{"id":80548,"date":"2026-04-07T14:37:42","date_gmt":"2026-04-07T14:37:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/07\/denoncimi-i-berishizmit-eshte-parakusht-per-denoncimin-e-pushtetit\/"},"modified":"2026-04-07T14:37:42","modified_gmt":"2026-04-07T14:37:42","slug":"denoncimi-i-berishizmit-eshte-parakusht-per-denoncimin-e-pushtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/07\/denoncimi-i-berishizmit-eshte-parakusht-per-denoncimin-e-pushtetit\/","title":{"rendered":"Denoncimi i berishizmit \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr denoncimin e pushtetit"},"content":{"rendered":"<p><span>Ekiziston nj\u00eb ide e konsoliduar n\u00eb rrethet opozitare se ata q\u00eb denoncojn\u00eb Berish\u00ebn apo berishizmin si fenomen politik \u00e7ojn\u00eb uj\u00eb te burimi i pushtetit. Ndon\u00ebse idea \u00ebsht\u00eb promovuar nga berishist\u00ebt ka di\u00e7ka t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb t\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><span>Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb pushtetit e p\u00ebrdorin berishizmin si gogol p\u00ebr t\u00eb justifikuar sundimin e Ram\u00ebs. Ndaj nuk jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb ata q\u00eb argumentojn\u00eb se \u201copozita\u201d e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb justifikim i pushtetit, duke supozuar k\u00ebshtu se ekzistojn\u00eb<\/span> <span>dy forca kontradiktore, pushteti dhe opozita.\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Problemi \u00ebsht\u00eb se opozita berishiste dhe qeverisja Rama jan\u00eb dy koka q\u00eb ushqehen nga i nj\u00ebjti fenomen dhe jo dy dukuri t\u00eb kund\u00ebrta apo n\u00eb p\u00ebrplasje. Pavar\u00ebsisht p\u00ebrplasjeve personale n\u00eb stil, rehtorik\u00eb dhe sjellje mes Berish\u00ebs dhe Ram\u00ebs, ata nuk ofrojn\u00eb as qeverisje, as vizion dhe as lidership sepse, sikurse v\u00ebren me t\u00eb drejt\u00eb kolegu Mustafa Nano, ata din\u00eb vet\u00ebm sundojn\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Jan\u00eb dy an\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs medalje. Ndaj \u00ebsht\u00eb sa e pamundur aq edhe e pander\u00ebshme t\u00eb denoncosh berishizmin pa denoncuar sundimin e Ram\u00ebs n\u00eb PS dhe n\u00eb shtet n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit dhe personalizimit t\u00eb pushtetit publik.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ashtu sikurse \u00ebsht\u00eb hipokrizi t\u00eb v\u00ebsh kuj\u00ebn p\u00ebr asfiksimin e demokracis\u00eb son\u00eb nga Rama pa denoncuar ekzekutimin publik q\u00eb Berisha po i b\u00ebn asaj n\u00eb Partin\u00eb Demokratike. Normalizimi i asaj q\u00eb po ndodh sot n\u00eb PD \u00ebsht\u00eb legjitimimi i nj\u00eb standarti politik q\u00eb betonizon Ram\u00ebn n\u00eb pushtet duke p\u00ebrjet\u00ebsuar berishizmin n\u00eb opozit\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrtej \u00e7do standarti dhe cipe minimale politike Berisha pretendon t\u00eb rizgjidhet n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin Basha q\u00eb ai vet\u00eb e vuri n\u00eb statut, por edhe pa asnj\u00eb kandidat p\u00ebrball\u00eb, qoft\u00eb edhe formal.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Sikurse e ka shtjelluar qart\u00eb kolegia Desada Metaj, q\u00eb e njeh PD-n\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se un\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nivel kaq i ul\u00ebt edhe p\u00ebr standartin mjeran t\u00eb gar\u00ebs politike brenda PD-s\u00eb, saq\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shkelje t\u00eb past\u00ebr ligjore q\u00eb mund t\u00eb korrigjohet vet\u00ebm n\u00eb gjykat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Manipulimi i zgjedhjeve brenda k\u00ebsaj partie \u00ebsht\u00eb pranuar prej koh\u00ebsh, madje edhe publikisht nga eksponent\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb saj. Por sot nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr manipulimin e gar\u00ebs, por p\u00ebr eleminimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb saj.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ata q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me Berish\u00ebn, q\u00eb sipas statusit as nuk duhet t\u00eb figuronte n\u00eb gar\u00eb, sot po p\u00ebrjashtohen nga partia. Pra Berisha ka kalur nga zgjedhja n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb procesi elektoral t\u00eb manipuluar tek vet\u00eb-em\u00ebrimi si kryetar i saj.