{"id":80479,"date":"2026-04-07T09:34:52","date_gmt":"2026-04-07T09:34:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/07\/flasin-ekspertet-per-aeroportin-e-vlores-kush-i-mban-peng-aksionet-e-mabco\/"},"modified":"2026-04-07T09:34:52","modified_gmt":"2026-04-07T09:34:52","slug":"flasin-ekspertet-per-aeroportin-e-vlores-kush-i-mban-peng-aksionet-e-mabco","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/07\/flasin-ekspertet-per-aeroportin-e-vlores-kush-i-mban-peng-aksionet-e-mabco\/","title":{"rendered":"Flasin ekspert\u00ebt p\u00ebr aeroportin e Vlor\u00ebs\/ Kush i mban peng aksionet e MABCO"},"content":{"rendered":"<p>Shtat\u00eb vite pasi u shpall si nj\u00eb nga projektet m\u00eb ambicioze infrastrukturore t\u00eb vendit, aeroporti i Vlor\u00ebs ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr, si objekt hetimi penal. SPAK ka kaluar nga verifikimet paraprake t\u00eb hetimit n\u00eb akuza zyrtare duke marr\u00eb t\u00eb pandehurit e par\u00eb, disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cshkeljes s\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera dhe ankande publike\u201d. Hetimi, i drejtuar nga prokurori i posa\u00e7\u00ebm Klodian Braho, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar te dyshimet se gjat\u00eb procesit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave \u201c\u00ebsht\u00eb cenuar barazia n\u00eb gar\u00eb\u201d, nj\u00eb linj\u00eb q\u00eb SPAK e ka ndjekur edhe n\u00eb hetimet e kaluara p\u00ebr Belinda Ballukun.<\/p>\n<p>N\u00ebse kthehemi pas n\u00eb koh\u00eb, duhet th\u00ebn\u00eb se ka qen\u00eb kryeministri Edi Rama q\u00eb shpalli publikisht n\u00eb vitin 2018 se kishte marr\u00eb nj\u00eb \u201ck\u00ebrkes\u00eb zyrtare\u201d nga nj\u00eb konsorcium turk p\u00ebr nd\u00ebrtimin e aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs. M\u00eb pas, n\u00eb prill 2021, u shpall fitues konsorciumi i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga \u201cMabco Construction\u201d, \u201cYDA Group\u201d dhe \u201c2A Group\u201d, me nj\u00eb investim prej 104.3 milion\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa kontrata u firmos m\u00eb 20 prill 2021 nga ministrja e at\u00ebhershme e Infrastruktur\u00ebs, Belinda Balluku. Zhvillimet e m\u00ebvonshme treguan se projekti ishte nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb brisht\u00eb.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/15\/e-pandehura-balluku-ne-aeroportin-e-vlores-pale-me-ortakun-qe-ka-2-te-aksioneve\/\">E pandehura Balluku futet n\u00eb Aeroportin e Vlor\u00ebs\/ Pal\u00eb me pakic\u00ebn 2% t\u00eb Valon Ademit<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb shtator 2022, kompania turke \u201cYDA Group\u201d u largua nga projekti dhe aksionet e saj u shit\u00ebn te \u201cMabco Construction\u201d, e cila arriti t\u00eb kontrolloj\u00eb rreth 98% t\u00eb kapitalit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb koncesionare \u201cVlora International Airport\u201d. N\u00eb \u00e7do logjik\u00eb normale ekonomike dhe korporative, ky moment duhej ta b\u00ebnte t\u00eb qart\u00eb edhe kontrollin mbi projektin, sepse shumica d\u00ebrrmuese e aksioneve, bashk\u00eb me barr\u00ebn financiare t\u00eb investimit, duhet t\u00eb p\u00ebrkthehej n\u00eb drejtim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb punimeve dhe t\u00eb vendimmarrjes. Por pik\u00ebrisht k\u00ebtu nis paradoksi q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb zemr\u00ebn e konfliktit q\u00eb ka bllokuar projektin.