{"id":80805,"date":"2026-04-08T16:48:18","date_gmt":"2026-04-08T16:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/08\/tryeza-per-energjine-ministri-karakaci-rikonceptim-i-gjithe-funksionimit-te-tregut-te-energjise-elektrike-ne-shqiperi\/"},"modified":"2026-04-08T16:48:18","modified_gmt":"2026-04-08T16:48:18","slug":"tryeza-per-energjine-ministri-karakaci-rikonceptim-i-gjithe-funksionimit-te-tregut-te-energjise-elektrike-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/08\/tryeza-per-energjine-ministri-karakaci-rikonceptim-i-gjithe-funksionimit-te-tregut-te-energjise-elektrike-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Tryeza p\u00ebr energjin\u00eb \u2013 Ministri Karaka\u00e7i: Rikonceptim i gjith\u00eb funksionimit t\u00eb tregut t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zhvilluar k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb tryeza p\u00ebr energjin\u00eb me pjes\u00ebmarrjen e t\u00eb gjitha aktor\u00ebve lidhur me ndryshimet ligjore t\u00eb propozuara p\u00ebr p\u00ebrafrimin e legjislacionit t\u00eb sektorit me at\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Ministri i Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Enea Karaka\u00e7i i pranish\u00ebm n\u00eb tryez\u00ebn p\u00ebr energjin\u00eb, tha se takimi i sot\u00ebm  \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb pak m\u00eb e gjer\u00eb dhe me p\u00ebrfshirjen edhe t\u00eb partner\u00ebve, por si\u00e7 e thash\u00eb edhe t\u00eb Kuvendit, Komisionit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Energjin\u00eb, por edhe institucioneve tjera, si Enti Rregullator i Energjis\u00eb, kompanit\u00eb publike, por edhe kompanit\u00eb private.<\/p>\n<p>\u201cE vler\u00ebsojm\u00eb si nj\u00eb hap shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, edhe konsulent\u00ebt do t\u00eb flasin n\u00eb fund p\u00ebrsa i p\u00ebrket t\u00eb gjitha komenteve q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb procesi t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb transparent dhe sa m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Fjala e Ministrit t\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Enea Karaka\u00e7i, tryeza p\u00ebr energjin\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb procesit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb hartimit dhe draftimit t\u00eb ligjit t\u00eb ri t\u00eb sektorit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, kjo nism\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga elementet kryesore t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb sektorit t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Ky proces, i hartimit t\u00eb ligjit t\u00eb ri t\u00eb sektorit, q\u00eb n\u00eb fakt ju e shikoni k\u00ebtu n\u00eb termin \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime\u201d, por besoj q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb volumit t\u00eb madh t\u00eb ndryshimeve, patjet\u00ebr do vij\u00eb si nj\u00eb nism\u00eb e re ligjore, vjen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrafrimit t\u00eb legjislacionit komb\u00ebtar me t\u00eb drejt\u00ebn e Bashkimit Europian dhe p\u00ebrmbushjen e detyrimeve tona n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kapitullit 15 t\u00eb Bashkimit Europian t\u00eb Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr q\u00eb edhe n\u00eb kushtet e sotme, t\u00eb gjitha masave q\u00eb ka marr\u00eb Qeveria Shqiptare p\u00ebr integrimin europian, hapjen e t\u00eb gjith\u00eb kapitujve dhe pun\u00ebn shum\u00eb voluminoze q\u00eb \u00e7do institucion i qeveris\u00eb shqiptare po nd\u00ebrmerr n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb integrimit europian, edhe ky ligj vjen si nj\u00eb hap shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ai nuk synon vet\u00ebm p\u00ebrdit\u00ebsimin e kuadrit ekzistues ligjor t\u00eb sektorit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, por mbi t\u00eb gjitha ka q\u00ebllimin e vendosjes s\u00eb themeleve p\u00ebr nj\u00eb model t\u00eb ri zhvillimi t\u00eb funksionimit t\u00eb tregut t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb vendin ton\u00eb. Nj\u00eb model m\u00eb i hapur, m\u00eb konkurrues, m\u00eb fleksib\u00ebl dhe m\u00eb t\u00eb integruar n\u00eb tregjet rajonale.