si standardet europiane p\u00ebrkthehen n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim konkret t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, duke e kthyer debatin n\u00eb nj\u00eb diskutim teknik dhe jo n\u00eb nj\u00eb vizion p\u00ebr zhvillimin e vendit.<\/div>\n<p>\u00a0<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-2 ai-viewport-3\">\n<div class=\"code-block code-block-12\">N\u00eb analiz\u00ebn e tij, Bushati thekson se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb fokusohet te sfidat reale: forcimi i sundimit t\u00eb ligjit, lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb administrate meritokratike, garantimi i konkurrenc\u00ebs s\u00eb ndershme dhe zhvillimi ekonomik i q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/div>\n<\/div>\n<p>Ai ngre gjithashtu shqet\u00ebsime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera madhore, si emigrimi i lart\u00eb, cil\u00ebsia e arsimit, mbrojtja e pron\u00ebs, p\u00ebrfshirja e sip\u00ebrmarrjes n\u00eb ekonomi dhe rritja e mir\u00ebqenies sociale.<\/p>\n<p>Sipas Bushatit, debati politik n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb akuzat e nd\u00ebrsjella, duke treguar munges\u00eb reflektimi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebr vonesat n\u00eb procesin e integrimit. Ai thekson se, ndon\u00ebse qeveria ka barr\u00ebn kryesore, p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr rrug\u00ebn europiane \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb klas\u00ebn politike.<\/p>\n<p><strong>Shkrimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>P\u00cbR PUN\u00cbT E SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/p>\n<p>Procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE po mbulohet nga mjegulla e nj\u00eb debati q\u00eb nuk i sh\u00ebrben askujt. Opinioni publik po orientohet rreth miratimit ose jo t\u00eb Raportit p\u00ebr Piketat e Nd\u00ebrmjetme t\u00eb Komisionit Europian (IBAR) n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<br \/>\nQ\u00eb n\u00eb pik\u00ebnisje procesi i bisedimeve ka vuajtur nga mungesa e transparenc\u00ebs, konsultimit dhe llogaridh\u00ebnies. Nd\u00ebrsa BE-ja e ka b\u00ebr\u00eb publik pozicionin negociues me Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb grupkapitujt, sikund\u00ebr piketat e nd\u00ebrmjetme q\u00eb duhen p\u00ebrmbushur n\u00eb lidhje me sundimin e s\u00eb drejt\u00ebs, pozicioni negociues i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur konfidencial, duke mos i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi Kuvendit, shoq\u00ebris\u00eb civile, medias, akademik\u00ebve dhe sip\u00ebrmarrjes q\u00eb t\u00eb jen\u00eb realisht pjes\u00eb e k\u00ebtij procesi.<br \/>\nSot jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb paradoksale, ku nga nj\u00ebra flitet p\u00ebr \u2018kutiza t\u00eb plot\u00ebsuara\u2019 e \u201892 hendeqe t\u00eb mbushura\u2019, p\u00ebr \u2018besimin q\u00eb kemi fituar nga ana e Komisionit Europian\u2019, e madje se \u2018Komisioni flet me vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb emrin ton\u00eb\u2019; dhe nga ana tjet\u00ebr, flitet p\u00ebr \u2018bllokim t\u00eb procesit\u2019, duke u b\u00ebr\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb shqet\u00ebsimeve t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb. P\u00ebr t\u00eb perifrazuar psikologun e famsh\u00ebm amerikan Herbert Simon, ky lloj informacioni krijon varf\u00ebri t\u00eb v\u00ebmendjes.<br \/>\nN\u00eb mes t\u00eb procesit t\u00eb bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE ka nisur edhe nj\u00eb fushat\u00eb informimi. Mir\u00ebpo, askush nuk po merr mundimin t\u00eb shpjegoj\u00eb se si standardet europiane po p\u00ebrkthehen n\u00eb mir\u00ebqeverisje e progres shoq\u00ebror. P\u00ebrkundrazi, komentohet nd\u00ebrveprimi mes Komisionit dhe vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, sikur t\u00eb ishim spektator\u00eb dhe jo protagonist\u00eb t\u00eb fatit ton\u00eb. Nd\u00ebrveprim, q\u00eb ka ndodhur edhe n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn p\u00ebr nisjen dhe p\u00ebrfundimin e bisedimeve p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Stabilizim Asociimit; p\u00ebr rekomandimin p\u00ebr statusin e vendit kandidat; p\u00ebr nisjen e bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE.<br \/>\nFlitet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Komisionit apo vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb analize t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr sfidat e panum\u00ebrta q\u00eb kemi p\u00ebrpara. Nuk ka asnj\u00eb diskutim se si e p\u00ebrmes cilave reforma do t\u00eb b\u00ebhet Shqip\u00ebria nj\u00eb shtet modern europian n\u00eb kuptimin e sundimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik e shoq\u00ebror.