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Kryetari Berisha em\u00ebron Berish\u00ebn kryetar, n\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb e Berish\u00ebs, prej Berish\u00ebs dhe p\u00ebr Berish\u00ebn. Ashtu sikurse PS-ja dhe pushteti i saj sot \u00ebsht\u00eb i Ram\u00ebs, prej Ram\u00ebs dhe p\u00ebr Ram\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb t\u00eb dyja rastet kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me priviatizimin flagrant t\u00eb pushtetit publik nga kryetari. Jan\u00eb dy fenomene identike, edhe pse nj\u00ebri n\u00eb opozit\u00eb dhe tjetri n\u00eb pushtet, q\u00eb legjitimohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb reciproke.<\/span><\/p>\n<p><span>Funksioni i Berishizmit \u00ebsht\u00eb ulja e vazhdueshme e standartit politik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pushteti ta kaloj\u00eb at\u00eb me sy mbyllur. Pik\u00ebrisht kur fillon nj\u00eb kritik\u00eb publike ndaj diktatur\u00ebs\u00a0 politike n\u00eb PS q\u00eb e ka transformuar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb kazerm\u00eb politike ku ka m\u00eb pak debat se tek PD-ja, berishizmi eleminon t\u00ebr\u00ebsisht gar\u00ebn politike brenda partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare, qoft\u00eb edhe si fars\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta llogjik\u00eb q\u00eb operon p\u00ebrball\u00eb SPAK-ut. Pavar\u00ebsisht se Rama i ka shpallur luft\u00eb SPAK-ut sepse ky institucion i ka hapur pet\u00ebt e lakrorit n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij, ky fakt zbehet p\u00ebrball\u00eb fushat\u00ebs anti-SPAK t\u00eb Berish\u00ebs q\u00eb premtoi mbylljen e SPAK-ut pasi denoncoi Dumanin si kriminel.<\/span><\/p>\n<p><span>Pra funksioni i opozit\u00ebs berishiste \u00ebsht\u00eb ulja e vazhdueshme e standartit politik p\u00ebrball\u00eb degradimit t\u00eb qeverisjes Rama. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr duhet kuptuar edhe standarti i ri politik q\u00eb po vendos berishizmi n\u00eb PD duke kaluar nga zgjedhja, qoft\u00eb edhe formale, tek em\u00ebrimi i kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb nga kryetari i PD-s\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr frym\u00ebmarrje politike q\u00eb Berisha i ofron Ram\u00ebs sot kur qeveria e tij \u00ebsht\u00eb m\u00eb e delegjitimuar se kurr\u00eb. Pak r\u00ebnd\u00ebsi ka n\u00ebse di\u00e7ka e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e q\u00ebllim\u00ebshme, e koordinuar, apo n\u00ebse Berisha e b\u00ebn p\u00ebr hallet e veta dhe t\u00eb kalamaj\u00ebve. R\u00ebnd\u00ebsi ka rezultati.<\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht q\u00eb edhe Rama nuk i mbetet borxhli berishizmit. Standarti qeveris\u00ebs q\u00eb ai po ofron, nivelet e korrupsionit dhe t\u00eb kapjes s\u00eb shtetit, penetrimi i krimit t\u00eb organizuar, tashm\u00eb konkurrojn\u00eb edhe qeverit\u00eb m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara t\u00eb berishizmit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Kaq mjafton q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e popullit opozitar t\u00eb kujtoj me mall standartin \u201ce lart\u00eb\u201d t\u00eb qeverisjes Berisha ku ministrja virtuale anti-korrupsion nuk ishte produkt i nj\u00eb agjencie t\u00eb kapur nga korrupsioni dhe ndoshta edhe krimi.<\/span><\/p>\n<p><span>Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb gar\u00eb politike mes pushtetit dhe opozit\u00ebs se kush e ul m\u00eb shum\u00eb stek\u00ebn p\u00ebr t\u00eb legjitimuar pal\u00ebn tjet\u00ebr. Berishizmi \u00ebsht\u00eb kampion n\u00eb uljen e standartit politik. Ai rizgjedh n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardh\u00ebshme kryetarin 82 vje\u00e7ar q\u00eb e udh\u00ebhoqi n\u00eb humbjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj, n\u00eb kund\u00ebrshtim me statusin q\u00eb po ky kryetar vet\u00eb aprovoi dhe pa asnj\u00eb konkurrenc\u00eb, qoft\u00eb edhe formale.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria Rama ka fituar p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb dukshme n\u00eb zhytjen e standartit qeveris\u00ebs dhe shtet formues. Pas z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, t\u00eb pushtetit vendor, t\u00eb administrat\u00ebs publike, t\u00eb Parlamentit dhe t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave me egon e tij, Rama ka vendosur ta riformatoj\u00eb pushtetin e tij n\u00eb funksion t\u00eb mbrojtjes s\u00eb Ballukut, pas p\u00ebrfshirjes s\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb nga skandalet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb qeverisjes aktuale.