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb tryeza e dyt\u00eb q\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Nj\u00eb tryez\u00eb e m\u00ebparshme \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb m\u00eb teknike. Tryeza e sotme \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb pak m\u00eb e gjer\u00eb dhe me p\u00ebrfshirjen edhe t\u00eb partner\u00ebve, por si\u00e7 e thash\u00eb edhe t\u00eb Kuvendit, Komisionit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Energjin\u00eb, por edhe institucioneve tjera, si Enti Rregullator i Energjis\u00eb, kompanit\u00eb publike, por edhe kompanit\u00eb private. E vler\u00ebsojm\u00eb si nj\u00eb hap shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, edhe konsulent\u00ebt do t\u00eb flasin n\u00eb fund p\u00ebrsa i p\u00ebrket t\u00eb gjitha komenteve q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb procesi t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb transparent dhe sa m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrjet q\u00eb sjell ky ligj, n\u00eb fakt jan\u00eb t\u00eb thella dhe jan\u00eb nj\u00eb element pothuajse rikonceptim i gjith\u00eb funksionimit t\u00eb tregut t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ky ligj sjell nj\u00eb riformatim t\u00eb modelit t\u00eb tregut t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Largohemi dhe tentojm\u00eb t\u00eb largohemi sa m\u00eb shum\u00eb nga nj\u00eb model i centralizuar, ku aktor\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb kan\u00eb patur vendimmarrjen m\u00eb t\u00eb madhe, drejt nj\u00eb tregu m\u00eb t\u00eb liberalizuar, ku shteti nuk nd\u00ebrhyn m\u00eb aq shum\u00eb sa jemi m\u00ebsuar me modelin ekzistues dhe baz\u00eb e saj t\u00eb jet\u00eb konkurrenca. Dhe n\u00eb fakt kushtet aktuale t\u00eb tregut p\u00ebr ligjin, kur \u00ebsht\u00eb miratuar ligji aktual n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 2015, tregu i energjis\u00eb elektrike ishte shum\u00eb m\u00eb i ndrysh\u00ebm nga tregu q\u00eb kemi sot. Pra, prodhuesit e energjis\u00eb elektrike ishin kryesisht hidrik\u00eb, ishin kryesisht me kontrata koncesionare, me blerje energjie nga shteti. Nd\u00ebrkoh\u00eb, tregu i energjis\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb komplet tjet\u00ebr. Sot tregut i jan\u00eb shtuar burime t\u00eb reja energjie, i jan\u00eb shtuar burime kryesisht fotovoltaike, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 10% t\u00eb prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Jan\u00eb shtuar konsumator\u00ebt aktiv, kemi rreth 400 mega vet\u00ebprodhues, kemi dhe instrumente t\u00eb reja, q\u00eb deri para pak vitesh as q\u00eb mendoheshin, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb krijimi, themelimi dhe funksionimi i ALPEX-it.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e thash\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb model ne riorientohemi drejt garantimit t\u00eb rregullave t\u00eb loj\u00ebs, drejt nj\u00eb konkurrence t\u00eb ndershme, midis t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb proces. Nj\u00eb nga risit\u00eb e k\u00ebtij ligji, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshirja e koncepteve t\u00eb reja q\u00eb madje p\u00ebr disa do thoja shum\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruara nga aktor\u00ebt e k\u00ebsaj tavoline, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb depozitimi i energjis\u00eb, energy storage. Sot depozitimi i energjis\u00eb hyn tek k\u00ebrkesat m\u00eb madhore, q\u00eb kan\u00eb prodhuesit e energjis\u00eb, kryesisht dhe t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb problemi i energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme? \u00cbsht\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb, por \u00ebsht\u00eb jo e vazhdueshme. Krijimi i baz\u00ebs ligjore p\u00ebr pasjen e storage apo depozitimit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i ri p\u00ebrpara drejt q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre. Por jo vet\u00ebm kaq. Kemi koncepte t\u00eb reja, si klient\u00ebt aktiv\u00eb. Un\u00eb e thash\u00eb, sot \u00ebsht\u00eb realitet q\u00eb kemi vet\u00ebprodhues pothuajse 400 mega. Jemi vendi i par\u00eb n\u00eb rajon p\u00ebrsa i p\u00ebrket vet\u00ebprodhuesve. Por po p\u00ebrpiqemi q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb klient\u00ebt q\u00eb t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb aktiv\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket energjis\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb prodhuar, si me an\u00eb t\u00eb koncepteve, si agregimi, komunitetet e energjis\u00eb, komunitetet energjetike, por dhe si\u00e7 e thash\u00eb, mekanizma fleksibiliteti p\u00ebrsa i p\u00ebrket kapaciteteve gjeneruese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr shtyllat kryesore t\u00eb k\u00ebtij ligji \u00ebsht\u00eb fuqizimi i konsumatorit. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb konsumatori vendoset realisht n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb sistemit energjetik. Ai nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrfitues sh\u00ebrbimi, por mund t\u00eb jet\u00eb edhe prodhues. Sot \u00ebsht\u00eb realitet. Ne kemi klient\u00eb q\u00eb jan\u00eb prodhues dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, duke p\u00ebrafruar direktiv\u00ebn e re t\u00eb Bashkimit Europian, edhe klienti merr rolin proaktiv p\u00ebrsa i p\u00ebrket prodhimit t\u00eb energjis\u00eb. P\u00ebrmes konceptit t\u00eb klientit aktiv, komuniteteve energjetike dhe kontratave me \u00e7mime dinamike, krijohen mund\u00ebsi reale p\u00ebr rritjen e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb qytetar\u00ebve dhe bizneseve n\u00eb treg dhe p\u00ebr liberalizimin apo demokratizimin e sektorit t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Po ashtu, projektligji krijon baz\u00ebn p\u00ebr zhvillimin e tregjeve t\u00eb organizuara t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Tregu i dit\u00ebs n\u00eb avanc\u00eb, tregu brenda dit\u00ebs, tregu i balancimit dhe tregu i derivative p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mekanizma thelb\u00ebsor\u00eb p\u00ebr funksionimin modern t\u00eb sektorit. K\u00ebto tregje mund\u00ebsojn\u00eb formimin transparent t\u00eb \u00e7mimeve, pra optimizimin e prodhimit dhe konsumit, si dhe menaxhimin e riskut nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit e tregut.<\/p>\n<p>Nj\u00eb v\u00ebmendje shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb i \u00ebsht\u00eb kushtuar fleksibilitetit dhe balancimit t\u00eb sistemit. Ne e dim\u00eb q\u00eb sot, si n\u00eb t\u00eb gjitha vendet, ku tashm\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb mas\u00eb prodhimi i energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, fleksibiliteti dhe balancimi i sistemit merr nj\u00eb v\u00ebmendje shum\u00eb t\u00eb madhe dhe pik\u00ebrisht projektligji i adreson k\u00ebto nevoja p\u00ebrmes rregullimit t\u00eb energjis\u00eb dhe kapacitetit t\u00eb transmetimit, sigurimit t\u00eb kapaciteteve rezerv\u00eb dhe mekanizmave si ridispe\u00e7erimi, duke garantuar stabilitetin e sistemit n\u00eb \u00e7do moment.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dimension tjet\u00ebr, po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, \u00ebsht\u00eb integrimi rajonal dhe nd\u00ebrkufitar. Projektligji p\u00ebrfshin rregulla t\u00eb qarta p\u00ebr alokimin e kapaciteteve nd\u00ebrkufitare, p\u00ebr funksionimin e zonave t\u00eb ofertave dhe p\u00ebr bashk\u00ebpunimin me strukturat rajonale. Ky integrim rrit sigurin\u00eb e furnizimit, p\u00ebrmir\u00ebson efikasitetin e tregut dhe e vendos Shqip\u00ebrin\u00eb si pjes\u00eb aktive t\u00eb tregut rajonal dhe europian. K\u00ebto nuk jan\u00eb vet\u00ebm detyrime q\u00eb ne kemi marr\u00eb kundrejt Bashkimit Europian, por jan\u00eb edhe masa konkrete q\u00eb ne kemi marr\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb realitet q\u00eb ALPEX-i funksionon n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb. \u00cbsht\u00eb po ashtu realitet q\u00eb Operatori i Sistemit t\u00eb Transmetimit po nd\u00ebrmerr veprime p\u00ebr bashk\u00ebpunim nd\u00ebrkufitar, si me Maqedonin\u00eb e Veriut apo vende t\u00eb Bashkimit Europian, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe Greqia, pra jan\u00eb p\u00ebrkthim i pun\u00ebve, t\u00eb cilat ne i kemi nisur dhe q\u00eb na \u00e7ojn\u00eb m\u00eb af\u00ebr Bashkimit Europian. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, n\u00eb fakt, projektligji reflekton edhe zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit teknologjike dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr tranzicionin energjetik.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e depozitimit t\u00eb energjis\u00eb apo elektromobilitetit dhe sistemeve t\u00eb matjes inteligjente, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i qart\u00eb i orientimit drejt nj\u00eb sistemi energjetik t\u00eb digjitalizuar, fleksib\u00ebl dhe me emetime t\u00eb ul\u00ebta. K\u00ebto elemente jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur objektivat tona afatgjata p\u00ebr nj\u00eb ekonomi t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe n\u00eb fakt nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e gjith\u00eb k\u00ebtyre elementeve tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb ecuri e sip\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb Qeveria Shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00eb faza shum\u00eb t\u00eb avancuara p\u00ebr marrjen e nj\u00eb huaje me Agjencin\u00eb Franceze t\u00eb Zhvillimit, p\u00ebr t\u00eb instaluar mat\u00ebsit inteligjent\u00eb n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, apo projekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ka marr\u00eb si Operatori i Sistemit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes, si Operatori i Sistemit t\u00eb Transmetimit p\u00ebr zhvillimin dhe operimin e scadave t\u00eb tyre apo nd\u00ebrveprimin e n\u00ebnstacionit.