{"id":80538,"date":"2026-04-07T13:48:41","date_gmt":"2026-04-07T13:48:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/07\/nje-fajtor-per-te-mbuluar-mekatet-e-pd-me-integrimin-narrativa-e-opozites-dhe-jo-vetem\/"},"modified":"2026-04-07T13:48:41","modified_gmt":"2026-04-07T13:48:41","slug":"nje-fajtor-per-te-mbuluar-mekatet-e-pd-me-integrimin-narrativa-e-opozites-dhe-jo-vetem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/07\/nje-fajtor-per-te-mbuluar-mekatet-e-pd-me-integrimin-narrativa-e-opozites-dhe-jo-vetem\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb fajtor p\u00ebr t\u00eb mbuluar m\u00ebkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozit\u00ebs dhe jo vet\u00ebm\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada<\/p>\n<p>Pasi ka vjell\u00eb vrer n\u00eb dyert e Brukselit e Strasburgut duke k\u00ebrkuar bllokimin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, opozita  tani po p\u00ebrpiqet t\u00eb na bind\u00eb se fati europian i vendit u p\u00ebrmbys nga votimi p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK n\u00eb Parlament dhe nga emri i nj\u00eb ish-ministreje. Nj\u00eb rr\u00ebfim i leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrtypur, por larg realitetit kur kemi parasysh \u00e7do lobim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb kund\u00ebr integrimit. Madje duke u shfaqur si \u201cnj\u00eb mik q\u00eb ia do t\u00eb mir\u00ebn\u201d BE-s\u00eb aq sa e quan vendin e saj \u2018narko-shtet\u2019 e t\u00eb tjera mallkime q\u00eb i kan\u00eb shkuar n\u00eb mend Sali Berish\u00ebs me shok\u00eb.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se procesi i integrimit n\u00eb Bashkimi Europian nuk funksionon si nj\u00eb kronik\u00eb e zez\u00eb, ku nj\u00eb vendim parlamentar n\u00eb Tiran\u00eb prodhon automatikisht alarm n\u00eb Bruksel. Integrimi \u00ebsht\u00eb politik\u00eb n\u00eb form\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb past\u00ebr: interesa shtetesh, kalkulime t\u00eb brendshme, presione t\u00eb jashtme dhe mbi t\u00eb gjitha, lobim. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon t\u00eb shembet narrativa e servirur si \u201ckonkluzion p\u00ebrfudimtar\u201d nga PD.<\/p>\n<p>Sepse nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb vende si Gjermania apo Holanda shprehin rezerva p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Bullgaria apo Greqia p\u00ebrdorin \u00e7\u00ebshtjet e minoriteteve dhe pronave si instrument presioni. K\u00ebto jan\u00eb kapituj t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj historie, jo zhvillime t\u00eb papritura q\u00eb lind\u00ebn nga nj\u00eb votim parlamentar p\u00ebr nj\u00eb ministre. Kush e njeh procesin, e di se \u201cflamujt e kuq\u201d n\u00eb Bruksel jan\u00eb shpesh sinjale politike, jo vendime t\u00eb diktuara nga nj\u00eb episod i papritur.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb lihet me q\u00ebllim jasht\u00eb k\u00ebsaj tabloje \u00ebsht\u00eb m\u00eb thelb\u00ebsorja: lobimi. \u00cbsht\u00eb fakt publik se Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb dhe rrjetet e saj n\u00eb PPE kan\u00eb zhvilluar nj\u00eb aktivitet t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kusht\u00ebzuar, n\u00eb mos p\u00ebr t\u00eb ngadal\u00ebsuar, rrug\u00ebn europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb korridoret e Brukselit nuk flitet vet\u00ebm p\u00ebr reforma dhe standarde, por edhe p\u00ebr ndikime dhe interesa. Dhe kur k\u00ebto interesa p\u00ebrplasen, \u00e7do pretekst b\u00ebhet i vlefsh\u00ebm: sot IPARD, nes\u00ebr minoritetet, pasnes\u00ebr klima e biznesit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, emri i ish-ministres nuk \u00ebsht\u00eb shkaku, por mjeti. Nj\u00eb simbol i zgjedhur p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fytyr\u00eb nj\u00eb procesi shum\u00eb m\u00eb kompleks. Sepse \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb thuash \u201cnj\u00eb individ po mban peng vendin\u201d, sesa t\u00eb pranosh se integrimi varet nga nj\u00eb ekuacion i nd\u00ebrlikuar politik ku Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e loj\u00ebs. Dhe ku kontributi i opozit\u00ebs do t\u00eb ishte gj\u00ebja m\u00eb normale, jo vizatimi i vendit si ur\u00eb trafiqesh drejt BE.