{"id":80442,"date":"2026-04-07T07:48:19","date_gmt":"2026-04-07T07:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/07\/trafiku-ilegal-i-armeve-shqiperia-sherben-si-nyja-lidhese-ne-ballkan-2\/"},"modified":"2026-04-07T07:48:19","modified_gmt":"2026-04-07T07:48:19","slug":"trafiku-ilegal-i-armeve-shqiperia-sherben-si-nyja-lidhese-ne-ballkan-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/07\/trafiku-ilegal-i-armeve-shqiperia-sherben-si-nyja-lidhese-ne-ballkan-2\/","title":{"rendered":"Trafiku ilegal i arm\u00ebve, Shqip\u00ebria sh\u00ebrben si nyja lidh\u00ebse n\u00eb Ballkan"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb jav\u00eb, mes 10 dhe 17 marsit, Policia e Tiran\u00ebs goditi dy raste t\u00eb trafikimit t\u00eb arm\u00ebve. Fillimisht, m\u00eb 10 mars, dy t\u00eb rinj u arrestuan n\u00eb posedim t\u00eb 6 pistoletave\u00a0<em>SigSauer<\/em>\u00a0t\u00eb ardhura nga Mali i Zi \u2013 arm\u00eb moderne t\u00eb cilat kushtojn\u00eb nga 1500 deri n\u00eb 3000 euro copa n\u00eb treg t\u00eb zi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb 46-vje\u00e7ar u ndoq nga policia n\u00eb fshatrat e Tiran\u00ebs dhe u kap me 2 kallashnikov\u00eb, tritol dhe 1500 fishek\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb marra ve\u00e7 e ve\u00e7, t\u00eb dy rastet p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb format e zakonshme t\u00eb trafikut t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri; nj\u00eb treg q\u00eb, sipas hetimeve t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, u p\u00ebrshtatet qoft\u00eb organizatave t\u00eb pasura kriminale q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb arm\u00eb moderne, qoft\u00eb atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb arm\u00eb t\u00eb lira dhe t\u00eb trash\u00ebguara nga depot ushtarake t\u00eb grabitura n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat nga komunikimet ditore t\u00eb policis\u00eb dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs tregojn\u00eb nj\u00eb lul\u00ebzim t\u00eb trafikut ilegal t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb vend. Vet\u00ebm n\u00eb tre muajt e fundit, policia dhe prokuroria kan\u00eb zhvilluar 8 operacione kund\u00ebr grupeve t\u00eb trafikut t\u00eb arm\u00ebve, duke arrestuar 16 persona dhe duke kapur 38 arm\u00eb, sasi t\u00eb konsiderueshme municioni dhe eksploziv\u00eb. N\u00eb kat\u00ebr operacione t\u00eb tjera, n\u00eb t\u00eb cilat nuk jan\u00eb ngritur akuza trafikimi, policia kapi baza me armatim, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb \u201cdepo\u201d me eksploziv\u00eb, 11 granata, tre arm\u00eb zjarri dhe 9 mij\u00eb fishek\u00eb.<\/p>\n<p>Shifrat jan\u00eb n\u00eb rritje krahasuar me dy vjet m\u00eb par\u00eb, ku p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb vitit u sh\u00ebnuan 14 raste t\u00eb trafikimit t\u00eb arm\u00ebve gjithsej. Por sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, shifrat tregojn\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb zbulueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebrmes metodave speciale t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e rritjes s\u00eb trafikut, por \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb sigurohet informacion,\u201d tha prokurori Ritvan Suka, drejtues i Seksionit p\u00ebr Trafiqet, Narkotik\u00ebt dhe Krimet e R\u00ebnda Kund\u00ebr Jet\u00ebs n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, sasia e arm\u00ebve n\u00eb qarkullim p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb prej rreziqeve kryesore p\u00ebr sigurin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrtej pjes\u00ebs statistikore, trafiku i paligjsh\u00ebm i arm\u00ebve mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare. Nj\u00eb faktor ky\u00e7 lidhet me faktin se trafikimi i arm\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb zakonisht nj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, por funksionon si nj\u00eb aktivitet mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr forma t\u00eb tjera kriminaliteti,\u201d tha Romario Shehu, k\u00ebrkues p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb pran\u00eb Institutit p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim (IDM).