<br \/>\nJemi rifutur n\u00eb rrethrrotullimin e akuzave t\u00eb nd\u00ebrsjella politike duke shfaqur munges\u00eb kapaciteti korrigjues p\u00ebr vonesat q\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste i shkaktojm\u00eb vet\u00eb. Edhe sot, kur p\u00ebr shkak t\u00eb gjeopolitik\u00ebs, dera e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb hapur, e kemi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces qeverit\u00eb kan\u00eb barr\u00ebn kryesore, por p\u00ebrgjegj\u00ebsia e klas\u00ebs politike \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt. Nd\u00ebrsa merita \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e shqiptar\u00ebve q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb m\u00ebdyshje p\u00ebr rrug\u00ebn europiane.<br \/>\nN\u00eb vend q\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr kapituj, kutiza, hendeqe, masa, apo ta p\u00ebrshkruajm\u00eb BE-n\u00eb si nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb dykat\u00ebshe, ku n\u00eb katin e par\u00eb vendos Komisioni e n\u00eb katin e dyt\u00eb vendosin vendet an\u00ebtare, dhe jo si\u00e7 parasheh traktati i saj, na duhet nj\u00eb debat i v\u00ebrtet\u00eb se si p\u00ebrmes ushtrimit t\u00eb k\u00ebtij procesi shtetkonsolidues do t\u00eb garantojm\u00eb gar\u00ebn n\u00eb jet\u00ebn publike; integritetin e jet\u00ebs politike; se si do t\u00eb luftojm\u00eb metastazat e korrupsionit e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb jet\u00ebn publike dhe n\u00eb sektor\u00ebt kritik\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb; se si do t\u2019i japim fund modeleve t\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb; se si do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb mb\u00ebshtetur te merita e n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb publikut; se si do t\u00eb garantojm\u00eb autonim\u00eb e t\u00eb zgjedhurve vendor, decentralizimin e kompetencave dhe sh\u00ebrbimeve p\u00ebr t\u00eb forcuar kohezionin e komuniteteve; se kur shkollat tona do t\u00eb jen\u00eb vatra t\u00eb dijes dhe pjes\u00eb e rrjeteve t\u00eb k\u00ebrkimit europian; se si do t\u00eb frenojm\u00eb ritmin e lart\u00eb t\u00eb emigrimit dhe kur do t\u00eb flasim p\u00ebr rritjen e popullsis\u00eb; se kur sip\u00ebrmarr\u00ebsit tan\u00eb do ta masin suksesin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb riskut t\u00eb marr\u00eb apo inovacionit dhe jo vet\u00ebm p\u00ebrmes tenderave t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit; se kur pun\u00ebtor\u00ebt do t\u00eb ndjehen t\u00eb shp\u00ebrblyer p\u00ebr kontributin e tyre n\u00eb zhvillimin ekonomik; se kur do t\u00eb garantohet shenjt\u00ebria e pron\u00ebs; se si do ta \u00e7lirojm\u00eb gar\u00ebn n\u00eb ekonomi p\u00ebr \u00e7do lek\u00eb q\u00eb del nga buxheti i shtetit apo euro q\u00eb vjen nga BE-s\u00eb, duke zbatuar rregullat e prokurimit publik dhe konkurrenc\u00ebs s\u00eb ndershme; se kur do t\u00eb garantojm\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ushqimeve q\u00eb ham\u00eb; se kur do t\u2019i japim kapitalizmit nj\u00eb fytyr\u00eb sociale duke rritur baz\u00ebn e mir\u00ebqenies e ndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb burimet dhe pasurin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt; dhe kur do t\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb ekonomi q\u00eb bazohet tek dija.<br \/>\nNatyrisht, lista e m\u00ebsip\u00ebrme nuk \u00ebsht\u00eb shterruese. Por, ilustrim i faktit se pritshm\u00ebrit\u00eb e njer\u00ebzve nuk mund t\u00eb \u201cushqehen\u201d me kapituj. Me pak fjal\u00eb, duhet t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb nd\u00ebrlidhim progresin n\u00eb let\u00ebr me realitetin e p\u00ebrditsh\u00ebm. Debati duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet tek mbrojtja e interesit t\u00eb ekonomis\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, tek sektor\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb avantazh krahasues me ekonomit\u00eb e tjera. T\u00eb gjitha grupet shoq\u00ebrore duhet t\u00eb ky\u00e7en n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Debati duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb dhe shpejt\u00ebsin\u00eb e procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. P\u00ebr standardin e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme. P\u00ebr pun\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/integrimi-11\/\">\u201cP\u00ebr pun\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d\/ Ironia e ish-ministrit me Ram\u00ebn: Njer\u00ebzit nuk \u201cushqehen\u201d me kapituj<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Jasht\u00ebm, Ditmir Bushati, ka ofruar nj\u00eb analiz\u00eb mbi situat\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimi Europian, duke ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po zhvillohet debati publik dhe menaxhimi i negociatave. Sipas Bushatit, procesi i integrimit \u00ebsht\u00eb mbuluar nga nj\u00eb debat i paqart\u00eb dhe jo produktiv, q\u00eb fokusohet n\u00eb \u00e7\u00ebshtje teknike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80838","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80838","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80838"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80838\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80838"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80838"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80838"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}