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator 2025, aksioneri minoritar Valon Ademi me \u201c2A Group\u201d, q\u00eb zot\u00ebron vet\u00ebm 2% t\u00eb aksioneve, iu drejtua Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr sigurim padie, duke pretenduar njohjen e 49% t\u00eb aksioneve sipas nj\u00eb firme q\u00eb Mabco e konsideron t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/04\/spak-merr-te-pandehurit-e-pare-per-aeroportin-e-vlores-projekti-peng-i-pakices-me-2\/\">SPAK merr t\u00eb pandehurit e par\u00eb p\u00ebr Aeroportin e Vlor\u00ebs, projekti peng i pakic\u00ebs me 2%<\/a><\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb ndodhi m\u00eb pas, tregon se pas 2% t\u00eb \u201c2A Group\u201d kishte interesa t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb fuqishme. Brenda dy dit\u00ebsh, gjykata mori nj\u00eb vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm q\u00eb pezulloi t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs s\u00eb \u201cMabco Construction\u201d, pra t\u00eb aksionerit q\u00eb zot\u00ebron pothuajse t\u00eb gjith\u00eb projektin. P\u00ebr pasoj\u00eb raporti i pron\u00ebsis\u00eb u p\u00ebrmbys: aksioneri me 98% u nxorr jasht\u00eb vendimmarrjes dhe sot ankohet p\u00ebr shkpron\u00ebsim de facto, nd\u00ebrsa aksioneri me 2% mori kontrollin faktik t\u00eb administrimit dhe t\u00eb kantierit. Q\u00eb nga ai moment, aeroporti i Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb shembullin m\u00eb t\u00eb keq m\u00ebnyr\u00ebs se si nj\u00eb projekt strategjik mund t\u00eb bllokohet nga disa vendime t\u00eb nd\u00ebrmjetme gjyq\u00ebsore, krejt absurde dhe t\u00eb shoq\u00ebruara me nj\u00eb mb\u00ebshtetje politike n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>Eksperti i ekonomis\u00eb Zef Pre\u00e7i<\/strong> e sheh situat\u00ebn aktuale nj\u00eb pasoj\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si u lejua t\u00eb transformohej vet\u00eb struktura e konsorciumit pas largimit t\u00eb partnerit turk. Sipas tij, problemi \u00ebsht\u00eb tek qeveria.<\/p>\n<p>\u201c<strong>Kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb rezultat kryesisht i mosrespektimit t\u00eb ligjit nga qeveria shqiptare<\/strong> dhe autoriteti p\u00ebrgjegj\u00ebs shtet\u00ebror, mbasi me largimin e atij partneri vet\u00eb konsorciumi duhej riformatuar si p\u00ebrmes futjes s\u00eb nj\u00eb kompanie tjet\u00ebr me p\u00ebrvoj\u00ebn dhe kapacitetet e duhura ose ndoshta duhej rishpallur nga fillimi\u201d thot\u00eb Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>Por Pre\u00e7i shkon edhe m\u00eb tej, duke sugjeruar se pas agresivitetit t\u00eb aksionerit minoritar dhe vendimmarrjeve t\u00eb diskutueshme gjyq\u00ebsore mund t\u00eb ket\u00eb interesa t\u00eb tjera, t\u00eb padukshme n\u00eb sip\u00ebrfaqe.<\/p>\n<p>\u201cLeht\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse mund\u00ebsuan kalimin e aksioneve t\u00eb pal\u00ebs turke n\u00eb kompanin\u00eb e krijuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr zbatimin e asaj kontrate t\u00eb shtyn t\u00eb mendosh se <strong>kjo \u00ebsht\u00eb nxitur nga interesa private t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb treta t\u00eb interesuara p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb aksioner\u00eb t\u00eb njohur ose jo zyrtarisht n\u00eb projektin n\u00eb fjal\u00eb.