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebshtu secila pal\u00eb i ofron pal\u00ebs tjet\u00ebr gogolin e nevoj\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur bashk\u00eb militant\u00ebt gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer me liderat e tyre. Berisha dhe berishizmi \u00ebsht\u00eb gogoli i dobish\u00ebm gjithnj\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e duhur p\u00ebr t\u00eb mobilizuar elektoratin socialist dhe p\u00ebr ta neveritur dhe dekurajuar elektoratin gri. K\u00ebshtu konsolidon Ram\u00ebn n\u00eb pushtet.<\/span><\/p>\n<p><span>Rama \u00ebsht\u00eb gogoli i kapjes s\u00eb shtetit, i kriminalizimit t\u00eb pushtetit dhe i arroganc\u00ebs qeveris\u00ebse q\u00eb mobilizon elektoratin berishist, dekurajon pjesmarrjen n\u00eb zgjedhje t\u00eb elektoratit gri dhe i garanton Berish\u00ebs postin e p\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm si kryetar i opozit\u00ebs kryesore.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb simbioz\u00eb politike q\u00eb riprodhon statu quo-n\u00eb duke reduktuar dhe dekurajuar votuesit jo vet\u00ebm politikisht por edhe fizikisht. Zbrazja e Shqip\u00ebris\u00eb nga popull\u00ebsia aktive, nga rinia, nga truri dhe intelektual\u00ebt \u00ebsht\u00eb arritja politike m\u00eb monumentale e dyshes Rama-Berisha, q\u00eb e mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb k\u00ebt\u00eb binom.<\/span><\/p>\n<p><span>Shqiptar\u00ebt largohen sepse nj\u00eb ekosistem mediatik, politik dhe ekonomik i thot\u00eb atyre vazhdimisht se midis t\u00eb keqes n\u00eb pushtet dhe asaj n\u00eb opozit\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb zgjedhin t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Ndaj i gjith\u00eb debati publik fokusohet te p\u00ebrcaktimi i t\u00eb keqes m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb duhet t\u00eb zgjedhin qytetar\u00ebt.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb shumica e votuesve e di shum\u00eb mir\u00eb se nj\u00eb e zgjedhje e till\u00eb nuk ekziston, sepse nuk jan\u00eb dy por nj\u00eb e keqe e vetme. Berishizmi n\u00eb opozit\u00eb dhe berishizmi n\u00eb pushtet jan\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit fenomen politik, pavar\u00ebsisht ngjyrimeve apo personaliteteve t\u00eb ndryshme n\u00eb t\u00eb cilat ai trup\u00ebzohet.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndaj denoncimi i asaj q\u00eb po ndodh sot n\u00eb PD, si privatizimi i hapur i nj\u00eb pushteti politik q\u00eb \u00ebsht\u00eb, dhe duhet t\u00eb mbetet publik \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr denoncimin e asaj q\u00eb po ndodh me pushtetin e PS-s\u00eb q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb privatizuar nga Rama.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Denoncimi i korruptimit t\u00eb pushtetit aktual pa denoncuar degjenerimin e standartit politik q\u00eb po ndodh n\u00eb opozit\u00eb \u00ebsht\u00eb po aq hipokrit sa denoncimi i berishizmit q\u00eb injoron privatizimin e PS-s\u00eb, t\u00eb qeverisjes dhe t\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb duart e Edi Ram\u00ebs.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb t\u00eb dyja rastet denoncimi i sh\u00ebrben varrmih\u00ebsve t\u00eb demokracis\u00eb son\u00eb dhe jo forcimit t\u00eb standarteve t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Shkruar ng Blendi Kajsiu, enkas p\u00ebr Lapsi.al\u00a0<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>\u00a0<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/07\/denoncimi-i-berishizmit-eshte-parakusht-per-denoncimin-e-pushtetit\/\">Denoncimi i berishizmit \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr denoncimin e pushtetit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekiziston nj\u00eb ide e konsoliduar n\u00eb rrethet opozitare se ata q\u00eb denoncojn\u00eb Berish\u00ebn apo berishizmin si fenomen politik \u00e7ojn\u00eb uj\u00eb te burimi i pushtetit. Ndon\u00ebse idea \u00ebsht\u00eb promovuar nga berishist\u00ebt ka di\u00e7ka t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb t\u00eb.\u00a0 Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb pushtetit e p\u00ebrdorin berishizmin si gogol p\u00ebr t\u00eb justifikuar sundimin e Ram\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80548","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80548","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80548"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80548\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80548"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80548"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80548"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}