<\/p>\n<p>Po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb edhe ngritja e kapaciteteve dhe rritja e forcimi i institucioneve, ku si\u00e7 ju e dini mjaft mir\u00eb, rol ky\u00e7 n\u00eb k\u00ebt\u00eb projektligj merr forcimi i rolit t\u00eb Entit Rregullator t\u00eb Energjis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb ERE merr nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb zgjeruar nga \u00e7far\u00eb e ka patur deri tani dhe n\u00eb fakt edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ne t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb rolin, pavar\u00ebsin\u00eb dhe funksionalitetin e Entit Rregullator t\u00eb Energjis\u00eb, ligji i ri i zgjeron ato, duke i dh\u00ebn\u00eb kompetenca mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebrsa i p\u00ebrket zhvillimit t\u00eb rregullave t\u00eb tregut, monitorimin dhe funksionimin e k\u00ebtyre rregullave dhe n\u00eb garantimin e konkurrenc\u00ebs. Ndarja e qart\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet legjislacionit primar dhe atij sekondar krijon nj\u00eb sistem m\u00eb fleksib\u00ebl, ku nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e akteve rregullatore q\u00eb k\u00ebrkon ky ligj tashm\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebr miratim pran\u00eb Entit Rregullator t\u00eb Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto nd\u00ebrhyrje s\u00eb bashku sigurojn\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrafrimi me t\u00eb drejt\u00ebn e Bashkimit Europian dhe p\u00ebrmbush detyrimet tona dhe angazhimet tona n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb. Por \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ato krijojn\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb besuesh\u00ebm dhe t\u00eb parashikuesh\u00ebm p\u00ebr investitor\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt e tregut.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e k\u00ebtij procesi konsultimi jan\u00eb mbledhur dhe analizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar mendimet dhe sugjerimet e paraqitura nga pal\u00ebt e interesuara. N\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtij procesi gjat\u00eb k\u00ebsaj tryeze, po ashtu, do t\u00eb prezantohet edhe vler\u00ebsimi yn\u00eb mbi k\u00ebto komente. Pra, ne do t\u00eb kemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim edhe konsulent\u00ebt q\u00eb na kan\u00eb ndihmuar p\u00ebr hartimin e projektligjit dhe p\u00ebr t\u00eb folur edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar p\u00ebrsa i p\u00ebrket komenteve q\u00eb kemi marr\u00eb dhe reflektimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ne mendojm\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garantuar transparenc\u00eb, gjith\u00ebp\u00ebrfshirje dhe cil\u00ebsi n\u00eb hartimin e legjislacionit, si dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb ky projektligj t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb i zbatuesh\u00ebm dhe i q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb praktik\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, ju ftojm\u00eb q\u00eb t\u00eb vijoni t\u00eb kontribuoni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive n\u00eb diskutime, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me trajtimin e komenteve dhe aspekteve teknike t\u00eb k\u00ebtij projektligji.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, dua t\u00eb theksoj se ky projektligj p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb moment shum\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr sektorin energjetik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai vendos themelet p\u00ebr nj\u00eb treg modern, konkurrues dhe t\u00eb integruar, duke orientuar sektorin drejt standardeve evropiane dhe drejt nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zhvilluar k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb tryeza p\u00ebr energjin\u00eb me pjes\u00ebmarrjen e t\u00eb gjitha aktor\u00ebve lidhur me ndryshimet ligjore t\u00eb propozuara p\u00ebr p\u00ebrafrimin e legjislacionit t\u00eb sektorit me at\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian. Ministri i Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Enea Karaka\u00e7i i pranish\u00ebm n\u00eb tryez\u00ebn p\u00ebr energjin\u00eb, tha se takimi i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb pak [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80805","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80805","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80805"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80805\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80805"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80805"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80805"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}