{"id":80488,"date":"2026-04-07T10:48:17","date_gmt":"2026-04-07T10:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/07\/antikushtetuese-u-dhuron-pronen-publike-privateve-2\/"},"modified":"2026-04-07T10:48:17","modified_gmt":"2026-04-07T10:48:17","slug":"antikushtetuese-u-dhuron-pronen-publike-privateve-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/07\/antikushtetuese-u-dhuron-pronen-publike-privateve-2\/","title":{"rendered":"Antikushtetuese, u dhuron pron\u00ebn publike privat\u00ebve \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Deputetja e PD-s\u00eb, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton q\u00eb ta kaloj\u00eb me shpejt\u00ebsi projektligjin p\u00ebr Portet, q\u00eb ajo e cil\u00ebsoi si antikushtetues, dhe paralajm\u00ebroi se do ta d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se ky projektligj do t\u00eb shqyrtohet me shpejt\u00ebsi sot n\u00eb tre komisione p\u00ebr ta kaluar m\u00eb pas me urdh\u00ebr n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb enjtes.<\/p>\n<p>Sipas saj, projektligji parashikon q\u00eb procedurat dhe kriteret p\u00ebr lidhjen e kontratave me investitor\u00ebt strategjik\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktohen p\u00ebrmes vendimeve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb gara e hapur t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje mes qeveris\u00eb e subjektit.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ajo argumenton se ligji p\u00ebr investimet strategjie p\u00ebrfundon n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2026, duke theksuar se nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme nd\u00ebrhyrja 6 muaj p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se projektligji cenon parimine\u00a0 barazis\u00eb para ligjit, paralizon konkurrenc\u00ebn e lir\u00eb si dhe bie ndesh me parimin e siguris\u00eb publike.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e Zhup\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p>Sot, n\u00eb tre komisione, do t\u00eb shqyrtohet me shpejt\u00ebsi projektligji i porteve, me urdh\u00ebr p\u00ebr ta kaluar n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb enjtes.<\/p>\n<p>Aktualisht, legjislacioni p\u00ebr portet turistike p\u00ebrcakton q\u00eb nd\u00ebrtimi i tyre realizohet p\u00ebrmes procedurave koncesionare. Megjithat\u00eb, ndryshimi i propozuar synon t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb subjektet q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb statusin e \u201cInvestitorit Strategjik\u201d t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb detyruara t\u2019i n\u00ebnshtrohen k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Sipas draftit, n\u00eb rast se nj\u00eb kompani ka marr\u00eb statusin e \u201cInvestitorit Strategjik\u201d nga Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), dhe nd\u00ebrtimi i portit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e projektit t\u00eb saj, ajo p\u00ebrjashtohet nga detyrimi p\u00ebr konkurrim t\u00eb hapur. N\u00eb praktik\u00eb, kjo n\u00ebnkupton q\u00eb zhvilluesi i nj\u00eb resorti privat p\u00ebrfiton automatikisht t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar dhe menaxhuar edhe portin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb skem\u00ebn e koncesionit, investimi kryhet nga sektori privat, por pas nj\u00eb periudhe t\u00eb caktuar, objekti i nd\u00ebrtuar i rikthehet shtetit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, me ndryshimet e reja ligjore, porti turistik mbetet pron\u00eb e p\u00ebrhershme e investitorit privat.<\/p>\n<p>Edhe pse k\u00ebto porte konsiderohen si pasuri me interes publik, projektligji parashikon q\u00eb procedurat dhe kriteret p\u00ebr lidhjen e kontratave me investitor\u00ebt strategjik\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktohen p\u00ebrmes vendimeve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. Kjo, praktikisht, e zhvendos procesin nga nj\u00eb gar\u00eb e hapur n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje direkte mes qeveris\u00eb dhe subjektit privat.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb ngre shqet\u00ebsime lidhur me munges\u00ebn e konkurrenc\u00ebs dhe transparenc\u00ebs, si dhe hap debat mbi p\u00ebrfitimin afatgjat\u00eb: a \u00ebsht\u00eb m\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr shtetin apo p\u00ebr sektorin privat?<\/p>\n<p>Ligji q\u00eb duan t\u00eb kalojn\u00eb me shpejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb antikushtetues. Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sanksionon parimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, i cili k\u00ebrkon:<\/p>\n<p>stabilitet dhe koherenc\u00eb normative;<br \/>transparenc\u00eb n\u00eb vendimmarrje;<br \/>kufizim t\u00eb diskrecionit administrativ;<br \/>mbrojtje t\u00eb interesit publik n\u00eb administrimin e pron\u00ebs shtet\u00ebrore.<br \/>Kujtoj q\u00eb ligji p\u00ebr investimet strategjike mbaron m\u00eb 31 dhjetor 2026. Si qenka e nevojshme kjo nd\u00ebrhyrje p\u00ebr 6 muaj q\u00eb i kan\u00eb ngelur ligjit?! Ndryshimi i nj\u00eb ligji sektorial me karakter t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur nj\u00eb skeme t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr investime strategjike cenon parimin e siguris\u00eb juridike dhe krijon paqart\u00ebsi n\u00eb rendin normativ.<\/p>\n<p>Kushtetuta garanton barazin\u00eb para ligjit dhe ndalon trajtimin e diferencuar pa justifikim objektiv dhe proporcional.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtimi i nj\u00eb kategorie subjektesh (investitor\u00ebt strategjik\u00eb) nga detyrimi p\u00ebr procedur\u00eb konkurruese:<\/p>\n<p>krijon trajtim preferencial;<br \/>kufizon aksesin e operator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb ekonomik\u00eb;<br \/>cenon barazin\u00eb e mund\u00ebsive n\u00eb treg.<br \/>Procedura konkurruese nuk \u00ebsht\u00eb formalitet administrativ, por mekaniz\u00ebm kushtetues q\u00eb garanton mbrojtjen e interesit publik dhe p\u00ebrdorimin optimal t\u00eb pasuris\u00eb shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Portet, edhe kur klasifikohen si turistike, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb infrastruktur\u00eb kritike komb\u00ebtare, e lidhur drejtp\u00ebrdrejt me sovranitetin territorial, sigurin\u00eb detare, kontrollin kufitar, zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e hap\u00ebsir\u00ebs bregdetare. Ato jan\u00eb pjes\u00eb e pasuris\u00eb publike me regjim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm juridik dhe, si t\u00eb tilla, administrimi i tyre duhet t\u00eb udh\u00ebhiqet nga parimi i interesit publik maksimal dhe jo nga p\u00ebrjashtime sipas gjykimeve preferenciale t\u00eb kryeministrit. Si mund nj\u00eb investitor privat t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrjet\u00eb nj\u00eb port?!<\/p>\n<p>Republika e Shqip\u00ebris\u00eb ka detyrim kushtetues t\u00eb harmonizoj\u00eb legjislacionin me t\u00eb drejt\u00ebn e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Standardet evropiane n\u00eb fush\u00ebn e:<\/p>\n<p>prokurimit publik,<br \/>koncesioneve,<br \/>ndihm\u00ebs shtet\u00ebrore,<br \/>konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb<br \/>k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb, mosdiskriminim dhe procedura t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Nga sa m\u00eb sip\u00ebr rezulton se projektligji:<\/p>\n<p>cenon parimin e barazis\u00eb para ligjit;<br \/>paralizon konkurrenc\u00ebn e lir\u00eb pa justifikim proporcional;<br \/>shkat\u00ebrron mekanizmat e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies;<br \/>dhuron pron\u00ebn publike, si portet, te nj\u00eb privat p\u00ebrjet\u00ebsisht;<br \/>bie ndesh me parimin e siguris\u00eb juridike;<br \/>krijon mosp\u00ebrputhje me angazhimet evropiane t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>P\u00ebr k\u00ebto arsye, Partia Demokratike do ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, do t\u00eb informoj\u00eb Bashkimin Evropian dhe do ta ndjek\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vazhdim\u00ebsi.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD-s\u00eb, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton q\u00eb ta kaloj\u00eb me shpejt\u00ebsi projektligjin p\u00ebr Portet, q\u00eb ajo e cil\u00ebsoi si antikushtetues, dhe paralajm\u00ebroi se do ta d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Ajo theksoi se ky projektligj do t\u00eb shqyrtohet me shpejt\u00ebsi sot n\u00eb tre komisione p\u00ebr ta kaluar m\u00eb pas me urdh\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80488","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80488","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80488"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80488\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80488"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80488"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80488"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}