{"id":80668,"date":"2026-04-08T07:07:56","date_gmt":"2026-04-08T07:07:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/08\/nga-mosmarrja-e-pages-te-sherbimet-private-ku-diskriminohen-te-huajt-ne-shqiperi\/"},"modified":"2026-04-08T07:07:56","modified_gmt":"2026-04-08T07:07:56","slug":"nga-mosmarrja-e-pages-te-sherbimet-private-ku-diskriminohen-te-huajt-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/08\/nga-mosmarrja-e-pages-te-sherbimet-private-ku-diskriminohen-te-huajt-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Nga mosmarrja e pag\u00ebs te sh\u00ebrbimet private, ku diskriminohen t\u00eb huajt n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria ka hyr\u00eb n\u00eb gar\u00ebn rajonale p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr nomad\u00eb digjital\u00eb, profesionist\u00eb t\u00eb huaj dhe kapital njer\u00ebzor nd\u00ebrkomb\u00ebtar, rastet e diskriminimit ndaj shtetasve t\u00eb huaj po dalin si nj\u00eb kosto e heshtur e klim\u00ebs s\u00eb integrimit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Komisionerit p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi tregojn\u00eb se gjat\u00eb vitit 2025 jan\u00eb trajtuar 11 ankesa dhe 1 \u00e7\u00ebshtje ex-officio nga shtetas t\u00eb huaj, me problematika q\u00eb shtrihen nga pun\u00ebsimi dhe arsimi te sh\u00ebrbimet private, duke testuar n\u00eb praktik\u00eb sa mikprit\u00ebs \u00ebsht\u00eb realisht tregu shqiptar p\u00ebr talentin q\u00eb vjen nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Deri tani, p\u00ebr 6 raste \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim, nd\u00ebrsa p\u00ebr 5 ankesa dhe \u00e7\u00ebshtjen ex-officio procedurat vijojn\u00eb. Vet\u00eb shp\u00ebrndarja e rasteve tregon se problematikat prekin sektor\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr integrimin ekonomik dhe social: 5 ankesa lidhen me t\u00eb mirat dhe sh\u00ebrbimet, 5 me marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebsimit dhe 2 me arsimin.<\/p>\n<h4>Pesha e lart\u00eb e ankesave n\u00eb pun\u00ebsim dhe n\u00eb aksesin ndaj sh\u00ebrbimeve sugjeron se, p\u00ebrtej barrierave administrative, tregu vendas ende ka kosto t\u00eb fshehura p\u00ebr integrimin e t\u00eb huajve. Mes rasteve t\u00eb trajtuara p\u00ebrfshihen pretendime p\u00ebr mosmarrje page p\u00ebr shkak t\u00eb fes\u00eb apo rac\u00ebs, trajtim diskriminues nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, mashtrim me premtime p\u00ebr kontrata sportive, si dhe refuzim sh\u00ebrbimi n\u00eb aktivitete private apo qendra estetike.<\/h4>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e rasteve lidhen edhe me sektorin e arsimit, ku \u00ebsht\u00eb trajtuar ankesa p\u00ebr mosnjohjen e programit m\u00ebsimor nga Ministria e Arsimit, si dhe nj\u00eb rast p\u00ebr trajtim diskriminues t\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije nga m\u00ebsuesit p\u00ebr shkak t\u00eb pamjes s\u00eb jashtme dhe identitetit gjinor t\u00eb supozuar. K\u00ebto raste tregojn\u00eb se sfida e integrimit nuk mbetet vet\u00ebm n\u00eb tregun e pun\u00ebs, por nis q\u00eb n\u00eb hallkat e para t\u00eb p\u00ebrfshirjes sociale dhe arsimore.<\/p>\n<p>Raporti evidenton edhe raste t\u00eb lidhura me orientimin seksual, identitetin gjinor dhe gjuh\u00ebn diskriminuese n\u00eb rrjetet sociale, duke treguar se ekspozimi i t\u00eb huajve ndaj paragjykimeve nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb raportin kontraktor, por shtrihet edhe n\u00eb hap\u00ebsirat publike dhe digjitale.<\/p>\n<p>Nga 11 ankesat, 7 jan\u00eb depozituar nga gra, 3 nga burra dhe 1 nga nj\u00eb grup personash, nj\u00eb tregues q\u00eb mund t\u00eb reflektoj\u00eb ekspozim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb grave t\u00eb huaja ndaj barrierave n\u00eb aksesin e sh\u00ebrbimeve dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr 6 rastet ku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim, Komisioneri ka konstatuar diskriminim n\u00eb 1 rast, ka nd\u00ebrprer\u00eb hetimin n\u00eb 1 tjet\u00ebr pasi \u00ebsht\u00eb arritur efektiviteti i mas\u00ebs, nd\u00ebrsa 4 raste jan\u00eb mbyllur me mospranim. P\u00ebr nj\u00eb ekonomi q\u00eb synon t\u00eb pozicionohet si destinacion p\u00ebr talente, student\u00eb dhe investime nd\u00ebrkomb\u00ebtare, k\u00ebto raste jan\u00eb edhe nj\u00eb test p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb institucionale t\u00eb tregut shqiptar dhe aft\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb ofruar trajtim t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr kapitalin njer\u00ebzor q\u00eb vjen nga jasht\u00eb.<\/p>\n<h4>N\u00eb vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb numrit t\u00eb shtetasve t\u00eb huaj me leje q\u00ebndrimi q\u00eb jetojn\u00eb e punojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/h4>\n<p>Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025, numri i t\u00eb huajve me leje q\u00ebndrimi n\u00eb Shqip\u00ebri arriti n\u00eb 27,514 banor\u00eb sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Regjistrit Elektronik p\u00ebr t\u00eb Huajt (FER) dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Monitor nga Policia e Shtetit, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb nivel rekord. Pjesa m\u00eb e madhe e tyre, rreth 65% jan\u00eb p\u00ebr arsye pune dhe rreth 15% p\u00ebr bashkim familjar.<\/p>\n<p>Nga totali prej 27,514 lejesh q\u00ebndrimi aktive deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025, shumica e t\u00eb huajve jan\u00eb nga Kosova (22%) dhe Italia (14%), India (9%), Filipine (8%), Turqi (7%).\/ \u00a0Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/08\/nga-mosmarrja-e-pages-te-sherbimet-private-ku-diskriminohen-te-huajt-ne-shqiperi\/\">Nga mosmarrja e pag\u00ebs te sh\u00ebrbimet private, ku diskriminohen t\u00eb huajt n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria ka hyr\u00eb n\u00eb gar\u00ebn rajonale p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr nomad\u00eb digjital\u00eb, profesionist\u00eb t\u00eb huaj dhe kapital njer\u00ebzor nd\u00ebrkomb\u00ebtar, rastet e diskriminimit ndaj shtetasve t\u00eb huaj po dalin si nj\u00eb kosto e heshtur e klim\u00ebs s\u00eb integrimit. T\u00eb dh\u00ebnat e Komisionerit p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi tregojn\u00eb se gjat\u00eb vitit 2025 jan\u00eb trajtuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80668","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80668","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80668"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80668\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80668"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80668"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80668"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}