<\/p>\n<p><strong>Trek\u00ebnd\u00ebshi i Ballkanit<\/strong><\/p>\n<p>Hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs tregojn\u00eb se trafiku i arm\u00ebve \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me vendet fqinje. Arm\u00ebt e reja vijn\u00eb kryesisht nga Kosova dhe Mali i Zi, nd\u00ebrsa nga k\u00ebtu trafikohen kallashnikov\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, municione dhe eksploziv\u00eb q\u00eb gjenden me leht\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga tiparet m\u00eb t\u00eb theksuara \u00ebsht\u00eb kthimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb nyje lidh\u00ebse p\u00ebr trafikun e armatimeve n\u00eb rajon. P\u00ebrtej mbetjeve t\u00eb vjetra, tregu i zi furnizohet me arm\u00eb t\u00eb reja p\u00ebrmes kufijve tok\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Ritvan Suk\u00ebn, rrug\u00ebt e trafikut jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara qart\u00eb nga k\u00ebrkesa dhe gjeografia.<\/p>\n<p>\u201cRrymat kryesore t\u00eb trafikut t\u00eb arm\u00ebve q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb nga Kosova dhe Mali i Zi,\u201d thekson Suka. Sipas tij, kjo dinamik\u00eb nuk vlen vet\u00ebm p\u00ebr importin ilegal drejt grupeve kriminale shqiptare, por edhe p\u00ebr rastet kur Shqip\u00ebria p\u00ebrdoret si ur\u00eb kalimi, apo rastet kur arm\u00ebt trafikohen nga Shqip\u00ebria drejt vendeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cKjo vlen edhe p\u00ebr rastet e trafikut n\u00eb dalje. Edhe pse ka raste sporadike t\u00eb arm\u00ebve q\u00eb kapen n\u00eb port apo aeroport drejt Italis\u00eb dhe vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrall\u00eb,\u201d shton ai.<\/p>\n<p>Arm\u00ebt q\u00eb hyjn\u00eb nga fqinj\u00ebt verior\u00eb dhe verilindor\u00eb shpesh kan\u00eb si destinacion tregun e brendsh\u00ebm, ose kalojn\u00eb p\u00ebrmes rrug\u00ebve detare drejt Per\u00ebndimit. T\u00eb dh\u00ebnat publike t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs tregojn\u00eb se gati gjysma e arm\u00ebve t\u00eb kapura n\u00eb operacionet e zhvilluara n\u00eb tre muajt e fundit vinin nga Kosova dhe Mali i Zi, kryesisht pistoleta moderne\u00a0<em>Glock<\/em>\u00a0dhe\u00a0<em>SigSauer<\/em>.<\/p>\n<p>Prokurori Suka thot\u00eb se kjo vjen p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr arm\u00eb t\u00eb reja, kryesisht nga grupet kriminale, edhe pse arma m\u00eb e p\u00ebrdorur nga krimi mbetet kallashnikovi, i cili gjendet leht\u00ebsisht nga stoqet e vjetra.<\/p>\n<p>\u201cEkziston k\u00ebrkesa p\u00ebr arm\u00eb t\u00eb reja, gj\u00eb q\u00eb nxit trafikun,\u201d paralajm\u00ebron Suka. \u201cArm\u00ebt e \u201997-\u00ebs jan\u00eb t\u00eb vjetra, nd\u00ebrsa ato q\u00eb trafikohen jan\u00eb m\u00eb moderne dhe m\u00eb cil\u00ebsore\u201d, tha ai, nd\u00ebrsa shtoi se ka krime specifike ku p\u00ebrdoren arm\u00eb t\u00eb trafikuara q\u00eb nuk gjenden r\u00ebndom n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ekziston gjithashtu nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr \u201carm\u00eb t\u00eb pastra\u201d, t\u00eb paregjistruara dhe pa histori kriminale.<\/p>\n<p>\u201cTrafikimi i arm\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Raporti i Europol 2025 p\u00ebr krimin e organizuar vler\u00ebson se rajoni i Ballkanit Per\u00ebndimor vijon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb burim ky\u00e7 i arm\u00ebve t\u00eb paligjshme q\u00eb trafikohen drejt Bashkimit Evropian\u201d, tha eksperti i IDM-s\u00eb, Shehu.<\/p>\n<p>Sipas Shehut, ashtu si k\u00ebrkesa, edhe oferta p\u00ebr arm\u00eb zjarri dhe l\u00ebnd\u00eb plas\u00ebse t\u00eb trafikuara mbetet e lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kontekstin rajonal, studimet tregojn\u00eb se trafiku i arm\u00ebve sh\u00ebrben kryesisht p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar aktivitete t\u00eb tjera m\u00eb fitimprur\u00ebse, si trafiku i drog\u00ebs, trafikimi i emigrant\u00ebve, trafikimi i qenieve njer\u00ebzore, apo kontrabanda e mallrave\u201d, theksoi Shehu.