{"id":80388,"date":"2026-04-06T19:48:58","date_gmt":"2026-04-06T19:48:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/06\/maqedonia-pa-shqiptaret-nuk-eshte-shtet-eshte-rrezik\/"},"modified":"2026-04-06T19:48:58","modified_gmt":"2026-04-06T19:48:58","slug":"maqedonia-pa-shqiptaret-nuk-eshte-shtet-eshte-rrezik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/06\/maqedonia-pa-shqiptaret-nuk-eshte-shtet-eshte-rrezik\/","title":{"rendered":"Maqedonia pa shqiptar\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb shtet, \u00ebsht\u00eb rrezik"},"content":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu<\/p>\n<p>Student\u00ebt shqiptar\u00eb sot nuk protestuan vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb provim n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre. Ata po protestojn\u00eb sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas shum\u00eb vitesh, nj\u00eb e drejt\u00ebq\u00eb konsiderohej e fituar po kthehet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pika ku duhet nisur \u00e7do analiz\u00eb serioze. Kur nj\u00eb brez i ri del n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb elementare, kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht kriz\u00eb momentale. \u00cbsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb politik q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb zbrazjen e p\u00ebrfaq\u00ebsimit shqiptar n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p> E njoh prej vitesh z\u00ebvend\u00ebskryeministrin maqedonas, Alexin (Aleksandar Nikolovskin). E kemi nj\u00eb miq\u00ebsi me dallime serioze p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni. Kemi folur gjat\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen etnike dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Dhe gjithmon\u00eb kam ngritur t\u00eb nj\u00ebjtin shqet\u00ebsim, nj\u00eb p\u00ebrkujdesje e tepruar p\u00ebr dimensionin fetar dhe nj\u00eb munges\u00eb pothuajse totale e investimit n\u00eb kultur\u00eb, arsim dhe sh\u00ebndet\u00ebsi. Shqet\u00ebsimin, n\u00eb bised\u00eb me t\u00eb, e kam pas p\u00ebr boshll\u00ebkun n\u00eb arsim dhe kultur\u00eb dhe teprin\u00eb e islamit politik. K\u00ebt\u00eb problematik\u00eb e kam ngritur prej koh\u00ebsh edhe kur ka qene Gruevski ne pushtet dhe po ashtu edhe tani kur ne pushtet \u00ebsht\u00eb Hristian Mickoski.<\/p>\n<p>Ky boshll\u00ebk nuk mbeti bosh, sepse n\u00eb munges\u00eb t\u00eb pushtetit, aty hyn Turqia, Arabia Saudite dhe Irani. Evropa jo. Dhe kur Evropa mungon n\u00eb arsim, n\u00eb kultur\u00eb dhe n\u00eb ekonomi, ajo z\u00ebvend\u00ebsohet nga ndikime q\u00eb nuk nd\u00ebrtojn\u00eb qytetari, por identitete t\u00eb fragmentuara. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje ideologjike. \u00cbsht\u00eb edhe ekonomike. Shqiptar\u00ebt sot jan\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt ekonomikisht, m\u00eb pak t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb vendimmarrje dhe m\u00eb t\u00eb varur nga struktura q\u00eb nuk prodhojn\u00eb zhvillim, por kontroll.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet, politika e jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb e kujdesshme. Edi Rama ka ruajtur nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Maqedonin\u00eb e Veriut, duke mos e tensionuar raportin dhe duke mb\u00ebshtetur rrug\u00ebn evropiane t\u00eb vendit. Kishte frik\u00eb t\u00eb shkonte m\u00eb shum\u00eb sepse frikohej nga nj\u00eb shfaqje e nacionalizmit shqiptar. Por ky kujdes, i shoq\u00ebruar me nj\u00eb mb\u00ebshtetje pa kushte p\u00ebr Ali Ahmetin, ka l\u00ebn\u00eb pasoja sepse ai ka mbetur jo si nj\u00eb hero, por si figur\u00eb q\u00eb posht\u00ebrohet pa fund nga Hristian Misckoski, q\u00eb tash i ka dh\u00ebn\u00eb rolin e nj\u00eb kukull are (dordolec) i veshur me rroba njer\u00ebzish, ose kashte, p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar zogjt\u00eb, duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb heroin q\u00eb mbron asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria n\u00eb praktik\u00eb ka prodhuar nj\u00eb efekt tjet\u00ebr, ka krijuar nj\u00eb rehati politike q\u00eb nuk e ka shtyr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin shqiptar drejt rishikimit dhe forcimit t\u00eb vetes.