<\/p>\n<p>Edhe pretendimi se mazhoranca ka \u201cmbrojtur\u201d ish-zv.kryeministren nga drejt\u00ebsia n\u00eb fakt b\u00ebn mas\u00eb me faktet. Q\u00eb prej ngritjes s\u00eb SPAK, jan\u00eb n\u00eb shumic\u00eb zyrtar\u00ebt e lidhur me qeverin\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00ebn hetim, arrest apo d\u00ebnim. Nj\u00eb realitet q\u00eb nuk p\u00ebrputhet me narrativ\u00ebn e nj\u00eb sistemi t\u00eb kapur, por me nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb po godet edhe brenda vet\u00eb pushtetit. N\u00ebse do t\u00eb kishte nj\u00eb nd\u00ebrhyrje brutale politike, kjo panoram\u00eb nuk do t\u00eb ekzistonte.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ideja se parlamenti shqiptar, me nj\u00eb votim, mund t\u00eb ndryshoj\u00eb kursin e vendimmarrjes n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb nj\u00eb keqkuptim i madh ose nj\u00eb manipulim i q\u00ebllimsh\u00ebm. Institucionet europiane nuk reagojn\u00eb me emocione ndaj episodeve t\u00eb izoluara, por me matematik\u00eb. Dhe kur ka shqet\u00ebsime reale p\u00ebr fondet apo p\u00ebr sundimin e ligjit, ato adresohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale, jo p\u00ebrmes goj\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs apo ndonj\u00eb tjetri brenda radh\u00ebve t\u00eb vet\u00eb PS q\u00eb p\u00ebr hat\u00ebrmbetje personale \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb djeg\u00eb jorganin me gjith\u00eb sht\u00ebpi. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb sa dramatike, aq edhe e qart\u00eb: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb ku \u00e7do hap drejt BE-s\u00eb kalon n\u00ebp\u00ebr filtrin e interesave t\u00eb 27 shteteve. \u00c7do vend ka k\u00ebrkesat e veta, rezervat e veta dhe momentin e vet politik..<\/p>\n<p>Prandaj historia q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb shitet nuk \u00ebsht\u00eb thjesht e gabuar, por e rrezikshme. Sepse zhvendos v\u00ebmendjen nga problemi real. Nga nj\u00eb proces i ndikuar nga politika dhe lobimi, drejt iluzionit se mjafton nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr ta faj\u00ebsuar dhe shpjeguar gjith\u00e7ka. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb hileja m\u00eb e vjet\u00ebr nga armiqt\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Per\u00ebndimit n\u00eb Shqip\u00ebri: T\u2019i \u00e7osh njer\u00ebzit deri n\u00eb budallepsje! Pastaj n\u00eb at\u00eb nivel opozita \u00ebsht\u00eb eksperte dhe mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb jo pak zullume.<\/p>\n<p>Qoft\u00eb edhe p\u00ebrmes fjal\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada Pasi ka vjell\u00eb vrer n\u00eb dyert e Brukselit e Strasburgut duke k\u00ebrkuar bllokimin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, opozita tani po p\u00ebrpiqet t\u00eb na bind\u00eb se fati europian i vendit u p\u00ebrmbys nga votimi p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK n\u00eb Parlament dhe nga emri i nj\u00eb ish-ministreje. Nj\u00eb rr\u00ebfim i leht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80538","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80538","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80538"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80538\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80538"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80538"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80538"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}