<\/p>\n<p><strong>Hetime komplekse<\/strong><\/p>\n<p>Analiza e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb regjistrit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr vitet 2025 dhe 2026, t\u00eb marra p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr informacion, tregon se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e hetimeve p\u00ebr nenin 278\/a (Trafikimi i arm\u00ebve dhe i municionit) kalojn\u00eb n\u00eb statusin e pezullimit ose mbeten n\u00eb faz\u00eb hetimi p\u00ebr periudha t\u00eb gjata.Disa prej procedimeve jan\u00eb n\u00eb hetim q\u00eb prej vitit 2022 apo 2023 dhe figurojn\u00eb ende t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, zgjatja e hetimeve dhe pezullimi i k\u00ebtyre dosjeve nuk shihet domosdoshm\u00ebrisht si nj\u00eb d\u00ebshtim, por si nj\u00eb hap i diktuar nga natyra transnacionale e krimit dhe kufizimet e t\u00eb dh\u00ebnave fillestare.<\/p>\n<p>\u201cHetimet e vjetra mbeten t\u00eb tilla kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb dhe kompleksitetit t\u00eb tyre,\u201d shpjegon prokurori Suka, duke sqaruar mekanizmin procedural. \u201cDuke qen\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb kryesisht p\u00ebr trafik, ka element\u00eb dhe persona q\u00eb ndodhen jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, gj\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon kthim-p\u00ebrgjigje t\u00eb let\u00ebrporosive e t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb tilla, prokuroria detyrohet t\u2019i ndaj\u00eb \u00e7\u00ebshtjet, duke d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim rastet e personave t\u00eb arrestuar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe duke mbajtur n\u00eb hetim rastet e atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb vende t\u00eb treta.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspertin Shehu, teknologjia pritet ta b\u00ebj\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb pun\u00ebn e policis\u00eb dhe prokuroris\u00eb p\u00ebr zbardhjen e k\u00ebtyre rasteve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrdorimi i tregtis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet internetit p\u00ebr trafikimin e arm\u00ebve t\u00eb zjarrit, komponent\u00ebve, municioneve dhe l\u00ebnd\u00ebve plas\u00ebse, si n\u00eb internetin e zakonsh\u00ebm ashtu edhe n\u00eb \u2018dark web\u2019, pritet t\u00eb b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb i p\u00ebrhapur\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pavar\u00ebsisht importeve nga vendet fqinje, Shqip\u00ebria mbetet peng i s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb saj. Romario Shehu v\u00eb n\u00eb dukje se trash\u00ebgimia e vitit 1997 \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb faktor i lart\u00eb rreziku.\/BIRN<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/trafiku-ilegal-i-armeve-shqiperia-sherben-si-nyja-lidhese-ne-ballkan\/\">Trafiku ilegal i arm\u00ebve, Shqip\u00ebria sh\u00ebrben si nyja lidh\u00ebse n\u00eb Ballkan<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb jav\u00eb, mes 10 dhe 17 marsit, Policia e Tiran\u00ebs goditi dy raste t\u00eb trafikimit t\u00eb arm\u00ebve. Fillimisht, m\u00eb 10 mars, dy t\u00eb rinj u arrestuan n\u00eb posedim t\u00eb 6 pistoletave\u00a0SigSauer\u00a0t\u00eb ardhura nga Mali i Zi \u2013 arm\u00eb moderne t\u00eb cilat kushtojn\u00eb nga 1500 deri n\u00eb 3000 euro copa n\u00eb treg [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80442","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80442","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80442"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80442\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80442"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80442"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80442"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}