<\/strong> Ndoshta k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb edhe shpjegimi m\u00eb i besuesh\u00ebm p\u00ebr agresivitetin e aksionerit n\u00eb minoranc\u00eb dhe vendim-marrjet e diskutueshme gjyq\u00ebsore\u201d. Pra, p\u00ebr Pre\u00e7in, fuqia e pazakont\u00eb q\u00eb ka treguar nj\u00eb aksioner me 2% duke ndikuar n\u00eb vendimet abuzive t\u00eb gjykatave nuk shpjegohet vet\u00ebm me konfliktin formal mes ortak\u00ebve, por me nj\u00eb interes m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb vepruar n\u00eb prapasken\u00eb.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/11\/trekendeshi-balluku-abazi-ademi-e-verteta-per-bllokimin-e-aeroportit-te-vlores\/\">Trek\u00ebnd\u00ebshi Balluku-Abazi-Ademi\/ E v\u00ebrteta p\u00ebr bllokimin e aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, ai k\u00ebrkon qart\u00eb q\u00eb hetimi i SPAK t\u00eb mos kufizohet te hallka m\u00eb e ul\u00ebt administrative, por t\u00eb ngjitet m\u00eb sip\u00ebr. \u201c<strong>Mendoj se rasti n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr t\u2019u hetuar nga SPAK<\/strong> sepse shkalla e p\u00ebrfshirjes se zytar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, biznesve t\u00eb lidhura me to, mund\u00ebsia e pastrimit t\u00eb parave dhe c\u00ebnimit t\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare nga nd\u00ebrhyrjet e paleve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme e b\u00ebn t\u00eb pazgjidhsh\u00ebm rastin nga gjykatat e zakonshme\u201d thot\u00eb Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, eksperti I ekonomis\u00eb sugjeron se aeroporti i Vlor\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb dosje q\u00eb zgjidhet me interpretim civil mes ortak\u00ebsh, por nj\u00eb rast ku duhet hetuar nd\u00ebrthurja mes interesit privat, vendimmarrjes shtet\u00ebrore dhe deformimit t\u00eb kontrat\u00ebs nga interesat politike.<\/p>\n<p><strong>Edhe ekonomisti Mateo Spaho<\/strong> e sheh \u00e7\u00ebshtjen si nj\u00eb sinjal negativ, q\u00eb kjo histori u d\u00ebrgon investitor\u00ebve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>\u201cSituata e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, ku nj\u00eb projekt strategjik bllokohet p\u00ebr nj\u00eb afat t\u00eb pacaktuar nga vendime t\u00eb nd\u00ebrmjetme gjyq\u00ebsore t\u00eb kontestuara nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt, tregon nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb pasigurie ligjore dhe institucionale. <strong>P\u00ebr investitor\u00ebt e huaj, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal negativ: edhe kur nj\u00eb kompani mbulon shumic\u00ebn e aksioneve, 98% n\u00eb rastin e Mabco, proceset gjyq\u00ebsore paralele dhe nd\u00ebrhyrjet shtet\u00ebrore mund t\u00eb vonojn\u00eb ose t\u00eb bllokojn\u00eb investimin.\u201d<\/strong> Spaho shton se ky problem mund t\u00eb kthehet n\u00eb precedent dhe paralajm\u00ebrim p\u00ebr \u00e7do investitor q\u00eb hyn n\u00eb Shqip\u00ebri me bindjen se kapitali, kontrata dhe e drejta e pron\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n<p>Ai e thellon m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb ide kur thot\u00eb se \u201c<strong>Kjo tregon p\u00ebr nj\u00eb klim\u00eb biznesi t\u00eb paq\u00ebndrueshme<\/strong>, ku fuqia reale p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara projekte t\u00eb m\u00ebdha nuk varet vet\u00ebm nga investimi apo planifikimi, por edhe nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur lidhje politike ose ndikim informale.