<\/p>\n<p>Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb terren, shqiptar\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb gjuh\u00eb dhe nj\u00eb<\/p>\n<p>praktik\u00eb politike nga kryeministri maqedonas, Mickoski, q\u00eb shqiptar\u00ebt i ka n\u00ebnvler\u00ebsuar dhe relativizuar si faktor shtetformues, pa marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb fort\u00eb nga Tirana zyrtare.<\/p>\n<p>Por problemi m\u00eb i madh nuk q\u00ebndron vet\u00ebm tek Shqip\u00ebria dhe politika e saj e jashtme. Sepse ka qen\u00eb politik\u00eb pa q\u00ebndrim. E vak\u00ebt. Na doli nj\u00eb lider tjet\u00ebr q\u00eb deshi t\u00eb jet\u00eb prezent.<\/p>\n<p>Albin Kurti, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb \u201cndryshimi\u201d, ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme t\u00eb mundshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb brisht\u00eb. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb projekt politik t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, ai ka kontribuar n\u00eb fragmentimin e politik\u00ebs shqiptare, duke mb\u00ebshtetur struktura pa pesh\u00eb reale dhe pa vizion t\u00eb qart\u00eb. Njer\u00ebzit e \u201cVlen\u201d, jan\u00eb figura p\u00ebr t\u00eb ardhur keq. Ata flasim shqip, por mendojn\u00eb maqedonisht si Hristjan Mickoski. Ky nuk ishte vet\u00ebm gabim politik. Ishte nj\u00eb veprim me pasoja antikomb\u00ebtare. Sepse duke dob\u00ebsuar p\u00ebrfaq\u00ebsimin ekzistues pa nd\u00ebrtuar nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb fort\u00eb, ai i dha mund\u00ebsin\u00eb pushtetit maqedonas t\u00eb menaxhoj\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebrmes grupeve t\u00eb kontrollueshme, t\u00eb prodhuara shpesh edhe me vot\u00eb maqedonase, p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb fasad\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi q\u00eb nuk ka fuqi reale. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb sot quhet p\u00ebrfaq\u00ebsim, por n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb kontroll. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, edhe vet\u00eb institucionet maqedonase, p\u00ebrfshir\u00eb figurat q\u00eb duhej t\u00eb mbanin balanc\u00ebn, kan\u00eb toleruar dhe n\u00eb raste t\u00eb caktuara kan\u00eb inkurajuar nj\u00eb zhvendosje t\u00eb shqiptar\u00ebve drejt nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, m\u00eb t\u00eb fragmentuar dhe m\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj ndikimeve fetare si form\u00eb organizimi social. Ky \u00ebsht\u00eb legjitim si fenomen. Por \u00ebsht\u00eb i rreziksh\u00ebm si drejtim. Sepse kur politika dob\u00ebsohet, boshll\u00ebkun nuk e mbush qytetaria. E mbush ideologjia. Dhe kur kjo ndodh n\u00eb nj\u00eb shtet multietnik, rreziku nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr vet\u00eb stabilitetin e shtetit.<\/p>\n<p>Sot, protesta e student\u00ebve \u00ebsht\u00eb sinjali m\u00eb i past\u00ebr se ky model ka arritur kufirin e tij. Se shqiptar\u00ebt nuk ndihen m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar, por t\u00eb ekspozuar. Jo m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, por t\u00eb negociuesh\u00ebm. Dhe k\u00ebtu fillon pjesa m\u00eb e rrezikshme. Sepse ky rajon nuk \u00ebsht\u00eb i panjohur me tensionet q\u00eb lindin kur t\u00eb drejtat fillojn\u00eb t\u00eb zhb\u00ebhen n\u00eb praktik\u00eb. Stabiliteti nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi. Ai \u00ebsht\u00eb mbajtur p\u00ebr vite me radh\u00eb nga nj\u00eb angazhim i fort\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ve\u00e7an\u00ebrisht amerikan, q\u00eb ka vendosur kufij t\u00eb qart\u00eb ndaj \u00e7do tendence destabilizuese. Por sot, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebto procese po zhvillohen, p\u00ebrfaq\u00ebsimi diplomatik shqiptar n\u00eb Shkup, si nga Shqip\u00ebria ashtu edhe nga Kosova, duket i shk\u00ebputur nga realiteti. Nuk ka lexim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, nuk ka kuptim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb s\u00eb tashmes dhe mbi t\u00eb gjitha, nuk ka vizion p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Sepse kur nuk e njeh historin\u00eb e k\u00ebtij problemi, e trajton si episod. Kur nuk e kupton thelbin e tij, e relativizon. Dhe kur nuk ke strategji, e l\u00eb t\u00eb rrjedh\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Sot nuk ka as rrug\u00eb, as strategji dhe as vullnet p\u00ebr t\u00eb ndikuar realisht mbi k\u00ebt\u00eb qeveri nacionaliste te Hristian Mickoskit. Ka vet\u00ebm kujdes, heshtje dhe nj\u00eb lloj p\u00ebrshtatjeje q\u00eb nuk prodhon zgjidhje. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e b\u00ebn situat\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, sepse kur politika d\u00ebshton, kur p\u00ebrfaq\u00ebsimi dob\u00ebsohet dhe kur diplomacia mungon, at\u00ebher\u00eb zhvillimet nuk kontrollohen m\u00eb. Dhe historia e k\u00ebtij rajoni na ka m\u00ebsuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, kur t\u00eb drejtat fillojn\u00eb t\u00eb zhb\u00ebhen dhe askush nuk nd\u00ebrhyn me vizion dhe guxim, at\u00ebher\u00eb kriza nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00ebse do t\u00eb vij\u00eb, por kur do t\u00eb vij\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, protesta e student\u00ebve \u00ebsht\u00eb sinjali m\u00eb i past\u00ebr se ky model ka arritur<\/p>\n<p>kufirin e tij. Se shqiptar\u00ebt nuk ndihen m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar, por t\u00eb ekspozuar. Jo m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, por t\u00eb negociuesh\u00ebm. Dhe k\u00ebtu fillon pjesa m\u00eb e rrezikshme. Sepse n\u00ebse ky kurs vazhdon, n\u00ebse t\u00eb drejtat vazhdojn\u00eb t\u00eb relativizohen dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi t\u00eb dob\u00ebsohet, at\u00ebher\u00eb rreziku nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb teorik.<\/p>\n<p>Konflikti i vitit 2001 nuk ishte rast\u00ebsi. Ishte rezultat i nj\u00eb akumulimi padrejt\u00ebsish dhe nj\u00eb momenti kur balanca u thye. At\u00ebher\u00eb kishte nj\u00eb faktor vendimtar q\u00eb e ndali p\u00ebrshkall\u00ebzimin, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot, ky faktor nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i pranish\u00ebm me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pesh\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb terren, ndikimet jan\u00eb t\u00eb tjera. Ka m\u00eb shum\u00eb lojtar\u00eb, m\u00eb shum\u00eb interesa dhe m\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb heshtura nga rajoni, nga Greqia, Bullgaria dhe mbi t\u00eb gjitha Serbia, q\u00eb historikisht ka investuar n\u00eb \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb ku mund t\u00eb prodhohet destabilizim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00e7do dob\u00ebsim i shqiptar\u00ebve si faktor nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e tyre. \u00cbsht\u00eb hapje e nj\u00eb fronti t\u00eb ri n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb q\u00eb gjithmon\u00eb ka qen\u00eb tampon i brisht\u00eb n\u00eb Ballkan. Dhe n\u00ebse kjo rrug\u00eb vazhdon, p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk do t\u00eb jet\u00eb e shqiptar\u00ebve. Sepse shqiptar\u00ebt, me t\u00eb gjitha gabimet e tyre, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kushdo p\u00ebr ta mbajtur k\u00ebt\u00eb shtet larg nj\u00eb etnonacionalizmi t\u00eb verb\u00ebr. Kan\u00eb pranuar kompromis, kan\u00eb nd\u00ebrtuar bashk\u00ebjetes\u00eb dhe kan\u00eb mbajtur balanc\u00ebn. N\u00ebse kjo balanc\u00eb thyhet, faji do t\u00eb ket\u00eb em\u00ebr. Dhe ai em\u00ebr \u00ebsht\u00eb politika q\u00eb sot po e shtyn Maqedonin\u00eb drejt nj\u00eb rreziku q\u00eb e njeh mir\u00eb, por po sillet sikur nuk ekziston.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu Student\u00ebt shqiptar\u00eb sot nuk protestuan vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb provim n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre. Ata po protestojn\u00eb sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas shum\u00eb vitesh, nj\u00eb e drejt\u00ebq\u00eb konsiderohej e fituar po kthehet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb pika ku duhet nisur \u00e7do analiz\u00eb serioze. Kur nj\u00eb brez i ri del n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80388","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80388"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80388\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}