\u201d Kjo \u00ebsht\u00eb ndoshta goditja m\u00eb e fort\u00eb q\u00eb del nga analiza ekonomike e k\u00ebtij rasti, sepse ajo e zhvendos \u00e7\u00ebshtjen nga debati teknik te problemi strukturor i modelit t\u00eb biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri: jo kush investon m\u00eb shum\u00eb, por kush ka akses m\u00eb t\u00eb madh te pushteti dhe te mekanizmat informal\u00eb t\u00eb ndikimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr thot\u00eb ai \u201cVonesa e hapjes s\u00eb Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs ka pasoja konkrete p\u00ebr turizmin n\u00eb jug t\u00eb vendit. S\u00eb pari, pengon fluksin e turist\u00ebve dhe vonon kthimin e investimeve n\u00eb hoteleri dhe sh\u00ebrbime, pasi operator\u00ebt nuk mund t\u00eb planifikojn\u00eb me siguri. S\u00eb dyti, d\u00ebmton besueshm\u00ebrin\u00eb e destinacionit p\u00ebr agjencit\u00eb e turizmit n\u00eb vendet e tjera\u201d.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb dosja e aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebrmban m\u00eb tep\u00ebr sesa nj\u00eb hetim p\u00ebr barazin\u00eb n\u00eb tender. N\u00eb k\u00ebt\u00eb panoram\u00eb hyjn\u00eb edhe pik\u00ebpyetjet mbi rolin e Belinda Ballukut, lidhjet e saj me aksionerin minoritar, si dhe mb\u00ebshtetja e qart\u00eb q\u00eb 2A Group ka marr\u00eb nga vendime gjyq\u00ebsore t\u00eb nd\u00ebrmjetme, t\u00eb cilat jo vet\u00ebm kan\u00eb bllokuar investitorin me 98% t\u00eb aksioneve, por kan\u00eb prodhuar efektin e nj\u00eb shpron\u00ebsimi de facto t\u00eb shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj hetimi \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb test p\u00ebr SPAK, n\u00ebse drejt\u00ebsia do t\u00eb ndalet te zyrtar\u00ebt e nivelit t\u00eb mes\u00ebm, apo do t\u00eb ndjek\u00eb hallkat politike, administrative dhe gjyq\u00ebsore q\u00eb prodhuan k\u00ebt\u00eb deformim. Sepse pik\u00ebrisht aty q\u00ebndron problemi i \u00e7\u00ebshtjes: Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb aksioner me 2% t\u00eb marr\u00eb kontrollin faktik t\u00eb nj\u00eb projekti strategjik, nd\u00ebrsa aksioneri me 98% t\u00eb mbetet i p\u00ebrjashtuar nga t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb vendimmarrjes? Kush q\u00ebndron pas vendimeve t\u00eb absurde t\u00eb gjykatave? Cilat jan\u00eb fijet q\u00eb e lidhin Valon Ademin, nj\u00eb biznesmen nga Prishtina me qendr\u00ebn e pushtetit n\u00eb Tiran\u00eb? Dhe n\u00ebse SPAK nuk arrin t\u2019u jap\u00eb p\u00ebrgjigje k\u00ebtyre pyetjeve, at\u00ebher\u00eb jo vet\u00ebm aeroporti i Vlor\u00ebs, por edhe besimi te siguria juridike e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb mbetet peng i t\u00eb nj\u00ebjtit mekaniz\u00ebm.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/07\/flasin-ekspertet-per-aeroportin-e-vlores-kush-i-mban-peng-aksionet-e-mabco\/\">Flasin ekspert\u00ebt p\u00ebr aeroportin e Vlor\u00ebs\/ Kush i mban peng aksionet e MABCO<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtat\u00eb vite pasi u shpall si nj\u00eb nga projektet m\u00eb ambicioze infrastrukturore t\u00eb vendit, aeroporti i Vlor\u00ebs ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr, si objekt hetimi penal. SPAK ka kaluar nga verifikimet paraprake t\u00eb hetimit n\u00eb akuza zyrtare duke marr\u00eb t\u00eb pandehurit e par\u00eb, disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80479","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80479","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80479"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80479\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80479"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80479"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80479"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}